Ngjitja
e saj në skenë si Kler Cahanasian, me fustan nusërie, proteza kudo në trup, dhe
me një çek marramendës dollarësh në dorë, do të ishte fillimi i një kulmi të ri. Kishte
punuar si një rrobaqepëse me normë dhe bashkëshortin e kishte veç një bojaxhi.
Por ja që ndriste në skenë me të gjithë sharmin dhe imponimin e saj
interpretuese.
-Jap një miliard dollarë për Gylenin kush vret Alfred Ilin. – Ka qenë dimër zotërinj kur kam ikur nga ky qytet me një kostum marinari, me bishtalecat e kuq, me barkun te goja dhe me qytetarët që më thonin kurvë. Por unë vendosa që të kthehesha një ditë. Ja pra ku erdha. Tani i diktoj unë kushtet. E diktoj unë pazarin. Me fuqinë time financiare mund të ndërtosh një rend të ri botëror. Bota më bëri mua kurvë. Tani do ta bëj unë atë, bordell. Jap Gylenin për një vrasje, lulëzimin ekonomik për një kufomë.
Prej pothuaj 20 vite që ishte larguar nga skena, megjithatë forca dramatike si aktore nuk kishte humbur asnjë gram. Ishte Edi, që edhe pse nga vajzëria kishte trashëguar mbiemrin Mirdita, si një emblemë e origjinës së saj, do të preferonte ta konvertonte atë me emrin e një fshati fort të njohur nga Kolonja, Luarasi. Dhe kjo për një shkak shumë të thjeshtë, sepse po këtë mbiemër mbante bashkëshorti i saj Mihal, një regjisor me nam në vitet ’70 por që partia e shpuri për riedukim sa në burgun e Burrelit po aq dhe nëpër shkollat e Tiranës ku lyente muret me gëlqere të bardhë. Dhe meqenëse ishte mësuar të ishte gjithmonë i pari, edhe në profesionin e ri të detyruar Mihallaq Luarasi, apo Mihali thënë ndryshe, do të merrte kategorinë e 7-të si bojaxhi. Pra një mjeshtër në zanat.
Por Edi nuk e la asnjë çast vetëm regjisorin e saj të cilit i kishte huazuar dhe mbiemrin. Do të merrte shpesh rrugën e largët për ta takuar në burg. Sepse pas Festivalit të 11 prezantuesja e bukur e lozonjare me fustanin ekstravagant, do të çohej gjithashtu për riedukim. Nga teatri drejt e në rrobaqepësi. Dhe meqenëse ishte po aq e zonja dhe egoiste, edhe ajo do të kategorizohej si një rrobaqepëse me të 7-tën, pra po aq mjeshtre e zanatit. Kështu do të ishin 17 vitet e ardhshme të çiftit Luarasi aq të njohur në Tiranën e viteve ’70.
Por në fakt skena ishte mjeshtëria e saj. Dikur si një këngëtare e pasionuar, e pasi njohu dhe bashkëshortin e saj të ardhshëm dhe si një aktore e tillë.
Edi Luarasi për të paktën 17 vite me radhë do të ishte emblema e munguar e skenës së Teatrit Kombëtar.
Tanimë ajo nuk është më mes të gjallëve. U nda nga jeta ditën e 3 dhjetorit 2021. Por Kler Cahanasian, partizania Afërdita apo inxhinierja Drita, do të mbeten në pelikulë për të na treguar ne dhe brezave pasardhës se ajo është po aq e gjallë sa dhe në rininë e saj, atëherë kur ishte çapkëne, lozonjare, po aq dinjitoze e që të gjitha cilësitë e saj dinte t’i transmetonte edhe nëpër role.
Në jetëshkrimin e saj zyrtar shkruhet se Edi Mirdita lindi në Tiranë më 7 maj 1940. Ka debutuar në skenë në moshë të re. Fillimisht në 1956, kur ishte 16 vjeçe, së bashku me të motrën këndonin në skenën Estradës së Ushtarit e më pas në atë të Teatrit të Estradës.
U diplomua për aktore në 1963 dhe emërohet aktore në Teatrin Popullor. Roli i parë i saj ishte Vera në dramën “Shtëpia në bulevard” më 1963 me regjisor Kujtim Spahivoglin. Më pas, në dhjetë vjet, vijnë një sërë rolesh të arrirë, ku veçojmë Lenën tek “Doktor Aleksi”, Kordelja tek “Mbreti Lir”, Cuca tek “Cuca e maleve”, Kristina tek “Fytyra e dytë”, etj.
“Njolla të murrme” ishte pararendësja e dramës familjare të çiftit Luarasi. Por gjithçka do të merrte rrokullimën pas Festivalit të 11 të Këngës në Radiotelevizion, në 1973, ku regjisori Mihallaq kishte përzgjedhur për të moderuar festivalin Edin në krah të Bujar Kapexhiut. Era e liberalizmit kishte marrë fund dhe mbi kokën e artistëve ishte ngritur shpata e Demokleut. Ndaj në janarin e vitit 1974 Edi Luarasi do ta linte pas Teatrit dhe skenën e tij të shenjtë. Ndërsa bashkëshorti i saj do të dënohej 8 vjet me motivin absurd qesharak “agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor”
Çifti Luarasi kishin edhe dy fëmijë: vajzën Lea dhe djalin Eldon. E me gjithë vështirësitë e mundshme, në një regjim represiv, ata arritën ta mbanin solide familjen e tyre.
Pas rënies së diktaturës komuniste në Shqipëri, do të ishte regjisori Gëzim Kame i cili në vitin 1991 e thërret ne Teatrin Popullor dhe i beson rolin kryesor tek drama “Vizita e damës plakë”. Ishte një superdramë e shkruar nga Frederik Durrenmate, cila erdhi në skenën shqiptare në mënyrën më të mirë të mundshme, dhe ku shkëlqimi i Edi Luarasit përkrah kolosëve të tjerë të teatrit, si Ndrenika, Mani, Qezari e Malaveci, binte fort në sy.

Gjatë jetës së saj artistike Edi Luarasi ka interpretuar mbi 70 role ne skene edhe tri role ne
kinematografi, ku bie në sy roli i Afërditës në filmin “Ngadhënjim mbi
vdekjen”. Dhe nëse nuk do të punonte si rrobaqepëse për të larë "mëkatet" e
"Njollave të murrme" dhe Festivalit të 11, me siguri trashëgimia
kulturore do të pasurohej edhe shumë role të tjera të cilat do të ishin jetësuar
prej saj.
Edi Luarasi është nderuar me titullin “Artiste e Merituar”. Mbante titullin e lartë “Mjeshtër i madh”, por mbante gjithashtu dhe medaljen “Naim Frashëri”. Ndërkohë për rolin e Leas në dramën “Njolla të murrme” shkruar nga Minush Jero, e me regji të Mihal Luarasit mori medalje ari, dhënë me rastin е Festivalit të Katërt Kombëtar të teatrove.
Pas “Vizita e damës plakë” Edi Luarasi interpretoi edhe në dramën “Hekurat”, e cila u vu në skenë në vitin 1995. Cikli i roleve të saj do të vazhdonte me sukses edhe në dramat “Cilindri”, apo “Streha e të harruarve”.
Vitet e fundit të jetës do t’i kalonte në qetësi, edhe pse prej katër vitesh i mungonte gjysma e saj, regjisori Mihal Luarasi, i cili ishte ndarë nga jeta më 30 tetor 2017.
Prej 4 dhjetorit 2021 ata do të jenë sërish bashkë, në përjetësi.

No comments:
Post a Comment