Në qytetin e Elbasanit, atje ku festa e Ditës së Verës merr kuptim
Introduksioni
Zoti
na ruajt, sepse po të jetë për njerëzit, aha..., Covidi i merr përpara si delet.
Pse
do të thoni ju?
Pyetje
me vend. Por dhe kjo e ka një përgjigje.
Javëve
të fundit, Evropa ka shtrënguar masat anti-covid. Shqipëria, çka. Herë i liron,
herë i shtrëngon. Ose duket sikur i shtrëngon. Por priremi nga praktika më
liberale, pasi shtrëngimin e plotë e morëm si sot një vit më parë, kur dhe
frymë duhet të merrnin me leje nga E-Albania dhe nën prezencën e forcave të
armatosura që kishin dalë nëpër rrugët e Tiranës me makina të blinduara e
diagaç ku ishin montuar mitraloza 12.7-aç.
Kuptohet,
ashtu si dikur në histori, edhe tanimë vazhdojmë të jemi në kufi të perandorisë
dhe xhanset vijnë me vonesë deri nga kjo anë. Edhe vaksinat gjithashtu. Asgjë
nuk ka ndryshuar. Dhe ndërkohë që italianët po përpiqen t’i vënë kyçin Romës e
Milanos për festën e Pashkëve, ne e liruam ca zinxhirin për festën e Ditës së
Verës dhe e lamë të lirë Elbasanin. Domethënë, e kaluam me ca këshilla të
përgjithshme:
-Kujdes,
vendosni një maskë bezeje jo nga ato kirurgjikalet, lani duart me sapun
Rrogozhine, mos u puthni e mos u përqafoni me njëri-tjetrin, përdorni sa më
shumë alkool... për dezinfektim po për t’u bërë tapë, mos qëndroni më shumë se
10 veta në një tavolinë ku pihet birrë me fuçi e hahen pasha-qofte...
...urdhër
i komandaturës... mos ecni me duar në xhepa...
Dhe
dihet, kur zinxhiri lirohet të gjithë lëshohen.
Hajd
mo, futi një mendje të lehtë. Një herë vdes njeriu.
Uvertura
Megjithëse
buletini meterologjik kishte paralajmëruar për shi e bubullima, Dita e Verës
bëri vërtet një Ditë Vere. Dhe meqë Dita e Verës pretendohet se është një festë
pagane, por që qytetarinë e saj prej shumë e shumë kohësh e ka marrë Elbasani,
edhe fillimi i verës nuk mund të
festohet më mirë se në këtë qytet në mes të Shqipërisë.
Por
këto janë muhabete historianësh. Ne e kishim llafin te Dita e Verës.
Ç’është
e vërteta, sipas shkencës, pranvera nis të paktën në 22 mars. Kjo pasi në
hemisferën e veriut, baraznata e marsit, që ndodh më 20 apo 21 mars, është
baraznata e pranverës dhe që quhet: ekuinoksi i pranverës.
Terma
shkencorë.
Pikërisht
në 21 data, dita dhe nata janë të barabarta, secila nga 12 orë.
U
kuptuam më në fund.
Gjithsesi,
në Elbasan Dita e Verës ka një ritual të veçantë. Madje as nata e ndërrimit të
viteve, që jemi mësuar ta quajmë “Viti i Ri”, nuk e ka peshën e kësaj ngjarje.
Dhe në historinë e Elbasanit nuk mbahej mend që kjo ditë të mos ishte festuar
sipas të gjitha terbjeteve, përveç 14 marsit të vitit 2020, e cila nga një datë
me rreth të kuq është kthyer me rreth të zi.
E
ku ishte parë e dëgjuar që popullsia të mbahej brenda katër mureve të shtëpisë
duke i trembur me gogolin Covid, me Policinë e Shtetit dhe me një ligj që ta
fuste sa krahu, po t’i ngjisje virusin një tjetri. Por ligji të procedonte duke
ua bërë të ditur që sakën se nxirrje këmbën nga pragu i shtëpisë do shkoje me
duart e tua të 7 dritaret. Pa shpurë
shoqërimi.
14
marsin e vjetshëm elbasanasit e kapërcyen me vështirësi. Por kjo nuk do të thotë
që për shkak të Covidit e të pandemisë, karantina të bëhej rrugë. Këtë vit u
turrën bulevardit qendror të qytetit dhe u shtruan këmbëkryq në lulishten e
Parkut Rinia, pa e vrarë mendjen nëse virusi Covid ishte një rrezik eventual,
apo në ditën e 14 marsit, për shkak të qejfit të madh, edhe ai do ta bënte një
sy qorr e një vesh shurdh.
Por
kjo festa e 14 marsit e ka bishtin prapa, se andej nga fundi i muajit janë
“plakat” që të kujtojnë edhe një herë ditët e shkurtit, të ftohta por dhe me
borë ndonjëherë.
Këtë
shkurt edhe Elbasani u mbulua nga dëbora.
Duhet
më ba kujdes mer bab e me i hap sytë katër. Se atë që nuk ta bën Covidi ta
bëjnë “plakat”.
Epilogu
Ç’është
e vërteta, festë vërtetë, por dhe mileti ishte kujdesur fort për të qenë i
pakujdesshëm. Mungesë e theksuar maskash. Nëpër bar-kafe kishte shtesa
tavolinash, por nuk flitej për distancim social.
-Aman
o se një kafe e një gotë rakie po pimë. Nuk bahet nami për kaq gja!
Të
baftë mirë mer bab!
No comments:
Post a Comment