Leonard Veizi
Jemi mësuar që në fundvit të flasim vetëm fjalë të mira dhe të evidentojmë arritjet. Në njëfarë mënyre, po t'i dëgjosh ata të mbushet mendja se viti që lëmë pas është Viti i Fjalëve të Mira dhe Çudirave Shqiptare.
Por ja që nuk është ashtu...
Fundviti është si puna e thirrjes së priftit në ceremoninë e dasmës: Kush ka gjë për të thënë të flasë tani ose të heshtë përgjithmonë. Dhe rrallë ndodh të thotë njeri ndonjë fjalë. Kjo ndodh vetëm nëpër filma. Në realitet të gjithë heshtin.... jo përgjithmonë. Se e hapin gurmazin pas ceremonisë në tavolinën e dasmës, ku kanë hedhur edhe gotën e parë të nxehjes.
Ah, fundviti!
Koha kur gjithçka zbukurohet me llambushka, me dëborën imagjinare në meme, dhe me fjalët e ëmbla që fshijnë hallet e një viti të tërë. Jemi mjeshtër të këtij rituali. Fjalët “suksese”, “arritje”, “zhvillim” dhe “perspektivë” bëjnë gara kush tingëllon më optimiste, ndërsa të gjitha lajmet e këqija hidhen poshtë si xhamat e pemës që thyhen nga ndonjë fëmijë i ngathët.
Por çfarë ndodhi me shqiptarët në 2024-ën?
Ekonomia
Le të marrin nëpër gojë si thashethemexhinj të mirë ca nga dukuritë tona. Ta nisim nga atje ku na dhemb më shumë: ekonomia. Në fushën e ekonomisë duket se ndërtimet po fryjnë, por portofoli po zvogëlohet. Viti 2024 na gjeti në garën e pandalshme të kullave. Shqiptarët po ndërtojnë me një shpejtësi të tillë që edhe një i ardhur nga Nju Jork-u filloi të kompleksohet. Por, ndërsa kullat u rritën, fuqia blerëse ra si shkallët e pallatit pa ashensor. Për shumicën, portofoli u kthye në një gjë dekorative, pa shumë funksion.
Mjekësia
Le të vijmë te mjekësia, se kjo na dhemb më shumë se xhepi, pasi na i zbraz xhepat.
Në vitin 2024, mjekësia shqiptare vazhdoi të qëndrojë mes dy botëve: nga njëra anë, përkushtimi i mjekëve që shpesh punojnë me më shumë shpirt sesa pajisje, dhe nga ana tjetër, realiteti kokëfortë i spitaleve publike që ngjajnë me laboratorë eksperimentesh sociale. Në letër, të gjithë jemi të siguruar. Praktikisht, kushdo që përfundoi në spital gjatë këtij viti e kuptoi shpejt se fatura e vërtetë nuk është ajo në recepsion, por te farmacitë private që lulëzojnë përballë spitaleve. Të gjithë e dimë: "Pa ilaçet që do i blesh vetë, mjekësia falas është një ëndërr."
Arsimi
Arsimi shqiptar është si të thuash as te Hapi dhe as te Hupi. “Shkolla e jetës… dhe jetës pa shkollë”. Nëse arsimi është baza e çdo kombi, atëherë në 2024-ën baza jonë ngjante me një tavolinë që i lëkunden këmbët sepse nuk ka bazament. Ky vit solli reforma të reja, protesta të vjetra dhe shumë pikëpyetje mbi të ardhmen e të rinjve shqiptarë.
Politika
Përsa i përket politikës, mjafton të ndjekësh lajmet në televizor dhe do kuptosh se si gënjeshtra është kthyer në poezi. Do bëhen dhe këngë festivalesh e do konkurojnë për eurovizion.
Ndërsa vitet kalojnë, shqiptarët kanë krijuar një talent të veçantë: të besojnë premtimet e pambajtura. Në 2024-ën, politika u ngjyros me ngjyrat e zakonshme – propagandë, show mediatik dhe një garë kush ka më shumë ndjekës në Instagram. Me të vërtetë, strategji zhvillimi për epokën digjitale.
Kultura
Në fushën e kulturës jemi në fund pavarësisht lajmit spektakolar që UNESCO na e njohu si vlerë unike kombëtare “K’cimin e Tropojës”. Sigurisht, s’duhet të harrojmë gjuhën e urrejtjes në internet, artin tonë më të ri kombëtar. Çdo status, lajm, apo foto u kthye në arenë ku secili nxirrte shpirtin me fjalë aq të rënda, sa edhe vetë gjyshërit tanë do të skuqeshin. Dhe ndërkohë që “TikTok”-u dominonte të rinjtë, librat u zhvendosën nga raftet në magazinë.
Epilogu
Kush e mendonte që një rrugë e shtruar një muaj më parë mund të kthehej në kanal ujërash? Ndërsa pushtetarët inauguruan kilometra autostradash me gërshërë të mprehta, qytetarët u bënë ekspertë në gjetjen e shtigjeve mes gropave.
E megjithatë, shqiptarët mbijetuan edhe këtë vit. Në një vend ku ngrohtësia e njerëzve sfidon realitetin e ftohtë, ku një shaka mbulon çdo të keqe dhe një kafe me miq është terapi, viti u mbyll me të njëjtin refren: “Le të shpresojmë për një vit më të mirë!”
Dhe kështu, ndërsa vendi përgatitet të futet në 2025-ën, e vetmja pyetje që mbetet është: çfarë do inaugurojmë vitin tjetër? Apo ndoshta është koha të inaugurojmë vetëdijen?

No comments:
Post a Comment