Leonard Veizi
Që nga çasti që bëhesh pacient ambulator me një prej shumë sëmundjeve që qarkullojnë në botë, je bërë njëkohësisht dhe skllav i tentakulave të institucioneve shëndetësore, të cilat me anë të kimikateve të presuara, të mbajnë në formë të përkohshme duke të shtuar jetëgjatësinë. Por çdo e mirë e ka dhe një të keqe nga pas, ashtu si dhe e keqja, - jo se do, - e cila në vrap e sipër tërheq ndonjë të mirë.
Ti je bërë rob i medikamenteve që në vetvete janë një lloj droge. Ose le të themi që janë drogë se nuk është ndonjë anatemim i madh. Për të mos folur që sëmundje të veçanta janë nevojë për më shumë simulant. Pra për drogë të vërtetë.
Mirëpo medikamentet të kanë vënë prangat në duar dhe ti s'ke nga ia mban më. Mjeku si koncept është xhelati yt me përparëse të bardhë që të buzëqesh e të mbush recetën me ke e ç’nuk ke. Edhe farmacia po si koncept është ajo që të shet ilaçet nga të gjitha llojet: zgjidh e merr. Dhe ti i lumtur psherëtin: Shyqyr që ka shpëtim në këtë botë. Drrëng paratë kesh në dorë dhe turresh me vrap të marrësh gotën e ujit që të kapërdish ilaçet.
Iku dhe kjo punë. E hëngre dhe ti or trim!
Dikur edhe sot, çdo zanatçi që ka mbaruar Universitetin e Mjekësisë, merr dhe një licensë për tregti si... “spicer” quhej dikur.
Kur ke hall dhe je i detyruar t’u biesh farmacive vërdallë për të gjetur medikamentin që të ka dhënë mjeku, ti thua: A u rëntë zjarri farmacive që nuk e kanë një ilaç të tillë! Dhe vrapon tek tjetra që është 100 metra më poshtë por të duket sikur është 10 kilometra larg. Sepse je në hall.
Kur mbaron halli dhe nis e bie me këmbë në tokë, fillon të punon dhe truri e i bën pyetje vetes që nuk gjejnë përgjigje: ore, mos ma futën këta?
Por je vonë për të bërë deduksione a për të dalë në përfundime.
Ne futemi pa dashur në rrethin kurth që na është ngritur. Në rrethin vicioz që quhet ndryshe. I sofistikuar sa s’ka më. Jo rrallë edhe me dëshirë të papërmbajtur. Si Argani që Molieri e quajti “I sëmuri për mend”. Që edhe pse i kishte në rregull të gjitha u vetshpall si i sëmurë dhe donte t’i bënin nga një klizmë mëngjes për mëngjes, aq sa me të tallej dhe Tuaneta, që ishte shërbëtore e shtëpisë.
Dhe si funksionon rrethi vicioz apo kurthi që na është ngritur? Eh sa ka zanati. Është dashur kohë, punë e djersë por më shumë mend për t’ia arritur kësaj dite. Fillimisht është mjeku i pari që të rekruton dhe të siguron se lista e pacientëve është me e mirë se ajo e klientëve, se ka dhe gjëra me rimbursim. Pra ti ngjitesh një shkallë më lart. Si të është specifikuar diagnoza të përcaktohet kura. Dhe mjeku të thotë se ku duhet t’i marrësh ilaçet. Ti, po je i sugjestionuar dhe mjeku të duket si Zot ndaj nuk ia bën fjalën dysh. Dhe ble ilaçe sa të dojë ai.
Por nuk përfundon këtu. Se pikërisht këtu nis faza e dytë e projektit: S’është gjë ky medikamenti i prodhuar në Indi, merr këtë italianen. Ka dyfishin e çmimit por të bën top... Të fala topave! S’di ç’të bëjë i ziu njeri. Vrapon për te farmacia tjetër se mos gjejë shpëtim. More po si shumë farmaci paska tek ne. Një copë rrugë të bësh nëpër lagje dhe nja 10 farmaci që shesin dhe bebelina fëmijësh, madje dhe çimçakëza, të lajmërojnë që tek hyrja për shërbim 24-orësh. S’di nga t’ia mbash me medikamente gjithëngjyrëshe prodhuar në çdo vend të mundshëm. E ç’heqin grosistët për të na i sjellë. Ja për shëndetin tonë mundohen. Për të na dhënë drogë të liçensuar. S’është e nevojshme ta blesh cepave, e për më tepër të përzierë me niseshte.
-Po ne për të mirën tuj përpiqna – i thosh Gëzim Kruja në rolin e banakierit një shoferi, që pasi kishte pirë një gotë verë e ujë bashkë në lokal e kish ndalur policia, por pipi s’i kish treguar asnjë gram alkool duke e shpëtuar në këtë mënyrë dhe nga heqja e patentës.
Mjeku po mbrohet se është i detyruar të respektojë protokollin. Dhe protokolli dihet, zbret nga instancat më lart, që është Ministria e Shëndetësisë, të cilës pa dyshim ia ka detyruar për zbatim një institucion edhe më i fuqishëm siç është OBSH-ja. Ti si pacient je ai që mbyll rrethin dhe mbetesh brenda. Sepse të gjithë këto instanca kanë nevojë për ty. Ato duan që ti të jesh një pacient i cili si të marrë rrogën tek automati i bankës duhet që fillimisht të ndash mënjanë paratë e ilaçeve, - pasi ke shlyer detyrimet me shtetin që të rri si xhandar mbi kokë, - dhe përpara se të bësh llogari se çfarë të mbetet për një kafshatë bukë që të të mundësojë sa për të shkuar sërish në punë.
E mirë o mirë. Do hosten bualli, jo pickima pleshti.
Kur ke një problem shëndetësor e përballesh me njeriun që mban stetoskopin në qafë, gjëja e parë që ai të thotë është: Duhet të ndryshosh mënyrën e jetesës.
-Po ore, që nesër. Po hë, hajër inshallah!
-Po ja, me një dietë të shëndetshme. Hiq brumërat, hiq mishrat e sallamrat se janë kancerogjene, hiq sheqernat e kripurat...
-Po ça mbetet?
-Ha zarzavate!
-E sigurtë që është farë bio dhe jo e modifikuar gjenetikisht?
-S’ka gjëra të sigurta.
Demek ku ishim: asgjëkund. Ku po shkojmë: në asnjë vend. E ç’më thua të ndryshoj mënyrën e jetesës kur të gjitha zarzavatet janë të mbytura me pesticide e kimikate të tjera?!
Ti je i detyruar të hash ato që shiten në treg dhe pas njëfarë kohe je bërë pacient i mjekut që të udhëzoi, hiq këto e ha ato. Ai po “zhgrap” një recetë me barna.
Ja mirë se na erdhe!
Mirëmbeç vëlla, se na u shkurtuan ditët.
Sot vështirë të gjesh mjek që të të thotë se ca probleme mund të kalohen edhe pa mjekime. Ai në fakt të çon drejt e te farmacia. Dhe ti bëhesh rob i farmacisë. Aty çdo muaj. Merr ilaçet te mjeku, bli në farmaci. E bëhesh aq mik me farmacistin sa nis dhe e pyet: Si i ke nga shtëpia? Po më punë mirë... të ka ecur? Po mo punë plot. Bravo të qoftë, ja kështu bëhen lekët! Zanati vëlla.
Qenia njerëzore është e projektuar të bëhet skllav i mjekut dhe farmacistit. Imagjinoni që me drogën merren idiotët. Burrat e mençur bëjnë shoqëri farmaceutike. Drogë, por e ligjshme.
Nuk ka qetësi në këtë botë ore. Le të eci teknologjia përpara sa të dojë dhe le të bëhen vaksinat me “mRNA”.
Iku koha kur mjekët të sugjeronin që ca e ca sëmundje mund t’i kaloje pa përdorur medikamentet vrasëse. Si Gjin Kryebardhi, tek filmi “Kur hapen dyert e jetës” që provokon mjekun e ri të fshatit por që nuk ia hodhi dot e i tha:
-Unë deshta me ba lojna. Kur ia kam ba doktor Prelës, 500 lek barna më ka dhënë. Por unë nuk i mora. Po ti qenke kokrra e doktorit more bir.
Hajde babam hajde. 500 lek ilaçe në vitin 1980 është si me shpenzu sot 500 euro. Dhe ta bësh shtëpinë farmaci. Ja këtë të bën mjeku dhe farmacisti bashkë. Të ndihmojnë të të zgjatet jeta duke të hequr dhjamin nga... xhepat. Dhe kur të jesh i lehtë aq sa të mos mbahesh dot, të duhet të marrësh një taksi për të shkuar deri në... Shën Triadhë.

No comments:
Post a Comment