nga Leonard VEIZI
Title: Zbrazëtina - tregime
Author: Leonard Veizi
Editor: Zimo Krutaj
Publisher: Botimet "Logoreci", 2006
ISBN: ISBN: 99943-869-9-9
Length: 142 pages
Publisher: Botimet "Logoreci", 2006
Monotonia në dhomën time nisi që herët në mëngjes, kur sapo isha zgjuar
nga një gjumë i pakuptimtë dhe kur hapa sytë, përfundimisht ndjeva një zbrazëti
të thellë në shpirt. Zbrazëtia ishte në të gjithë qënien time. Më dukej sikur
s’kisha organe, as gjak që lëviste me shpejtësi nëpër damarë dhe zemra më
punonte aq ngadalë saqë unë s’i ndieja më goditjet e saj. Isha si në një
gjendje kome, ose diçkaje të përafërt që unë si vija dot emër. Në kokë nuk më
lëvizte asnjë mendim dhe unë nuk sforcohesha për të menduar diçka. S’kisha
asnjë arsye se përse më duhej të mendohesha, përse duhej të vrisja mendjen për
gjëra të mundimshme, e aq më tepër të gëzohesha, a të kisha qoftë dhe një diçka
të vogël nga e cila të më krijohej një grimasë e lehtë buzëqeshjeje. Ndoshta
vetëm nga një sforcim i tillë do të fillonte më pas të mbushej ai boshllëk i thellë.
Pas promovimit te vëllimit "I dënuar me vdekjen" |
Nga dritarja e dhomës ndriçimi hynte i pakët nëpër katrorin e xhamtë, si
midis një kaosi të pajetë ku drita dhe errësira vazhdonin të përlesheshin diku
tej në horizontin e mugët. Dita e vranët dhe shpirti i zbrazët… Ky ishte
mendimi i vetëm që më vinte në kokë i plotë dhe pse në fakt unë nuk e dija se
si ishte koha jashtë. E megjithatë e ndieja. E kuptoja. Ishte vetë gjendja ime
shpirtërore që ma tregonte këtë. Çuditërisht shpirti dhe koha kishin gjithmonë
të njëjtat paralele. Ishin binjake të njëra-tjetrës dhe në të njëjtën kohë
kundërshtare ishin sërish me njëra-tjetrën. Ose ndoshta vetëm më dukej kështu.
Megjithatë ishte kjo ndjesi që më thoshte se ato e donin dhe e kundërshtonin
njëra-tjetrën pa reshtur. Ishte një luftë e heshtur, por e thellë, deri në pambarim.
Fragment nga tregimi "Zbrazëtina" i përmbledhjes: “I dënuar me vdekjen”
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------
Bibliographic information
Title: Rrëfimi - roman
Author: Leonard Veizi
Editor: Klejda Plangarica
Publisher: Botimet "Bota Shqiptare", 2010
Publisher: Botimet "Bota Shqiptare", 2010
ISBN: 987-99956-11-61-3
Length: 188 pages
- Ai ndodhet këtu dhe ndoshta
shpirti i tij ka kohë që na dëgjon, - tha vajza dhe vuri sërish dorën mbi
pllakën e varrit. - Me siguri është pranë meje. Dhe ndoshta kërkon të më thotë
diçka, por nuk mundet dot. Ndoshta kërkon të më thotë se nuk e meritoja dashurinë
e tij dhe se e shpërdorova keq atë. Mund të dojë të më thotë shumë gjëra të
tjera. Por unë do të doja të më thoshte se më kishte falur dhe se më donte
sërish si më parë, ndoshta më fort, sepse u bë kaq kohë që s’jemi pranë
njëri-tjetrit.
Ktheva kokën andej nga duhej të
ishte fotografia e tij. Por ishte shumë errët për ta shquar. Në atë çast,
mendova se, edhe pse e kërkonte, ajo e dinte fare mirë që s’mund të merrte
asnjë përgjigje.
- Sa e ndiej mungesën e tij, -
psherëtiu. - Oh, nuk di ç’të them. Tani është vonë dhe me siguri të mërzita me
të gjitha këto që të tregova. Ndoshta ti s’kishe nevojë për këtë dramë, por
bëre mirë që më dëgjove. U lehtësova. Doja t’ia tregoja dikujt të gjitha këto,
t’i dëgjonte edhe ai... dhe le të vendosë vetë se ç’duhet të bëjë me mua. Të më
falë, apo të më urrejë përjetësisht.
Ajo heshti pak.
- Mbaruam, - tha.
Unë nuk dija çfarë t’i thosha.
Për herë të parë, gjatë gjithë asaj kohe, mendova se historia kishte mbaruar
shumë shpejt.
- Tani u bë vërtet vonë dhe unë
kam rrugë të gjatë për të bërë, - foli ajo pas heshtjes sime dyshuese. - Më
duhet të iki.
Unë sikur u zgjova nga një
topitje që më kish bllokuar të gjithin.
- Ku do të ikësh? - e pyeta me
gjysmë zëri.
- Larg, shumë larg, - tha ajo me
një zë të humbur. - Atje ku askush të mos e dijë se kush jam. Atje ku të mos më
gjejë më asnjeri nga ata që më njohin.
E kuptova se ajo kishte nevojë
për t’u larguar. Për të qenë sa më larg njerëzve që e njihnin. Ajo nuk donte të
ishte më e pranishme në një vend ku nuk e donin më.
- Domethënë po zhdukesh? - pyeta
unë.
- Ty mund të të duket kështu. Në
fakt, unë po largohem. Dua të harroj gjithçka. Nëse vërtet do, mund të harrosh,
sigurisht.
- Ndoshta ke të drejtë.
Ne ishim ngritur të dy në këmbë.
- Ti je një djalë shumë i mirë, -
tha ajo dhe më vuri dorën në faqe. - Më durove në gjithçka që të tregova. Do të
ishe një mik i mirë për mua. Por këtu, rrugët tona ndahen. Lamtumirë!
- Po ikën vërtet? - e pyeta
sërish me gjysmë zëri.
- Po iki, - tha ajo. - Natën e
mirë.
Zëri u tret ngadalë nëpër natë.
Pastaj asgjë.
- Natën e...
Isha aq i hutuar, sa s’e kuptova
se si u zhduk ashtu në errësirë, duke më lënë të vetëm, pa mundur t’i thosha më
asgjë. Përreth ishte terr. Qiriu që kisha ndezur kishte kohë që ishte fikur.
Nuk orientohesha dot dhe s’dija se si do të dilja nga varrezat. Eca kuturu
nëpër errësirë duke u penguar vazhdimisht. Koka më ishte rënduar. Mendoja
vazhdimisht për historinë e asaj vajze, që u zhduk në errësirën e natës.
Papritur, pashë dritat e rrugës dhe u lehtësova disi. Ishin vërtet larg, por,
të paktën, e kisha një pikë orientimi për të dalë nga errësira e një varreze të
shkretë. “Duhet të iki”, - thashë me vete. Të ikja dhe të mos mendoja më për
asgjë. Më duhet të harroja gjithçka, ta fshija nga kujtesa të gjithë këtë histori.
Të mos ia tregoja askujt se ç’më ndodhi atë natë të errët, në mes të një qyteti
me njerëz të vdekur. Historia e një njeriu misterioz duhet të mbeste aty, në
varreza. Bashkë me të, edhe historia e asaj vajze, pa fytyrë e pa emër, por
vetëm me një zë, të cilin unë do mund ta dalloja pa vështirësi, mes mijëra të
tjerësh.
Dhe teksa shpejtoja për tek
dritat anës së rrugës, mendova, me një lehtësim të çuditshëm, se kjo histori
nuk ekzistonte. Nuk ekzistonte ajo, femra misterioze që më kish rrëfyer vetveten.
Nuk ekzistonte historia e saj e dashurisë dhe as vdekja vetë. Madje, nuk
ekzistonte as ai ankth i hirtë që kishte rënduar mbi mua me tërë peshën e tij.
Gjithçka duhet të kishte qenë një lojë me trurin tim. Një ëndërr, apo një
pasëndërr, vazhdim i asaj që kisha parë një natë më parë.
Ngadalë, një qetësi e beftë më pushtoi të tërin, teksa rendja e rendja ndanë rrugës që të nxirrte përtej...
Ngadalë, një qetësi e beftë më pushtoi të tërin, teksa rendja e rendja ndanë rrugës që të nxirrte përtej...
Fragment nga romani: “Rrëfimi”
------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Bibliographic information
Title: I çmenduri i pavijonit 3 - roman
Author: Leonard Veizi
Editor: Loredan Bubani
Publisher: Botimet "Omsca-1", 2012
Publisher: Botimet "Omsca-1", 2012
ISBN: 978-9928-132-08-6
Length: 288 pages
Udhëheqësi i temës së specializimit tim, një mjek i vjetër e
me përvojë më pat thënë se puna në spitalin psikiatrik nuk ishte fort e lehtë,
ndaj duhet të isha i përgatitur për t’u ndeshur me më të keqen. Që ta
përballoja atë, fillimisht duhej të isha i qartë dhe i qetë me veten time. Më
pas vinin të tjerat. “Duhet ta dish se njerëzit me probleme mendore sa vinë e
shtohen. Truri i tyre pëson deformime të çuditshme. Është koha që pjell të
tillë qenie dhe të tilla simptoma”. Këto ishin fjalët dëshpëruese që më pati
thënë ai teksa ishim duke pirë kafen e fundit, menjëherë pasi hodhi firmën mbi
certifikatën e specializimit tim. Pastaj, në mirëbesim, më tregoi marrinë e
fundit që kishte bërë sipas tij; i kishte shkruar një letër Ministrit të
Shëndetësisë, ku i shpjegonte hollësisht se dy vitet e fundit kishte
diagnostikuar si të sëmurë me probleme psikike, pesë herë më tepër qenie humane
se sa njëzet vjet më parë. Dhe kjo nuk ishte një shifër në ajër, por e
mbështetur në statistikat e një pune të mirëfilltë shkencore. Për pasojë të
shtimit të pacientëve të tillë, politikat shtetërore në pamundësi të frenimit
të tyre, të paktën duhet t’i linin hapësirë rehabilitimit. Pra thënë shkurt,
duheshin ndërtuar disa qendra të reja trajtimi. Por duheshin specializuar dhe
më shumë mjekë. Ndoshta duhej ndërtuar dhe një spital tjetër, shumë më i madh
se ai ekzistues. Udhëheqësi i temës më tha se përgjigja nga administrata e
ministrisë nuk kishte vonuar t’i vinte, gjithsesi. Një zarf i madh me pulla e
vula zyrtare. Por brenda saj, në një fletë të vetme ishin shkruar vetëm dy
fjali: “Faleminderit për informacionin. Nuk kemi fonde të mjaftueshme”. Ai e
kishte ndjerë vetën të fyer nga kjo, të poshtëruar. “Dhe të mendosh që
ministrin e kam pasur student”, shtoi më pas duke tundur kokën, si për të më
thënë se, ai as që e meritonte firmën e tij në provimet e lëndës. Atëherë në
inat e sipër kishte përgatitur një letër të dytë, ku u shkruante gjithë nerv se
ndoshta kishte ardhur koha që godinën e ministrisë ta kthenin në spital
psikiatrik, se nuk kishte çfarë u duheshin më ata burokratë të paaftë që
mbushnin institucionet e shtetit dhe që luanin lodra për fëmijë në kompjuterët
e zyrave, përderisa nuk ishin në gjendje të
zgjidhnin problemet më shqetësuese që paraqiste koha. “Duhet t’ju vizitoj të gjithëve me radhë, dhe jam i bindur se ka shumë prej jush që duhet të qëndrojnë sërish në atë godinë, veç jo si nëpunës së shtetit, por si pacientët e mi”, u shkruante ai. Kishte shkuar ta hidhte letrën në arkën e postës, por aty ishte penduar dhe e kishte grisur. E dinte që nuk do zgjidhte gjë, në mos po, do ta merrnin dhe atë për psikopat. “Nga zyrtarë mediokër çfarë nuk pret”, - shfryu ai. “Dhe përderisa nuk ka shtretër të mjaftueshëm dhe mjekë të mjaftueshëm për trajtimin e të çmendurve, ata do të jenë atje tej, në rrugë, do të shkaktojnë probleme dhe viktima. Të çmendurit e lirë janë problemi më i madh i shoqërisë sot, jo kriminelët e dënuar në burgje. Por unë nuk di se ç’duhet bërë më”, - tha ai me një zë që tregonte dhimbje e duke fërkuar sytë nën syze. - “Nuk shoh rrugë shpëtimi. Por i lutem Zotit, që të paktën të më ruajë një vdekje të nderuar, e të mos më vrasë ndonjë prej pacientëve të mi, ashtu siç i ndodhi një kolegut tim ca kohë më parë”. Pastaj u ngrit pa e përfunduar së piri kafenë dhe duke më shtrënguar dorën me një trishtim të skajshëm më tha: “Nëse ndonjë ditë do të të duhem, më telefono. Numrin tim e ke”.
zgjidhnin problemet më shqetësuese që paraqiste koha. “Duhet t’ju vizitoj të gjithëve me radhë, dhe jam i bindur se ka shumë prej jush që duhet të qëndrojnë sërish në atë godinë, veç jo si nëpunës së shtetit, por si pacientët e mi”, u shkruante ai. Kishte shkuar ta hidhte letrën në arkën e postës, por aty ishte penduar dhe e kishte grisur. E dinte që nuk do zgjidhte gjë, në mos po, do ta merrnin dhe atë për psikopat. “Nga zyrtarë mediokër çfarë nuk pret”, - shfryu ai. “Dhe përderisa nuk ka shtretër të mjaftueshëm dhe mjekë të mjaftueshëm për trajtimin e të çmendurve, ata do të jenë atje tej, në rrugë, do të shkaktojnë probleme dhe viktima. Të çmendurit e lirë janë problemi më i madh i shoqërisë sot, jo kriminelët e dënuar në burgje. Por unë nuk di se ç’duhet bërë më”, - tha ai me një zë që tregonte dhimbje e duke fërkuar sytë nën syze. - “Nuk shoh rrugë shpëtimi. Por i lutem Zotit, që të paktën të më ruajë një vdekje të nderuar, e të mos më vrasë ndonjë prej pacientëve të mi, ashtu siç i ndodhi një kolegut tim ca kohë më parë”. Pastaj u ngrit pa e përfunduar së piri kafenë dhe duke më shtrënguar dorën me një trishtim të skajshëm më tha: “Nëse ndonjë ditë do të të duhem, më telefono. Numrin tim e ke”.
Fragment nga romani: “I çmenduri i pavijonit 3”
DEBAT NË TRYEZËN E VDEKJES
Bibliographic
information
Title: Surpriza e natës së fundit - roman
Author: Leonard Veizi
Editor: Kliton Nesturi
Publisher: Botimet "Bota Shqiptare", 2008
Publisher: Botimet "Bota Shqiptare", 2008
ISBN: 9995611236, 9789995611231
Length: 185 pages- Ah, jo. Nuk jam dakord me ty, - u hodh Roberti.
- Edhe unë nuk
jam dakord me ty. - i thashë.
- Ti ke gjithë
mbrëmjen që nuk je dakord me mua, - u shfry Roberti.
- Të thashë, ti
ke gjetur një bisedë tepër të vështirë për ta bërë, në një çast krejt të
papërshtatshëm.
- Pse të
papërshtatshëm?! Ku qëndron e papërshtatshmja këtu?
Unë hodha një sy
rreth e përqark.
- Po ja, ne
erdhëm të shikonin apartamentin e ri, se si e kishit mobiluar, çfarë poltronësh
kishit zgjedhur, si e kishit realizuar kontrabufenë dhe si i kishit kombinuar
ngjyrën e perdeve me tapetin. Ndërsa ti flet idiotësira.
- Mos më fyej, -
tha qetësisht Roberti.
- S’po të fyej,
- ngrita zërin unë. - Thjesht po të them se, erdhëm për të parë dhomën tënde të
gjumit dhe banjën sigurisht. Ndërsa ti më flet për të vdekurit dhe për të
gjallët, për Ferrin dhe Parajsën. Je në vete apo jo? Mos ke lajthitur gjë?!
- Prapë po më
fyen, - tha Roberti dhe këtë herë në fytyrë i lexohej zemërimi.
- Nuk e kuptoj
se ku po të fyej, - gati sa nuk thirra.
Në derën e
verandës u shfaq Linda.
- Mjaft u
grindët ju të dy. Po ju dëgjon i gjithë pallati, - tha ajo duke më vështruar
ngulazi
Pas saj zgjati
kokën Sara.
- Ejani këtej më
mirë, tryeza u shtrua.
U ngritëm.
Tryeza ishte shtruar vërtet. Pjatanca me gjithfarë gatimesh vinin erë të mirë.
Megjithatë nuk kisha uri.
- Verë të bardhë
apo të kuqe, - ofroi Roberti.
- Të kuqe, - i
thashë. - nuk dua të ndërroj shijen.
- Edhe unë të
kuqe, - tha Linda. - Ajo e bardha s’ishte edhe aq e mirë.
Ata të dy
vështruan njëri-tjetrin.
- S’ishte gjë?!
Je e para që e thua, - foli Roberti.
- Unë, për veten
time, vetëm nga kjo pi,- tha Sara duke zgjatur gotën e saj të cilën Roberti e
mbushi me kujdes.
-
Gëzuar, - thashë unë. - Për jetën!
-
Gëzuar, - tha Roberti. - Për vdekjen!...
...................................................................................................
Posteri i "Surpriza e natës së fundit" në Panairin e Librit nga "Bota Shqiptare" |
-
Vajti vonë, - i thashë Lindës. - Duhet të çohemi tani.
-
Mbaroje dhe atë që të ka mbetur, - tha Linda duke më kujtuar se mbaja në dorë
edhe një gotë të mbushur përgjysmë me verë të kuqe. Unë u mata ta ktheja.
-
S’mund të ikni tani, - më ndërpreu Roberti.
-
Do të ikim, - i thashë unë pa e ulur gotën. - Do të ikim se, u bëmë vërtet
vonë.
-
Tani kemi surprizën, - tha Roberti.
Linda
pa nga unë dhe me një shprehje habie në fytyrë, foli:
-
Surprizën?!
Nuk
kisha dëshirë më të ndeshesha me surpriza. Madje dhe sikur të ishte gjëja më e
bukur në botë. Isha i dërrmuar.
-
Një herë tjetër, - ndërhyra. - Për sot e lëmë me kaq.
Roberti
psherëtiu lehtë dhe pastaj hodhi mbi mua një vështrim urdhërues.
-
Jo Eduard. Ju do të ikni që këtej vetëm pasi ne të kemi përfunduar atë që kemi
nisur. Sepse ne..., sot..., kemi vendosur të bëjmë diçka të rëndësishme.
-
Çfarë? - pyeta unë pa asnjë lloj kurioziteti.
-
Duam të flijohemi, - tha Roberti.
Unë
shkunda fundin e verës dhe lëshova gotën pa kujdes mbi syprinën e tavolinës.
-
Si, të flijoheni? - pyeta me gjuhën e trashur nga vera.
Kisha
pirë shumë dhe koka më rëndonte. Qepallat më mbylleshin herë pas here dhe unë e
ndjeja se po të më linin të qetë, do të shtrihesha në kanape ashtu siç isha, me
gjithë këpucë, dhe do të bëja një gjumë të rëndë.
-
Domethënë që do të shkojnë të flenë, - tha Linda dhe u mbështet mbi supin tim.
Dukej se dhe Linda ishte në të njëjtën gjendje si dhe unë. Ndoshta më keq.
Në
mendjen time gjithçka lëvizte me ngathtësi. Më dukej sikur të gjitha objektet
lëkundeshin ngadalë para meje. Nuk doja ta besoja se isha dehur.
-
Edhe ne duhet të ikim, - thashë si nëpër dhëmbë. - Të flemë pak dhe të nisemi
për në punë. Sa është ora...?
-
Mos, sa vonë qenka bërë! - u kthjellova disi.
Nuk
donte edhe shumë që dita të zbardhte. Nga dera e hapur e verandës frynte një
fllad i lehtë i cili tunde dhe perden e rëndë që varej deri në dysheme.
-
Jo, jo, s’e keni dëgjuar mirë, - këmbënguli Roberti. - Nuk është fjala për të
fjetur, por për diçka tjetër... për një vetëflijim. Pra... si t’ua shpjegoj më
qartë; është fjala për një vetëvrasje. Më kuptoni... apo jo?
Ndoshta
s’e kisha kuptuar mirë. Ndoshta e kisha kuptuar po aq mirë sa ai e kishte
shpjeguar. Por një frikë e brendshme nuk më linte të bëja as edhe një pyetje,
qoftë dhe më të voglën e mundshme; çfarë?
Fragment nga romani: “Surpriza e natës së fundit”
Fragment nga romani: “Surpriza e natës së fundit”
No comments:
Post a Comment