Nga Leonard Veizi
353 avionë të Marinës Perandorake Japoneze u sulën mbi “Portin e
Perlave”, për ta kthyer atë në një enklavë kufomash. Ky ishte dhe prologu i nisjes
së furisë aleate, kundër njësive të tmerrshme te Vermahtit që përbënin forcën
kryesore të Boshtit gjatë luftës së Dytë Botërore. Sepse fill pas kësaj Shtetet
e Bashkuara do të futeshin në Luftë. Për ngjarjen është bërë një nga
filmat më spektakolarë të Hollivudit. Një film ku ndjenjat romantike dhe
dashuria bashkëjetojnë ngushtësisht me një luftë shkatërruese...
...Historia
e sulmit të Pearl Harbor më 7 dhjetor 1941 mbetet një nga ngjarjet më të
rëndësishme dhe njëkohësisht më të kontestueshme të shekullit XX. Ky sulm i
befasishëm nga Japonia çoi në shkatërrimin e pjesës më të madhe të flotës
amerikane në Paqësor dhe në humbjen e mijëra jetëve.
Një
ditë pas bombardimeve, që rezultuan në humbjen e 188 avionëve, 2,403 të vdekur
dhe të paktën 1,178 amerikanë të plagosur, Presidenti Franklin Delano Rusevelt,
në një fjalim drejtuar kombit, e quajti sulmoni “Ditën e poshtërimit” dhe i
shpalli luftë Japonisë.
Megjithatë,
ka një temë që ngjall debat të madh mes historianëve, konspiracionistëve dhe
opinioneve publike: a e lejoi vërtet qeveria amerikane këtë sulm për të
justifikuar futjen e saj në Luftën e Dytë Botërore?
Konspiracioni
Në
vitin 1941, Shtetet e Bashkuara ishin zyrtarisht neutrale, por tensionet
ndërkombëtare ishin në rritje. Lufta po shpërthente në Europë dhe Azi, ndërsa
Amerika po mbështeste aleatët përmes programit të Lend-Lease, duke furnizuar me
armë dhe materiale Britaninë e Madhe dhe Bashkimin Sovjetik. Japonia, ndërkohë,
po zgjeronte pushtimet e saj në Azi dhe Paqësor, duke u përballur me embargon
ekonomike të imponuar nga SHBA-të për shkak të agresionit të saj.
Një
prej teorive më të njohura konspirative thotë se Presidenti Franklin D. Rusvelt
dhe administrata e tij kishin dijeni paraprake për sulmin e Pearl Harbor, por
vendosën të mos ndërmarrin masa parandaluese për të siguruar një arsye për të
hyrë në luftë. Sipas kësaj teorie, duke e lënë Japoninë të sulmojë, Rusvelt
mund të bashkonte opinionin publik amerikan, i cili ishte kryesisht kundër
përfshirjes në konflikt, dhe të justifikonte një luftë që, sipas tij, ishte e
pashmangshme për mbrojtjen e interesave globale të Amerikës.
Rusvelt
vdiq më 12 prill 1945, pas mandatit më të gjatë në historinë amerikane, duke
marrë në varr sekretin e Pearl Harbor dhe pa e parë me sy fitoren mbi
Gjermaninë naziste dhe Japoninë perandorake .
Argumentet
Një
nga promotorët kryesorë dhe të parë të hipotezës së komplotit ishte gazetari
amerikan Xhon T. Flin. Në shtator 1944 ai nisi një tregim alternativ të
ngjarjeve kur botoi një broshurë prej 46 faqesh të titulluar “E vërteta rreth
Pearl Harbor, Mbjellja e Rrugës së Dyshimit”.
Gazetarë,
shkrimtarë dhe ish-zyrtarë të lartë amerikanë theksuan të njëjtin sens, si
gazetari dhe veterani i luftës Robert B. Stinet, admirali në pension i marinës
amerikane Robert Alfred Theobold, por dhe historiani amerikan Herri Elmer
Barns.
Mendohet
se Shtetet e Bashkuara kishin thyer kodet japoneze dhe kishin interceptuar
mesazhe që sugjeronin një sulm të mundshëm. Megjithatë, këto mesazhe ishin të
paqarta dhe të shpërndara. Disa argumentojnë se vendosja e anijeve më të vjetra
në Pearl Harbor dhe mbajtja e anijeve më moderne dhe transportuesve të avionëve
jashtë bazës sugjeron një njohje të mundshme të sulmit.
Nga
ana tjetër shkatërrimi i flotës amerikane dhe humbja e jetëve tregon një
mungesë të papërgatitjes dhe një kosto të madhe që nuk do të kishte kuptim për
një komplot të tillë.
Të
lejosh një sulm të tillë do të kishte qenë një rrezik i jashtëzakonshëm për
sigurinë kombëtare dhe për suksesin e luftës në përgjithësi.
Dokumentet
dhe dëshmitë e shumta sugjerojnë se SHBA-të ishin në fakt të zëna me
përgatitjet e luftës dhe të befasuara nga sulmi.
Gjithsesi
sulmi i Pearl Harbor bëri që opinioni publik amerikan të ndryshonte menjëherë,
duke mbështetur masivisht hyrjen në luftë.
Filmi “Pearl Harbor”
"Pearl
Harbor" është një film dramatik dhe aksion i vitit 2001 me regji të Majkëll
Bei dhe skenat të sjkruar nga shkruar nga Randall Uallas, që trajton sulmin e
papritur japonez në bazën detare amerikane të Pearl Harbor më 7 dhjetor 1941,
gjatë Luftës së Dytë Botërore. Filmi fokusohet në ngjarjet që çuan në këtë sulm
dhe pasojat e tij, por gjithashtu përfshin një rrëfim romantik dhe dramatik
midis personazheve kryesore.
Filmi
përqendrohet në dy pilotë amerikanë, Reif MekKoli i cili interpretohet nga Ben
Aflek dhe Deni Uoker i cili
interpretohet Xhosh Hartnet, të cilët janë miq të ngushtë që hyjnë në Forcat
Ajrore të SHBA. Një trekëndësh dashurie zhvillohet mes tyre dhe një
infermiereje, Evelin Xhonson e cila interpretohet nga Ket Bekinsel, e cila
është e lidhur me të dy djemtë. Ndërkohë, sulmi mbi Pearl Harbor përshkruhet me
detaje spektakolare dhe dramatike, duke sjellë tension dhe emocione të thella.
Marrëdhënia
Reif, Deni dhe Evelin formon boshtin emocional të filmit, duke treguar
konfliktin mes dashurisë dhe detyrës, si dhe lidhjet e forta të miqësisë në
kohë lufte.
Filmi
portretizon sakrificat e mëdha që bëjnë ushtarët dhe civilët gjatë luftës, duke
theksuar rëndësinë e patriotizmit dhe mbrojtjes së vendit.
Edhe
pse kritik për disa nga faktet historike, filmi ngre në piedestal aktet heroike
të amerikanëve gjatë sulmit dhe betejës së tyre për të mbrojtur veten dhe
atdheun.
Realizimi
i skenave masive dhe bombardimeve në "Pearl Harbor" është një nga
aspektet më të spikatura dhe të vlerësuara të filmit. Majkëll Bei, regjisori i
njohur për stilin e tij të veprimit të madh dhe spektakolar, e trajtoi sulmin e
Pearl Harbor me një përkushtim të veçantë për të krijuar një përvojë vizuale
intensive dhe tronditëse.
Filmi
përdori një kombinim të sofistikuar të efekteve praktike dhe kompjuterike. Një
pjesë e madhe e bombardimeve, shpërthimeve dhe përplasjes së avionëve u
realizua me mjete fizike, duke ndërtuar modele reale të avionëve, anijeve dhe
infrastrukturave të tjera. Për shembull, anijet që ndodheshin në bazën e Pearl
Harbor u ndërtuan si modele të përmasave të vogla dhe u shkatërruan gjatë
filmimeve me eksplozivë të kontrolluar. Kjo i dha autenticitet skenave të
bombardimeve.
Imazhet
e gjeneruara nga kompjuteri CGI u përdorën për të shtuar detaje të imëta, si
avionët japonezë në ajër dhe anijet që shpërthejnë. Një nga teknikat më të
avancuara të kohës ishte krijimi i valëve të ujit dhe i shpërthimeve masive me
grafikë kompjuterike, për të dhënë një përvojë sa më realiste.
Një
nga sfidat më të mëdha ishte orkestrimi i lëvizjeve të shumta të trupave,
avionëve dhe anijeve në të njëjtën skenë. Bei përdori qindra aktorë dhe
statista për të realizuar kaosin e plotë të ditës së sulmit. Filmimi përfshinte
avionë të vërtetë të Luftës së Dytë Botërore, siç janë “Zero” japonez dhe disa
nga bombarduesit amerikanë të përdorur në betejë.
Skenat
e bombardimeve të bazës janë të xhiruara me një ritëm të shpejtë dhe dinamik,
me përdorimin e shumë këndeve të kamerës dhe lëvizjeve të shpejta, duke krijuar
një ndjesi të kaosit dhe ankthit gjatë sulmit. Efekti i “slow motion” apo lëvizje
e ngadaltë, është përdorur në disa pjesë kyçe për të nxjerrë në pah
intensitetin emocional të momentit, si shpërthimet masive dhe reagimet e
njerëzve.
Regjisori
Majkëll Bei synoi të krijonte një përshkrim sa më autentik të sulmit, edhe pse
pati disa lëshime në saktësinë historike. Për të përforcuar realizmin, shumë
prej eksplozivëve dhe shpërthimeve të përdorura gjatë xhirimeve ishin të
vërteta, duke krijuar një ndjesi të prekshme të shkatërrimit të Pearl Harbor.
Në një intervistë, regjisori theksoi se disa nga skenat u filmuan në Hauai,
pranë vendeve reale të ngjarjes, çka i dha një tjetër nivel autenticiteti.
Pamjet
nga bombardimi janë të mbështetura nga një dizajn i fuqishëm i zërit, me
shpërthime të fuqishme dhe tinguj të avionëve luftarakë që bien nga ajri.
Gjithashtu, montazhi i filmit ndihmon në përforcimin e ndjenjës së dëshpërimit
dhe humbjes gjatë sulmit.
Epilog
Realizimi
i skenave të bombardimeve në "Pearl Harbor" konsiderohet një arritje
teknike e madhe. Pavarësisht kritikave ndaj historisë së filmit, skenat masive
të aksionit dhe efektet speciale mbeten një nga elementet më mbresëlënëse, duke
i dhënë publikut një përjetim intensiv dhe tronditës të asaj që ndodhi në Pearl
Harbor.
"Pearl
Harbor" pati sukses të madh komercial, falë skenave të fuqishme të aksionit
dhe efekteve speciale, veçanërisht gjatë sulmit ajror. Megjithatë, u kritikua
për gabimet historike dhe theksin e madh në trekëndëshin e dashurisë, i cili
disa e panë si tepër melodramatik dhe i stërgjatur për një film lufte.
Ai
u nominua për katër çmime Oscar, duke fituar në kategorinë e Editimit më të
Mirë të Tingullit. Ai u nominua gjithashtu për gjashtë çmime Golden
Në
fund, "Pearl Harbor" është një përzierje e veprimit, dramës dhe
romancës, që përpiqet të sjellë një pamje emocionuese të një çasti historik të
rëndësishëm.
No comments:
Post a Comment