Ishte aktore qysh nga krijimi i Teatrit Kombëtar. U
nda nga jeta më 27 korrik 2007 në Tiranë në moshën 81 vjeçare
Nga Leonard Veizi
A
mund të harrohet Ollga. Ollga e Stefanit që la qytetin e shkoi në Marenë. Ollga
ore... që kërkonte një dhëndër me korrespodencë për ndihmësmjeken Meli, qoftë
dhe si Koçi që bënte breshka dhe zhaba në allçi.
-Fle çupa. Nënë zeza mendohen. Hajd se do t’ia gjejmë
fillin. Se një stan me krushka, me kushërira kam. Epo ndonjë mos një nga soji i
tyre nga soji i burrave do gjendet. Epo ja: Niqka një, Donika e Miços dy,
Dhorka... uuu e bën Dhorka e bën, tre, Marigoja e Katit u bënë...
Ajo
është Violeta Manushi, e dashuruar marrëzisht pas skenës. E ndoshta për këtë
shkak nuk pati vend për dashuri të tjera në zemrën e saj.
...“Kam
Dëshirë të vdes në skenë. Unë u lidha me skenën. Skena ishte shtëpia ime, rolet
ishin fëmijët e mi, ndërsa kolektivi–familja ime”. Kështu ishte shprehur
herë pas here ajo nëpër biseda e intervistat që kishte dhënë në të gjallë të
saj.
Violeta
Manushi, ka krijuar një boshllëk të madh me mungesën e saj. Ishte një
personalitet i pakrahasueshëm, pasi me talentin që kish, sfidoi vështirësitë e
jetës dhe rolet e skenës. E identifikuar me emra të ndryshëm personazhesh, jo
rrallë atë e thërrisnin në intimitet por dhe ambiente publike si Teto Ollga,
Olimbia e Polivaq Opingarit apo Rita e xhaxhi Theofanit që ngarkoi mushkat e
shkoi. Por ajo mbahet mend fort edhe për rolin e vjehrrës së Spiridon Gaqe
Neçuleskut, tek komedia “Valsi i Titanikut” shkruar nga autori i njohur rumun
Tudor Mushatesku. Vjehrra posesive që e terrorizonte dhëndrin e saj:
-Më bëjnë sytë mua apo kjo kapela është bojë jeshile?
Je në vete ore, plak njeri me një tufë kalamajsh ke blerë kapelë jeshile.
Pty... të marroftë Zoti. More tutkun, ç'kujton ti se do të të lejoj të na vish
këtu me kapelën e të vdekurit në kokë. Të pashë dhe një herë që e vure, fishek
jashtë.
Fillimet
Violeta
Manushi ishte aktore qysh nga krijimi i Teatrit Kombëtar që aso kohe emërtohej
si Teatri Popullor.
U
lind në 6 mars 1926 në Voskopojë të Korçës. Edhe pse babai i saj kishte dëshirë
që ajo të bëhej mësuese, karriera e saj do të kalonte nëpër një tjetër rrugë.
Pas martesës së motrës në Tiranë, shpërngulet edhe ajo vetë për në kryeqytet.
Nis punë si tipografe në shtypshkronjën “Dielli” për të qëndruar aty deri në
çlirimin e Shqipërisë. Ashtu siç është shprehur dhe vetë, Violeta, e cila më
1945 ishte pranuar dhe si komuniste në celulën e Korçës, urdhërohet të marrë
pjesë në një shfaqje teatrore! Në vitin 1946 festohej për herë të parë 1 maji
dhe do të vihej në skenë një vepër e Viktor Eftimiut, me regji të Sokrat Mios.
Në ato vite ishte problem të gjeje aktore për të interpretuar rolin e një
vajze. Meqë prova e Violetës doli mirë, u këmbëngul që ajo të kalonte në
teatër.
Ndër
vite ajo i veçua si një figurë, që si rrallëkush do të mund ta përballonte
lojën në skenë. Bashkë me të tjerët e brezit të saj, hodhën themelet e Teatrit
Kombëtar. Ata që e njihnin mirë janë shprehur se bashkë me themelet e teatrit,
Violeta Manushi ndërtoi edhe shtëpinë e saj. Sepse për të Teatri dhe shtëpia
ishin një. Vetëm 20 vjeçe u regjistrua në shkollën e parë dramatike, të hapur
pranë Teatrit të Shtetit më 1946. Dëshmitë e atyre kohëve thonë se u shqua
menjëherë për vërtetësi, spontanitet e natyrshmëri të rrallë, por edhe
disiplinë e vullnet të hekurt.
Skena e filmografia
Më
së shumti, Violeta Manushi mbahet mend për realizimet e saj kinematografike;
janë 18 të tilla. Mund të veçohet dhe gjyshja tek “Përtej mureve të gurta”, apo
nëna e kirurges Vera tek “Plagë të vjetra”. Por në fakt një rol plot batuta është
ai i Frosës, vjehrrës së Kryetarit të Komitetit Ekzekutiv tek “Rrethimi i
vogël”.
-Oh ishim aq mirë, ishim aq rehat. Po kujt i vajti
ndër mend të të bëjë kryetar ty. Po ç’qe ajo ditë e mallkuar që na i nxirose
jetën, na i nxirose...
Puna
dhe rolet e saj e kthyen në një nga ikonat e Teatrit Kombëtar. Ajo interpretoi të
paktën 100 role në teatër! Në dramën “Orët e Kremlinit” luajti njëherësh tre
role, duke shënuar kështu një rekord origjinal. Mbetet e vlerësuar si një aktore
e madhe, që ka shkëlqyer njësoj si në komedi ashtu edhe në dramë.
Ka
interpretuar qe tek prodhimi i parë kinematografik shqiptar, filmi “Tana” më
1958, e deri tek “Trishtimi i zonjës Shnajder” në vitin 2005. Një distancë
kohore prej gati 50 vitesh. Për rolin e teto Ollgës tek “Zonja nga qyteti” në
vitin 1977, fitoi Medaljonin e Festivalit të Filmit.
Më
pas shkëlqeu në rolet protagoniste si në komeditë “Gratë gazmore të Uindsorit”
dhe “Morali i zonjës Dulska”, por dhe si Beti tek “Arturo Ui”.
Nga
dramaturgjia kombëtare interpretoi me shumë sukses Olimbinë te “Karnavalet e
Korçës”, Zyhranë te “Fytyra e dytë”, dhe teto Ritën te “Pallati 176”, duke u
transformuar tërësisht në secilin prej këtyre roleve.
-Marjeta të lutem, se ti nuk e di çka thënë Vani për
mua. Ka thënë që unë jam nepërkë me shtatë gjuhë. Për nënën time ka thënë që është
shtrigë që ha burrat...
Pas
13 vite shkëputje, regjisori Kiço Londo ringjit në skenë Violeta Manushin me “Profesioni
më i vjetër”. Ndërsa në maj 2004, po ajo, rrëmben suksesin në skenën e Teatrit
Kombëtar, me tragjikomedinë “Streha e të harruarve”.
Nderimi
Violeta
Manushi është dekoruar me rastin e pesë vjetorit të Teatrit, me Medaljen e
Punës,
Ka
marrë Urdhrin “Naim Frashëri”. Më vitin 1969 është nderuar me titullin Artiste
e Popullit
Më
pas ka marrë Çmimin e Parë të Republikës, për figurën e Ollgës.
Por
është vlerësuar edhe me titullin “Qytetare Nderi” e Tiranës.
U
nda nga jeta më 27 korrik 2007 në Tiranë në moshën 81 vjeçare.
No comments:
Post a Comment