nga Leonard
Veizi
Pas ekspozitës së nudove
Ata ishin njohur në
galerinë e arteve “Vizual”, ku një mik i përbashkët i kishte ftuar në hapjen e
ekspozitës së tij me fotografi nudo. Ajo i kishte ndjerë si thikë vështrimet e
Martinit. “Ke pozuar në ndonjë nga këto fotografitë” - e kishte pyetur ai duke
iu afruar lehtë. Kostumi blu i errët që kishte veshur i shkonte shumë dhe po aq
papioni që mbante në vend të kravatës. Ajo me një gotë vere në dorë po shihte
foton bardhë e zi të një gruaje shtatzënë e cila kishte hapur këmbët në
pozicionin për lindje. Seksi i saj ishte në qendër të objektivit. “Jo, - i
ishte përgjigjur. - Nuk më pëlqen të ma shohin të gjithë”. Ingridi kishte
veshur një fustan të zi, mbi gjunjë dhe bizhuja e vetme që mbante ishte një
zinxhir i hollë floriri rreth gushës. “Unë dua të ta shoh, - i kishte thënë
Martini pa e zgjatur shumë. - Ti më josh shumë me të gjithë trupin tënd dhe që
të mos lëmë nam këtu në galeri më mirë shkojmë në ndonjë hotel. Makinën e kam
jashtë”. Ingrid nuk ishte habitur aspak. Kishte pritur prej kohësh diçka të
tillë. Ishte propozimi më joshës që i ishte bërë. I dha gotën kamerierit që
kaloi aty pranë me tabaka në dorë dhe i futi krahun Martinit duke i thënë:
“Shkojmë”.
Kur kishin hyrë në
dhomë, Martini i kishte thënë me një zë urdhërues: Zhvishu. Ajo nuk kishte
nguruar të zbërthente zinxhirin e fustanit ndërsa ai e ndiqte me sy çdo veprim
të saj. Ndërsa hoqi mbathjet dhe qëndroi krejt lakuriq përpara tij, ajo i
kishte thënë: Tani mund të ma shohësh. Si të duket? “Mrekulli”, kishte
mërmëritur Martini duke shqyer sytë. Gjithçka kishte ndodhur më pas ishte e
vështirë të vinte në kujtesë. Mbante mend vetëm që ai ishte hedhur mbi të pa u
zhveshur. Dhe meqë ishte ngatërruar për të zbërthyer rripin e pantallonave dhe
s’kishte mundur dot, kishte hyrë brenda saj ashtu siç ishte me kostumin e
veshur dhe papion në rreth qafës.
Seks me mësuesen
Ai kishte një bilanc
të keq në jetën e tij sentimentale. Në mendje i ishte fiksuar se nuk kishte
sukses me femrat. Ky ngërç i madh kishte nisur nga periudha e adoleshencës dhe
e kishte përndjekur gjatë gjithë kohës. Kishte rënë në dashuri për herë të parë
dhe dështimin e saj e kishte përjetuar si dramën më të madhe të jetës së tij.
Ishte koha kur
fantazia e shtynte drejt marrëzive. Vazhdimisht kërkonte të bënte dashuri me
mësuesen e tij një mesogrua e kolme që zakonisht vishej në funde mbi gjunjë.
Vetëm se nuk dinte çfarë të bënte. Dhe padyshim, kjo ishte marrëzia më e madhe
që kishte menduar në atë kohë. Pavarësisht se kjo marrëzi i dukej e pamundur,
sërish ishte gjëja më e bukur që kishte menduar dhe ndoshta përkushtimi më i
ëmbël që e torturonte vazhdimisht. Si pa kuptuar, ai kishte rënë në dashuri me
të dhe kjo ishte dashuria e parë e tij, që për çudi ishte jo aq romantike siç
mund të mendohej për një moshë të tillë, por tërësisht seksuale.
Ai rrinte gjithmonë
në bankën e fundit dhe gjatë gjithë orës së mësimit e vështronte me endje
mësuesen e tij, kur ajo lëvizte lirshëm në klasë, kur shpjegonte mësimin,
hidhte shënimet mbi regjistër dhe gjatë gjithë kohës mendonte vetëm një gjë,
ç’fshihej pas asaj veshje elegante, pas bluzës, fundit, getave, pas asaj
tërësie enigmatike që fshihej e fshihej me këmbëngulje diku thellë, ku
vështrimi dhe imagjinata e tij nuk arrinin dot.
Koloneli
-Eh lufta... - psherëtiu koloneli.
Tashmë zyra e tij e madhe në Ministrinë e
Mbrojtjes nuk kishte asgjë të përbashkët me çadrën e fushimit që kishin ngritur
fare pranë kufirit.
Ngriti kokën në tavan dhe si vështroi për
pak sekonda abazhurin e varur, e uli shikimin mbi tavolinë. Ndihej bosh, si një
objekt në ajër. I dha hov me forcë këmbës së djathtë dhe poltroni bëri një
rrotullim të plotë. Sërish u ndje si një trup pa pikë mbështetje. Sapo
rrotullimi ndali vuri duart mbi syprinën e tavolinës dhe nisi të godasë me
gishta si të luante muzikë mbi një tastierë.
Koloneli ndjeu në hundë erën e djegur të
fasuleve dhe stomaku iu mblodh. Mendoi se kishte ardhur koha për të ngrënë
diçka. Në barin e ministrisë mund të porosiste një omëletë me proshutë. Por
gjithsesi kjo meny nuk kishte për t’ia hequr nga hundët erën e fasuleve të
djegura. Pa orën. Ishte ende shpejt.
U përqendrua sërish të lexonte raportin që
kishte përgatitur grupi i ekspertëve ku flitej me shifra mbi arsenalin e
armatimit që vazhdonte të klasifikohej nga depot e ushtrisë.
Ambicia
Ambicia për të qenë dikushi në këtë jetë,
ishte një nga arsyet më të forta brenda vetes, ajo që i kishte aktivizuar
gjithçka në mendjen e tij, ekstremisht, deri në marrëzi. Ishte pikërisht ajo që
e kishte pushtuar të gjithin, si një ethnajë ku vetja shpesh i shpërfytyrohej,
aq sa dhe ai vetë kishte frikë prej atij tjetrit, por që në të vërtetë ishte
veçse ai. Tundimi qe i madh. I jashtëzakonshëm. Ishte një dëshirë e
papërballueshme për të shkuar gjithmonë e më lart, për të kapur një majë, të
cilën me gjithë përfytyrimet ekstreme, nuk i kishte dhënë dot një formë të
përshtatshme. E joshte pa fund ideja për të qenë një yll i largët dhe i
shndritshëm. Por kjo kishte të bënte vetëm në fantazinë e tij së pasmesnatës.
Ndërsa kur ngrihej në mëngjes dhe binte me këmbë në tokë pranonte që të ishte
një i kërkuar i përhershëm, më i lakmuari ndoshta, idhulli i të tjerëve. Për të
qenë ai që, edhe nëse nuk ishte, duhet të bëhej.
Një burrë i thyer në moshë, që ishte
ndodhur afër tij atë çast, e që me sa duket e kishte keqkuptuar i kishte thënë:
-Merr ashensorin, për dy minuta kap katin
e fundit.
Por Martini i kishte hedhur një vështrim
përbuzës. “Trap”, kishte mërmëritur, por nuk i kishte thënë gjë, vetëm se
kishte tundur kokën në shenjë mohimi. “Ashensorin merre vetë. Unë do të ngjitem
në këmbë”.
Kaq i ishte dashur, që çdo sukses të tijin
ta përfytyronte si ngjitjen e shkallëve të ndërtesës më kryelartë të qytetit.
Me mendjen e tij, ai besonte se ishte diku në gjysmën e rrugës dhe vështirësia
në ngjitje prej atij çasti bëhej edhe më e madhe. Por ai kishte vendosur t’i
shkonte deri në fund, pavarësisht kostove, frymëmarrjes së lodhshme, dobësisë
që mund t’i shfaqej rrugës apo ndonjë ataku kardiak të paparashikuar. Por kur
të ngjitej në katin e fundit dhe të ndihej aq i lumtur sa e përfytyronte do të
shtronte një banket madhështor. Të ftuarit do t’i hipte në ashensor. Askush nuk
mund ta rivalizonte.
Marrëzia ishte bërë e pranishme tek ai pa
ndonjë sforco të madhe. Ishte i etur pafundësisht për të bërë diçka të
jashtëzakonshme që dhe pse kishte guximin e duhur, s’po mundte ta arrinte dot.
Nuk e kujtonte se kur i kishte lindur ky
mendim, pra që kur kishte filluar të mendonte pafundësisht se kishte diçka prej
gjeniu që e dallonte nga të tjerët ndaj duhej të ishte sipër tyre. Qysh prej
çastit kur mendimi ishte konsoliduar në mendjen e tij, çdo impuls i tij shkonte
vetëm për atë qëllim. Punonte përgjatësisht, i sforcuar, duke gërryer
vazhdimisht gjithçka që e pengonte rastësisht. Ishte si një makineri.
Karriera shtrihej përpara tij si një sfidë
e frikshme, ndërkohë që gara kishte nisur kohë më parë me të gjithë
rrapullnajën e saj agresive. Ishte një garë e egër, ku nuk mund të mendonte për
asgjë, veç se të tjerët t’i linte pas, e të prekte i pari fundin. Atje, askush
nuk e shihte si mik, si një qenie për të cilën mund t’i vinte dhe keq nga i gjithë
ai stërmundim që po kalonte. Atje ishe veç një qenie, shpesh pa emër e me një
identitet të humbur, që duhej të largohej sa më parë nga ideja dhe veprimi
fizik. Të mbetej larg gjithçkaje të mundshme rivalizuese. Askush nuk mund ta
donte, veç në donin dështimin e tij, rrënimin e asaj që kishte ngritur.
Kërkonin ta shihnin si të mekej, të shkumonte e të thërriste për ndihmë, aty në
mesin e oqeanit shumëballësh. Dhe me siguri askush nuk kishte ndërmend t’i
jepte një dorë e ta ngrinte në varkë, a në fund të fundit t’i hidhte një
kamerdare shpëtimi. Ata veç donin ta shihnin si të mbytej e veç të qeshnin
ligsht me fatin e tij. Por ai nuk kishte ndër mend t’i linte të ngazëlleheshin
pas kësaj komedie tragjike. Ai do të ndeshej për të qenë në krye e të mos linte
kënd të tallej me të. “Ç’njerëz” - shfrynte me vete. Sepse e dinte që nëse ai
nuk dështonte në këtë tentativë, atëherë ishin ata të gatshëm t’i prishnin
gjithçka. Pa mëshirë. Deri në mizori.
Gara ishte e tmerrshme. Jonjerëzore. E
pacipë.
Pikërisht aty ishte dhe kufiri ndarës të
cilin ai nuk e kishte kuptuar kur e kishte kapërcyer. Tanimë ndodhej në një
territor tjetër. Atje kishte të tjera ligje.
Porosia
Koordinatori kishte mbërritur në pikën e
takimit me një “Mercedez Benz” CLS 500 ngjyrë të zezë. I qetë si gjithnjë Greg
hipi në ndenjësen e parë për të bërë tridhjetë metra rrugë deri sa koordinatori
gjeti një vend të përshtatshëm për ndaluar makinën e tij të re.
-Këtu ke çfarë të duhet, - tha
koordinatori dhe si u përkul pak tërhoqi një zarf të verdhë nga kroskoti i
makinës.
Greg e hapi menjëherë. Nxori një letër dhe
i hodhi një sy emrit dhe adresës që ishte shkruar në të. E njihte vendin.
Pastaj u përqendrua te tre fotografitë që i tërhoqi pasi preku lehtë dhe
kartëmonedhat që ishin një pjesë e shpërblimit të tij. Në dy prej fotografive
shënjestra ishte vetëm. I qeshur, gati i lumtur.
-Çfarë mund të bëjë një arkitekt që
meriton vdekjen? - pyeti pa e vrarë mendjen nëse kjo tregonte një dobësi të
tijën.
Tjetri duket se u ndie i bezdisur nga kjo
pyetje, megjithatë u përgjigj ftohtë:
Greg nuk foli. Tani po e kuptonte se përse
pas një farë kohe heshtje i kishin ofruar një punë. Kur bëhej fjalë për vrasje
që donin të jepnin mesazh organizata përdorte dikë tjetër.
Sytë e Gregut ishin përqendruar mbi fotot.
Tek e treta shënjestra ishte përkrah një femre. Me siguri bashkëshortja. Gruaja
ishte e bukur. Gjithashtu e qeshur gati në ekstrem. Greg nuk u ndie i lirshëm.
Duhej të vriste një arkitekt. Për më tepër një njeri që dukej aq i lumtur.
-Po gruan? - pyeti ai.
Koordinatori hapi derën e makinës dhe
zbriti. Edhe Greg po ashtu.
-Me atë s’kemi punë, - tha dhe mbylli
dyert e makinës me pult. - Po ia gjete anën mund ta mbash si dashnore. S’të
thotë njeri gjë. Në fund të fundit vejushë do mbetet. - Si bëri dy hapa
koordinatori ndaloi dhe u kthye përballë: - Kam njohur një njeri i cili më pat
thënë se nuk kishte gjë më të bukur se kur u pallonte gratë atyre burrave që u
kishte futur plumbin. Si të duket kjo gjë?
Greg ngriti supet si për t’i thënë se nuk
i bënte ndonjë përshtypje të veçantë.
-Unë nuk ngatërrohem me to.
Të dy u futën në hollin e supermarkatës.
Njerëzit që lëviznin në të ishin të paktë. Koordinatori i tha se me këtë
rast donte të bënte ca blerje të vogla.
-E fillojmë këtej nga ëmbëlsirat.
Greg e ndoqi pa ndonjë kënaqësi.
-Kur duhet të mbarojë kjo punë? - pyeti.
-Sot patjetër. Afati i fundit nesër në
mëngjes.
Koordinatori ishte një burrë mbi të
pesëdhjetat, me një pamje krejt të zakonshme, jo fort elegant edhe pse i veshur
me një kostum të modës, sy kafe dhe flokë ngjyrë lajthie që kishin filluar t’i
thinjeshin.
-Nesër ndiq lajmet e mëngjesit, - tha
Gregu.
Koordinatori kishte tërhequr nga rafti një
çokollatë të zezë.
-Nuk kam ndër mend ta prish gjumin, kam
besim të plotë, - i tha me vështrimin e përqendruar te përmbajtja e produktit
në pjesën e pasme të ambalazhit. - Ah…, më mirë po marr dy nga këto. Qenkan
prodhim i ri.
Greg e kuptoi që biseda aty kishte përfunduar. Nuk duhet të pyeste më. Ai hodhi në karrocë zarfin me adresën dhe fotografitë e shënjestrës që ende mbante në dorë.
Greg e kuptoi që biseda aty kishte përfunduar. Nuk duhet të pyeste më. Ai hodhi në karrocë zarfin me adresën dhe fotografitë e shënjestrës që ende mbante në dorë.
Mirdita, ku gjendet romani yt?
ReplyDeletePërshëndetje. Ky roman thuajse e ka mbaruar tirazhin e tij. Por kopiet e fundit janë ende tek librari Albania në Tiranë. Faleminderit
Delete