Myslym Qefalia |
EDICIONI "FAMILJET TIRANASE"
nga Leonard VEIZI
“Si je mik”. Këto
janë fjalët e para me të cilën më pret në hyrje të shtëpisë së tij të mëdha,
ende pa e ditur qëllimin e vizitës. Nuk është nevoja të ndruhesh për t’u futur
brenda dhe as të heqësh këpucët, por mund të shkelësh drejt e në tapetin e
butë, pastaj të shtriqesh mbi kanapen e gjerë dhe sigurisht për t’u rehatuar
pak nga rruga mund të pish raki fshati ose uiski skocez. Dhe vetëm pasi e ka
kuptuar se je çlodhur mjaftueshëm, si i zoti i shtëpisë të pyet se, ç’hall ke?
Një gjë të tillë ai e ka bërë me vite. Është takuar me gjithfarë njerëzish, ka dëgjuar
gjithfarë hallesh e ka ndihmuar shumë prej tyre. Veç këtë herë nuk ka të bëjë
me një kalimtar të rastit që ka mbetur ngushtë dhe as me ndonjë hallexhi që
kërkon ndihmën e tij, por me një gazetar, i cili është në gjurmët e familjeve
të mëdha, pjesë e edicionin “Familjet Tiranase”, që gazeta “Telegraf” e ka
hapur prej shumë kohësh. Pasi është çliruar dhe nga ky ngërç fillestar, të
prezanton me pjesëtarët e tjetër të familjes, bashkëshorten Sherife, djemtë e
nipërit që ndodhen për rastësi në shtëpinë e tij. Me një gjatësi të mjaftueshme
e me një trup fort të ngjeshur, ai nuk të jep aspak të kuptosh se vetëm pak
ditë më pas do të festojë 78-vjetorin. Në një ditë si kjo, me siguri familja e
tij e madhe do mblidhet rishtaz për t’i uruar edhe një herë: “Gëzuar
ditëlindjen”. Ndërsa ai vazhdon të jetë po i njëjti, si 30, 40 apo 50 vite më
parë, bujar e mikpritës, njeri që kërkon të marri nga jeta gjithçka të mirë të
saj, dhe po gjithçka të mirë që ajo i jep të mos e mbajë për vete, por ta ndajë
me këdo të jetë e mundshme.
Nëse doje të pije një kafe “për kokë të kafesë” nuk duhet
të uleshe në katin e tretë tek Pallati i Kulturës, as te “Flora” e rrugës së
Durrësit, por të udhëtoje ca, të lije pas “Kafen e Remës” tek “Rrapi i
Trishit”, për të shkuar pak minuta më larg, në Shtish Tufinë, atje ku
mbretëronte gjerësisht emri i Myslymit, ose siç e njohin të gjithë Lym Qefalia.
Dhe dyqani i Lymit, nuk ishte vetëm për ata që u binte rruga të kalonin andej,
por dhe për ata që niseshin kasten nga Tirana, për të mirë një kafe nga dora e
tij. Këtu bënin pjesë dhe të ushtarakët madhorë të Korpusit të Tiranës njësitë
e të cilit shtriheshin gjerësisht në këtë pjesë të kryeqytetit. Por jo vetëm
kaq, ai është pinjoll i familjes së njohur Qefalia të rrethinave të Tiranës,
familje e madhe e me shumë tradita. Gjatë intervistës së tij për “Telegraf”,
Myslym Qefelia na jep shumë të dhëna mbi familjen e tij.
Që në cilat kohë
njihet mbiemri Qefalia?
Familja jonë është shumë e hershme dhe brez pas brezi ne
kemi qenë në këtë pjesë të Tiranës që quhet Shtish Tufinë. Unë vet kam lindur
në 8 maj të vitit 1932. Madje meqenëse kam qenë djalë i vetëm me dy motra,
babai im, Xhemal Qefalia e gdhendi ditën e lindjes time në oxhakun e shtëpisë.
Babai kishte dëshirë të kishte një familje të madhe, dhe po këtë dëshirë kishte
edhe për mua. Dhe unë të madhe e bëra shtëpinë, me 5 djem edhe 2 vajza. Kështu
fisi Qefalia është zgjeruar mjaft tanimë.
A ka qenë e pasur
familja juaj?
Mendohej që familja jonë ishte më e pasura e zonës. Por
si për të gjithë edhe ne na u sekuestrua shumë pasuri në vitet e komunizmit.
Një pjesë të tokave tona i mori ushtria për nevojat e saj dhe një pjesë tjetër
u ndërtuan varrezat e Shtish Tufinës, pasi u prishën ato të “Varrit të Bamit”
në Tiranë.
Ju u shpronësuat
për arsye politike?
Jo absolutisht. Shpronësimet kishin të bënin me politikën
që ndiqte regjimi komunist. Familja jonë ishte e lidhur me Lëvizjen
Antifashiste Nacionalçlirimtare. Babai im Xhemali, e ktheu shtëpinë në spitalin
partizan të krejt zonës. E kush nuk ka ardhur në tek ne: Myslym Peza, Beqir
Balluku, Lym Keta etj..
Çfarë pune keni
bërë deri në vitet pas Luftës?
Fillimisht jam marrë me bujqësi, por më pas kalova në
gurore si normist e magazinier. Pastaj u riktheva në kooperativë ku deri në
vitet ‘70 kam pasur detyra të ndryshme si llogaritar, sekretar rinie e kryetar
fronti. Por katër herë më radhë, për 16 vjet rresht jam zgjedhur edhe Kryetar i
Këshillit Popullor. Gjatë kësaj kohe jam munduar të zgjidh shumë nga problemet
që kishin njerëzit e zonës time.
Po mbas viteve ‘70
si do të ecte jeta juaj?
Më pas iu kushtova sektorit të tregtisë. Në një hangar të
vjetër në qendër të fshatit, u ndërtua një furrë buke, ndërsa gjysmën tjetër
unë e rregullova në një dyqan të thjeshtë. Fillimisht kafenë e piqja në tangar,
sepse nuk kishte ekspres, dhe furnizimi çalonte. Por isha optimist dhe u rrija
të koka shokëve të drejtorisë së tregtisë. Dhe arrita të bëja një dyqan model.
Shpirti i tregtisë
është trashëguar nga fëmijët?
Patjetër. Dy nga djemtë e mi kanë qenë të suksesshëm në
bizneset e tyre, madje kanë ngritur një edhe hotel “Dajti Park”.
Ndërkohë njëri nga
djemtë tuaj, Xhemali, është në listat e kandidatëve për deputet? Si ju duket
fakti që një prej trashëgimtarëve po i kalon politikës?
Unë vetë kam shumë miq politikanë, por asnjëherë nuk kap
pëlqyer të jem pjesë e politikës. Ndërsa djemtë kanë rrugën e tyre. Xhemali
është jurist i zoti, ka një profesion të mirë. Por mua do të më pëlqente që ai
si djalë i kësaj zone të përfaqësonte interesat e njerëzve në Kuvendin e
Shqipërisë. Dikur, dhe unë kam zgjidhur shumë halle të popullit si Kryetar i
Këshillit. Shpresoj që një gjë të tillë të bëjë dhe im bir. Ne e kemi në
traditë familjare mirësinë, bujarinë dhe dëshirën për ta ndihmuar tjetrin.
Cilat janë
miqësitë e vjetra të familjes Qefalia?
Ne kemi pasur shumë miq në të gjithë zonën, por mund të
përmend miqësitë me familjet e mëdha si Tafai, Topi, Bogdani, Rreli, Maçi,
Demneri, Tufina, Sahatçiu, Mulleti, Dashi, Reçi, por dhe me fisin e Dukajve e
ata të Shtëpanëve nga Shëngjergji, familjen Kuka që kanë qenë në Zall-Bastar
etj, që ndoshta s’po më kujtohet.
Myslym Qefalia me veshje popullore të Tiranës |
Si ka evoluar
Shish-Tufina në vite. Cilët janë njerëzit që e kanë banuar atë?
Tufina njihet për popullsi autoktone. Tironsa denbabaden.
Pas lufte të pakta kanë qenë familjet e ardhura, si familjet e Mexhit Kukës apo
të Faik Kullës, por pas viteve ‘90 ka shumë të ardhur, pjesa më e madhe nga
veriu i Shqipërisë.
A shkoni mirë me
të ardhurit?
Madje shumë mirë. Ne s’kemi pasur as fërkime e as
konflikte me ta. I kemi mirëpritur dhe na kanë nderuar.
Ju personalisht
morët iniciativën për të rindërtuar xhaminë e fshatit...?
Realisht zona jonë është shumë fetare. Edhe pse nga viti
1967 deri në 1990 u ndalua feja, të gjitha ritet, zakonet e festat fetare
mbaheshin nga banorët e Shtish Tufinës. Madje edhe muaji i ramazanit
respektohej. Me demokracinë unë isha me kontingjentin e parë të shqiptarëve që
shkuam në Arabinë Saudite, në Mekë. Por xhamia e fshatit tonë, ishte kthyer në
një magazinë ushtrie dhe ishte amortizuar fare. Atëherë mendova ta rindërtoja
nga fillimi. Kisha ca para të bëra me tregti të ndershme dhe mendova kështu do
të ishte më e mira, t’i shpenzoja për t’u bërë një dhuratë gjithë njerëzve të
zonës, që të kenë ku t’i falen perëndisë.
MIKU I TË GJITHËVE
Si mblidheshin
krerët tek “Kafja e Lymit”
Deri atje, merrte rrugën për të shkuar dhe Ndue Marashi,
ish kryetari i Komitetit Ekzekutiv të Tiranës, Bejto Isufi, ish -Komandanti i
Grupimit, Fadil Lami, ish -Sekretari i Parë i Rajonit 4, e shumë të tjerë. Por
ishin ndalur e kishin pirë kafe nga dora e tij dhe njerëz të fuqishëm të kohës,
Beqir Balluku e Abdyll Këllezi. Megjithatë instalimi i korpusit të Tiranës në
Tufinë, e bënë dyqanin e Lymit pikën më nevralgjike në zonë. Dhe në këtë dyqan
nuk mungonte asgjë. Por dhe nëse mungonte, Lymi me miqtë e tij të tregtisë
Fadil Kurti e Ymer Shtishi e siguronin me të shpejtë. Dhe kështu klientët e
Remës nuk nguronin të bënin ca rrugë më tepër për të shkuar tek Lymi, gojëmbël
e bujar, nga ku dilnin mjaft të kënaqur.
PENGU
Djali që iku në
parajsë
Ka bërë shumë të mira në jetë. Por për drejt jo gjithçka ka shkuar vaj në ditët e tij. Lym Qefalia e ka një peng, plaga e të cilit nuk do t’i mbyllet asnjëherë. Arbeni, ose shkurt Beni siç i ka thirrur familja dhe shokët e fëmijërisë, është sipas radhës fëmija i gjashtë dhe djali i pestë i Lymit. Ishte i zgjuar, i shkathët e me shpirt gazmor. Ju bë krah vëllezërve të tjerë në fushën e biznesit dhe fitoi një shkathtësi për t’u admiruar. Beni ka lindur në Tufinë në konakun e vjetër të Lym Qefalisë më 22 shkurt 1969. Asokohe gjyshi Xhemal ishte gjallë dhe i fortë. U gëzua pa masë kur mori vesh lindjen e nipit të pestë të tij. Ai u bind se dera e madhe e Xhemal Qefalisë asnjëherë nuk do të shuhej. Duke jetuar midis bollëkut, miqësisë e harmonisë familjare, shtëpia e Lymit goditet nga “tërmeti”. Djali i vogël, ai i pleqërisë, sëmuret rëndë dhe pa shpresë, duke kaluar në depresion gjithë familjen. Lymi së bashku me djemtë e tjerë çohen peshë dhe s’lënë vend jashtë pa e çuar për kurim Benin. Ndërsa priste të bëhej baba, Beni i nënshtrohej terapive nga një klinikë në tjetrën. Vëllezërve u tradhtonin sytë. Lymit i dridhej buza. Ata po bënin të pamundurën për ta kthyer në jetë vëllanë e dashur, por nuk ishte e mundur. Beni nuk arriti të gëzojë në krahët e tij, vajzën, e cila tashmë quhet Tea Arben Qefalia.
Ka bërë shumë të mira në jetë. Por për drejt jo gjithçka ka shkuar vaj në ditët e tij. Lym Qefalia e ka një peng, plaga e të cilit nuk do t’i mbyllet asnjëherë. Arbeni, ose shkurt Beni siç i ka thirrur familja dhe shokët e fëmijërisë, është sipas radhës fëmija i gjashtë dhe djali i pestë i Lymit. Ishte i zgjuar, i shkathët e me shpirt gazmor. Ju bë krah vëllezërve të tjerë në fushën e biznesit dhe fitoi një shkathtësi për t’u admiruar. Beni ka lindur në Tufinë në konakun e vjetër të Lym Qefalisë më 22 shkurt 1969. Asokohe gjyshi Xhemal ishte gjallë dhe i fortë. U gëzua pa masë kur mori vesh lindjen e nipit të pestë të tij. Ai u bind se dera e madhe e Xhemal Qefalisë asnjëherë nuk do të shuhej. Duke jetuar midis bollëkut, miqësisë e harmonisë familjare, shtëpia e Lymit goditet nga “tërmeti”. Djali i vogël, ai i pleqërisë, sëmuret rëndë dhe pa shpresë, duke kaluar në depresion gjithë familjen. Lymi së bashku me djemtë e tjerë çohen peshë dhe s’lënë vend jashtë pa e çuar për kurim Benin. Ndërsa priste të bëhej baba, Beni i nënshtrohej terapive nga një klinikë në tjetrën. Vëllezërve u tradhtonin sytë. Lymit i dridhej buza. Ata po bënin të pamundurën për ta kthyer në jetë vëllanë e dashur, por nuk ishte e mundur. Beni nuk arriti të gëzojë në krahët e tij, vajzën, e cila tashmë quhet Tea Arben Qefalia.
No comments:
Post a Comment