Nga
Leonard Veizi
Nisem
nga lajmet e fundit që qarkullojnë rëndom nëpër analet mediatike ku flitet për
të infektuar të shumtë, të shtruar në spitale, të intubuar dhe gjithashtu të
vdekur me shifra në rritje.
Prognoza
nuk është optimiste, edhe pse njerëzit të lodhur tashmë në një lojë të madhe me
nervat e kanë humbur vigjilencën. Por mjekë e specialistë shëndeti, mbledhur në
tryeza televizive rekomandojnë dy gjëra: vaksinim në llërë dhe një maskë mbi
fytyrë.
O miq, qytetarë, Romanë, më dëgjoni!
Vij ta varros, jo ta lëvdoj Qesarin...
E keqja që ka bërë, çdo njeriu i mbetet.
E mira i mbulohet shpesh në varr me koskat.
Çfarë
do të thotë që në tregun ndërkombëtar të gjësë së gjallë, qarkullon një virus i
pathyeshëm, i cili ka futur në panik të gjithë njerëzit që frymojnë mbi këtë
dhe?
Zakonisht,
të pathyeshmit nuk janë të vetëm në luftë, ata kanë dhe aleatë.
Gjëegjëza
merr pak a shumë të njëjtën vlerë me atë të tregtisë së zarzavateve nga “trusti
i lulelakrës” dhe gangsterëve të Bronksit prej Nju Jorku.
Kjo
situatë paradoksi u çpif andej nga Çikago në fillim të viteve ‘30 të shekullit
në 20-të. Mirëpo tanimë jemi në vitet ‘20 të mijëvjeçarit të 3-të.
Në
pamje të parë duket si lojë shifrash... Po jo. Historia përsëritet.
Në
ndihmë të historisë këtë herë ka ardhur jo një Arturo Ui, me mustaqe si të miut
dhe flokë të krehur anash si viç i lëpirë, por një virus i padukshëm për të
cilin nuk mban përgjegjësi njeri.
Vij që të flas në funeralin e Cesarit.
Ish miku im, më qe i drejtë dhe i besës.
Po Bruti thotë, qe ambicioz;
Dhe Bruti është burr’ i ndershëm.
Tregtia
e zarzavateve duhet të shkonte përpara, dhe për mbarëvajtjen e saj kujdesej
krahu i djathtë i gangsterit njujorkez, Xhivola çalamani, Xhiri hajduti dhe
vetë Ernesto Roma me të cilin kishin bërë plane të ndërhynin edhe në Cicero.
Sot
njerëzit jetojnë në panik po aq sa tregtarët e zarzavateve 100 vite më parë,
kur u derdhej vajguri mbi lulelakër dhe u vihej zjarri në dyqane.
Cesari qante kur thërrisnin të vobektët.
Ambicia duhej t’ish me zemër më të ashpër.
Po Bruti thotë, qe ambicioz,
Dhe Bruti është burr’ i ndershëm.
Sot
virusi lëviz lehtësisht në treg duke përcaktuar dhe çmimet. Fillimisht ishte
gjyshja “Corona” që polli “Sars Cov-2” i cili shndërrohet në “Covid-19”. Ky
është djali i madh demek. Dhe nisi epopeja e pjelljes masive e mbesave dhe
nipërve të tjerë. Në fillim doli, "Eta", e pastaj "Iota",
"Kapa", "Lambda", për t’i vënë vulën me “Mu”-në.
Por
nuk mbaroi këtu. Do të vazhdonte rendi alfabetik i pjelljeve nga ndërzimi me
“Alpha”, “Beta,” “Gama”, “Delta”...
Shyqyr
që kemi Greqinë ngjitur që për çdo variant e ka nga një emër dhe kjo sikur na e
lehtëson ca dhimbjen.
Tani,
së fundi, në jetë erdhi “Omicroni”.
-Me
jetë të gjatë!
Cesari qante kur thërrisnin të vobektët.
Ambicia duhej t’ish me zemër më të ashpër.
Po Bruti thotë, qe ambicios,
Dhe Bruti është burr’ i ndershëm.
Çfarë
ka ndodhur gjatë kësaj kohë, dyvjeçare, që nga dhënia e alarmit se bota do pushtohet
nga Corona, ndaj duheshin marrë masat?
Ju
do të thoni se kjo e gjitha u bë për të shitur vaksinat.
Po
mor po. Por populli e ka një fjalë të urtë që të bën të mendohesh ca kur thotë:
Ujku, ujku... po çakalli bën kërdinë.
Vaksina
është asortimenti i fundit në treg.
Fillimisht
bursa u hap me shitjen e tonelatave alkool, të miliona maskave njëpërdorimshme,
dhe po aq miliona dhe doreza plastike, që tanimë kanë përfunduar nëpër oqeane
për të ushqyer ujorët.
Dhe
thonë pastaj se kanë gjetur mbetje plastike në zorrën e trashë të peshkut.
Domosdo.
Tri her’ i dhashë një kurorë mbretërore
Edhe tri her’ e hodhi poshtë; qe ambicje kjo?
Po Bruti prapë thotë, qe ambicios,
Dhe është, pa dyshim, një burrë i ndershëm.
E
menjëhershme ishte dhe shitja e të gjitha antibiotikëve që qëndronin stoqe
nëpër depo. Fushata do të vazhdonte me antiviralët.
Dhe
si me magji, në çdo dhjetë metra u ngrit një laborator analizash.
-Po
ec o burrë bëje një tampon se qyl e ke... Nga 150 mijë të vjetra ka ra çmimi në
30 mijë. Pesë herë më pak. Përfito nga rasti.
Këta
janë laboratorët privatë. Se laboratorë ka dhe shteti. E po t’i mbledhësh të
gjithë bashkë, bëjnë më shumë se të gjitha pikat e byrektoreve, ku zëmë radhën
për të ngrënë një mëngjes “fast”.
Padyshim,
të gjitha këto u kanë ardhur në ndihmë njerëzve, që nuk dinin ku ta përplasnin
kokën nga frika e betejës me të panjohurën. Por shumë më tepër ndihmën e ka
ndjerë xhepi. Sepse gjithmonë e kurdoherë në ditë krizash bëhet para e madhe.
-Ne
këtij or tungjatjeta i themi: spekulim.
Nër egërsirat paske ikur, o gjykim,
Dhe njerëzit e paskan humbur arsyen!
Duroni pak, se e kam zemrën te Cesari,
Aty, dhe pres sa të më kthehet prapë.
No comments:
Post a Comment