Një perlë e harruar e
viteve '80 që rikthehet si nostalgji
Nga Leonard Veizi
Në vitet e buta të
televizionit të viteve '80, kur kinemaja e madhe fliste me zë të lartë, një
film i vogël televiziv foli me pëshpërimë dhe u mbajt mend gjatë: "Love
with a Perfect Stranger", prodhim i vitit 1986, me regji të Desmond Davis,
me Marilu Henër në rolin e Viktoria Djukën dhe Daniel Masei si Hygo DeLejsi.
Filmi nuk pati buxhetin e një blockbuster-i, por pati atë që i mungon shpesh kinemasë së sotme: një histori të thjeshtë, njerëzore, ku fati hipën në të njëjtin vagon.
Takimi në trenin për në
Romë
Viktoria Djukën është amerikane, nga Nju Jorku. E suksesshme, elegante, e ftohtë në mënyrë profesionale në botën e modës. Pas vdekjes së bashkëshortit, ajo e ka mbyllur derën e dashurisë dhe e ka zëvendësuar me axhenda, kontrata dhe sfilata. Udhëtimi i saj me tren në Itali është thjesht punë.
Përballë saj, në të njëjtin vagon të klasit të parë, ulet Hygo DeLejsi. Irlandez, shtatlartë, pa valixhe të rënda dhe pa orar. Me humor anglez të hollë, paksa ekscentrik, që nuk e pyet nëse mund të ulet, por e bën.
Dialogu i tyre nis si një lojë shahu: ajo e rezervuar, e mbyllur pas revistës së modës; ai i drejtpërdrejtë, ngacmues, që e shikon në sy pa iu trembur heshtjes.

Një komplot dhe një zbritje nga treni
Ajo që Viktoria nuk di është se rivalët e saj në modë kanë kurdisur një kurth. Kanë dërguar një aktor gjerman, të kamufluar si pasagjer i kulturuar, për t'i fituar besimin dhe për t'i vjedhur skicat e koleksionit të ri.
Hygo e kupton lojën. Në një nga skenat më të bukura të filmit - në korridorin e ngushtë të trenit, me trokun ritmik të rrotave në sfond - ai e përball gjermanin pa zhurmë, me vendosmëri irlandeze, dhe e zbret në stacionin e parë të humbur në fushat italiane.
Aty mbaron intriga dhe fillon dashuria.
Nga ai moment, regjisori e lë trenin të bëhet pretekst. Italia del nga dritarja dhe bëhet protagoniste: sheshet e vogla me kafe ku zhurma nuk mbaron kurrë, tregjet me ngjyra, fshatrat ku koha ka ndalur. Hygo nuk i ofron Viktorias sallone luksi, por i ofron atë që ajo kishte harruar: shijen e gjërave të thjeshta.
Ajo mëson se dashuria nuk është një projekt që planifikohet në Excel. Ai tregon se pas ekscentrikut fshihet një shpirt i thellë, i sinqertë.
Filmi mbyllet jo në Romë, por në Irlandë. Muaj më vonë, Viktoria pranon ftesën e tij. Peizazhet e gjelbra, shiu i hollë dhe shtëpitë prej guri bëhen skena e fundit: dy njerëz nga dy botë që kuptojnë se ndonjëherë, mjafton të hipësh në trenin e gabuar për të arritur në destinacionin e duhur.
"Love with a Perfect Stranger" mbetet sot një film për ata që ende besojnë se dashuria e vërtetë nuk troket në derë. Ajo të pret në një vagon, pa biletë kthimi.

No comments:
Post a Comment