Leonard Veizi
Në hapësirën
sovjetike ai ishte një hero lufte. Jo vetëm se vrau disa qindra ushtarë
gjermanë brenda një kohe të shkurtër, por më shumë se kaq fitoi me një plumb të
vetëm, në dyluftimin treditor të nervave, me më të mirin e shkollës gjermane të
pushkatarëve. Quhej Vasili Zaitsev. Kishte lindur në një familje fshatare në
provincën Orenburg të Rusisë dhe ishte rritur mes maleve Urale ku gjyshi i tij
e pat mësuar të gjuante me pushkë gjahu qysh në moshë të re. Ishte 12 vjeç kur çoi
në shtëpi një ujk të vrarë dhe kjo ishte e para trofe e tij. Më pas ai do të
qëllonte mbi njerëzit…
…Fill pas Luftës së Dytë Botërore Zaitsev u kthye në një legjendë. Jo vetëm i njohur si luftëtar por më pas do të mbante mbi gjoks dekoratën e Heroit të Bashkimit Sovjetik, duke mbetur gjithmonë i vlerësuar për aftësitë e tij si snajperist.
Kujtimet
Duket se Vasili Zaitsev nuk ishte vetëm njeri i pushkës. Kishte mbajtur ca shënime, të cilat fillimisht u botuan nga “Critica” e Spanjës nën titullin “Kujtimet e një snajperi në Stalingrad”. Këto kujtime shkaktuan një reagim të diskutueshëm në shoqërinë e kohës. “Vrisja 4-5 gjermanë në ditë” shkruan Zaitsev në kujtimet e tij tronditëse. Po në këto kujtime ai i referohet edhe një snajperisti gjerman të quajtur Herr Koning, i identifikuar si kreu i një shkolle snajperësh në Berlin.
Historianë që gërmuan më pas në arkiva u shprehën më se pikërisht në këtë kohë, – veç faktit që për një periudhë 4 mujore Zaitsev vrau mesatarisht dy ushtarë gjerman në ditë, – fatura e një dyluftimi me më të mirin e shkollës gjermane mbeti e papaguar. Dyluftimi në fjalë ishte thjesht një shpikje. Gjermanët nuk dërguan kurrë nga Berlini një oficer SS për të mbuluar me vdekje legjendën sovjetike të snajperit që po lakohej aq shumë nga propaganda, në rritje të moralit të Ushtrisë së Kuqe. Ndaj në këtë rast llogaria personale e Zaitsev mbetet burimi i vetëm për historinë.
Por kjo nuk do të thoshte asgjë për shkrimtarit Uilliam Kreig, i cili në librin e tij “Armiku te porta: Beteja e Stalingradit” dyluftimit mes dy snajperistëve, i kushtoi një kapitull të tërë. Dhe së fundi, ashtu siç pohon vetë Zaitsev, nga dueli, – që u zhvillua gjatë një periudhë treditore në rrënojat e Stalingradit, – snajperisti gjerman përfundon misionin me një plumb të marrë mes dy syve gjë që i thërrmoi dhe kafkën. Kjo do ta kthente Vasilin Zaitsevin në një mit të vërtetë.
Filmi
Fill pasi u bë hero i një romani historik Vasili Zaitsev do të kthehej dhe në heroi e një filmi artistik. “Enemy at the Gates: The Battle for Stalingrad” apo shqipëruar si “Armiku te porta: Beteja e Stalingradit” është libri i shkruar nga autori amerikan i letërsisë Uilliam Kreig dhe i botuar në vitin 1973 fillimisht nga “Reader’s Digest Press”. Filmi i vitit 2001 “Enemy at the Gates”, – prodhuar nga francezi Zhan-Zhak Anaud me një buxhet prej 97 milion dollarësh, – mori gjysmën e parë të titullit të librit ndërkohë që e përdori atë si një nga burimet e tij, por që gjithsesi nuk ishte një përshtatje e drejtpërdrejtë e veprës. Skenari është shkruar nga Zhan-Zhak Anaud dhe Alan Godard. Personazhi kryesor i filmit është një version i trilluar i snajperit Vasili Zaitsev. Filmi të mban pezull me përfshirjen në një duel snajperësh midis Zaitsev dhe drejtorit të një shkolle snajperësh të Vermahtit, major Ervin Konig. Në platenë e kinemasë spektatori mbante frymën po aq sa aktorë që interpretonte në rolet kundërshtare, ku dhe një grimasë e tradhëtuar të çonte drejt vdekjes së sigurtë. Kasti i aktorëve përfshiu britanikun e mirënjohur Xhud Lou në rolin e Zaitsev, dhe amerikanin po aq të mirënjohur Ed Harris në rolin e majorit Konig. E megjithatë dyshimi në ka ndodhur vërtet ky duel, mbetet në pikëpyetje të vazhdueshme.
Snajperi
Ndërsa snajperë të shumtë gjatë Luftës së Dytë Botërore numëruan shumë më tepër vrasje sesa Zaitsev, ajo që ishte e mahnitshme për të ishte se ai grumbulloi më shumë se 250 vrasjet e tij të konfirmuara në vetëm një periudhë katër mujore. Mesatarisht, kjo arrin në mënyrë të pabesueshme në 2.04 vdekje në ditë!
Zaitsev kishte shërbyer në Marinën Sovjetike si nëpunës, në Vladivostok. Në vitin 1941, kur Gjermania naziste ndërhyri me 190 divizione në territorin e Bashkimit Sovjetik, gjatë operacionit “Barbarosa”, Zaitsev, si shumë nga shokët e tij, u transferua vullnetarisht në vijën e parë të frontit. Ai u caktua në regjimentin e pushkatarëve 1047, të divizionit të pushkatarëve 284 “Tomsk”, i cili në 17 shtator 1942 u bë pjesë e Armatës 62, në Stalingrad.
Në dhjetë ditët e para 40 gjermanë u vranë nga Zaitsev. Për rreth dy muaj numri i oficerëve dhe ushtarëve gjermanë që kishin rënë viktimë e artit të tij vdekjeprurës kishte arritur në 100. Zaitsev u nderua me Urdhrin Lenin, dhe reputacioni i tij, i cili filloi të përhapet në të gjithë Bashkimin Sovjetik, bëri që komandanti i Ushtrisë së 62-të, gjeneral Vasili Tsukov, ta ftonte në një intervistë personale dhe t’i jepte detyrën e krijimit të një shkolle jozyrtare për snajperistë, brenda Stalingradit. Praktikantët kalonin një trajnim dyditor të shpejtë dhe dërgoheshin menjëherë në vijën e parë, e cila ishte vetëm disa qindra metra larg!
Zaitsev luftoi në Betejën e Stalingradit deri në janar 1943, kur nga një sulm me mortaja iu dëmtuan sytë.
Epilogu
Vasili Zaitsev vdiq në moshën 76 vjeçare, më 15 dhjetor 1991, vetëm 11 ditë para se Bashkimi Sovjetik të shpërbëhej. U varros në Kiev, edhe pse ai kishte kërkuar ta varrosej në Stalingrad. Më 31 janar 2006 hiri i tij së bashku me të gjitha nderimet ushtarake u rivarros solemnisht në Volgograd, ish-Stalingradi sovjetik. Në mendjen e bashkëluftëtarëve vazhdoi të qarkullonte shprehja e tij: “Një snajper i mirë është një snajper i gjallë”.

No comments:
Post a Comment