Leonard Veizi
Mirë
apo keq, viti me numër tek 2023 iku. Presim atë me numër çift 2024. Por si do
të jetë ai për shqiptarët?
E
mo rrotë, ku të shkon mendja, - iu drejtova vetes me superlativë. - Ti nuk di
ç’do bëhet me fatin tënd, e jo të marrësh vesh ç’fat do të kenë shqiptarët?!
Mirëpo
krimbi s’të lë. Sepse dhe fati i individit është i lidhur më atë të popullit,
që do të thotë se dhe fati im mbetet i lidhur pazgjidhshmërisht me fatin e
shqiptarëve. Fjala vjen, fati i keq i vendit të futet në luftë... Domosdo, do
më thërrasin nën armë. Një pushkë model 56 në sup, një vezme me fishekë dhe nja
tre a katër bomba dore në brez, kundragazin pas qafe dhe yxhym në front. Me pak
shans mbetesh dëshmor dhe nderon kombin e familjen.
Qoftë
larg lufta!
Por
si do jetë viti 2024 për shqiptarët? Jo për gjë, por që t’i dalim të keqes
përpara.
Pyetjes
time idiote kishin mirësinë që ca njerëz të mençur t’i përgjigjeshin: Shiko
horoskopin.
U
pataksa. “As për kaq gjë nuk të shkoi mendja?”
Mirëpo
del dikush tjetër dhe të lehtëson nga brerja e ndërgjegjes: Debil je ti të
merresh me budallallëqet e horoskopit? Drejtoju astrologjisë më mirë e do
marrësh përgjigje ekzakt.
Ja,
kjo është punë, më erdhi dhe pas midesë. Po si t’ia bëja, se kush e di sa e
kishin orën ata që shihnin yjet nga penxherja e dhomës së gjumit. Të thajnë
piten sot, sa t’u biesh në dorë.
Por
Zoti s’të lë pa risk. Kësaj radhe të vjen një këshillë tjetër, e qartë dhe e
kthjellët si kristali: Epo qenke merhum fare o derëzi. Pyet në internet se ta
jep xhevapin vetë. Nuk të vjen asnjë faturë.
Birinxhi.
U
futa me kokë si baldosa në thekër, drejt e në google. Studiova sa më dolën sytë
vendit dhe pas kësaj nxora nja dy përfundime të vlefshme: Viti 2024 do të jetë
për shqiptarët më i mirë nga ana ekonomike. Dhe këtë nuk e them unë, që nuk
marr vesh nga bilancet dhe prodhimi i brendshëm bruto. Këtë e thonë yjet. Dhe
yjet do të na favorizojnë ne si shqiptarë. Mjaft kemi vuajtur. Viti 2024 është
numri “8” që në numerologji do të thotë se është një numër që tërheq paranë.
-Punë ka për të gjithë. 10 franga e sipër
-Po daleni mo ta marrim vesh ç'thotë!
-Thotë se Italia e ka shtruar sofrën xhaxha, se
zotrote duhet të mbash lugën në brez.
-Lugën the?!
Po
pse viti 2024 mban numrin “tetë”?
Pyetje
një milion dollarëshe. Po që t’i fitosh këto para duhet dhënë një përgjigje.
Epo paska qenë e thjeshtë. Mjafton të mbledhësh numrat që shifrojnë vitin.
2+0+2+4=8
Ja
ku është i gjithë sekreti o t’u bëfsha! Nga një milion dollarë zbriti në 10
dollarë përgjigja.
Nejse.
Lek dhe suksese.
Të
keqen o Jupiter!
-Eeeee. Do të shqepemi me petulla, - ia thekën
ballistët e Selfo Qorrit, pasi i vodhën shoferit që transportonte armë, nja dy
thasë më miell e fishekë bashkë. E pas kësaj ia morën këngës:
Dhe flamuri kuq e
zi
Dhe kombi lart po
shkon
Shqiptarët për
Shqipëri
Ja të vdesim ja të
rrojmë!
Dhe
ne i kemi dhënë drejtim: do rrojmë e do gëzojmë! Për më tepër ku astrologjia
dhe vetë horoskopi të favorizon e të thotë se këtu do të dyndet leku. Po si e
qysh, e tek??? Për këtë yjet nuk jepnin ndonjë shpjegim sagllam.
Gjithsesi,
astrologjia të sqaron se në vitin 2024 planeti i Jupiterit futet në shenjën e
Demit... apo ka tranzit shenjën e Demit. Në vetvete, shenja e Demit përfaqëson
anën financiare, pra një shenjë që tërheq paranë. Kjo ka të bëjë me të qenët i
organizuar e me plane të mëdha. Kjo është ideja e Demit si shenjë.
Ndërkohë
numri “8” ka të bëjë dhe me rritjen në detyrë. Si dhe me manifestimin e ideve
që do të thotë: atë që manifeston atë do tërheqësh, ose ajo do të të vijë. Po
manifestove gjëra negative do të vijë e keqja.
Aman
o shqiptarë dema, mendoni pozitivisht që të shohim ndonjë ditë të bardhë.
Ndërkohë
në letrat “Tarot”, numri “8” i ashtuquajtur ndryshe “Strength” do të thotë:
fuqi. Kjo ka të bëjë me shenjën e Luanit. Këto dy shenja, pra Demi dhe Luani do
jenë në lojë në vitin 2024. Shenja jo shaka. Një Dem dhe një Luan. Kafshë të
rrezikshme boll. Por dhe me dinjitet. Do thoni ju, tek e fundit kafshë janë. Po
ja që kështu qenka e ndarë bota. Ec e mos beso po deshe!
Po
2023 që lamë pas tanimë?
2023
në numerologji mbahej si numri “7”. E thjeshtë dhe kjo. S’do mend e kalem
tanimë. Mjafton të mbledhësh shifrat e vitit. Dhe numri “7” ka të bëjë me
energjinë kur t’i ngujohesh në shtëpi dhe punon me veten: çfarë ke bërë në të
shkuarën, çfarë po bën në të tashmen e çfarë do të bësh në të ardhmen. “7” në
numerologji ka të bëjë me të mësuarit në çdo fushë të jetës. Ka të bëjë dhe me
të punuarit me veten. Por pa plane e projekte. D.m.th pasi kemi mësuar shumë
gjatë vitit 2023 që të hapen sytë për të kapur ndonjë lek gjatë vitit 2024.
Ja,
kaq e thjeshtë ishte.
Po
të jetë i saktë ky parashikim edhe për shqiptarët?
U
jallah!
Demek
do të shqepemi me petulla... nga “mielli i gjermanit”.
No comments:
Post a Comment