Nga Leonard Veizi
Viti 2023 ka qenë fort i trishtuar. Në ikjen e
tij të ditë pas ditshme ai mori me vete dhe një pjesë shpirtit artistik të
vendit. Por kujtesa artistike mbeti gjithsesi. Ajo nuk zhbëhet asnjëherë. Dhe
ikën nga bota e të gjallëve: Petraq Kolevica,Mimika Luca,Lutfi Hoxha,Vladimir
Prifti,Zef Deda e Mirush Kabashi. Padyshim, ka pasur dhe artistë të jetë që
kanë ikur bashkë me ta, por që për arsye objektive nuk janë pasqyruar në faqet
e të përditshmes “Fjala”.E megjithatë edhe ata i kanë dhënë vendit po aq art me
dashuri.
Petraq Kolevica
Petraq Kolevica
shkoi në amshim. Në 13 shkurt 2023, kur u nda nga jeta ishte 89 vjeç. Jetoi
mjaftueshëm për të bërë në jetë atë çfarë ishte më i aftë të bënte, dhe
pavarësisht peripecive, gjithmonë ia kishte dalë.Ishte arkitekt e inxhinier
ndërtimi, dhe po aq ishte poet. Por shumë më tepër reflektonte një qytetari të
pashembullt e mjaft fisnikëri.
Petraq Kovelica
ishte një avangardist në arkitekturë. Ka projektuar vepra të mahnitshme në një
Shqipëri të ngurtë, të cilat herë janë zbatuar në ndërtim e herë ka pasur
ndërhyrje që projekti të mos realizohej i plotë. Kjo do ta merrte në qafë.
Sepse në një vend të kuadratuar që rrekej të ndërtonte socializmin, nuk mund të
dilje nga rreshti. Ndaj dhe Petraqi do të vihej përballë burokratëve të
aparatit partiak shumë më tepër se atyre të aparatit shtetëror.
Petraq Koleviaca u
nis për në amshim. Ishte 89 vjeç. Jetoi mjaftueshëm për të bërë në jetë atë
çfarë ishte më i aftë të bënte, dhe pavarësisht peripecive, gjithmonë ia kishte
dalë. E megjithatë, si çdokush që ka jetuar në këtë botë, padyshim ai mori me vete
dhe pengjet e tij, që me siguri nuk ishin të pakta.
Vargjet do ta
shoqërojnë në botën e përtejshme. Sepse ndërtesat e ngritura prej tij nuk
lëvizin vendit.
Mimika Luca
Ajo do të mbahet
mend më së shumti si një aktore e roleve të buta. Dhe ndoshta më shumë se në
kinema, ajo ka mbetur në kujtesën e spektatorit me një kryerol në teatër. Ishte
motra Lajde e dajë Zenos dhe nëna e djalit Alber me gradë shkencore në fizikë.
Në vitet e saj më
të mira, ajo iu përkushtua thellësisht artit dramatik ku pati një sukses të
padiskutueshëm. Dhe për kritikën njihej si një aktore shumëdimensionale në
teatër ashtu edhe në kinematografi.
Në jetëshkrimin e
saj zyrtar thuhet se u lind në 24 dhjetor të vitit 1937 në Gjirokastër.
Interpretoi në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit, si balerinë, të paktën për një dekadë. Më vitin 1962 pranohet
aktore në Teatrin Popullor. Ka interpretuar rreth 30 role në 15 vjet. Por ka
interpretuar edhe në 12 filma artistikë. U martua me aktorin e shquar Ndrekë
Luca. Djali i tyre është Gjergj Luca, aktor e regjisor, por që prej shumë
vitesh më së shumti njihet si njeri i biznesit. Shkroi edhe disa drama, të cilat
u vunë në Teatrin Popullor, ku më e njohura është ajo me titullin “Drita”. Në
vitin 1977 fillon punë si pedagoge në Institutin e Lartë të Arteve.
Tanimë Mimika Luca
nuk është më mes nesh si njeri me staturë fizike. Sepse u ngjit në
panteon.Ekrani humbi kështu një tjetër ikonë të tij. Por në pelikulën e filmit,
gjithsesi do ta shohim në vazhdimësi. Ishte mëngjesi i 21 shkurtit të vitit
2023, kur u nda nga jeta dhe ajo vetë i kishte mbushur 85 vite. Por nuk do të
jetë vetëm në amshim. Sepse dhjetëra kolegë të saj kanë zënë vend tashmë në po
të njëjtin panteon. Dhe ata janë yje që shndrisin në përjetësi.
Lutfi Hoxha
Ai mbahet mend
mirë nga telespektatori shqiptar për shpullën që i dha Til arrakatit kur mendoi
se po vidhte paratë e shtëpisë për të luajtur bixhoz a për të blerë cigare.
Po aq mbahet mend
dhe si Musai i shtëpisë së të moshuarve “Lulet e Vjeshtës”
Ai është Lutfi
Hoxha, aktori emblematik i trupës së teatrit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit,
që në kujtesën time vjen dhe me një rol tjetër tek drama “Gërsheti i
Luftërave”, si një nga luftëtarët besnikë të çetës së Azem Galicës.
Por tanimë Lutfi
Hoxha nuk do të jetë mes të gjallësh. Sepse më 10 shtator 2023, në moshën
89-vjeçare zemra e tij pushoi së rrahuri.
Mbi 100 role në
teatër dhe afro 17 në kinematografi përbëjnë gamën e jetës së tij artistike.
Për kontributin e
tij në skenën e teatrit dhe sheshin e xhirimit Lutfi Hoxha ishte nderuar dhe me
titullin e lartë “ Mjeshtër i Madh”.
Ai tanimë nuk
jeton, por rolet e tij mund t’i shohim sa herë transmetohen nga televizionet
filmat shqiptarë. Dhe në këtë mënyrë Lutfi Hoxha ka gjetur përjetësinë, po aq
sa dhe aktorët e tjerë që kanë mbetur në kujtesën mbarëpopullore.
Vladimir Prifti
Në piedestalin e
krijimtarisë së tij padyshim është filmi emblemë “Udha e shkronjave”. Por në të
njëjtin pozicion, as më pak e aq më shumë është dhe filmi tjetër ikonë “Kush
vdes në këmbë”. Të dy këta filma mund të qëndrojnë lirshëm në majën e vendit të
parë, pa u ngushtuar aspak, madje duke i lënë hapësirën e plotë njëri-tjetrit.
Sepse të personfikoje Petro Luarasin me portretin e një aktori si Guljelm
Radoja ishte po aq e vështirë sa të personifikoje portretin e Theodhor
Haxhifilipi, apo i njohur ndryshe si Dhaskal Todri, me portretin e një tjetër
aktori si Sandër Prosi. Regjisori Vladimir Prifti ia ka arritur më së miri,
duke na lënë në pelikulë dy nga dëshmorët e parë të gjuhës shqipe.
Por Kinematografia
Shqiptare sot ndjehet më e varfër tanimë pa Vladimir Priftin. Sepse të dielën e
5 nëntorit 2023, në moshën 81-vjeçare, ai u nda nga jeta dhe nga vetë arti. Por
Vladimir Prifti ka lënë pas një pasuri të tërë, e cila do të vazhdojë të shkojë
si ushqim shpirtëror për brezat. Sepse gjithçka ka të bëjë me historinë ka
mbetur në bobina filmash të digjitalizuar dhe mund të shihen në çdo kohë, pa
pasur merakun e politizimeve dhe propagandës partiake, nga e cila nuk shpëtuan
shumë e shumë filma të tjerë.
Zef Deda
Në historinë e
teatrit shqiptar ka plot aktorë që kanë luajtur mjaftueshëm në skenë, por për
fatin e tyre të keq nuk u mbahet mend as personazhi dhe as ndonjë batutë.
Ndërsa ai do të kujtohet në vazhdimësi qoftë dhe se ishe aktori më i
përshtatshëm që mund të luante “kunatin e shokut Xhemal”. Dhe një prej batutave
emblemë të humorit shqiptar, – pjesë e materialit letrar të Paulin Selimit, –
është lëshuar prej tij kur në rolin e Lonit iu përgjigj pyetjes së kandidates
për vjehërr: Si e pini kafen? -Të mesme me pak, si shoku Xhemal.
Ashtu si dhe në
shumë raste të tjera, ikja e një aktori që ka lënë gjurmë të thella tek
spektatori, nuk arrin ta dimensionojë të gjithë aktin e vet tragjik. Sepse për
aktorin, më shumë se sa në të gjallë të tij flitet pas vdekjes, atëherë kur ai
nis të jetojë në një tjetër dimension. Kështu që ai mbetet sërish mes njerëzve
si një kujtim, që në tërësinë konceptuale ka më tepër vlerë se sa koha e
shkurtër që ai kalon mbi tokë fizikisht, me mish e kocka.
Kështu do të
ndodhë edhe me të. Sepse prej 24 nëntorit 2023 kur dha frymën e fundit, ai do
të jetë përjetësisht mes njerëzve si një aktor i gjallë e plot humor dinamik
edhe pse në fakt nuk jeton më.
Zef Deda iku
paqësisht nga kjo botë. Ishte 24 nëntor. Ai i kishte mbushur 73 vjeç. Nuk ishte
koha më e mirë për të ikur. Por meqenëse thuhet rëndom se kjo punë nuk ka
rradhë, edhe ai nuk e priti rradhën.
Mirush Kabashi
E kush nuk e mban
mend Makun, atë që zëvendësonte gratë në ndërmarrjen e grumbullimit, i cili nuk
arrinte t’ia merrte mirë dorën punëve, por që drejtor Miti e kishte mik, ndërsa
shef Nesimi i financave e quante “hiç njeri”.
E kush nuk e mban
mend Lithanin, asketin në ishullin e gjarpërinjve i cili helmoi piktorin Andrea
që zbukuronte kishat e kazasë, por që theu rregullat dhe u dënua nga Peshkopi
Athanas.
E kush nuk e mban
mend Zimon, pensionistin qejfli që la paratë me telefonatat e 0900-tës, e që
Semi, proletarja e shtëpisë së të moshuarve “Lulet e Vjeshtës” e quante: të
degjeneruar.
Por ai ishte dhe
mësues Nardi që i bënte presion zysh Norës që t’i rregullonte notat djalit të
Kristoforit, i cili ishte me pozitë në Komitet.
Dhe po aq ishte
sociologu Apostol, i cili vërtet nuk lëshonte receta dashurie për vajzën e tij
por nuk donte që ajo të martohej me një këngëtar.
Ndërkohë ai ka
interpretuar dhe një nga batutat emblemë të filmit shqiptar kur luante në rolin
e “mësju” Braushit, shokut të burgut të Besim Shkëmbit, që duhet të lante
borxhet e hajdutit Spahi:
Tanimë Mirush
Kabashi, ky aktor aq i dashur për publikun e me aq shumë klas, nuk do jetë më
mes të gjallëve. U largua fizikisht pas mesnatës së 5 dhjetorit të vitit 2023,
për të na lënë si trashëgimi në pelikulë gjithfarë karakteresh e personazhesh
të cilat ai i interpretoi me aq mjeshtëri. Ai ka në arsenalin e tij të paktën
100 role, nga të cilat 20 janë në kinematografi.
No comments:
Post a Comment