Leonard Veizi
Në tërësinë tonë, ne
si shtet vuajmë thellësisht nga sinjalistika rrugore.
Udhëkryqet e paqarta
dhe sinjalet e ndërruara pa rregull e bëjnë rrugëtimin në udhët e Shqipërisë
shumë të vështirë dhe të pasigurt. Tabelat e shenjave rrugore shpesh nuk janë
të qarta, të vendosura saktë ose mungojnë fare. Kjo i lë drejtuesit e
automjeteve në pozitë të vështirë, duke i detyruar të bëjnë vlerësime të
shpejta dhe të pasigurta.
Ec e të japësh teorinë
pastaj, për të marrë patentën.
Mungesa e
standardizimit është një problem i madh. Sinjalet rrugore duhet të ndjekin një
model dhe stil të përbashkët, që të sigurohet koherenca dhe lehtësia e
përdorimit për të gjithë shfrytëzuesit e rrugës. Kjo do të ndihmonte në
zvogëlimin e aksidenteve dhe do t'i bënte rrugët më të sigurta.
E dini për çfarë
njihet Nju Jorku? Për standardizimin e semaforëve në ngjyrë të verdhë e që i
dalin drejtuesit të mjetit m’u të hunda, pa lënë mundësinë të gabosh, apo të
thuash: nuk e pashë.
Nuk dua t’i krahasoj
rrugët e Shqipërisë me të asnjë vendi evropian, por mjafton të kalosh pikën
doganore të Morinit për t'u hedhur në pjesën tjetër të Shqipërisë, në Kosovë,
dhe do ta kuptosh cilësinë.
E pra shqiptarë ne,
shqiptarë ata. Dhe krahasimi bëhet mes shqiptarësh tek e fundit.
Deri këtu fjalën e
kemi pasur për tabelat në autostradë. Halli tjetër i madh është sinjalistika
brenda qyteteve. Dhe ne qytetet i kemi të gjelbëruara. Pemë nga të pyllit
orbital e bar për gomerët sa të duash.
Por dhe kjo e ka të
keqen e vet.
-Bari i gjelbët të çlodh
sytë, - shprehej studenti Bardhyl që kishte zbritur nga Kukësi në kryeqytet për
të mësuar t’i binte violinccelit. Por në periudhën kur fiksoheshin në pelikul
pamjet e filmit “Në ccdo stinë”, nëpër rrugët e Shqipërisë e të qyteteve të saj
lëviznin vetëm makinat e komunales.
Në Shqipëri, rrugët
janë shpesh të mbushura me sfida të ndryshme për drejtuesit e automjeteve. Një
nga këto sfida është pamundësia për të parë qartë semaforët dhe tabelat rrugore
për shkak të gjetheve të pemëve që i mbulojnë ato. Kjo situatë krijon
precedentë të rrezikshëm që ndikojnë në sigurinë e trafikut.
Dhe vizave orientuese
në tokë që u del përditë boja e nuk dallohen më.
Në shumë qytete
shqiptare, rrugët janë të veshura me rreshta të gjata pemësh, të cilat gjatë
stinës së verës dhe pranverës mbushen me gjethe të dendura. Këto pemë, edhe pse
shtojnë bukurinë natyrale të qyteteve tona dhe kontribuojnë në përmirësimin e
cilësisë së ajrit, shpeshherë bëhen pengesë për shikueshmërinë e drejtuesve të
automjeteve. Kur semaforët dhe tabelat rrugore mbulohen nga gjethet, drejtuesit
e mjeteve duhet të bëjnë llogari dhe supozime të cilat shpesh çojnë në vendime
të gabuara dhe aksidente të panevojshme.
Imagjinoni një
kryqëzim të ngarkuar në qendër të Tiranës. Një drejtues automjeti afrohet dhe
pret të shohë sinjalin e semaforit për të kuptuar nëse duhet të vazhdojë
përpara apo të ndalojë. Por, semafori është i mbuluar nga degët e një peme të
madhe, dhe ai duhet të marrë një vendim të shpejtë bazuar në informacion të
pjesshëm. Një tjetër makinë afrohet nga ana tjetër, dhe as drejtuesi i saj nuk
ka një pamje të qartë. Në një çast, situata kthehet në një kaos të plotë me
rrezikun e një përplasjeje të afërt.
Shyqyr që drejtuesit e
automjeteve në Tiranë e kapin me nuhatje ku është semafori. Por kur ndërron
qytet dhe nuk e njeh mirë atë, rastësia të shpëton nga precedenti. Në të
kundërt, hall koke në fillim, e pastaj hall hekurave të makinës me polici e
siguracione.
Dhe mirë nëpër qytete,
por gafa gjen ngado dhe në rrugët nacionale. Si në rastin konkret, - të
ilustruar me një foto, - kur askush nuk është në gjendje të deshifrojë se përse
një tabelë “ndalim kalimi” qëndron krenare ne mes të rrugës. Kë ndalon, për ku
ndalohet, si, qysh, tek...? Pyetje pafund. Përgjigje asnjë.
Ky problem është jo
vetëm një çështje e estetikës urbane, por mbi të gjitha, një çështje e sigurisë
publike. Kjo situatë kërkon një ndërhyrje të menjëhershme dhe të qëndrueshme
nga autoritetet përgjegjëse. Duhet të krijohen programe të rregullta për
krasitjen e pemëve që ndodhen pranë rrugëve kryesore dhe kryqëzimeve. Po ashtu,
duhet të vendosen sinjale shtesë ose të zhvendosen semaforët dhe tabelat në
vende ku janë më të dukshme.
Nëse nuk ndërmerren
hapa të tillë, rreziku i aksidenteve do të vijojë të rritet. Në fund të fundit,
përmirësimi i infrastrukturës së sinjalizimit rrugor është një investim që
shpëton jetë dhe përmirëson cilësinë e jetës së të gjithë qytetarëve. Rrugët
tona duhet të jenë të sigurta për të gjithë përdoruesit, dhe një pjesë e
rëndësishme e kësaj është sigurimi që çdo sinjal dhe tabelë të jetë e dukshme
dhe e lehtë për t'u kuptuar.
Një zgjidhje e mundshme
do të ishte rishikimi i rregulloreve dhe standardeve të sinjalistikës rrugore,
duke u bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare. Gjithashtu, do të ishte e
rëndësishme të kryhen inspektime të rregullta dhe të kryhen rregullime e
përmirësime në vend. Kjo do të siguronte që sinjalistika të jetë gjithmonë e
qartë, e përshtatshme dhe funksionale.
Prandaj, le të
kujdesemi për pemët tona, por edhe për drejtuesit e automjeteve dhe këmbësorët
që kanë nevojë për udhëzime të qarta për të lëvizur në qytetet tona në mënyrë
të sigurt dhe të qetë.
Por te cilat standarde
ndërkombëtare mund të bazohet Shqipëria për të përmirësuar sinjalistikën
rrugore?
Po të kërkosh
imtësisht do të të marrësh rekomandimin se ekziston Manuali i Udhëzuesve
Ndërkombëtare për Sinjalet Rrugore, i cili është krijuar nga Departamenti
Amerikan i Transportit, e që ofron udhëzime dhe standarde të detajuara për
dizenjimin, instalimin dhe mirëmbajtjen e sinjalistikës rrugore. Vetëm duke
bërë përmirësime të tilla, Shqipëria do të mund të sigurojë një rrjet rrugor të
sigurt dhe të arritshëm për të gjithë.
Por deri atëherë as në
ëndër nuk mund të pretendosh të bësh rrugët me pagesë, e jo më ta bësh fakt të
kryer vendosjen e traut.
No comments:
Post a Comment