Nga
Leonard Veizi
A
do t’ia fusësh tjetrit sa krahu e të bësh para për vete sa të mos ketë qese
plastike të t’i nxërë: shiti mallin e cilësisë “zh” për cilësi “a” dhe vendosi çmimin
e kripur sa më s’ka. Ai tjetri, - që ne rastin konkret jemi unë e ti, pra
konsumatorë nga halli, - do e blejë me qejf e do të thotë nja 10 herë “rrofsh
se na shpëtove”.
Për
çfarë shpëtimi është fjala?
Se
do ta hajë gjithë qejf sapunin për djathë, pasi e ka paguar sa frëngu pulën...?
“Çmim
i lartë, mall i mirë”. Këtë sentencë ikonike e kanë kuptuar të gjithë tashmë
dhe nuk ngurojnë që në katrahurën e ngritjes së çmimeve, një mall kërkundi t’i
vënë një çmim stratosferë. Shqiptari po është mësuar me frazeologjinë: Malli i
mirë është i shtrenjtë... por e di se çfarë ha.
Që
e ha... kjo s’diskutohet!
Po
sikur ta kthejmë përmbys e të themi: Mirë, kur i miri që është i shtrenjtë, po
ai që nuk është i mirë, çfarë çmimi ka? A është vërtet
më i lirë?
më i lirë?
Aspak.
Sepse dhe ai konkurron denjësisht me një performancë të shkëlqyer në aparencë.
Këtë e kanë kuptuar jo vetëm tregtarët që janë “nona” e kësaj praktike, por edhe
fshatarët që shesin nëpër cepa e trotuare, e që ia kanë marrë mirë dorën hileve.
Policia Bashkiake nuk i lejon tregjet e palicensuara, por në fakt prodhimet
artizanale, - pa datë skadence e që nuk duket në çfarë rifuxhoje janë prodhuar,
- arrijnë të gjejnë treg. Dhe i gjen aty, buzë rrugës, - me pluhur çimentoje
nga ndërtimet e gazra makine, - qumësht, gjalpë e djathë stalle, por edhe vezë
nga qymezi.
Po
çfarë ndodh?
Një
emision investigativ, i transmetuar në një televizion kombëtar, - por që e gjen
pa vështirësi dhe në youtube, - na zgjon nga dremitja për të na thënë se sa na
i fusin me një produkt si djathi ku hilet bëhen varda: qumësht pluhur, niseshte
dhe vaj palme. Këto janë përbërësit. Prodhuesit fusin në produkte dhe elementë
të tjerë kimikë, për të shtuar vëllimin apo masën, gjë që e vë në dyshim
cilësinë ushqimore. Kjo ndodh me produktet blegtorale, por nuk duhet harruar se
përbërës problematikë ka mielli, e domosdo dhe buka, asortimenti i
pandryshueshëm i tavolinave tona.
Asnjë
gjë e hajrit.
Ne,
si konsumatorë të thjeshtë e pa shumë pretendime vijmë vërdallë tregut e bëjmë
sikur marrim vesh, e përsëri biem në grackë: e blejmë mallin surrogato sa ia do
qejfi të zotit të dyqanit.
Mirëpo
po t’i vësh mend emisionit ku flasin specialistët e fushës, ata të kujtojnë se gjithçka
duhet të ketë një etiketë ku të jenë të afishuar përbërësit. Dhe Ti, si
konsumator i interesuar, duhet të jesh i informuar një për një.
Po
ku është etiketa???
-Hë
mo sa i vini re këto vogëlsira!
Shpeshherë
ne nuk na pëlqen as malli i markatës së certifikuar, edhe pse shumë nga malli i
markatave të certifikuara janë të pacertifikuara. Se jemi në Shqipëri. Vend i
botës së tretë. Aspirojmë për në BE por nuk përmbushim asnjë standard. Ndaj kur
bëhemi për te mjeku, kujtohemi se kemi konsumuar pa kriter mall të cilësisë
“zh” dhe kjo na ka dhënë probleme shëndetësore: tension po e po, yndyrna të
larta e diabet, dhe jo rrallë edhe sëmundje më problematike se kaq.
Mjekët
të bëjnë me dije se sëmundjet kronike janë rritur për shkak të kequshqyerjes.
Ndërkohë që edhe sëmundjet kancerogjene sa vijnë dhe shtohen.
O
Zot mbaj dorën!
Sepse
kemi dëshirë të konsumojmë ca djathë të bërë vetë, ca qumësht të sapomjelë e
vezë të nxjerra nga pula që ha gurë dhe jo koncentrat me pak grurë.
Por
ndeshemi me fshatarë që bidonët plastikë i mbushin me qumësht, që ca i gjejnë
rrugëve e ca i nxjerrin nga kazanët e mbeturinave.
Sërish
ngrihet pyetja: “Ku gjendet Shqipëria në raport me vendet e BE-së?”. “Sa të
sigurt janë konsumatorët shqiptarë?”
Megjithëse
ka një vendim të Këshillit të Ministrave të mbështetur mbi nenin 100 të
Kushtetutës, për etiketimin e ushqimeve dhe informimin e konsumatorit, sërish këto
rregulla nuk respektohen dukshëm. Mirëpo, mungesa e etiketës përbën shkelje
ligjore. Dhe shkelësit duhen dënuar.
Jo,
në fakt. Ata vazhdojnë të shesin mallin me cilësinë “zh”. Të gjitha pasojat bien
në kurrizin e konsumatorëve.
Si
mund të shpëtojmë nga kjo grackë?
Duhet
të ketë një vendim personal, që ka të bëjë me kokën e gjithsecilit: Çfarë malli
duhet blerë e konsumuar. Në të kundërt duhet abandonuar.
Po
ku pyesin banorët e metropolit. Në kushte mbijetese hanë gjithçka, edhe bajga
lope të paketuara, po të doni.
Pensionistët
të thonë se e dinë se çfarë ushqimesh ju duhet, po me mundësitë e tyre të pakta
janë të detyruar t’i drejtohen tezgës së pacertifikuar ku mund të gjejnë ca
gjëra që të mbushin zorrën. Dhe kaq, se paratë e tjera u duhen për të marrë
medikamentet që trajtojnë problemet që japin zorrët.
A
mund të themi se jemi gati që tanimë të realizojmë atë që kemi në dorë, t’i
braktisim ushqimet pa cilësi dhe të konsumojmë ato që kanë cilësinë e duhur?
Veç
po të mbetesh pa ngrënë?!
Dhe
ky është një akt pesimizmi. Por dilet në këtë përfundim nisur prej situatës.
Në
kushte aktuale ne asnjëherë nuk kemi për ta marrë vesh se cili mall tregu është
me parametrat e duhura. Dhe këtu na duhet ndihma e shtetit, i cili të ushtrojë presion,
që pazari ushqimor të mos vazhdojë të jetë si “Pazari i Roskovecit”, një herë e
një kohë.
Dhe
nëse do vazhdojë që malli “zh” për nga cilësia do të dominojë tregun, ne të
gjithë do të jemi pacientë, - herë ambulatorë e herë spitalorë, - shumë më
shpejt nga parashikimet.
No comments:
Post a Comment