Leonard Veizi
Kryengritës dhe interbrigadistët e ardhur për ndihmë nga e gjithë Evropa shkëmbenin zjarr të vazhdueshëm me trupat e ushtrisë mbretërore që udhëhiqeshin nga gjenerali Franko. Mes krerëve të së majtës qëndronte Dolores Ibaruri, një grua e fortë që më së shumti njihej si “La Pasionaria”. Spanja qe mbërthyer nga ethet e luftës cilvile. Ishte koha kur lindi shprehja “Katër kolona marshojnë mbi Madrid, e pesta na pret atje për të na brohoritur.” E mbetur edhe sot e gjithë ditën pa autor, meqë i atribuohet herë gjeneralit fashist Kueipo de Lano, herë kolegut të tij Ernesto Mola e jo pak herë vetë Frankos, mori dhenë. Prej saj proverbial u bë togfjalëshi kolona e pestë, i cili në çdo gjuhë të Evropës shënon pikërisht tradhtarët. Për djall, në ditët e një lufte të nxehtë pakkush mendon me mendje të ftohtë. E nëse je kontingjent te kundërshtarët, ushtar i thjeshtë këmbësorie apo një gjeni gjithfarë, në qofsh, mbetesh në shënjestrën e armës. Spanja e vitit 1936 po përjetonte ditë të tilla. Në Granada, këtë qytet simbol, kapet prej ushtarëve të gjeneralit Franko, njëri prej poetëve më të mëdhenj që ka njohur bota moderne. Ishte në krahun e republikanëve, por të qenët i pashembullt në atë çfarë kishte prodhur si intelektual, nuk ia kurseu dot jetën. Federiko Garcia Lorka u ekzekutua në mënyrë mizore dhe pakkush i dinte qartësisht rrethanat e vrasjes së tij. Sepse pas kësaj e gjithë ngjarja e mbulua me një vel misteri...
...“Vajza e vogël e Bernarda Albës, vdiq e ndershme.... E ndershme...” Këto fjalë drithëruese do të mbyllnin aktin e fundit të dramës. Dhe pas kësaj, mes të qarave mbytëse të katër vajzave të mbetura, duke dhënë urdhër për qetësi, Bernarda Alba, kjo grua e sertë, do të lëshonte vellon e zezë mbi fytyrë.
Kjo ishte zgjidhja në epilogun e dramës që Federiko Garcia shkroi në të
gjallë të tij. Dikush e kishte cilësuar si “Lorka i përbotshëm”. Dhe
nuk kishte gabuar aspak në këtë cilësim. Ishte poet, dramaturg, aktor,
recitues, piktor, muzikant... madje dhe drejtor teatri, atje në Gadishullin
Iberik.
Por Lorka kishte pushtuar edhe skenën shqiptare.
Në vitin 1985, studentët e kursit IV të dramës në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë, nën regjinë e të mirënjohurit Gëzim Kame, vunë në skenë për punë diplome, një nga kryeveprat e Lorkës “Shtëpa e Bernarda Albës”. Drama u regjistrua nga Televizioni Shqiptar, ku në pultin e regjisë do të ishte një tjetër regjisor, po aq i mirënjohur, Mevlan Shanaj. Ndërsa në skenë, nën një interpretim të papërsëritshëm, Justina Aliaj, në rolin e Bernardës, do të rivinte pas një mungese të gjatë, por të justifikueshme, gjithsesi. Rreth saj pesë protagoniste të së njëjtës dramë lëviznin në mizanskenë dhe ishin: Gjenovefa Rredhi, Flutura Godo, Rajmonda Bulku, Zamira Kita dhe më e “vogla prej tyre” Elvira Diamanti, në rolin e Adelës. Ishte një dramë pa asnjë rol mashkullor. Sepse do të interpretonin gjithashtu dhe Rita Gjeka, Suela Konjari e me një rol episodik edhe Luljeta Hoxha.
Por Lorka njihej dhe më parë në skenën e teatrit dhe publikun shqiptar. Në vitin 1963 regjisorja ukrainase, Zinaida Andrejenko, e martuar në Shqipëri me regjisorin Andon Pano, ia pati besuar personazhin e Bernardës, të madhes Marie Logoreci. Dhe, gjithashtu, do të interpretonin përkrah saj të tjera yje të skenës: Violeta Manushi, Behije Çela, Marika Kallamata e Liza Vorfi.
Duke ardhur edhe në skenën teatrore të Shqipërisë së vogël, pa dyshim Federiko Garcia do të përmbushte sentencën profetike “Lorka i përbotshëm”
Poet e dramaturg
U lind më 5 qershor 1898 në Fuente Vaqueros, një fshat në Granada të Spanjës. Ndoqi studimet në Universitetin “Sacred Heart”. Studioi artin dhe letërsinë, ku dhe botoi veprat e para poetike. Në Madridin e fillimviteve ‘20 ai është i afërt me artistë të famshëm, si Bunuel e Jimenez, por dhe piktorin Salvador Dali, i cili ishte një nga surealistët më të njohur të shekullit XX. Pas diplomimit jeta e tij vazhdoi plot krijimtari dhe aktivitete, por dhe lidhje në miqësi të reja, të cilat shkonin nga Pablo Neruda tek Ignacio Sançez Mejias. Në agjendën e tij ishin dhe udhëtimet e shumta, sidomos në Shtetet e Bashkuara e Amerikën Latine, ku u përball me kontrastet e shoqërive në zhvillim, gjëra që u bënë dhe subjekte të poezive të tij. Krijoi grupe teatrale të pavarura dhe iu kushtua jetës kulturore spanjolle, duke shkruar një seri dramash.
Një nga dramat shumë të njohura të Lorkës është “Mariana Pineda”. Ajo bazohet në jetën e Mariana de Pineda Munoz, kundërshtimi i së cilës ndaj Ferdinandit VII dhe ekzekutimi i mëpasshëm publik, më 1831, për tradhti, ishte bërë pjesë e folklorit të Granadës. Shfaqja u shkrua midis 1923 dhe 1925 dhe u interpretua për herë të parë në qershor 1927, në Teatrin “Goya”, në Barcelonë. Prodhimi u drejtua nga García Lorka, me dizajn skenik e kostume nga Salvador Dalí.
Kritika e kohës thotë se si poet, Lorka do ta pasuronte poezinë me përvoja moderne e, sidomos, me ndjeshmërinë e hollë për ritmin dhe ngjyrat. Ishte promovues i avangardës evropiane midis dy luftërave botërore, por edhe poet i lidhur ngushtë me traditën e poezisë kombëtare. Veprat e tij poetike kryesore janë: "Këngë", "Romanca cigane", "Poeme e kanto kondos", "Vajtim për Injacio Sances Mehijas" e "Poeti në Nju-Jork".
Lufta Civile
Pas krizës së madhe ekonomike, në prill të vitit 1931, forcat majtiste në Spanjë fituan zgjedhjet. Pas kësaj, Spanja u shpall Republikë. Mbreti Alfons XIII u largua. Në vitin 1936, koalicioni “Fronti Popullor” i përbërë prej socialistëve, komunistëve dhe republikanëve përsëri fitoi zgjedhjet. Një grup djathtistësh i quajtur “Falanga spanjolle”, me në krye gjeneralin Franko, u nis nga Afrika Veriore me shumë ushtarë, për të përmbysur qeverinë majtiste në Spanjë.
Më 1936, pak para shpërthimit të luftës civile, Garcia Lorka përpiloi dhe firmosi, bashkë me Rafael Albertin, - një tjetër poet i shquar - edhe 300 intektualë të tjerë spanjollë, një manifest në mbështetje të “Frontit Popullor”, i cili botohet në gazetën komuniste “Mundo Obrero” më 15 shkurt, një ditë para zgjedhjeve. Më 17 korrik 1936 shpërthen kryengritja e armatosur kundër Republikës. Nis kështu lufta civile spanjolle. Konflikti i përgjakshëm zgjati deri në vitin 1939.
“Para agimit në 17 gusht 1936, një burrë i veshur me pizhama të bardha dhe xhaketë doli nga një veturë në rrugën që lidh qytetet Víznar dhe Alfacar në fushat e Granadës, Spanjë. Ai, bashkë me tre të burgosur të tjerë, shoqërohej nga pesë ushtarë që mbanin pistoleta gjysmautomatike “Astra 900” dhe pushkë gjermane “Mauser”. Burri në pizhama ishte poeti 38-vjeçar Federiko García Lorka”, përshkruan Aron Shulman në librin e tij “Epoka e mosmarrëveshjeve”.
Lorka ndodhej i fshehur në shtëpinë e Luis Rosales, një poet 26-vjeçar, i cili pretendohet se e dorëzoi mikun e tij të vjetër, edhe pse ai vetë i ishte bashkuar kryengritjes. Të paktën 100 ushtarë morën pjesë në arrestimin e tij, duke supozuar se poeti në fjalë ishte një “bandit legjendar”.
Më 19 gusht 1936 Federiko García Lorka, pak hapa larg një burimi të njohur si “Burimi i Lotëve” në Viznar, ekzekutohet brutalisht pa asnjë proces nga një skuadër prej pesë vetash, kreu i së cilës gjatë arrestimit ishte shprehur: "Ai ka bërë më shumë dëme me një stilolaps, sesa të tjerët kanë bërë me një pistoletë".
Dhe kështu do të mbyllej kapitulli i tij jetësor, për t’u hapur një tjetër kapitull, ai i përjetësisë së paraprirë nga sentenca aq magjike “Lorka i përbotshëm”.

No comments:
Post a Comment