Thuhet
se në ditët e këqija edhe armiku duhet. Domethënë, që edhe me të mund të biem
në dashuri. Imagjino kur armiku është veçse një objekt.
“Sindromi i Stokholmit”
tanimë ka marrë dhenë. Të gjithë tanimë kemi rënë në dashuri me armikun tonë më
të madh potencial. Ai është telefoni portativ që e quajmë: celular.
Ti je duke
dremitur pas dreke se helbete, je lodhur nga puna 8-orëshe, kur... cërrr, -
telefoni.
Hë mor kush u kujtua tani...?
-Jemi nga kompania e dyshekëve. Kemi një ofertë për ju. Alamet dysheku...
Aman ore se mbi dyshek jam, jo në dysheme. Po i dolën sustat këtij vij vetë andej nga dyqani. Shyqyr zoti çdo 100 metër ekspozitë dyshekësh shoh. Njëri më i mirë se tjetri. Pastaj ne kemi fjetur në kashtë e s'na ka gjetur gjë....
Mirëpo pasdite teksa ndjek programin e preferuar në televizor, ku ca burra duan të përputhen me do gra, që aman o Perëndi... telefoni më tërheq përsëri vëmendjen. Më plas xhani dhe sytë nuk i heq nga ekrani, por dhe përgjigjem njëkohësisht. Se kemi mësuar teknikën që duhet të bëjmë dy punë njëherazi.

Këtë herë oferta kish të bënte me tiganë e
tepsi. Ulje çmimi e postë falas deri te dera e shtëpisë. Rast më të mirë
s’kishe ku gjeje. Hap derën e sobës: katër tepsi e dy tiganë. Veç të plaste
boksi me gruan në blija një tjetër. Iku tigani bashkë me emisionin. Nuk e pashë
në u përputh mësuesja nga Lushnja me poetin prej Ulqinit.
Lëre se na u
bastardua jeta me këto emisione...
Mirëpo celularin ne nuk e heqim nga dora. As
nga priza. Dhe ai të bie në dy pas mesnate. Të ngrin gjaku. O ka vdekur njeri,
o ka plasur lufta me grekun për ndarjen e detit.
Alarm i rremë. Tjetri, që
jeton matanë botës e që s’i korrespondon ora, mendon sikur këtu jemi në kohën e
kafesë:
Mos kam ngatërruar numrin e telefonit?
Trap je ti apo bën vetë? Fuck
You...
Në mëngjes, ende pa larë sytë e dhëmbët celi sërish:
Në mëngjes, ende pa larë sytë e dhëmbët celi sërish:
Cërrrrr...
Kush djallin
është që me sabah mor aman?
-Jemi nga partia politike e Qendrës nga e Majta në të Djathtë. Po bëjmë një sondazh. A mundemi të marrim 5 minuta nga koha juaj? Për zgjedhjet e kemi fjalën...
Jooooo... Perëndi e madhe. Ky është kulmi i durimit. Më mirë më flisni për “zotin tonë Jehova”.

Këtu të vjen ta përplasësh celularin në tokë e ta bësh 400 copash. Në
djall të vejë...
Por jo. Ne e fusim me kujdes në xhep, nisemi në punën 8-orëshe
e presim telefonatën e radhës.
No comments:
Post a Comment