Leonard Veizi
- Mos u ngatërro me
shqiptarët nëse do të rrish rehat në shtëpinë tate!
Sentenca është bërë proverbiale tashmë. Qarkullon si batutë në tavolinat e kafeneve të Tiranës, por jashtë vendit ta thonë me zë të ulët e seriozitet. Kjo nuk është shenjë e mirë, se nuk të jep aspak shpresë. Sepse me sa duket vetë shqiptarët e kanë mbi kurriz këtë punë. Pra, e kanë nga përvoja. Dhe kjo është një këshillë që merr vlerë, - nëse do ta konsiderosh të tillë, - e cila të jepet nga shqiptari i parë që takon kur sapo ke zbritur në dhe të huaj.
-Ça i shton telashe vetes?!
Ti në fakt mendon se të takosh shqiptarët në një vend të huaj është gjë e mirë.
Bela e madhe. S'di nga t'ia mbash!
Ndërsa në Shqipëri rri gjithë ditën e Zotit me shqiptarët, - se nuk ke zgjidhje tjetër, - jashtë vendit e ke një shans që të mos jesh në shoqërinë e tyre. Dhe kjo me sa duket është gjë e mirë. Sepse përkthehet në më shumë liri, pasi ne jemi të trysnuar nga prania e njëri-tjetrit. Kemi ngërçe. Sepse dhe kur jemi askush, para syve të bashkatdhetarëve duam të dukemi dikushi. Fjala vjen: një shqiptar, po të pa rrugëve të Milanos, në Mynih apo Nju Jork patjetër që do të merret me jetën tënde. Do të zhbirilojë të marrë vesh ku punon e sa para merr. Por kjo nuk i intereson fare një italiani, gjermani apo amerikani. Prandaj ti je më i shpenguar për të bërë jetën sipas stilit që do.
Po kush të lë se?!
Ikën nga Shqipëria, por shqiptarë gjen kudo. Ti mendon se ke shkuar në fund të botës, por dhe aty të fanepset shqiptari. Dhe ngatërresat fillojnë.
Po pse?
Kjo është pyetja me kosto më të lirë të mundshme, as edhe 1 dollarë. Po përgjigja është e shtrenjtë: 1 milion dollarëshe. Sepse me sa duket nuk ka vetëm një përgjigje. Mund ta thjeshtosh sa të duash apo ta zhdërvjellosh pa fund, por me shumë gjasa vlera nuk ndryshon.
Dhe ec e të japësh definicionin - përfundimin, në shqipen e pastër, - që të jetë në përpjestim të drejtë me gjithë problematikën që mblidhet e shumëzohet prej shqiptarëve.
Sepse me shumë gjasa të gjithë të pagdhendurit shqiptarë të katundeve, por dhe të qyteteve anë e kënd, shkojnë në "tokën e premtuar" - jo domosdoshmërisht Amerika, - duke mbajtur si zhguall mbi shpinë të gjithë provincialitetin dhe banalitetin e jetës që kanë bërë. Dhe janë po aq të gatshëm të rrihen me grushta e të rrëmbejnë thikat e restoranteve për armë të ftohta duke i thënë tjetrit: pse më sheh?
Jo po nuk duron dot shqiptari ta prekësh në sedër, si brenda vendit ashtu dhe jashtë shtetit. Paçka se kësaj në gjuhën popullore i thonë: ha bukën e turkut dhe bën duvanë e kaurit. Ose anasjelltas, të themi.
Ti je shqiptar dhe ke shkuar në emigracion me kap ndonjë lek. Kërkon që edhe në dheun e huaj të qëndrosh me racën tënde. Por ja që duke ia nuhatur erën njëri-tjetrit na ngrihen qimet përpjetë. Se dhe e duam njëri-tjetrin e pa të nuk rrimë dot, edhe nuk e durojmë fare praninë e tyre.
Kësaj i thonë ta duash aq shumë gjënë tënde, sa je gati ta mbysësh me duart e tua.
Dashuri ekstreme.
Ec e ta marrësh vesh të kam rixha!
Kur takohesh me shqiptarët jashtë vendit, porosia e parë që të japin është: Mos rri me shqiptarët. Pyetjes "pse?" i përgjigjen:
"Veç për ngatërresa i ke. Po deshe sherr rri me ta. Po qe se do të ulësh kokën dhe të punosh, mos i thuaj kujt se je shqiptar."
Kaq keq paska vajtur puna?
Kësaj i thonë që të të ruajnë nga vetvetja.
- Se shoqëri e keqe të prish...
Emigrantët që kanë ikur herët, - domethënë ata që e kanë përfituar një përvojë jetësore plot vështirësi, - nisin e të japin leksione. Vdesin të të shesin mend duke të treguar se si të veprosh ti si emigrant i ri, ku të shkosh të kërkosh punë, ku të bësh pazar, - apo shoping më mirë të themi,- ku të pish kafen apo çfarë vendesh të vizitosh. Por kur u shkon afër vendit të punës, apo i prek ndonjë interes të ngjashëm, zhduken, dhe në vend të ndihmës së premtuar thonë nën zë: mos, na e zuri vendin. Dhe këtu fillon përplasja e interesave.
Flasim gjithmonë për një masë njerëzish që gjithsesi nuk është aq e vogël por që kanë të njëjtin gjykim. Pra: bëj si them unë, mos bëj si bëj unë. E të tjera si këto. Mentaliteti të përndjek edhe pse ke zgjedhur të jetosh në një vend ku ky mentalitet është i shumëzuar me zero.
Mirëpo mentaliteti ynë është ca si shumë i prapambetur. Oriental, do të thoshin ca e ca. Dhe këtë lloj "orientalizmi" nuk e shpëlanë dot as vitet e mbretërimit, as periudha e diktaturës dhe as ajo e demokracisë. Kemi mbetur para demokracisë si koncept.
Madje ka nga ata që jetojnë edhe më keq se kanë jetuar, edhe pse e kanë bërë para sa për të blerë një shtëpi dhe kanë aq të ardhura sa për të jetuar në kushtet mesatare të një perëndimori.
Por me sa duket edhe paratë qenkan të pafuqishme në këtë situatë.
Mirëpo në kafetë e vendeve të huaja, shqiptarët i gjen me njëri-tjetrin, që do të thotë se ata nuk bëjnë pa njëri-tjetrin. Dhe sentenca proverbiale nuk pi ujë.
Dhe sherret vazhdojnë. Herë për teka idiote, herë për tifozllëk partish, e herë për ndarje të zonave të influencës.
Që jemi ca shoqëri toksike këtë e dija. Por që ishim në këto përmasa nuk ma merrte mendja.
Se ne kur jemi jashtë vendit bëjmë dhe si patriotë të mëdhenj. E quajmë veten "shqipe", edhe pse bluzat i mbajmë me simbolet e shteteve të tjera. Mbajmë flamurin lart në festën kombëtare.
- Rroftë Shqypnia!
- Të na rrojë o, posi!
Pastaj përqafohemi me njëri-tjetrin e i rrahim shpatullat. Por atij që i duam të mirën i themi nën zë: larg shqiptarëve vëlla!

No comments:
Post a Comment