Kur
bie fjala për të ardhmen e vendit, për rritjen e prodhimit të brendshëm,
integrimin evropian, e ca më thellë se kaq, duhet t’i harrojmë vogëlsirat dhe
meskinitetin që na mbyt çdo ditë, e të ngrihemi mbi mbeturinat mikroborgjeze.
-Ç'do
të thotë mikroborgjez?
-Kjo
do të thotë se ti në trurin tënd.... ke miqësi me borgjezët.
OK.
Bëj autokritikë, edhe pse nuk po e marr vesh se ku është thembra e Akilit.
Te
zgjedhjet vëlla, te zgjedhjet. Jemi apo s’jemi patriotë?!
Aaa...,
mirë thua, më doli nga mendja. E çfarë duhet nga unë, që ta meritoj emrin e
patriotit deri në detaj? Karta e identitetit demek, numri i shasisë???
Jo,
thjeshtë ta dimë nga të ha tyta, majtas apo djathtas... Se po nuk e vajise
pushkën, plumbi të shkon qorr. M'u tek xhamet e shtëpisë së teto Sotiricës. Se
nuk ma merr mendja të jesh nga ata burra që t'i biesh drejt e në mes.
Përse
shërben e gjitha kjo?
Sepse
jemi futur në fushatën zgjedhore, e cila konkretizohet në kutinë e votimit.
Pra, duhet vajtur në votime, sepse do bëhet qeveria e re që do drejtojë vendin
drejt sukseseve akoma më të reja. Drejt prosperitetit. Do ngrihen rrogat dhe
pensionet ndërsa mjekësia do të vazhdojë të jetë falas.
Rroftë
qeveria!
Dhe
për këtë shkak madhor e të papërmbajtshëm pushon së funksionuari edhe fushata
epidemike.
Ku Sotiri e ku Shekspiri. Ku qeveria ku epidemia.
Ose
në rastin më të mirë do të bashkëjetojnë të dyja në të njëjtën fushë. Domethënë
bashkekzistencë paqësore. Ore në kohë të vështira kanë fjetur macja me miu bashkë.
Sa çudira mban kjo botë.
Se...
viktima do të ketë.
Luftë
e para. Luftë e dyta. Varet si e ndjen luftën. O do biesh dëshmor me flamurin e
partisë në dorë, o te shtrati i infektivit. Shkurt hesapi: O me ne, o me ata,
rrugë të mesme s’ka! Ne po dihet, mësimet bolshevike i kemi nën sqetull. Se dhe
orën e marksizmit e kishim si vulë noterie për të marrë të drejtën e studimit.
Pra, le të ishe mirë me notat, i shkëlqyer në shkencat ekzakte, e i formuar në
shkencat shoqërore, fillimisht duhet të ishe njeri politik.
U
përmbysën sistemet, Muri i Berlinit u bë për muze, por sloganet mbeten... në
mendjet e njerëzve sigurisht.
Partitë
kanë lëshuar motorët e fushatës. 1500 kuaj fuqi. Jo, shumë më tepër. Me kaq
tërhiqet vetëm një karrocë.
“Do
fitojmë apo jo? Po, po, po...”
Nëpër
kafene tifozllëku ka nisur tashmë. Të dhjefsha kampionatin botëror të
futbollit. Ehu, sa është rritur koeficienti i basteve se kush do fitojë
zgjedhjet. Edi apo Luli?
Po
Mona???
E
ç’na u bënë havale këta të LSI-së. Nuk lënë vend pa e fut hundën. Do marrin
kovidin, jo për gjë.
Gjithsesi
nuk duhet të qahemi. Njëfarë zhvillimi etik e kemi. Të paktën nuk ngjisim nëpër
cepa pallatesh e mure rrethues gjithfarë posterash me surretërit e kandidatëve,
si dikur traktet e luftës: I bëjmë thirrje gjithë popullit të ndershëm e
patriot... të votojnë për... Frontin.
E
mirë o mirë.
Vetëm
ata më të thekurit fare, ata që vazhdojnë të jetojnë si në vitet ’97-98, dhe
nuk e dinë ende se uji nga Bovilla ka zbritur në Tiranë, vazhdojnë të mbajnë
siglat e partisë tek xhami i pasmë i makinës. Por ata janë të pandreqshëm. E
kotë të harxhosh frymën në tentativë për t’u shpjeguar se gjërat kanë
ndryshuar, dhe se armiku tanimë nuk është kundërshtari politik por Covidi.
-Kush
është ky, kandidat i ri?
Po
të keqen, vetëm se është andej nga fundi.
Listat
janë afishuar tanimë. Ca u futën në lojë e ca dolën jashtë fushe. Qejfmbetjet
për një vend më përpara janë shoshitur. Kandidatët janë aty një më një për t’u
ndeshur.
Ja
sheshi, ja mejdani...
-Profesor
Zeno, thashë t’i përplasim brirët një herë... si ore unë të të kap te dyshi e
t’i të më marrësh lojën. Këtu të kam.
Mirë
juristët, biznesmenët dhe ekonomistët, po mjekët çfarë duan nëpër lista?
Eh
sikur të mos ishte kjo habia e njerëzve. Meqenëse jemi në luftë me armikun Covid e kam fjalën. Kësaj i thonë që gjenerali të lërë armatën, me pushkë pa
fishekë në vijën e zjarrit dhe vetë rehatohet në... mejhane.
-Demek
e lënkërke kuzhinën edhe shkuake më ndonjë zyrë...?
-Çne?
Kuzhina, kuzhinë e punët e tjera, punë të tjera. Pa duhet përgatitur dhe
diskutimi... Punë me telashe shumë.
Si
ka mundësi të ndodhi kjo, përderisa një mjek me punë shtetërore paradite e
private pasdite, fiton ku e ku më tepër se një deputet? Ç'i duhet një politika
një njeriu që ka bërë betimin e Hipokratit?! Pastaj mjekët na duhen. Ca na i
mori gjermani, ca na i merr politika.
Pikëpyetje
me shumë të panjohura.
Kështu
që i bie të shkojmë tek klinika e doktorit popullor Zeqo Pilafit, që në rininë
e tij kishte pasur profesionin fisnik të rojës.
Po
a na shëron dot ky lloj mjeku me lule mëllage e patkonj kali?
-Ç’thua
more, unë me këtë fener ndaloj trenin jo më heqjen e barkut.
Nejse,
puna e tyre. Gjithsecili ka hobet e veta.
Fushata
ka filluar tashmë. Propaganda do të vazhdojë edhe pse me maska në fytyrë. Nëse
zëri nuk dëgjohet mirë, në ndihmë vjen një portovoç.
Propaganda,
propaganda, propaganda. Tri herë propaganda.
Lum
si ata që merren me fjalë.
No comments:
Post a Comment