Leonard
Veizi
Vazhduar
sot por nisur që disa vite më parë, njerëzit po i drejtohen gjithnjë e më shumë
përmbajtjeve të shkurtra dhe të shpejta, si videot dhe artikujt e shkurtër në internet.
Sipas studimeve jo të pakta, dhe mendimit të psikologëve edhe më të shumtë, kjo
ka ulur durimin dhe vullnetin për t'u angazhuar në lexim të gjatë dhe të
thelluar. Shkurt e saktë kjo do të thotë që njerëzit po bëhen gjithmonë e më
shumë dembelë.
Ha
debat muhabeti.
Se
ja: provoni të lexoni “Doni i qetë” i Shollohovit me dy vëllime e 1400 faqe në
tota. Ose ec e ti dalësh në fund katër vëllimeve “Lufta dhe Paqja” të Tostoit
po me 1400 faqe në total. Pa le të marrësh guximin e të lexosh “Revolta e Atlasit”
e Ain Rand gjithashtu me 1400 faqe në total.
Sa
shkruajnë dhe këta autorët rus. Duhet të shpenzosh nja dy vite nga jeta për të
përtypur tre romane të cilësuar si kryevepra.
Por
duket se me avancimin e teknologjisë, librat elektronikë dhe audiolibrat janë
bërë më të popullarizuar. Edhe pse kjo të le përshtypjen e një ndryshimi
pozitiv në një aspekt, tradicionalët argumentojnë se përvoja e leximit të një
libri të printuar është e pazëvendësueshme.
Edhe
kësaj radhe ha debat muhabeti.
Këto
ditë plot diell qershori libri është futur përsëri në rend të ditës.
Çudi
e madhe në fakt.
Shqiptarët
po mundohen ta mbajnë fort frymën e leximit. Megjithëse kjo po duket si një
luftë e kotë. Libri përballë një smartfoni të jep idenë e Don Kishotit që
vërtitej nga krahu i madh i mullirit me erë në dyluftimin e tij të humbur me
“gjigandët”.
Historia
përsëritet.
Kjo
duket si e pavërtetë. Sepse ne jemi edukuar me një postulat të gjithbotshëm se
libri është ai që na jep mundësitë më të mëdha në edukim dhe formim. Ndaj
rrënimi i epokës së tij jetëgjatë na duket i dhimbshëm. Por në fakt është e
vërtetë.
Në
një botë ku teknologjia ka bërë përparime të pabesueshme dhe burimet digjitale
janë kudo, leximi tradicional duket të jetë në rënie. Me ardhjen e smartfonëve,
tabletëve dhe kompjuterëve, njerëzit kanë më pak kohë dhe dëshirë për të marrë
një libër dhe për të lexuar në mënyrën tradicionale. Kjo sfidë është bërë edhe
më e dukshme në mesin e të rinjve, të cilët janë të mësuar të konsumojnë
përmbajtje në formate të shkurtra dhe interaktive. Megjithatë, leximi mbetet
një aftësi jetësore dhe një portë drejt dijeve të reja dhe zhvillimit personal.
Por
si mund të stimulohet leximi në këtë epokë të teknologjisë?
Në
Kosovë ditët e para të qershorit janë dhe ditët e librit nën sloganin “Panairi
i Librit, Prishtina 2024”. Kjo konsiderohet një festë. Dhe vërtet është një
festë, pasi pavarësisht problemeve të mëdha me librin, të paktën dy organizimet
qendrore të panaireve, si ai i Tiranës po ashtu dhe i Prishtinës, nuk kanë
njohur rënie. Përkundrazi, vetë panairi është parë si një pikë sulmi nga
shkrimtarët me prurjet e tyre. Me takimet dhe promovimet e rastit. Dhe kjo
vetëm kaq, por në panair gjen plot libra të çmuar me përqindje të
konsiderueshme zbritje, një gjë që nuk ndodh në librari. Ndaj dhe panairi merr
gjithë vëmendjen e mundur.
Por
vetëm kaq. Sepse sapo mbaron Panairi dhe libri harrohet. Tregues janë po aq
libraritë.
Tanimë,
kur duket se lufta me teknologjinë tregoi se kjo e fundit ka përparësi, na
duhet të ulemi në bisedime për të gjetur mundësitë e përbashkëta. Të përfitojmë
ç'të mundim nga situata që po ecën me ritme të larta përpara, dhe me gjasa do
të na lërë në bisht nëse nuk marrim masat e duhura. Gjithmonë është fjala për
lexuesit tradicional, që deri dje mburreshin me zgjerimin e bibliotekave
familjare.
Në
kushtet aktuale, një bibliotekë që të zë gjysmën e hapësirës së shtëpisë mund
ta fusësh në një USB me dhjetëra giga-ram, me disa qindra, apo me disa mijëra
tw tilla, dhe të mbetet po aq në formë e të mos të të rëndojë fare në xhep.
Ndaj atë bibliotekë t’i mund ta marrësh me vete kudo.
Kjo
po, ka vlerë. Ha debat muhabeti, përsëri.
Shfrytëzimi
i përfitimeve të teknologjisë për të promovuar leximin mund të jetë një
strategji efektive. Platforma si Kindle dhe aplikacione të tjera për libra
elektronikë mund të ndihmojnë në lehtësimin e qasjes në libra. Për më tepër,
audiolibrat mund të jenë një mënyrë e shkëlqyer për ata që nuk kanë kohë të
lexojnë fizikisht, por mund të dëgjojnë gjatë aktiviteteve të tjera.
I
drejtohem literaturës elektronike për të krijuar idera të reja, mbi mundësitë e
një fabrikimi të përbashkët të një epoke të vjetër me një epokë krejt të re që
mund ti paraprijë deri diku edhe të ardhmes.
Krijimi
i përmbajtjeve interaktive dhe tërheqëse që përfshijnë lexuesin në mënyra të
reja dhe inovative mund të ndihmojë. Aplikacionet që kombinojnë leximin me
elemente lojërash ose sfidave të bazuara në përmbajtje mund të bëjnë leximin më
tërheqës për të rinjtë.
Fillimisht
këto mide mund të duken si abstraksione, por mund të funksionojnë.
Iniciativat
në shkolla dhe komunitete që inkurajojnë leximin përmes aktiviteteve si klubet
e librit, konkurset e leximit dhe takimet me autorë mund të ndihmojnë në
rritjen e interesit për librat.
Prindërit
dhe anëtarët e tjerë të familjes mund të luajnë një rol kyç në stimulimin e
dashurisë për librat. Leximi i përbashkët dhe krijimi i kohës së dedikuar për
leximin familjar mund të kultivojë një kulturë pozitive leximi.
Kjo
është një gjë që e dimë të gjithë por pak e bëjmë, Dhe kjo ka të bëjë më shumë
me vullnetin.
Mediat
sociale mund të jenë një mjet i fuqishëm për të promovuar leximin. Ndërmarrja e
fushatave të vetëdijesimit për librat, ndarja e rekomandimeve të librave dhe
diskutimet online rreth librave të preferuar mund të krijojnë një komunitet
virtual leximi.
Mos
duket sikur po jap mend më shumë se sa duhet???
Përfundimisht,
në epokën e teknologjisë, leximi mbetet një aftësi e vlefshme dhe një mënyrë e
rëndësishme për zhvillimin personal dhe profesional. Ndërkohë që sfidat janë të
shumta, ka gjithashtu mundësi të shumta për të stimuluar leximin duke përdorur
vetë teknologjinë dhe duke krijuar një mjedis që inkurajon dhe mbështet
leximin. Me strategji të përshtatura dhe përpjekje të përbashkëta, mund të
nxisim dashurinë për librat dhe të sigurojmë që leximi të mbetet një pjesë e
rëndësishme e jetës sonë kulturore dhe edukative.
Idera
ka sa të duash. vetëm duhen vënë në jetë që të mos humbasim në maksimum
dëshirën dhe durimin për të lexuar.
Të
shpresojmë.
No comments:
Post a Comment