Leonard Veizi
Kush
do ta hante sapunin për djathë e të besonte se lufta nisi vetëm për një femër?
Legjenda
na shtyn në lashtësi, kur grekët e vjetër morën shpata në duar dhe u hipën
anijeve për të luftuar në muret e Trojës. Ata i besuan Agamemnonit, i cili
pretendonte se po rivendoste nderin e të vëllait, Menelaut, duke marrë pas
Helenën, të rrëmbyer nga Paridi. Por a mund të besohet se një luftë
shkatërrimtare nisi për një grua? Historia njerëzore na mëson se luftërat nuk
shpërthejnë për motive kaq sipërfaqësore, por për interesa strategjike,
politike dhe ekonomike.
Mijëra
vite më vonë, disa syleshë duan të na bëjnë të besojmë një analogji të
ngjashme: se ndërhyrja e NATO-s në Kosovë ishte një devijim nga skandali i Bill
Klintonit me Monika Levinskin. Sipas kësaj teorie absurde, Princi Parid
zëvendësohet nga Presidenti Klinton, Helena nga Monika, dhe sheshi i betejës
zhvendoset nga Troja në Serbi, apo më saktë në Beograd. Por kjo është një
përpjekje e dëshpëruar për të mohuar të vërtetën e hidhur: ndërhyrja e NATO-s
nuk kishte të bënte me skandalet personale të askujt, por me ndalimin e një
spastrimi etnik që kërcënonte ekzistencën e një populli.
Në
vitin 1999, NATO ndërhyri ushtarakisht në Kosovë për t'i dhënë fund një fushate
brutale të spastrimit etnik nga regjimi i Slobodan Millosheviçit. Ushtria dhe
paramilitarët serbë kryen masakra, dhunime masive dhe dëbime të dhunshme të
shqiptarëve nga shtëpitë e tyre. Disa nga qytetet dhe fshatrat e Kosovës u
shkatërruan, popullsia u terrorizua dhe mbi 800,000 shqiptarë u dëbuan me
forcë. Këto nuk janë opinione; këto janë fakte të dokumentuara nga organizata
ndërkombëtare si OKB-ja dhe Amnesty International.
Për
më shumë se një vit, komuniteti ndërkombëtar tentoi të gjente një zgjidhje
paqësore, por Millosheviçi refuzoi çdo kompromis dhe intensifikoi represionin.
Në këtë situatë, ndërhyrja e NATO-s nuk ishte një zgjedhje politike për të
mbuluar ndonjë skandal presidencial, por një domosdoshmëri për të ndaluar një
gjenocid në zemër të Evropës.
Donald
Tramp i Riu, në një përpjekje për të fituar simpati në Serbi, e ka përsëritur
këtë narrativë të rreme, duke pretenduar se bombardimet e NATO-s ishin një
manovër politike.
Por
ka dhe zëra që thonë se nëse kërkesa për këtë intervistë ka ardhur nga kampi
Tramp, atëherë është një sinjal për politikën e ardhshme amerikane ndaj Serbisë
dhe Kosovës.
Kjo
mbetet për t’u parë.
Por
Donald Trampi i Ri. nuk ka fuqi vendimmarrëse në politikën e jashtme amerikane,
pavarësisht ndikimit që mund të ketë përmes platformës dhe podcastit të tij.
Po
kush vendos për politikën amerikane ndaj Kosovës?
Presidenti
i SHBA-së ka një rol të rëndësishëm në përcaktimin e politikës së jashtme, por
nuk mund të marrë vendime të mëdha pa mbështetjen e institucioneve të tjera.
Departamenti
i Shtetit është institucioni kyç që përcakton marrëdhëniet diplomatike me vende
si Kosova dhe Serbia.
Pentagoni
përcakton strategjinë ushtarake dhe ka rol vendimtar në çështje si prania e
trupave amerikane në bazën e “Bondsteel”-it.
Senati
dhe Kongresi, kanë pushtet të madh mbi financimet dhe vendimmarrjet strategjike
afatgjata. Asnjë vendim i madh për Kosovën nuk mund të merret pa miratimin e
tyre.
Politika
amerikane në Ballkan është gjithashtu e lidhur me vendimet dhe angazhimet e
NATO-s dhe aleatëve ndërkombëtarë.
Në
realitet, ndërhyrja e NATO-s ishte një nga vendimet më të drejta të politikës
ndërkombëtare në fund të shekullit XX. Ajo jo vetëm që ndali një katastrofë
humanitare, por edhe i dha Kosovës mundësinë për të ndërtuar të ardhmen e saj
të lirë dhe të pavarur.
Serbia
sot përpiqet të viktimizohet, duke e paraqitur veten si një "minor"
të pafajshëm, ndërsa në fakt është agresori që shkaktoi një nga tragjeditë më
të mëdha të Evropës moderne. Propaganda serbe mundohet të përmbysë realitetin,
duke fajësuar viktimat dhe duke paraqitur veten si të dëmtuar. Kjo strategji
nuk është e re, por ka një qëllim të qartë: të justifikojë krimet e së shkuarës
dhe të pengojë stabilitetin në rajon.
Politika
amerikane ndaj Kosovës nuk ka qenë kurrë e bazuar në interesa afatshkurtra
personale, por në një strategji të qartë për të mbështetur paqen, stabilitetin
dhe të drejtat e njeriut. Presidentët, qoftë demokratë apo republikanë, kanë
mbështetur pavarësinë e Kosovës dhe praninë ushtarake amerikane në rajon.
Institucione si Departamenti i Shtetit, Pentagoni dhe Kongresi kanë një rol kyç
në përcaktimin e politikës amerikane në Ballkan. NATO dhe partnerët
ndërkombëtarë vazhdojnë të jenë të angazhuar për sigurinë e Kosovës dhe kundër
çdo përpjekjeje për destabilizim nga Serbia.
Prandaj,
deklaratat e Trampit të Ri. nuk janë asgjë më shumë se një përpjekje për të
manipuluar opinionin publik dhe për të kënaqur qarqet ultranacionaliste serbe.
Deklarata
e Trampit të Ri vjen në një kohë kur Beogradi po përballet me protesta masive
kundër qeverisë së Vuçiçit, të cilat kanë shpërthyer për shkak të manipulimeve
zgjedhore, korrupsionit dhe ndikimit të tij të fortë mbi institucionet. Një
intervistë me djalin e presidentit Tramp i jep Vuçiçit një mundësi për të
forcuar imazhin e tij ndërkombëtar dhe për të treguar se ende ka mbështetje nga
qarqe të fuqishme në SHBA. Në një kohë kur BE-ja dhe SHBA-ja po rrisin
presionin ndaj Vuçiçit për reforma demokratike dhe njohjen e Kosovës, ai mund
të përdorë këtë intervistë për të treguar se ka opsione të tjera dhe se mund të
mbështetet te Republikanët në SHBA.
Në
politikë, asgjë nuk është rastësi, dhe momenti i intervistës së Donald Tramp
i Ri. me Aleksandër Vuçiç mund të jetë një sinjal për disa zhvillime të
rëndësishme. Mediat konservatore në SHBA kanë kohë që promovojnë idenë se
ndërhyrja e NATO-s në Kosovë ishte e gabuar.
E
vërteta është se ndërhyrja e NATO-s ishte një përgjigje legjitime dhe e
nevojshme ndaj një regjimi që masakronte civilë dhe shkatërronte një popull të
tërë. Kosova sot është një vend i lirë dhe i pavarur falë këtij angazhimi
ndërkombëtar, dhe asnjë teori konspirative nuk mund ta ndryshojë këtë realitet
historik.
No comments:
Post a Comment