Ma hëngri
shpirtin kjo puna e VIP-ave. Dhe në Shqipëri ne kemi jo pak të tillë.
Realisht VIP-a
apo të fabrikuar si të tillë, për këtë çështje vështirë të japë zgjidhje edhe
gjyqi i Hagës.
Nja 30 vite më
parë, a ndoshta 25, s'më kujtohet mirë, kur u ndesha më këtë sentencë hyjnore
që m’u duk si kriptogram a fjalëkryq pa zgjidhje, bëra si bëra dhe pyeta ca me
takt që të mos dukesha nul fare.
-Çfarë do të
thotë VIP?
-Very Important
Person.
-Ç’a thu ore???
-Ja atë që thashë. Mos të duket pak.
-Demek... - bëra unë sikur kuptova.
-Ja atë që thashë. Mos të duket pak.
-Demek... - bëra unë sikur kuptova.
-Po ore po.
Ende s'po i bija në të. Se doja të isha i qartë deri në fund. Pa ekuivoke.
Ende s'po i bija në të. Se doja të isha i qartë deri në fund. Pa ekuivoke.
-Në shqip si përkthehet, mor aman, se unë kam bërë rusisht në shkollë?
-Person Shumë i
Rëndësishëm, or plak.
"Or plak". Hajde terminologji hajde. Ta mbushte shpirtin.
"Or plak". Hajde terminologji hajde. Ta mbushte shpirtin.
Ç’është e
vërteta në atë kohë isha djalë i ri, por më pëlqente ky zhargon urban. Më shumë
më pëlqente të më thërrisnin “profesor”. Më kishte qëlluar nja dy herë. Imagjino, 21 vjeç dhe "profesor". Se
ishte bërë dhe si punë modë, jo për gjë. Por ja që planet m’u prishën. Kishte
hyrë VIP-i në mes. Nga t'ia mbaje.
-Po cilët na
qenkan këta VIP-a?
-Si me ta
shpjegu unë ty: Elvis Presli, ose Majkëll Xhekson për shembull. Ose ndonjë
futbollist si Maradona.
-E çfarë kanë
këta për të qenë VIP-a?
-Shumë para,
shumë famë, shumë femra... domethënë të gjitha me “shumë”.
-Po ndonjë
tjetër, se sikur s’po më mbushet mendja?
-Kenedi...
-Ëhë... - u kujtova unë.
-Edhe Merilin Monro, e njeh?
Truri më punonte me xhiro të shpejta.
-Ëhë... - u kujtova unë.
-Edhe Merilin Monro, e njeh?
Truri më punonte me xhiro të shpejta.
-Asaj që i
ngrihej fustani përpjetë.
-Fiks.
-Edhe kjo ka
pasur shumë para?
-Nuk ia kam parë
llogarinë bankare, por sa për famë...
-E kuptova.
Ca vite më vonë
ia arrita të dëgjoja se edhe unë isha futur në radhën e VIP-ave.
-E Nardo, je bo
VIP fare, të pash mbrëmë në televizor.
Ia hodha, thashë
me vete. Po dola dhe nja dy-tre herë të tjera në ekran u vulos kjo punë. Sa u
mata ta ftoja tjetrin për një birrë, se më bëri goxha nder, u kujtova se nuk
kisha marrë rrogën prej dy muajsh. Një çikë ngushtë për të qenë VIP, por si të
gjithë, fillimet janë të vështira. Më pas do rregullohesha. U mjaftova me një
faleminderit dhe u justifikova se më duhet të shpejtoja për një takim të
rëndësishëm. Një ditë tjetër më erdhi një ftesë e papritur nga një tavolinë me
fytyra të njohura:
-Profesor Nardi,
eja ta pimë një kafe, apo ju VIP-at nuk uleni me ne Popullin e Thjeshtë.
Epo ky e
meritonte vërtet një birrë. Edhe “profesor” edhe “VIP”. Etiketim më të plotë
nuk kisha ku gjeja. U ula. Pagova dhe tavolinën se për shans, një nga rrogat e
vonuara ma kishin likuiduar ata të financës. Në fund të fundit VIP-it i takonte
të paguante e t’i linte ndonjë qindarkë bakshish edhe kamerierit.
Ujërat rrjedhin,
bashkë me kohën kuptohet. Formacioni i VIP-ave zgjerohej. Tani më duket se ka
shkuar në kufijtë e të pamundurës. Do kapërcejë dhe klonin me siguri.
Mizëri VIP-ash.
Këto ditë të
nxehta vere, aty në kafen e përditshme, i hedh ndonjë sy gazetave, ku më së
shumti gëlojnë faqet me bluetooth.... VIP-i në skenë me mikrofon në gojë.
VIP-ja në plazh me bikini. VIP-es i duket “zogu”. VIP-i me kallashnikov në dorë
e kobure në brez.
Këta janë VIP-a
o të keqen.
Inflacion.
-Pse ore kaq
shumë VIP-a kemi ne në Shqipëri?
Pyetja nuk
mbetet asnjëherë pa përgjigje.
-Vallahi-bilahi,
sa të dush kina. Nji ku ke 12 revista, të gjitha me surrate femnash. Të gjitha
VIP-e janë. Ça kujton ti?!
Ndalem të shoh
portretet e retushuara me kozmetikë e photoshop. Nuk dua të merrem me
thashetheme, por nuk duroj dot.
-Po kjo çne në
radhën e VIP-ave?
-Si ore “çne”,
ajo është hata fare, ta shohësh me brekë plazhi të ikën mendja fare. Jarebi ta
shohësh pa gjë fare...
-Ore para ca
vitesh, kjo dhe motrat e saj nuk ia dilnin në vishnin as brekë të zakonshme, se
ishin nja dhjetë frymë në shtëpi...
-E o derbardhë
mos u bëj trap dhe ti, këtu qëndron sekreti. Po dole një herë pa brekë ia hodhe
bythës. Ngjitesh në skenë dhe s’ka nevojë as të flasësh, e as të këndosh. Të
kap dhe kamera nga poshtë dhe tak-fak bëhesh VIP. Pastaj thuaj sa të duash ti:
s’kishte brekë të vishte.
-Ke të drejtë,
s’më kishte shkuar në mendje hiç... Pa brekë është dhe moda...
E ja kështu
vajti kjo punë.
-Hajde VIP
hajde, kishe nxjerrë një roman të ri më thanë.
Këtë herë nuk më
pëlqeu fare etiketimi.
-Po çne unë VIP,
edhe librin ma sponsorizuan se këto kohë jam pa punë, - ia kthej.
-Mos e vrit
mendjen shumë, kush nuk e merr në punë një VIP si ty...
-Rrofsh or mik.
Më lehtësove.
Ja, mendova me
vete, kësaj i thonë ta kapësh veten, e të jesh në një hap me Amerikën. Për djall m’u kujtua sërish Kenedi, Maradona, Elvis
Presli e Merilin Monro...
Postuar nga:
No comments:
Post a Comment