Njeriu i spektakleve thotë se së shpejti do të vijë
edhe me një vëllim poetik si dhe një skenar filmi artistik
Makina
e shkrimit është transformuar në një ordinator. Dhe pena me bojë në kallamar ka
kohë që e ka humbur kuptimin. Ndaj ai është një shkrimtar modern, ashtu si vetë
teknologjia që të jep mundësinë që të kesh një perceptim të ndryshëm nga ai që
ke pasur më parë...
Ai
ka bërë një jetë artistike ndryshe nga ajo e Atit të tij, Teodorit. Ka shkruar
gjatë gjithë kohës, por jo prozë artistike, as poezi, as drama e as skenare
filmash. Por në pjesën mediatike, në një “rivalitet” të heshtur e pa zhurmë mes
të dyve, ai e ka mundur të atin. Sepse përveçse një skenarist spektaklesh, dhe
tekstshkrues këngësh, Pandi Laço ia ka dalë me sukses të jetë edhe një
moderator elokuent e plot gjeste fine në skenë. Ndërsa këtë herë ai vjen para
publikut në një format krejt të ri. Nuk ka të bëjë me spektaklet e
televizioneve dhe as me tekstet e këngëve ku është vlerësuar jo pak herë.
Tanimë ai sapo është përballur në tregun e letrave shqip me një roman. Gjatë
një interviste për gazetën “Fjala”, Pandi Laço, jep më shumë detaje rreth
pasionit të tij të ri, që me sa duket nuk do të mbesi vetëm në kuadrin e
botimit të një titulli në prozë të gjatë.
Me
lejo të bëj dy redaktime të vogla - Unë jam një skenarist spektakli që ndryshon
nga skenaristi i filmit. Është një rol shumë i thjeshtë ai i skenaristit të
spektaklit nga ai i filmit, sepse përafron me rolin e gazetarit të kulturës,
ndonëse elementet e skenarit të mirëfilltë ndërthuren edhe në një spektakel
televiziv e sidomos artistik.
Përsa
i përket "poetit", do ndiehesha mirë po të më quanin "poet i kënges",
se fjala "poet" është vërtet një profesion ose rol që jeta nuk ta jep
aq bujarisht. Duhet të jesh talent i spikatur, të punosh pafundesisht për ta
fituar këtë rol.
Të
shkruash vargje për t’u muzikuar në këngë, nuk është aq e thjeshtë. Edhe kjo do
njëlloj talenti, njëfarë dhuntie. Poezinë e mirëfilltë të një poeti mund ta bëjë
këngë një kompozitor shumë i mirë. Po vargjet e këngës jo domosdoshmërisht janë
poezi.
“Kurvid19”, çfarë trajton ky roman ?
“Kurvid19”
është një roman që trajton një histori njerëzore. Është rrëfimi i një mashkulli
në mes të tridhjetave, historia e të cilit kornizohet nga dimensionet e kohës që
po kalojmë. Pandemia që ka përfshirë botën, raportet e këtij personazhi me njerëzit
që e rrethojnë, e dashura, familjarët, fqinjët, dhe si ndryshojnë gjërat përreth
tij në dinamikën e kësaj sëmundjeje që rrezikon njerëzimin.
A është ky një produkt i shkruar në ditët e karantinës?
Sigurisht
që po! Izolimi i njerëzimit që nga muaji mars, zhvillimet që mori jeta, oraret
e kufizuara të lëvizjes, lockdowni etj etj, solli një rutine të re të së përditshmes.
U privuam nga disa gjëra. Punët normale që kishim në raportet me televizonin për
të prodhuar spektakle e emisione televizive. Po me sa duket kjo pati diçka shumë
pozitive. M’u kthye dëshira për të shkruar, krijuar në fushën e letrave. Dhe ja
ku është romani i parë...
Besoj
se po! Duke gjetur disa ekuilibra me veten, duke organizuar më mirë kohën e të
punuarit në televizion do të preferoja shumë të vazhdoja të shkruaje prozë të
gjatë. Kam një projekt të afërt për të mbledhur poezitë nëpër blloqe apo file
kompjuterash e për të botuar një përmbledhje me poezi.
Një
skenar filmi artistik. Një nga veprat e fundit të tim eti, Teodorit të ndjerë,
një dramë shumë interesante, mbërrita ta hedh në kompjuter në zhanrin e
skenarit për film artistik. Por natyrisht romani i ardhshëm, është ambicja ime
për momentin.
No comments:
Post a Comment