Esse
"Tedi B" ky shthurës lebetitës i jetës së
tij dhe Era Simoni, inspektorja bionde e policisë në terren
Nga Eduart Sulollari
Maj zemërak.
Në vetminë e
thukët të një dite me shira, gjelbërimi luhatet në ngjyrat kapriçioze të
ylberit të shkërmoqur.
Qetësisë shurdhuse
të dhomës hesht romani " Tedi B..", thua rrethohet nga rrënimi i
pasdites. Xhamit të dritares, kryqi
i vetëtimës së
largët shtyn kureshtjen. Ka nisur kështu të lexoj fillin e faqes së parë...
"Era Simoni,
inspektorja bionde e policisë në terren, nxitoi të kthente makinën në mes të
rrugës duke bllokuar për disa çaste rrjedhën e trafikut".
Mbuluar nga
vezullim i përkorë rrëfimi merr frymë .
Eva Simoni nuk pret ta thërmojë kureshtja. Diku, në një vilë të veçuar duhet të
verifikojë nëse pronari i saj ndodhet në banesë .Kërkohet pak, fare pak. Bri
saj kap vështrimin e oficerit të ri duke e gjuajtur vjedhurazi nga pas.
Dialogë shkreptusë.
E fshehta rebele
nis udhëtimin famoz. Drithëron hija e
dyshimit, fundosur në dritën e ditës lozonjare. Shtangur shmang dredhinë
endacake që zhbën varfërinë e rrëfimit. Padashur, krejt i pafaj ke rënë në
grackën e lojës së fjalës të romacierit Veizi. Koprac nga lëvizja e çartur e
hyrjes së personazheve.
Mos prit të të
tregoj gjithë ngjarjen.Tundu.
Shkund rehatinë e
majmur.
Dy punonjës të
sistemit të drejtësisë, Drilon Kraja dhe Lis Braholli cënojnë tokën ku gjurmët
do të lënë. Çajnë të ardhmen e vet me lëvizjet ulëritëse në lojën e shahut.
Gdhend profilin e tyre me goditjet
vdekatare të gurëve katrorëve magjikë
Fërgëllues. Dinak.
Kacaviret Veizi rrëfimit.
Të fshehtat japin
vetëm goditje. Nuk je në gjëndje të mbash zemrekun e rrahjeve të zemrës
kostant. Të duhet një tempull. Dhe e gjetur shpejt. Është famozi " Tedi
B" ky shthurës lebetitës i jetës së tij. Por paradokset e fatit të
trillerit të Veizit të gërryejnë shpirtin ,si lumi shtratin e verbër të verës.
Zhytur je.
Rraskapitur madje kur " Tedi B" rrudh durimin tënd. Ulërin, si bora
ngicës së parë...
"Çfarë i ka
këto tregime ky njeri, se më luajti mendjen" shfryu Era Simoni, pas
përfundimit së lexuari tregimin e radhës se Tedi B. " dhe mbi të gjitha,
përse ka përdorur emrin e tij në të gjitha rastet".
Ishte vonë dhe ajo
mendoi se përpara se ta mbyllte ditën e parë të hetimit të linte edhe një takim
me një nga emrat që Tedi B. kishte ende në listën e tij të kontakteve"
Misteri tjerr
enigmën. Arnon faqet e romanit me teka që përziejnë shpërthimin tënd dhe ti je
rob i zjarrmisë së padurimit.
Shfryn si
shkretëtira në etjen hokatare.
Lexoje pra...
E mërkurë.
22 Maj 2024
Albany. New York
U. S.
A
No comments:
Post a Comment