Nga Leonard Veizi
Fotot e shkrepura në çastin e duhur kanë bërë historinë e
botës moderne. Madje kanë ndikuar fuqishëm dhe në vendimmarje të mëdha
politike. Sepse është pikërisht njëfoto e bërë në çastin e duhur dhe e
publikuar aty ku duhet për ta bërë publikun të reagojë. Dhe nuk është çudi që
vazhdojnë ta bëjnë dhe sot, megjithë sofistikimin dhe hedhjen në treg të
gjithfarë vidiove që vërtetojnë katërcipërisht ndodhinë. Gjithsesi, po flasim
për vite më parë, kur fuqia e fotografisë, e një çasti të vetëm të bënte të
shkruaje gjithë historinë. Ndaj sentenca “Një foto, sa një mijë fjalë”, nuk është
vetëm një slogan. Ditët e Luftrave Botërore kanë sjellë histori të panumërta
njerëzore, të cilat janë shoqëruar edhe nga foto që kanë bërë xhiron e botës.
Përqafimet e ndarjes mes ushtarëve që shkonin në front dhe të dashurave, të
fejuarave ose grave, gjithashtu janë shumë mbresëlënëse. E po ashtu janë dhe imazhet
e pas mbarimit të luftës, kur ushtarët ktheheshin pranë familjarëve të tyre.
Foto-kujtesë për 8 milionë kuaj
të vrarë
Kjo foto tani konsiderohet edhe si art konceptual, ndaj është përfshirë në katalogët e artit modern. Lufta e Parë Botërore, apo siç njihet ndryshe, “Lufta e Madhe” ishte lufta që përfshiu pothuajse të gjithë botën, nga viti 1914 deri në vitin 1918. E paparë ndonjëherë në historinë e njerëzimit, gjatë 52 muajve, Lufta e Madhe përfundoi me humbjen 20 milionë jetëve. Në një farë kuptimi, Lufta e Madhe ishte një luftë e modës së vjetër: gjermanët mobilizuan 715 mijë kuaj, ndërsa austriakët 600 mijë. Ushtria britanike ishte më e mekanizuara, por sërish kishte nevojë për kuaj dhe kjo kërkesë u rrit vetëm kur lufta përparoi. Në vitin 1918, ushtarët amerikanë përpunuan një set fantastik fotografik, për të nderuar miliona e miliona ekuipazhe që luftuan dhe dhanë jetën gjatë Luftës së Madhe. Kjo foto tregon 650 ushtarë të rreshtuar në formën e një koke kali, që paraqet një lloj solidarizimi për kuajt e vrarë gjatë kësaj lufte. Fotografia në fjalë, u kushtohet 8 milionë kuajve të vrarë në Luftën e Parë Botërore. Ata vuajtën në kushte të tmerrshme dhe u vranë në vijat e para nga zjarri i armëve dhe sulmet me gaz. Kuajt ndihmuan në transportin e ushqimit, ujit, municionit dhe medikamenteve në distanca të gjata e terrene të ashpra. Trimëria e tyre frymëzoi librin “Kali i luftës”, shkruar nga Michael Morpurgo, i cili më vonë u përshtat në një film me të njëjtin titull të regjisorit Steven Spielberg. Secili nga ushtarët e fotos, humbi kalin e tij në Luftën e Madhe. Në këtë mënyrë ushtarët falënderuan kuajt me sloganin: “Nuk janë vetëm ushtarët që luftojnë për vendin e tyre”. Fotografia bardh e zi besohet se është shkrepur nga oficerët e Departamentit nr.326 në Camp Cody, New Mexico.
“Babi më prit edhe mua”
“Babi, më prit edhe mua” – është fotoja ikonë e shkrepur nga Claude P. Dettloff, më 1 tetor 1940 që njihet dhe si një prej 10 fotografive më të mira të vitit 1940. Me historinë e saj fotoja pushtoi faqet e gazetave më të mëdha të Perëndimit. Të shtunën e 26 gushtit 1939, Hitleri kërcënoi Poloninë. Më 10 shtator 1939, Parlamenti i Kanadasë i shpalli luftë Rajhut Gjerman. Njësi ushtarake u dërguan në Mbretërinë e Bashkuar. Regjimenti i Kolumbisë Britanike u la prapa në bregun perëndimor dhe pas disa muajsh stërvitjeje, më 1 tetor 1940 u urdhërua të marshonte në Neë Ëestminster për të kapur anijen “SS Joan”, e cila do ta çonte në një destinacion sekret. Duke zbritur në Rrugën e Tetë, në New Westminster, fotografi amerikan Claude P. Dettloff i gazetës “The Province” u pozicionua për të fotografuar të gjithë kolonën. Në pozicion ai pa një djalë të vogël që u shkëput nga dora e nënës së tij. “Më prisni dhe mua”, bërtiste vogëlushi, 5-vjeçari Warren “Whitey” Bernard duke shkuar drejt të ati, një nga ushtarët e regjimentit. Fotografia e kapur nga Dettloff bëri bujë në gjithë botën. Ajo u ekspozua në çdo shkollë të British Columbia. Fotografia u zgjodh nga “Associated Press” dhe më pas nga revista “Life”. Kjo ndodhi në vitin 1940, përpara se SHBA-ja të përfshihej në luftë. Në këtë mënyrë publikut amerikan iu ofrua diçka impresionuese, që të mund të shihte se ushtarët kanadezë po shkonin drejt frontit të luftës. Pas përfundimit të Luftës së Dytë fotografia u harrua. Ajo nisi të rishfaqej në mesin e viteve ’60, dhe shpesh përmendej në kontekstin e fotove më të njohura të Kanadasë. Ekziston edhe një koleksion pullash që e paraqet këtë çast, si dhe një monedhë prej 2 dollarësh kanadezë. Claude P. Detloff ishte një fotograf amerikan që fitoi famë për foton me diçiturën “Wait for Me, Daddy”. Kur Jack Bernard u kthye në shtëpi, Dettloff ishte aty për të fotografuar çastin e ribashkimit të familjes. Por ky ribashkim nuk ishte i përhershëm, pasi Jack dhe bashkëshortja e tij Bernice Bernard u divorcuan tri vite më vonë. Sidoqoftë, fotografia e djaloshit 5-vjeçar u bë pjesë e historisë.
Djaloshi japonez me vëllanë e vdekur mbi supe
Fotoja rrëqethëse dokumenton rrënojat që sjell lufta. Një djalë ka çuar vëllain e tij të vdekur në një pikë djegieje në Nagasaki. Fotoja është realizuar nga fotografi amerikan Joe O’ Donnell. Joe ishte kontaktuar nga Ushtria Amerikane për të dokumentuar dëmet e shkaktuara nga bombardimi atomik i Hiroshimës dhe Nagasakit, menjëherë pas dorëzimit të Japonisë.
Postimet e ndryshme në rrjetet sociale pohuan: Në Japoni, gjatë luftës, ky djalë mbante në shpinë vëllain e tij të vdekur, për ta varrosur. Një ushtar e vuri re dhe i kërkoi që ai ta hidhte këtë fëmijë të vdekur që të mos lodhej. Dhe mori këtë përgjigje: “Ai nuk është i rëndë, ai është vëllai im!” Ushtari e kuptoi dhe shpërtheu në lot. Që atëherë, ky imazh është bërë një simbol i unitetit në Japoni”. Një kërkim i kundërt i imazhit të fotografisë çoi në tregime të ndryshme të së njëjtës histori. Kështu që bashkëbisedimi u konsiderua i rremë. Fotoja u bë e njohur në internet pasi u raportua se u shpërnda nga Papa Françesku më 30 dhjetor 2017. Sipas mediave ndërkombëtare, të cilat e publikuan atë më 1 janar 2018, fotografia i ishte bashkangjitur një kartoline nga Kreu i Kishës Katolike titulluar "Fryti i luftës".
Marinari puth infermieren
Kjo është një foto-simbol e ndjenjave të brishta pas një ngjarje të fortë siç ishte lufta. Pikërisht në kohë luftërash dashuria bëhet më e ndjeshme. Meshkujt mobilizohen, shkojnë në front dhe nuk dihet në kthehen më në shtëpitë tyre. Marinari që puthet me një infermiere në Times Square të New York-ut është fotoja ikonike e 14 gusht të vitit 1945 që simbolizon fundin e Luftës së Dytë Botërore. Ishte pikërisht dita e njohur si “VJ-Day”, kur Japonia iu dorëzua aleatëve dhe njerëzit u derdhën në rrugët e qytetit të Nju Jorkut për të festuar lajmin. Fotoja njihet me emrin “Kissing Sailor”
Marinari quhej George Mendosa dhe vajza ishte Greta Zimmer Friedman. Kjo puthje u fiksua në kohë nga fotografi Alfred Eisenstaedt. Një fotograf tjetër, Victor Jorgensen, i cili ishte i Marinës, ka kapur gjithashtu këtë çast në një foto të ngjashme.
Fotografia u botua për herë të parë në revistën “Life” në vitin 1945.
Greta Zimmer Friedman vdiq në vitin 2016, në moshën 92-vjeçare. Ndërsa George Mendosa vdiq 17 shkurt 2019, në moshën 95-vjeçare, dy ditë para ditëlindjes së 96-të.
Fotografitë e rralla të kohës së luftës tregojnë një kënd tjetër, atë që dashuria gjithmonë do ta gjejë një mënyrë për t’u shfaqur bindshëm, dhe ndoshta një histori të ngjashme nuk do ta gjeni dot në asnjë libër.
Vajza vietnameze e djegur nga
napalmi
Një vajzë e zhveshur dhe fëmijë të tjerë që ikin nga një goditje me napalm në Luftën e Vietnamit është imazhi më i fuqishëm i lajmeve të 50 viteve të fundit. Në një sondazh të kryer nga kanali televiziv amerikan “History”, fotografia fituese e çmimit të fotografit vietnamezo amerikan Nick Ut "Terrori i Luftës" kryesoi listën e fotografive që ndryshuan botën. Fotografia e shkrepur më 8 qershor 1972, fitoi çmimin Pulitzer për Fotografinë Spot News dhe World Press Photo of the Year në 1973. Ajo kapi 9-vjeçaren Phan Thi Kim Phuc dhe fëmijë të tjerë të tmerruar duke vrapuar në një rrugë pranë distriktit Trang Bang në provincën juglindore të Tay Ninh, pasi një aeroplan vietnamezo jugor, ngatërroi destinacionin dhe hodhi napalm mbi trupat dhe civilët e Vietnamit të Jugut. Fotografi i Associated Press bëri fotografinë pasi Phuc i kishte grisur rrobat e saj që digjeshin ndërsa ikte dhe thërriste: "shumë nxehtë, shumë nxehtë". Fëmijë të tjerë të pranishëm në vendngjarje ishin dy vëllezërit më të vegjël dhe dy kushërinjtë e Phuc. Pas goditjes, Nick Ut, i cili ishte 21 vjeç në atë kohë, i çoi fëmijët në spitalin Barsky në Saigon, duke i shpëtuar jetën vajzës.
“Doja ta ndaloja këtë luftë, e urreja luftën. Vëllai im më tha shpresoj që një ditë të kesh një foto për të ndalur luftën”, u shpreh më pas Nick Ut
Vazhdon të thuhet se fotografia e Nick Ut është një nga fotografitë më të paharrueshme të shekullit të 20-të.

No comments:
Post a Comment