Të lexuarit në kohë pranvere është ndoshta
pika më e lartë e leximit në vendin tonë. Shumë thjeshtë, kohë më e freskët për
t’u ngjeshur me shikim e mendim pas librave, qofshin shkollor apo shkencor e
mbi të gjitha artistik. E kaluam ditën e librit 21 prillin si pa kuptuar dhe
ndërsa kisha në dorë disa libra, libri i shkrimtarit Leonard Veizi, me titull:
“Orgji në famullinë e at Ludovikut” më shtyu ta lexoj. Në fillim hezitova sepse
titulli do të më impononte ndonjë ngjarje kushedi se ku në kohë të largëta e me
shumë çështje albanologjike, për të cilën do të më duhej një kohë tejet e gjatë
për ta asimiluar.
Surprizë
guxim ekspresion ndjenjash, sinteza e semantikave dhe dikotomive të ndryshme,
por me shumë fenomene njerëzore, në një toponimi tepër të vogël të një qyteti
askund në Shqipëri. E ndërkalla veten t’i bëja krahasimin se me kë më ngjan ky
autor, por ishte e pamundur ta fiksoja midis Shekspirit, Dostojevskit,
Singerit, Kafkës e Kamysë, Hemingueit, Dan Braun, Cohelios dhe Markezit e shumë
të tjerë.
Të
duket një roman triller në cili e gjen në të gjithë botën, por edhe e zbulon
vetëdijen e literalitetit shqiptar që ka ecur si në ligjërim edhe në epërsinë
ideoemocionale, për faktin që ka një prerje modern, jo për t’i ngelur peng
ngjarjes, por për t’i zhbiruar anën psikologjike personazheve, gjë që përbën të
renë e këtij romancieri. “Një qytezë e vogël rrëfen ngjarje të mëdha”. Ta
thurësh narrativën sikur të jesh kriminel e here viktimë e tij, herë hetues e
herë prokuror e gjykatës i shpirtit njerëzor, nuk është e lehtë kërkon
mjeshtri, sepse edhe sikur kronologjikisht të jesh tepër i saktë, të hidhesh në
humnerat e pavetëdijes të shpirtit njerëzor janë të rrallë shkrimtarët e
suksesshëm.
Apriori
duket sikur qyteti mbikëqyret nga rrëfimi tek famullia e at Ludovikut, njeriu
të Zotit. Këtu shkrimtari na hap një portë të re në lëvrimin e një letërsie, ku
përfshihet edhe teologjia dhe psikanaliza dhe kriminologjia e herë e herë
mistifikimi i historisë.
Të
zhytur në rrëfimin e mëkateve nuk janë vetëm rrëfimtarët, por edhe at Ludoviku
një djalë i ri i mirëarsimuar për punët e zotit. Sentenca shumë e famshme –“Se
tek i gjalli gjendet edhe engjëlli edhe djalli” e përshkruan të gjithë
lajtmotivin e këtij romani. Perpjekjet e at Ludovikut për të qenë shërbëtor i
njerëzve si njeri i zotit janë titanike, e jepen plotë dinamikë dhe me shumë
emocion nga Veizi. Presioni psikologjik që duhet të përballoj at Ludoviku
përballë rrëfimeve krejt të paimagjinueshme të rrëfimtarëve, asnjëherë nuk e
dekurajojnë këtë bari të shpirtit njerëzor.
Koha
e shkëputjes nga feja në Shqipëri duket ka bërë të vetën. Lidhjet e brezave të
klerikëve dhe tronditjet e thella shoqërore që kanë pësuar njerëzit e këtij
qyteti padyshim kanë lënë pasoja. Ka shumë personazhe që të kujtojnë letërsinë
e Hygoit, Balzakut, Gëtes e Çehovit, Kalvinos, e kushedi sa të tjerë?
Në
një qytet që ka vetëm një rrugë për hyrje e dalje, një supermarket, e patjetër
një stacion policie dhe një qendër administrative. Të duket sikur famullia
përfaqëson qytetin dhe qyteti zmadhohet nga rrëfimet. Krijohet një simbiozë
komunikimi që ndoshta ia kalon edhe varësisë nga internet. Rivaliteti i të
vërtetës arrin majat. Njerëzit kanë nevojë të shfryjnë të zbrazen në kufijtë e
të pabesueshmes, duke besuar edhe gjërat më intime të jetës private, dashuri të
papërfunduara, krime, vrasje, përdhunime, inceste, lidhje jashtëmartesore tek
at Ludoviku që për shkak të betimit të tij është kasaforta shpirtërore e
qytetit. Në anën tjetër në antipod me at Ludovikun janë një punonjës policie
dhe një punonjës i Shërbimit sekret, janë pjesë e të njëjtës trase në kërkim të
së vërtetës me prova e në mënyrë ligjore. Diagrama e qëllimeve për të shkuar
tek e vërteta përshkruhet nga kurba që ngrihen lart në ekstrem, teksa fiton
rrëfimi tek famullitari i të gjithë personazheve dhe vjen duke u ulur deri afër
pikës së vdekjes, tek njerëzit e shtetit. Kjo tablo na jepet falë penës së
shkrimtarit Leonard Veizi. Kanë qëllime të kundërta shpesh personazhet në
kundërvëniet që na ka dhënë me përshkrimin e tij narratori. Veizi shpesh i
dredhon përshkrimit direkt për çdo personazh dhe e rimerr atë në kohë e situate
të tjera, ndoshta kjo teknikë hermenautike që të lexohet deri në faqen e fundit
të librit përbën edhe sekretin e tij. Ai ka ditur që ta ngrejë një qytet të
vogël në magjinë e një ngjarjeje të madhe botërore, kur fut në lojë një piktor
dhe një arkeolog e një historian, deri dhe Vatikanin të cilët peshojnë shumë në
legjendat urbane të kohës, por njëkohësisht shkrimtari trazon ujërat për
ruajtjen e identitetit kombëtar dhe rritet pesha e së vërtetës në nivel
shpirtëror e material. Kohezioni shpirtëror nuk ka kuptim pa idetë filozofike
dhe shkrimtari është treguar racional në orientimin e përplasjeve dhe përçimin
e tyre. Besoj sinqerisht që kjo është thembra e Akilit që vetëm një shkrimtar
me përvojë jetësore dhe erudicion të mjaftueshëm, mund ta kryejë këtë
sipërmarrje. Duket që këto atribute i ka Veizi, sepse ka shkruar tetë romane,
me tema të ndryshme e me ide emocionale të larmishme. Padyshim dhe përvoja mbi
30 vjeçare në gazetari e ndihmon për të prekur realitete jo të stisura. Ka
ditur që në këtë roman të përfshijë një galeri personazhesh që përfaqësojnë
shtresa të ndryshme shoqërore, kjo kërkon që për çdo personazh të kesh një
regjistër të caktuar fjalësh dhe teknikash letrare që krijojnë një imazh sa më
përfaqësues.
Tjetër
fenomen është konkurrenca e dukshme dhe e padukshme e dy institucioneve, atij
të policisë të përfaqësuar nga oficeri i policisë kriminale dhe atij të
shërbimeve sekrete të përfaqësuar nga oficeri i shërbimit të fshehtë, në kërkim
të së vërtetës. Tjetër fenomeni i antropologjisë së krimit tek personazhi i
Vikit me shokë. Ka shumë “pse” në këtë roman dhe Leonardi si shkrimtar ka
zgjedhur që lexuesi të lexoj e të perceptoi në mënyrën e tij. Dilema e dyshime
krijojnë pikën e vlimit në çdo rresht ku shfaqen personazhet dhe ti si lexues
bën pyetjen? Ku pse, a duhej kjo ngjarje apo ky motiv, nëse duhej a mos vallë
duhej një roman me disa vëllime? Ka intensitet psikologjik që hera herës
mungesa e vëmendjes të pështjellon ujdhesën e ngjarjeve dhe emocioneve. Një
detaj të të humbas duhet t’i rikthehesh sërish leximit, si psh “Ditari i at
Ludovikut” një enigmë që nuk u zgjidh kurrë.
Diateza
kishtare “Në emër të atit dhe të birit e të shpirtit shenjtë” ka metaforën e
fundit tragjik të famullisë, rri si një plumb i rëndë. Romane të tilla kanë
riskun o të shfaqen njëherë në 20 a 30 vjet, ose t’u vërsulesh në emër të
klikimeve dhe bujës - dmth debatit ose reklamës negative për të korrur sukses.
No comments:
Post a Comment