“Kuajt e luftës”
Nga Leonard Veizi
Në
tërësinë e saj të shprehjes, “një foto, sa njëmijë fjalë”, nuk është vetëm një
slogan. Ditët e Luftërave Botërore kanë sjellë histori të panumërta njerëzore,
të cilat janë shoqëruar edhe nga foto që kanë bërë xhiron e botës. E tillë
është edhe fotoja e oficerëve të Departamentit nr.326 në Camp Cody, New
Mexico....
...Fotografia
fort e njohur tani konsiderohet edhe si art konceptual, ndaj është përfshirë në
katalogët e artit modern. Lufta e Parë Botërore, apo siç njihet ndryshe, “Lufta
e Madhe” ishte lufta që përfshiu pothuajse të gjithë botën, nga viti 1914 deri
në vitin 1918.
E
paparë ndonjëherë në historinë e njerëzimit, gjatë 52 muajve, Lufta e Madhe
përfundoi me humbjen 20 milionë jetëve. Në një farë kuptimi, Lufta e Madhe
ishte një luftë e modës së vjetër: gjermanët mobilizuan 715 mijë kuaj, ndërsa
austriakët 600 mijë. Ushtria britanike ishte më e mekanizuara, por sërish kishte
nevojë për kuaj dhe kjo kërkesë u rrit vetëm kur lufta përparoi. Në fillim të
luftës, Ushtria Britanike kishte 25,000 kuaj por 115,000 të tjerë u blenë
detyrimisht në kuadër të Skemës së Mobilizimit të Kuajve.
Në
vitin 1918, ushtarët amerikanë përpunuan një set fantastik fotografik, për të
nderuar miliona e miliona ekuipazhe që luftuan dhe dhanë jetën gjatë Luftës së
Madhe.
Foto
Kjo
foto tregon 650 ushtarakë të rreshtuar në formën e një koke kali, që paraqet
një lloj solidarizimi për kuajt e vrarë gjatë kësaj lufte. Fotografia në fjalë,
u kushtohet 8 milionë kuajve, - por dhe mushkave e gomareve, - të vrarë në
Luftën e Parë Botërore. Ata vuajtën në kushte të tmerrshme dhe u vranë në vijat
e para nga zjarri i armëve dhe sulmet me gaz. Kuajt ndihmuan në transportin e
ushqimit, ujit, municionit dhe medikamenteve në distanca të gjata e terrene të
ashpra. Trimëria e tyre frymëzoi librin “Kali i luftës”, shkruar nga Majkëll
Morproger, i cili më vonë u përshtat në një film me të njëjtin titull të
regjisorit Stiven Spiellberg. Secili nga ushtarët e fotos, humbi kalin e tij në
Luftën e Madhe. Në këtë mënyrë ushtarët falënderuan kuajt me sloganin: “Nuk
janë vetëm ushtarët që luftojnë për vendin e tyre”. Fotografia bardh e zi e 19
shkurt të vitit 1921mban titullin: "650 oficerë dhe njerëz të
regjistruar në Departamentin e Ndihmës Nr. 326, Camp Cody, New Mexico, në një
pozë simbolike të kokës së kalit të shalës “The Devil”. I shënuar
si komandanti i montimit është kolonel Frank G. Brya ndërsa
fotografia i atribuohet shkrepjes së aparatit nga Almeron Njumen.
Filmi
“War
Horse” është një film i vitit 2011 prodhuar nga Stiven Spiellberg. Skenari i
tij, i shkruar nga Li Holl dhe Riçard Kurtis, dhe bazohet në romanin e Majkëll
Morproger të vitit 1982, “War Horse” si dhe përshtatjen e tij skenike të vitit
2007.
I
vendosur para dhe gjatë Luftës së Parë Botërore, ai tregon për udhëtimin e
Xhoit, një kalë irlandez i rritur nga Alberti, një adoleshent britanik, ndërsa
blihet nga ushtria britanike. Kasti i filmit përfshin Xheremi Irvine, Piter
Malan, Emili Uatsën etj.
Prodhuar
nga “DreamWorks”, “Kali i Luftës” u bë një sukses duke fituar 177 milionë
dollarë, ndërkohë që për realizmin e filmit u shpenzua një buxhet prej 70
milionë dollarësh. Por mbi të gjitha ai u prit me vlerësime pozitive. Nga
Instituti Amerikan i Filmit dhe Bordi Kombëtar i Rishikimit, filmi u cilësua
një nga dhjetë më të mirë të vitit 2011, dhe u nominua për gjashtë çmime Oscar,
dy Golden Globes dhe pesë BAFTA.
Libri
Majkëll
Morproger shkroi romanin për fëmijë të vitit 1982 “War Horse” pasi takoi
veteranët e Luftës së Parë Botërore në fshatin Devon të Idëzlei ku ai jetonte.
Njëri përfshirë me kuajt; Kapiteni Bodet, një tjetër veteran në fshatin e tij,
ishte me kalorësinë britanike dhe i tha atij se si i kishte besuar të gjitha
shpresat dhe frikën e tij kalit të tij. Të dy i treguan atij për kushtet e
tmerrshme dhe humbjen e jetëve njerëzore dhe kafshëve, gjatë Luftës së Madhe.
Majkëll Morproger e hulumtoi më tej këtë temë dhe mësoi se një milion kuaj
vdiqën në anën britanike; ai unifikoi një shifër të përgjithshme prej 10
milionë vdekje kuajsh nga të gjitha anët. Nga miliona kuaj që u dërguan jashtë
vendit nga Britania e Madhe, vetëm 62,000 u kthyen, pjesa tjetër vdiqën në
luftë ose u therën në Francë për mish.
Lufta
e Madhe pati një ndikim masiv dhe të pashlyeshëm në popullsinë mashkullore të
MB: 886,000 burra vdiqën, një në tetë nga ata që shkuan në luftë dhe 2% e
popullsisë së gjithë vendit. Pasi vëzhgoi një djalë të ri me belbëzim duke
krijuar një marrëdhënie të dashur me të, Morproger gjeti një mënyrë për të
treguar historinë përmes kalit dhe marrëdhënieve të tij me njerëz të ndryshëm
që ai pati.
Ngjarja
Në
1912, një kale race, i tipit “gjuetar irlandez” lind në Devon, Angli. Në një
ankand, fermeri Ted Narrekot ble mëzin, për tmerrin e gruas së tij Roz, sepse
familja kishte nevojë për një kalë pune që mund të lëronte fushën, jo një kalë
sportiv. Djali i tyre Alberti, kundër të gjitha gjasave, mësoi kalin, - të
cilit i vuri emrin Xhoi, - të lërojnë një fushë shkëmbore, duke shpëtuar fermën
e familjes.
Në
vitin 1914, kur shpallet lufta me Gjermaninë, një breshër i madh shkatërron të
korrat e familjes, duke e detyruar Tedin t'ia shesë Xhoin ushtrisë. Albertit i
thyhet zemra. Kapiteni Xhejms Nikëlls sheh lidhjen e Albertit me kalin dhe
premton të kujdeset për të. Por kapiteni vritet në një aksion me kalorësit e
tij dhe gjermanët kapin kuajt e anglezëve si trofe. Gunter, një ushtar gjerman,
caktohet për t'u kujdesur për Xhoin dhe Topthon, të dy kuaj race. Kur vëllai i
tij më i vogël dërgohet në vijën e parë të frontit, Gunter merr kuajt dhe ata
arratisen. Por njësia gjermane i ndjek djemtë, i kap dhe i ekzekuton si
dezertorë. Mëngjesin tjetër kuajt pa zot gjenden nga Emilie, një vajzë
franceze.
Kur
ushtarët gjermanë mbërrijnë në fermën e gjyshit të saj, ajo i fsheh kuajt në
dhomën e gjumit. Për ditëlindjen, gjyshi lejon Emilie të kalërojë Xhoin, por
ata ndeshen me ushtarët gjermanë që konfiskojnë kuajt. Gjermanët përdorin Xhoin
dhe Topthon për të tërhequr artilerinë malore, nën kujdesin e Friedrih
Hengelman. Ai kujdeset për ta sa më mirë që mundet, por Topthon i rraskapitur
nga puna e tepërt vdes. I dëshpëruar nga kjo humbje, Hengelman rebelohet kundër
komandantëve të tij dhe arrestohet, por jo para se ta çlirojë Xhoin nga frerët
i cili galopon në tokën asnjanëse por ngatërrohet tek telat me gjemba që ndanin
frontin. Kolin, një ushtar britanik, shkon te Xhoi nën një flamur të bardhë dhe
përpiqet ta çlirojë atë. Peter, një ushtar gjerman, vjen me prerëse teli dhe së
bashku ata e shpëtojnë Xhoin. Për të vendosur se kush duhet ta marrë kalin, ata
hedhin një monedhë. Kolin fiton dhe merr Xhoin në llogoren britanike.
Në
vitin 1918, Alberti i rritur tashmë është regjistruar në ushtri dhe po lufton
në front. Ai dëgjon për shpëtimin e Xhoit. Të dy janë ribashkohen pas katër
vitesh.
Lufta
e Parë Botërore përfundon por Xhoi urdhërohet nga komanda ushtarake të nxirret
në ankand. Shokët e Albertit mbledhin para me qëllim që të mund ta blejë kalin.
Por ankandi fitohet nga gjyshi i Emilisë, i cili lë të kuptohet se mbesa e tij
ka vdekur dhe kali është gjithçka që i ka mbetur prej saj. Megjithatë, pasi
Alberti i lutet, plaku ia kthen Xhoin. Alberti kthehet me kalin në fermën e
familjes së tij.
No comments:
Post a Comment