Leonard Veizi
Ai
ishte i rrallë, një nga figurat më të mëdha të artit skenik dhe kinemasë
shqiptare. Plot humor e hare në temperament dhe jo vetëm në interpretim.
Ndoshta sepse vetë mbiemri ishte një profeci. Gioia, i cili ishte dhe mbiemri i
tij origjinal, kishte të bënte me fjalorin italian, i cili shqiptarizohet si
Xhoja, dhe që kuptimi në shqip vjen si: gëzim.
Me baba italian por me nënë shqiptare, ai e kaloi thuajse gjithë jetën e tij në Durrës. Por ishte lindur në Brindizi, në 12 maj të vitit 1924. Në vitin 1932, në moshën 8-vjeçare, Nikolini mbërrin në Shqipëri, sepse babai i tij Teodori, i cili kishte mundësi me bizneset e tij, vendosi të ndihmonte familjen e bashkëshortes shqiptare Parashqevisë. Dhe mbetën në Durrës.
Në jetëshkrimin e Nikolin Xhojës thuhet se që në moshë të re, ai u inkuadrua në radhët e Brigadës së 3-të Sulmuese.
Forcat e kësaj brigade luftuan edhe për çlirimin e Kosovës. Mori pjesë aktivisht në krijimin e grupit artistik partizan në Kosovë.
Pas çlirimit të vendit me kthimin në Durrës, ai nisi punë pranë Bankës së Shtetit dhe shumë shpejt u përfshi në lëvizjen amatore si aktor. Prej vitit 1953 u bë pjesë e Teatrit dhe Estradës së Durrësit, duke qenë ndërkohë dhe një nga aktorët e parë të Teatrit “Aleksandër Moisiu”.
Spektatori shqiptar, dhe më së shumti telespektatori, e mban mend mirë për të paktën disa nga rolet e tij emblematikë.
Ai ishte kuzhinier Kiçoja tek filmi “Horizonte të hapura”. Sidomos kur këndonte:
O kuzhinieri i lagjes time
me dy-tri fleta lavdërime
-E kam gatuar sipas faqes 204 sot... Po do më digjen patatet kapedan, do më përcëllohen për ideal.
Këto ishin disa nga batutat e tij në këtë film.
Por ai ishte dhe magazinier Xhafa që vriste kohën e punës duke gënjyer sa mundte tek klubi i gjuetarëve, rol të cilin e interpretoi tek filmi: “Udhëtim në pranverë”.
-Që thu ti ishim në pyll, pa bo zo hiç. Kur nigjoj zarin, çaf njoni, çaf tjetri. Unë gati. Kur te një gëmushë e modhe, veçse kur më del para një alamet derri i egër ballë për ballë edhe merr yrysh para meje. Unë një ti bo dredha, se e di që derri nuk kthehet dot prej qafës, ene zuna vend pas nji peme. Ai hiku dhe unë ja vesh bam njonit, bam tjetrit... dhe e hudha lomsh n’tok. Pas atij vrava dhe nja dy derra të tjerë, nja 10 a 12 lepuj. Kur më del një skile, ting dhe asaj, hiku ene ajo. Kur më dalin dy kunadhe të bukra...
Nga kritikët e teatrit Nikolin Xhoja jo vetëm është vlerësuar si një ndër korifenjtë e skenës shqiptare por është konsideruar në vazhdimësi si një individualitet i spikatur artistik, veçanërisht në realizimin e roleve komike, ku ai si një aktor me diapazon të gjerë realizonte mjeshtërisht edhe ata thellësisht dramatikë.
Në teatër Nikolin Xhoja realizoi 55 role ndërsa 6 të tjerë ia dha kinemasë.
Kështu ai interpretoi rolin e Baca Lekës tek filmi “Thirrja”.
-Or ti mik, hahemi me cucën ndonjëherë për do gjana t’vogla, ja ta zëmë për tavolinën siç jena ul sot. E çfarë kujton, se në malësi ulen të gjithë në tavolinë e hanë në pjata të veçanta. Po ça ka hek kjo cuca me na mush radaken mua e plakës.
Por interpreton dhe rolin e një nëpunësi të administratës si shefi i zyrës së punës, i cili është një rol episodik tek filmi “Në prag të jetës”.
-Hë moj vajzë, çfarë kishit? Ulu. Nuk duroni dy-tre ditë sa të dalin të drejtat e studimi? Si e ke emrin?
Kritiku i njohur Josif Papagjoni është shprehur se “Nikolin Xhoja është një ndër emrat më të mëdhenj të aktrimit shqiptar, një aktor me një nur komik, tejet i natyrshëm e organik në interpretimin aktorial, tejet spontan, i atypëratyshëm dhe shpesh, improvizues”.
Por ajo që do ta ngrinte në piedestal, si një aktor brilant e i pakrahasueshëm ishte roli i xha Beqos tek filmi “Kapedani”.
-Me leje! Unë nuk kam shumë gjëra për të thënë. Vetëm desha të them se shoku sekretar kishte shumë të drejtë kur tha se këto mbeturina ka rrezik t’i ngjiten edhe brezit të ri. Ja për shembull. Mbeturinat e shokut Sulo, më janë ngjitur dhe mua. Eee, po po ngrihem e po bëj një autokritikë të shëndoshë. Ndërsa vetë i sëmuri nuk ngrihet të bëjë autokritikë. Po çfarë kam bërë unë duke qëndruar vazhdimisht me shokun Sulo? Çfarë s’kam bërë thuaj.
Dhe për t’i vënë kapakun si luan dhe rolin e babai të vajzës tek filmi “Çifti i lumtur”.
-Po po, tashti po të jap të drejtë që e ke përzënë vajzën nga shtëpia. O do të bëhet si themi ne o s’ka. Jo mor jo nuk jemi fanatik as ti, as unë. Por ne duam rregull... Po ama dhe ky yt bir ka triblu pa top. I ka fitu dy pikë kundra fanatizmit.
Sipas regjisorit Gjergj Vlashi, “Nikolin Xhoja qe mësues i shumë breza aktorësh, nuk bëri pjesë në asnjë shkollë, por krijoi një shkollë të tijën të interpretimit skenik”.
Ndërsa aktori i njohur Vangjel Heba është shprehur se: Publiku e adhuronte Nikolin Xhojën për talentin dhe përkushtimin e pamatë.
Për punën e tij 30-vjeçare në Teatrit e Durrësit, Nikolin Xhoja u nderua me titullin “Artist i Merituar”, e më vonë me titullin e lartë “Artist i Popullit”. U nda nga jeta më 27 tetor 1987 në moshën 61-vjeçare, pas një persekutimi të pakuptimtë, që e largoi atë nga jeta e tij: teatri.

No comments:
Post a Comment