Leonard Veizi
Për
çudinë tonë të pashprehur muajt e parë të pranverës e kanë të shënuar datën “1”.
Fillon me 1 Marsin, me1 Prillin, me 1
Majin dhe cikli mbyllet me 1 Qershorin
1
Qershori duhet të jetë një ditë festë, meqenëse i kushtohet qënies më të
pafajshme, fëmijëve të cilët janë parë gjithmonë si gëzimi dhe shpresa për të
ardhmen. Por nuk mund të themi që situata është kaq rozë, sa mund të fetsohej
me këngë e tollumbace. Po të futemi pak më thellë ahengut të festës do të
shohim një problematikë shumëngjyrëshe e cila na bën të vëmë duart në kokë.
Kur
mendon viktimat fëmijë, - si ne rastin e një nenë që mbyti tre femijët e saj në
lume, qe i bashkohet plot rasteve te tjera, - nis apeli: kujdes me fëmijët.
Por
jo vetëm kaq.
Për
shumë fëmijë në Shqipëri e - përtej kufijve, kjo ditë është e largët nga një
festë. Ndërsa ne përpiqemi të krijojmë një ambient të sigurt dhe të lumtur për
të vegjlit tanë, shumë prej tyre po përballen me sfida të jashtëzakonshme që
rrjedhin nga mungesa e edukimit. sëmundjet, lufta por dhe nga varësia prej
drogës.
Edukimi
është çelësi për një të ardhme më të mirë, por për shumë fëmijë, ai mbetet një
ëndërr e paarritshme. Mungesa e shkollave, mësuesve të kualifikuar dhe burimeve
mësimore janë disa nga sfidat me të cilat përballen këta fëmijë. Pa edukim, - që
ëshët dhe baza e gjithcckaje të mëtejshme, - ata janë të dënuar të mbeten në
varfëri dhe të përballen me vështirësi të mëdha gjatë gjithë jetës së tyre. 1
Qershori na kujton se është detyra e shoqërisë është të sigurojë që çdo fëmijë
të ketë mundësinë për një arsim cilësor dhe të barabartë. Por kjo nuk duhet të
mbetet vetëm si postulat.
Në
vitet moderne të mijëvjeçarit të ri, fëmijët po përballen me një realitet që
është shpesh më i ashpër dhe më i frikshëm se ç'ishte dikur. Me avancimet
teknologjike, globalizimin dhe ndryshimet sociale, fëmijët janë të ekspozuar
ndaj një sërë sfidash që mund të ndikojnë negativisht në shëndetin e tyre
mendor dhe fizik.
Një
nga faktorët kryesorë që kontribuon në këtë realitet të frikshëm është pikërisht
teknologjia. Fëmijët rriten në një mjedis që, ndonëse i pasur me teknologji dhe
mundësi të pafundme, shpesh i izolon emocionalisht dhe shoqërisht Fëmijët e
sotëm kalojnë shumë kohë përpara ekranit, qoftë ai i televizorit, kompjuterit
apo telefonit celular. Kjo kohë e zgjatur përballë teknologjisë shpesh i privon
nga mundësitë për ndërveprime të drejtpërdrejta sociale. Në vend të lojërave në
park me bashkëmoshatarët, shumë fëmijë tani zgjedhin të luajnë lojëra virtuale.
Interneti dhe mediat sociale kanë sjellë një botë të re mundësish, por edhe
rreziqesh. Fëmijët janë të ekspozuar ndaj bullizmit kibernetik, materialeve të
papërshtatshme dhe presionit të madh për t'u përshtatur me standardet e
papritura sociale. Studimet kanë treguar se përdorimi i tepruar i teknologjisë
mund të çojë në ankth, depresion dhe probleme të tjera psikologjike tek
fëmijët.
Abuzimi
me fëmijët është një nga problemet më të dhimbshme dhe të ndjeshme që prekin
shoqërinë moderne. Pasojat e abuzimit me fëmijët janë të shumëfishta dhe
komplekse. Fëmijët që përjetojnë abuzim shpesh përballen me vështirësi në
shkollë. Abuzimi fizik por më shumë abuzimi
emocional është një nga format më të vështira për t'u identifikuar dhe për të
ndaluar. Neglizhenca, ose moskujdesja, është një tjetër formë abuzimi që ndodh
kur prindërit ose kujdestarët dështojnë të sigurojnë kujdesin e nevojshëm për
zhvillimin dhe mirëqenien e fëmijës.
Pasiguria
ekonomike dhe sociale është një tjetër faktor që kontribuon në frikën e
fëmijëve. Fëmijët që rriten në kushte të tilla shpesh përjetojnë stres dhe
ankth të vazhdueshëm, duke ndikuar në zhvillimin e tyre të përgjithshëm.
Për
disa fëmijë, realiteti i përditshëm përfshin një luftë të brendshme me varësinë
ndaj drogës. Ky fenomen, që shpesh nis si pasojë e ekspozimit të hershëm ndaj
substancave të dëmshme
Por
ka dhe më.
Në
shumë zona të konfliktit, fëmijët janë viktimat më të pambrojtura. Ata
përballen me humbje të mëdha, frikë dhe trauma që shkatërrojnë psikologjinë e
tyre delikate. Lufta i privon fëmijët nga e drejta e tyre për një jetë të
sigurt dhe të lumtur. Për ta, 1 Qershori është një ditë që ndoshta nuk vjen
kurrë, ose vjen me shpresën për një paqe të cilën e kanë parë vetëm në ëndrra.
Sëmundjet
e ndryshme, të cilat në vende të zhvilluara mund të jenë të parandalueshme ose
të trajtueshme, shpesh bëhen fatale për fëmijët në vendet e varfra. Qasja e
kufizuar në kujdesin shëndetësor, medikamentet dhe informacionin e duhur e vë
në rrezik jetën e mijëra fëmijëve çdo ditë.
Jetojmë
ditët ë dyfishta. Mes një mirëqënie të supozuar dhe pasigurive të shumta që na
mbajnë në ankth tërë kohën.
Realiteti
i sotshëm është i mbushur me sfida të shumta për fëmijët. Në këtë kontekst,
roli i prindërve dhe shoqërisë është më i rëndësishëm se kurrë. Shoqëria gjithashtu ka një rol kyç në
krijimin e politikave dhe programeve që mbështesin fëmijët. Investimi në
arsimin cilësor, shërbimet shëndetësore dhe programet sociale mund të ndihmojnë
në ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt dhe më të drejtë për fëmijët. Megjithatë,
me ndërgjegjësimin dhe veprimin e duhur nga prindërit, edukatorët dhe shoqëria
në tërësi, mund të krijojmë një ambient më të sigurt dhe mbështetës për ta.
1
Qershori është një ditë që duhet të na frymëzojë për të vepruar.
Megjithatë
është po aq një ditë për t’u festuar.
No comments:
Post a Comment