Leonard Veizi
Me 90 role në skenë, ai padyshim mbetet kolona kryesore e një teatri. Me gjashtë role në film, ai zë gjithashtu një vend të nderuar në kinema edhe pse ato janë disi episodikë. Dhe më shumë se kaq ai ka ngjitur vetë në rolin e regjisorit në një seri dramash dhe shfaqesh të tjera. Bëhet fjalë për aktorin emblematik të Teatrit të Vlorës dhe regjisorit të tij, Vasillaq Godo.
Ishte lindur më 15 shkurt të vitit 1943. Por mëngjesin e të martës në datë 21 maj të vitit 2024, në moshën 81 vjeçare, Vaso Godo u nda nga jeta. Nga ajo tokësore e skenike bashkë me të. Edhe pse në fakt kohët e fundit nuk kishte pasur jetë të zhurmshme artistike.
Cilësohet si një ndër aktorët themelues të teatrit “Petro Marko”, qysh prej vitit 1962. Dhe ishte protagonist në premierën e parë të teatrit të Vlorës te drama “Fundosja e skuadrës” vënë në skenë nga regjisori Kujtim Spahivogli. Por ky do të ishte vetëm fillimi, sepse nëpërmjet punës së tij përgatitore do të kalonin shumë nga aspirantët e aktrimit, të cilët më pas u bënë nga emrat e rëndësishëm të skenës dhe kinemasë shqiptare.
Në vitin 1967 Vasillaq Godo përfundoi studimet në Institutin e Larte te Arteve në degën e aktrimit.
Që në fillim u shqua për plastikën e tij dhe mënyrën e interpretimit si dhe për një lojë realiste në skenë. Më pas, si karakteri i portretit të tij ishin sytë e thellë me një vështrim të mprehtë, si dhe zēri i plotë e kumbues. Madje për shkak të vokacionit, ai mund të ndryshonte lehtësisht regjistrat dialektorë duke u përshtatur me të folurën e të gjitha trevave shqiptare, e sidomos me ato të dialektit geg.
Vaso Godo mbeti një aktori i parapëlqyer nga regjisorët për të jetësuar figura epike, heroike, duke gërshetuar aty me maturi me sens artistik anët e madhërishme me ato humane.
Disa nga rolet më të spikatura të tij janë Isa Boletini te “Besa e trojeve”, Hodoja tek “Lidhur si fishekë gjerdani”, Batoja te “Jatagani”, etj.
Në kinema ai do të kishte rolin e prestigjatorit italian tek “Vëllezër dhe Shokë” që bashkoi flamujtë e dy vendeve me pak lëng të zi nga shishja ku nuk shkruhej “Wiski”, por “Facismo”. Dhe më pas do të angazhohej tek “Një emër midis njerëzve”, “Kthimi i ushtrisë së vdekur”, “Jeta në duart e tjetrit”, “Një ditë e mrekullueshme”, “Shqiptari” si dhe në rolin e një polici tek filmi “Farmakon” që ishte dhe interpretimi i tij i fundit në pelikulë, e që doli si prodhim në vitin 2012.
Gjithsesi në kinema, spikatja më e madhe e tij aktoriale është pikërisht në rolin e Reizit, dikur partizan e më pas varrmihës, për të nxjerrë nga nëntoka eshtrat e ushtarëve pushtues vrarë në tokën shqiptare. Dhe Reizi i interpretuar nga Vasillaq Godo ishte një personazh që thoshte gjithçka vetëm me vështrimin dhe nënqeshjen e tij, që pinte duhan me të dredhur dhe e shihte në sy pa asnjë ndjenjë droje Gjeneralin që kish ardhur nga përtej detit të mblidhte disfatat e kolegëve të dështuar. Dhe në këtë film të Dhimitër Anagnostit, skenari për Vasil Godon kishte rezervuar vetëm një fjali, të cilën ai e thotë me dhimbje teksa e hipnin në makinën BÇ për ta çuar me urgjencë drejt spitalit, si të infektuar nga një eshtër e thyer ushtarësh: “Më hëngri me të pabesë”. Sepse në luftë ai kishte dalë fitimtar.
Dhe po aq një rol tjetër simpatik i tij në kinema mbetet ai i babait të Anës, burrë i urtë dhe i matur, por që ishte dhe vjehrri i Fredit i cili ishte bërë xurxull në tavernën e hotel Vjosës, aq sa këmbët nuk e mbanin dhe fliste broçkulla poshtë e lart se na kishte zbuluar bombën atomike: “Kështu pi ky? – Jo, jo, baba, nuk pi. – S’ka gjë. Pijnë nganjëherë burrat”.
Për Vasillaq Godon miqtë e tij janë shprehur se ka bërë një jetë të vështirë. Që në fillime u rrit jetim gjysmë jetim, pasi gjatë luftës së Dytë Botërore babai i tij ra Dëshmor i Atdheut. Por edhe më pas, ashtu si dhe shumëkujt tjetër hallet dhe problemet nuk i janë ndarë. Por kjo nuk e ka penguar aspak që të ishte në çdo shfaqe të teatrit me rolin e tij të punuar thellësisht.
Vasillaq Godo me trup të gjatë e mustaqe, dukej sikur ishte gatuar për të luajtur role të rënda heronjsh. Por në fakt ai si aktor ishte po aq edhe komik.
Në kujtesën time të 40 apo 45 viteve të parë, Vasillaq Godon e kam fiksuar jo vetëm në rolin e Isa Boletinit, por dhe në atë të përgjegjësit tek “Sezoni dimëror i kafe Rivierës” e sidomos në rolin e servilit të drejtorit, tek një tjetër komedi titulli i së cilës nuk më vjen ndër mend. Veç jam habitur gjithmonë se si një aktor i tillë, me vështrim të thellë e depërtues, por dhe të egër e trimëror, të kishte dy përshtatje krejt të kundërta, që duket sikur nuk mund të qëndronin në të njëjtin trup e fytyrë. Por Vasillaqi ishte aktor. Dhe aktori duhet t’i bëjë të gjitha rolet: dramatikun drithërues dhe atë që shkakton të qeshura pa fund.
Vasillaq Godo tanimë nuk është mes të gjallëve, miqve dhe kolegëve artistë. Por e kishte të siguruar një vend të Panteon. Dhe u ngjit atje, për ta parë skenën e teatrit nga një tjetër këndvështrim, nga ai hyjnor.

No comments:
Post a Comment