|
Prezantimi i romanit “Rrënimi” në librarinë “Art’s” |
Paraditen e 3 gushtit 2018, mes një
atmosfere miqsh e dashamirës së librit, romani “Rrënimi” u prezantua në
mënyrë zyrtare, por krejt i lirë e pa protokoll. Prej këtij çasti “Rrënimi” ka
trajektoren e vetë orbitale, i pavarur nga autori.
Dhe meqenëse librit i takon të jetojë mes librave, ky prezantim u bë e munduar
në ambientet e librarisë “Art’s”, - dhe dashamirësisë së zonjës Arta Zeneli,
- librari e cila është çelur vetëm pak kohë më parë në Tiranë. Prezantimi u
moderua nga shkrimtari dhe studiuesi i njohur Behar Gjoka,
por pjesë e debatit u bënë gjithashtu dhe shkrimtarët po aq të njohur Agim Baçi eKliton
Nesturi, të cilët e kishin lexuar veprën paraprakisht.
|
Prezantimi i romanit “Rrënimi” në librarinë “Art’s” |
Romani “Rrënimi” është një botim i shtëpisë prestigjioze “Buzuku” me qendër në
Prishtinë e me president z. Abdullah Zeneli.
“Personazhe të një shoqërie në tranzicion. Ngarendje drejt parasë, karrierës, ëndrrave e realitetit jo gjithnjë nga ç’ofron zhvillimi i hovshëm. Një gjuhë përmasash epike.” Kështu do ta përkufizojë romanin “Rrëfimi”, që në kopertinën e tij, Abdullah Zeneli, presidenti i shtëpisë botuese prestigjioze “Buzuku” me zyrë në Prishtinë.
|
Leonard Veizi, Arta Zeneli dhe Behar Gjoka
|
|
Leonard Veizi e Orjona Tresa
“Personazhe të një shoqërie në tranzicion. Ngarendje drejt parasë, karrierës, ëndrrave e realitetit jo gjithnjë nga ç’ofron zhvillimi i hovshëm. Një gjuhë përmasash epike.” Kështu do ta përkufizojë romanin “Rrëfimi”, që në kopertinën e tij, Abdullah Zeneli, presidenti i shtëpisë botuese prestigjioze “Buzuku” me zyrë në Prishtinë.
|
|
|
Leonard Veizi e Agim Baçi
Leonard Veizi, 3 vjet pas suksesit të romanit “Lora” këtë herë vjen me një roman të ri prej 320 faqesh, të quajtur “Rrënimi”.
|
|
Leonard Veizi e Kliton Nesturi |
|
Leonard Veizi e Rezarta Reçi |
|
Leonard Veizi e Geverina Muzhaqi
|
No comments:
Post a Comment