Nga Leonard Veizi
Ai
ishte aktor shumë dimensionalësh. Zotëronte batutën e humorit dhe dinte të
ishte po aq dramatik. Por dhe nëse di t’i besohej ndonjë rol tragjik, sigurisht
si do të përdorte të gjithë arsenalin e tij për t’u futur i gjithi nën lëkurën
e personazhit. Po aq njihej për zërin e tij të intonuar dhe veshin muzikor. E megjithëtë,
duke qenë se ishte aktor i Estradës së Tiranës, Vasillaq Vangjeli, më së shumti
është kujtuar si aktor i karakterit komik. E në këtë zhanër veç dhjetra
batutave të tij që qarkullojnë ende për të simbolizuar situatat të caktuara, ai
mbahet mënd një një parodist i jashtëzakonshëm interpretimin e të cilave i shoqëronte
duke i rënë vetë fizarmonikës...
...Vasillaq
Vangjeli u lind në 19 shkurt 1948. Nuk i kishte mbushur 64 vite kur u nda nga jeta më 26 shtator 2011. Dhe në një
moshë të tillë për çdo aktor thuhet se është në kulmin e pjekurisë. Vasillaq
Vangjeli nuk e pati fatin të ecte më tej për të na treguar më shumë vlera në
krijimin e personazheve të rinj. E megjithëse iku tepër shpejt, në 45 vitet e
jetës së tij skenike, Vasillaq Vangjeli ka luajtur mbi 100 role të ndryshme.
Dhe këto të shpërndara në teatër, kinema dhe estradë.
Studimet
Ajo
çfarë ishte më e çuditshmja në jetën e tij studentore kishte të bënte me faktin
se për artin Vasillaq Vangjeli do të linte në mes studimet e tij për mjekësi. Në
vitet 1973-1975 do të ndiqte Institutin e Lartë të Arteve për aktrim. Roli i
tij i parë në Teatrin Popullor ka qenë roli i një shoferi te drama
"Lezia". Ishte një dramë e Kiço Blushit me regji të Piro Manit, ku
flitej për një femër që vazhdonte kursin e shoferëve dhe problematikat që
shfaqte kjo iniciative për kohën. Pasi bëri një vit stazh në Teatrin Popullor, e
emëruan aktor të Estradë së Shtetit.
Bashkëkohësit
e tij kujtojnë se fillimet e tij në Estradë nuk ishin fort produktive, punonte
pa dëshirë, pa ndonjë vëmendje të madhe madje dhe bënte mungesa në punë. Por më
pas u lidh aq shumë me estradën, saqë skena e saj u bë vendi ku shpërfaqi me të
gjitha energjitë krijuese talentin dhe vlerat etike. Do të ishte pjesë e Estradës
së Shtetit apo Estradës së Tiranës, siç njihej ndryshe nga viti 1976 deri më 1
prill 2005, duke luajtur pothuaj në të gjitha premierat. Parodisti me shumë sqimë kulturore në
Estradën e Shtetit, kur ajo jepte deri në 280 çfaqe në vit dhe Vaso ishte pjesë
e rendësishme e saj si aktor dhe regjisor.
Prurjet e Vasillaq Vangjelit në Kinematografi
janë të shumta dhe cilësore, duke filluar nga “Tokë e përgjakur”, “Zonja nga
Qyteti”, “Ëndërr për një karrike”, “Dasma e shtyrë”, “Rrethimi i vogël”, etj., Kush
nuk e kujton batutën e tij në rolin e Koçit tek filmin “Zonja nga Qyteti”: “Unë jam ai, vij nga qyteti posaçërisht për
ju. Vij nga seksioni i Sofkës”.
Dhe
më pas vjen një tjetër rol. Si i dënuar me vdekje, Nebil Kaçaj, tek filmi
Radiostacioni do të shkëmbente këto pak fjalë me shkrimtarin Adrian i njohur si
neutral. “Ti e di se si më quajnë mua ata: kolaboracionist. Nuk kam kohë të
dergjem i pushkatuar me brinjët plot plumba në ndonjë kalldrëm. Ke dëgjuar për
terrorin e kuq: Terreur rouge, terreur blanche”. Roli i Vasillaq
Vangjelit në rolin e kolaboracionistit Nebil është episodik, por fuqia e
interpretimit tepër dramatike.
Dhe
po aq dramatik ishte Vasillaq Vangjeli në rorin e një oficeri të fashos tek
filmi “Lulëkuqet mbi mure” ku ka lëshuar batutën që u bë aq e njohur për
publikun: “Kush dëgjoi krisma, ti.., ti.., ti?”
Dhe
po aq batuta të spikatura ai ka tek filmi “Gjuetia e fundit”: “Nuk di ta tundë
dybekun kjo mor Sillo, joooo. Sillma t’ia mësoj unë”.
Aktor
tragjik-komik me cilësi të mëdha artistike, me intuitë të hollë e spontanitet
të admirueshëm Vasillaq Vangjeli pati një jetë skenike prej rreth 45 vitesh.
Vasillaq
Vangjeli mbetet një nga aktorët më të spikatur të humorit shqiptar. Ndërkohë ai
ishte po aq një aktor i shkëlqyer i dramës, i cilië nuk arriti ta shpërfaqte tërësisht
fuqinë e tij në këtë zhanër. Ndërkohë që rruga e tij ai aktor i mirëfilltë
dramatik mendohej se do të niste menjëherë pas përfundimit të Institutit të
Lart ëtë Arteve, ku diplomën e mbrojti me rolin e Jonuz Brugës tek drama
“Familja e peshkatarit”.
Vasillaq Vangjeli është vlerësuar me Medaljen
“Naim Frashëri” në vitin 1983, me Dekretin 6782, me motivacionin: “Është
dalluar për luajtjen e roleve në teatër, film dhe estradë, duke krijuar figura
artistike realiste me nivel të mirë.”
Ai është vlerësuar edhe me titullin “Mjeshtri i
Madh”, pas vdekjes, me dekretin 1043 datë 12.06. 2017 të Presidentit të
Republikës, me motivacionin: “Me mirënjohje të thellë shtetërore dhe vlerësim
të merituar për interpretimet e tij mbresëlënëse si aktor i rrallë dhe mjaft
original, duke mbetur i gdhëndur në kujtesën vlerësuese të publikut artdashës
shqiptar.”
Filmografia
Para nga qielli
(2009)
Piruet (2005)
Oreksi i madh
(1995)
Dashi pa brirë
(1993)
Gjuetia e fundit
(1992)
Mirela
(telekomedi) - (1988)
Kur ndahesh nga
shokët (1986)
Rrethimi i vogël
(1986)
Shoku ynë Tili
(1981)
Yjet mbi Drin
(1979)
Ne vinim nga lufta
(1979)
Zonja nga qyteti
(1976)
Tokë e përgjakur
(1976)
Pylli i lirisë
(1976)
Radiostacioni
(1979)
Lulekuqet mbi mure
(1976)
No comments:
Post a Comment