Intervistë me poetin dhe shkrimtarin
Petraq Risto. Puna me librin shqip dhe përkthimi i veprave në gjuhë të huaja.
Si po e përballon poeti situatën e pandemisë dhe karantinës
Nga Leonard Veizi
Jo në të gjitha rastet dimensioni gjeografik
luan rol në dimensionin letrar, por gjithsesi ai është fort i domosdoshëm për
një shkrimtar, pasi hapësirat e reja i japin më shumë mundësi fantazisë...
...Petraq Risto, poet e prozator njëherazi, e
vlerëson një udhëtim fluturues për të kaluar nga një tokë në tjetrën, për më
tepër nga një kontinent që quhet plakë, si Evropa, në një kontinent më të ri,
si Amerika. Dhe veç mundësisë për një krijimtari të begatë, kjo lëvizje e
kontrolluar, i ka dhënë atij dhe mundësi botimi në disa gjuhë të huaja, e në
disa shtete të ndryshme sigurisht. Gjatë një interviste ekskluzive për gazetëf
FJALA, poeti i njohur flet për letërsinë në kushtet e një krijimtarie të lirë
dhe për pandeminë, që na kufizon lëvizjen por jo lirinë e të menduarit:
-Prej vitesh jetoni mes Shqipërisë dhe Amerikës,
kjo e ka ç’ekuilibruar jetën tuaj letrare, apo vetë letërsia ka nevojë për
dimensione të reja gjeografike?
Në Amerikë shkela për herë të parë më 2003 kur erdha të shohë vajzën e madhe, Sidorelën, të cilën kisha pesë vite pa e takuar. Që atëherë kam botuar shumë libra, veçanërisht me poezi. Më tepër se gjysma e kësaj krijimtarie është shkruar në ShBA. Mendoj se kjo ka qenë periudha më prodhimtare dhe më cilësore për mua. Këtë fakt e ka theksuar dhe kritika jonë letrare dhe shumë personalitete shqiptare, por edhe të huaj. Gjatë kësaj periudhe botova librat poetik si “Lojë shahu në shekullin XXI”, “Engjëlli me virus H5N1”, “Udhëtar me pluhur ferri”, “Unë quhem Dje”, “Para-j-a?!” dhe tani së fundmi vëllimin “Ankimi i Luciferrit” etj. apo dhe disa romane, vëllime me tregime. Po kështu, poezitë e mia u publikuan në disa revista, antologji, almanakë, apo gazeta të huaja. Librat e mi poetik u botuan në Francë “Mjalti i varreve është i hidhur”; në Meksikë “Kujdestar i dallëndysheve”; në ShBA “Lojë shahu në shekullinXXI”; në Rumani “Gjuetia e kuajve të detit” dhe, para disa muajsh, po në Francë vëllimi “Njeriu me dritare në krah”. Gjithashtu, në ShBA publikova në spanjisht vëllimin “Oboe e dashurisë” dhe në rumanisht vëllimin “Gostia moderne e Shekspirit”.
Lëvizja, veçanërisht linja Shqipëri-ShBA, ka qenë një gjenerator i fuqishëm dhe ka çliruar për mua energji të shumta krijuese.
-Poet dhe prozator, në cilin nga shtratet ndiheni
më mirë?
Natyrisht, poet. Por edhe prozën e shkruaj si poet, qoftë nga gjetjet, qoftë nga trajtimi. Kam botuar tre romane dhe dy vëllime me tregime dhe thuajse të gjitha subjektet janë bërthama poetike, por me logjikën e prozës së realizmit magjik. Dhe tani jam në procesin e mbylljes së një romani që e kam nisur para shumë vitesh, vepër e cila është ‘ngjizur’ dhe po rritet në shtratin poetik, mbase një veçanësi e prozës sime.
-Dikur botues në Shqipëri, duke hedhur në treg
autorë të huaj, por edhe shqiptarë. Ishte stresuese, apo komode?
Botimi është ndërmarrje e vështirë, aq më tepër për një krijues që duhej të merrej vetë me të gjitha: gjetjen e librave, lidhjen e kontrateve me botues dhe autorë, parapërgatitjen e tyre (faqosjen, bërjen e kopertinave, etj.), me furnizmin e shtypshkronjës modeste me lëndën e parë, me tatimet dhe taksat, dhe, pas gjithë këtij volumi pune, të gjeje kohë e të merreshe me krijimtari cilësore! Por isha (dhe jam) një natyrë që e përballoja tensionin dhe punoja nën trysni. Ndaj, gjatë kësaj periudhe gati njëzetë vjeçare, shkruajta dhe botova më shumë se njëzetë e pesë libra, disa prej të cilave dhe në vende të ndryshme të botës.
-Sa kohë i kushtoni leximit të autorëve shqiptarë.
Në çfarë nivelesh është letërsia shqipe, 30 vjet pas daljes nga skema e socrealizmit?
Lexoj shumë. Përqëndrohem te letërsia e përkthyer dhe autorët e mëdhenj, disa prej të cilëve, nobelistë. Lexoj shumë edhe autorë shqiptarë. Shumicën e librave e tërheq nga biblioteka ime personale në Tiranë, ka libra që i porosisë dhe, në valixhet e familjarëve apo dhe të miat kur vijmë nga Shqipëria, ka thuajse vetëm libra. Disa libra mi përcjellin autorët, kryesisht miqtë e mi nëpërmjet internetit, në word apo PDF.
Përsa i takon letrave shqipe, mendoj se është në nivelin e letërsive të vendeve të tjera, por me pak përfaqësues seriozë. Dolëm nga skema e socrealizmit, por (veçanërsiht në vitet e para) kapërcyem (një sistem) dhe ramë në një grackë tjetër, duke e parë realitetin e ri me syzet e vjetra. Poeti i shquar rus, Jevtushenko, gjatë një bisede në Tiranë, ku isha dhe unë pjesëmarrës, u shpreh se “e kërkuam me ngulm lirinë, por kur ajo na u dha, nuk dinim çfarë të bënim me të”. Nuk është puna se vetëm nuk dinim, por shpesh (veçanërisht ne krijuesit shqiptarë) nuk u orientuam, nuk guxuam, ose kaluam në këndin tjetër (të Kohës), me të njëjtën kamera, për ta parë realitetin jo bardhë e zi, por… zi e bardhë! Dhe akoma më keq: disa për arsye të ndryshme (kryesisht përfitimi) u tërhoqën fare nga krijimtaria!
-Kam lexuar disa poezi tuajat shkruar në rininë
e hershme, dhe më bënë përshtypje motivet e veçanta e guximi krijues…
Qenë vitet e liberalizmit. Atëherë isha student. Moshë e artë, por edhe njëlloj lulëzimi që mendoje se do të vazhdonte kështu. Por nuk ndodhi. Erdhi Dimri. Shumë krijues shkrimtarë, piktorë, regjisorë, këngëtarë, etj. u dënuan me burgje apo internime, u çuan për riedukim, shumë libra u kthyen në kartonë. Ne që ishim ende të rinj u trembëm tej mase, u detyruam të ndiqnim “kultin e modeleve”, të kapnim “temën e madhe”, në një farë mënyre të mbijetonim. Kështu që krjimet e mia të adoleshencës, ajo frymë, ajo liri, madje, ndonjëherë, edhe ai shpirti rebel, do fillonin të shuheshin. Nëse do të mendohej një çast se ajo stinë pranvere do të zgjaste, kam bindjen se shumë talente të vërtetë do të kishin zhvillim tjetër dhe, mbase, edhe hierarkia letrare do të pësonte që atëherë ndryshime të dukshme. Kur hyri Demokracia isha 39 vjeç dhe menjëherë u riktheva në “stinën time”. Në ato vitet e para krijova poezi që tashmë kishin aromën e krjimeve të adoleshencës, lirizmin, rebelimin, poezi që i përmblodha në vëllimin e ri “Zgjohu princesha ime” (1995).
-A gjenden autorë shqiptarë në ndonjë librari
amerikane?
Mund të gjenden disa libra të Kadaresë te libraria “Barnes & Noble”. Mbase ka dhe autorë të tjerë. Por tani librat dhe autorët mund të kërkohen lehtë te gjiganti Amazon, ku gjenden dhe disa libra të mi në gjuhë të huaj dhe shqip.
-Situata “Covid”, si po e përjetoni në vendin ku
jetoni aktualisht? A mund të përbëjë ky precedent një motiv për të shkruar
në të ardhmen?
Situatë lufte. Jo me helmeta, por me maska. Shtetrrethim absurd. Armik i padukshëm. Teori konspirative. Vëllimin “Ankimi i Luciferrit” u bëra gati ta botoja në fund të vitit që shkoi, por pandemia globale “më detyroi” të mos nxitohesha. Kështu punova në muajt e izolimit dhe librit iu shtuan disa motive të reja, veçanërisht dy poemat “Lojë shahu nr.2 me Uitmanin” dhe “Ëikipandemi: Lakuriqë, Pangomil – taksi, Bufë, bunkerë dhe robotë humanoid”.
Në parathënien e shkurtër të këtij libri me të tjerave shënoj: “Çfarë kohe! Unë ‘amerikani i ri’ përpiqem të mësoj me qetësi se qenka normale të përshtatesh me anormalen edhe në një nga vendet më demokratike në botë! Kohë e përshtatshme për poezi, e mbarsur me paradokse, absurditete, por edhe me fenomene të reja që na kanë sjellë, në këto dy dekadat e fundit, zhvillimi marramendës i teknologjisë e veçanërisht i kibernetikës. Çfarë kohe!... Një karantinë globale! Krizë e thellë ekonomike, e ngjashme me krizën e viteve tridhjetë të shekullit të kaluar, që solli si rrjedhojë dhe Luftën e Dytë Botërore. Çfarë po ndodhë dhe çfarë pritet të ndodhë? Në këtë paragraf shtesë të një parathënieje dy faqesh, nuk mund të shprehem më gjatë. Më kujtohen thirrjet-vargje: “Djalli po vjen! Djalli po vjen!” në dy librat e mëparshëm “Unë quhem Dje” (2015) dhe “Para-j-sa?!” (2017), por edhe fragmente të poemës që i dha titullin librit “Ankimi i Luciferrit” ku (mbase rastësisht) grafika e zgjedhur prej kohësh për ballinë, paraqet kryeengjëllin Luciferr me krahë…lakuriqi(!)… Mbase rastësisht më 2006 vëllimin e titullova “Engjëlli me virus H5N1” (ishte virusi i shpendëve), më 2009 te vëllimi “Apo-ka-lypsi” dhe te poema me të njëjtin titull flitet poetikisht për krizën e rëndë të atyre viteve kur ishte përhapur virusi H1N1, apo Virusi i Derrit”.
Në kohë pandemie gjithnjë është shkruar. Ka një tension të madh dramatik dhe
tragjik që natyrshëm mund të përcillet dhe në letërsi.
-Gjuha shqipe. Si po ndikon letërsia sot në ruajtje
dhe zhvillimin e mëtejshëm të saj? Pas gati 50 vjet nga ratifikimi i Kongresit
të Drejtshkrimit, a ka nevojë për një rishikim të ri?
Letërsia e mirë gjithnjë ka ndihmuar dhe do ndihmoj në ruajtjen, zhvillimin dhe pasurimin e gjuhë shqipe. Një rishikim apo një freskim do ti bënte vetëm mirë, por me shumë kujdes dhe përgjegjësi. Me të duhet të merren vetëm akademikët, institucionet shkencore, specialistët e vërtetë, në hapësirën mbarë shqiptare.
-Çfarë po punoni së fundi, a jeni gati për një
botim të ri?
Unë punoj çdo ditë për letërsinë. Lexoj dhe shkruaj çdo ditë. Isha mësuar që shkruaja dhe në kafe, librari, biblioteka, por tani jam i ngujuar në shtëpi. Pas librit me poezi, po punoj në prozën e gjatë dhe shumë shpejt do publikoj romanin “Magjistari i rrugës 77”. Paralelisht synoj të botoj libra në anglisht në shtëpitë botuese amerikane dhe kam gati të përkthyer një vëllim me poezi të zgjedhura dhe romanin “Një grua me Urdhrin e Ujkut”. Kismet!- thonë detarët kur nisen në lundrim.
Nga Leonard Veizi
Në Amerikë shkela për herë të parë më 2003 kur erdha të shohë vajzën e madhe, Sidorelën, të cilën kisha pesë vite pa e takuar. Që atëherë kam botuar shumë libra, veçanërisht me poezi. Më tepër se gjysma e kësaj krijimtarie është shkruar në ShBA. Mendoj se kjo ka qenë periudha më prodhimtare dhe më cilësore për mua. Këtë fakt e ka theksuar dhe kritika jonë letrare dhe shumë personalitete shqiptare, por edhe të huaj. Gjatë kësaj periudhe botova librat poetik si “Lojë shahu në shekullin XXI”, “Engjëlli me virus H5N1”, “Udhëtar me pluhur ferri”, “Unë quhem Dje”, “Para-j-a?!” dhe tani së fundmi vëllimin “Ankimi i Luciferrit” etj. apo dhe disa romane, vëllime me tregime. Po kështu, poezitë e mia u publikuan në disa revista, antologji, almanakë, apo gazeta të huaja. Librat e mi poetik u botuan në Francë “Mjalti i varreve është i hidhur”; në Meksikë “Kujdestar i dallëndysheve”; në ShBA “Lojë shahu në shekullinXXI”; në Rumani “Gjuetia e kuajve të detit” dhe, para disa muajsh, po në Francë vëllimi “Njeriu me dritare në krah”. Gjithashtu, në ShBA publikova në spanjisht vëllimin “Oboe e dashurisë” dhe në rumanisht vëllimin “Gostia moderne e Shekspirit”.
Lëvizja, veçanërisht linja Shqipëri-ShBA, ka qenë një gjenerator i fuqishëm dhe ka çliruar për mua energji të shumta krijuese.
Natyrisht, poet. Por edhe prozën e shkruaj si poet, qoftë nga gjetjet, qoftë nga trajtimi. Kam botuar tre romane dhe dy vëllime me tregime dhe thuajse të gjitha subjektet janë bërthama poetike, por me logjikën e prozës së realizmit magjik. Dhe tani jam në procesin e mbylljes së një romani që e kam nisur para shumë vitesh, vepër e cila është ‘ngjizur’ dhe po rritet në shtratin poetik, mbase një veçanësi e prozës sime.
Botimi është ndërmarrje e vështirë, aq më tepër për një krijues që duhej të merrej vetë me të gjitha: gjetjen e librave, lidhjen e kontrateve me botues dhe autorë, parapërgatitjen e tyre (faqosjen, bërjen e kopertinave, etj.), me furnizmin e shtypshkronjës modeste me lëndën e parë, me tatimet dhe taksat, dhe, pas gjithë këtij volumi pune, të gjeje kohë e të merreshe me krijimtari cilësore! Por isha (dhe jam) një natyrë që e përballoja tensionin dhe punoja nën trysni. Ndaj, gjatë kësaj periudhe gati njëzetë vjeçare, shkruajta dhe botova më shumë se njëzetë e pesë libra, disa prej të cilave dhe në vende të ndryshme të botës.
Lexoj shumë. Përqëndrohem te letërsia e përkthyer dhe autorët e mëdhenj, disa prej të cilëve, nobelistë. Lexoj shumë edhe autorë shqiptarë. Shumicën e librave e tërheq nga biblioteka ime personale në Tiranë, ka libra që i porosisë dhe, në valixhet e familjarëve apo dhe të miat kur vijmë nga Shqipëria, ka thuajse vetëm libra. Disa libra mi përcjellin autorët, kryesisht miqtë e mi nëpërmjet internetit, në word apo PDF.
Përsa i takon letrave shqipe, mendoj se është në nivelin e letërsive të vendeve të tjera, por me pak përfaqësues seriozë. Dolëm nga skema e socrealizmit, por (veçanërsiht në vitet e para) kapërcyem (një sistem) dhe ramë në një grackë tjetër, duke e parë realitetin e ri me syzet e vjetra. Poeti i shquar rus, Jevtushenko, gjatë një bisede në Tiranë, ku isha dhe unë pjesëmarrës, u shpreh se “e kërkuam me ngulm lirinë, por kur ajo na u dha, nuk dinim çfarë të bënim me të”. Nuk është puna se vetëm nuk dinim, por shpesh (veçanërisht ne krijuesit shqiptarë) nuk u orientuam, nuk guxuam, ose kaluam në këndin tjetër (të Kohës), me të njëjtën kamera, për ta parë realitetin jo bardhë e zi, por… zi e bardhë! Dhe akoma më keq: disa për arsye të ndryshme (kryesisht përfitimi) u tërhoqën fare nga krijimtaria!
Qenë vitet e liberalizmit. Atëherë isha student. Moshë e artë, por edhe njëlloj lulëzimi që mendoje se do të vazhdonte kështu. Por nuk ndodhi. Erdhi Dimri. Shumë krijues shkrimtarë, piktorë, regjisorë, këngëtarë, etj. u dënuan me burgje apo internime, u çuan për riedukim, shumë libra u kthyen në kartonë. Ne që ishim ende të rinj u trembëm tej mase, u detyruam të ndiqnim “kultin e modeleve”, të kapnim “temën e madhe”, në një farë mënyre të mbijetonim. Kështu që krjimet e mia të adoleshencës, ajo frymë, ajo liri, madje, ndonjëherë, edhe ai shpirti rebel, do fillonin të shuheshin. Nëse do të mendohej një çast se ajo stinë pranvere do të zgjaste, kam bindjen se shumë talente të vërtetë do të kishin zhvillim tjetër dhe, mbase, edhe hierarkia letrare do të pësonte që atëherë ndryshime të dukshme. Kur hyri Demokracia isha 39 vjeç dhe menjëherë u riktheva në “stinën time”. Në ato vitet e para krijova poezi që tashmë kishin aromën e krjimeve të adoleshencës, lirizmin, rebelimin, poezi që i përmblodha në vëllimin e ri “Zgjohu princesha ime” (1995).
Mund të gjenden disa libra të Kadaresë te libraria “Barnes & Noble”. Mbase ka dhe autorë të tjerë. Por tani librat dhe autorët mund të kërkohen lehtë te gjiganti Amazon, ku gjenden dhe disa libra të mi në gjuhë të huaj dhe shqip.
Situatë lufte. Jo me helmeta, por me maska. Shtetrrethim absurd. Armik i padukshëm. Teori konspirative. Vëllimin “Ankimi i Luciferrit” u bëra gati ta botoja në fund të vitit që shkoi, por pandemia globale “më detyroi” të mos nxitohesha. Kështu punova në muajt e izolimit dhe librit iu shtuan disa motive të reja, veçanërisht dy poemat “Lojë shahu nr.2 me Uitmanin” dhe “Ëikipandemi: Lakuriqë, Pangomil – taksi, Bufë, bunkerë dhe robotë humanoid”.
Në parathënien e shkurtër të këtij libri me të tjerave shënoj: “Çfarë kohe! Unë ‘amerikani i ri’ përpiqem të mësoj me qetësi se qenka normale të përshtatesh me anormalen edhe në një nga vendet më demokratike në botë! Kohë e përshtatshme për poezi, e mbarsur me paradokse, absurditete, por edhe me fenomene të reja që na kanë sjellë, në këto dy dekadat e fundit, zhvillimi marramendës i teknologjisë e veçanërisht i kibernetikës. Çfarë kohe!... Një karantinë globale! Krizë e thellë ekonomike, e ngjashme me krizën e viteve tridhjetë të shekullit të kaluar, që solli si rrjedhojë dhe Luftën e Dytë Botërore. Çfarë po ndodhë dhe çfarë pritet të ndodhë? Në këtë paragraf shtesë të një parathënieje dy faqesh, nuk mund të shprehem më gjatë. Më kujtohen thirrjet-vargje: “Djalli po vjen! Djalli po vjen!” në dy librat e mëparshëm “Unë quhem Dje” (2015) dhe “Para-j-sa?!” (2017), por edhe fragmente të poemës që i dha titullin librit “Ankimi i Luciferrit” ku (mbase rastësisht) grafika e zgjedhur prej kohësh për ballinë, paraqet kryeengjëllin Luciferr me krahë…lakuriqi(!)… Mbase rastësisht më 2006 vëllimin e titullova “Engjëlli me virus H5N1” (ishte virusi i shpendëve), më 2009 te vëllimi “Apo-ka-lypsi” dhe te poema me të njëjtin titull flitet poetikisht për krizën e rëndë të atyre viteve kur ishte përhapur virusi H1N1, apo Virusi i Derrit”.
Letërsia e mirë gjithnjë ka ndihmuar dhe do ndihmoj në ruajtjen, zhvillimin dhe pasurimin e gjuhë shqipe. Një rishikim apo një freskim do ti bënte vetëm mirë, por me shumë kujdes dhe përgjegjësi. Me të duhet të merren vetëm akademikët, institucionet shkencore, specialistët e vërtetë, në hapësirën mbarë shqiptare.
Unë punoj çdo ditë për letërsinë. Lexoj dhe shkruaj çdo ditë. Isha mësuar që shkruaja dhe në kafe, librari, biblioteka, por tani jam i ngujuar në shtëpi. Pas librit me poezi, po punoj në prozën e gjatë dhe shumë shpejt do publikoj romanin “Magjistari i rrugës 77”. Paralelisht synoj të botoj libra në anglisht në shtëpitë botuese amerikane dhe kam gati të përkthyer një vëllim me poezi të zgjedhura dhe romanin “Një grua me Urdhrin e Ujkut”. Kismet!- thonë detarët kur nisen në lundrim.
No comments:
Post a Comment