Faik Ballanca |
Leonard
Veizi
Ndoshta deri në çastin e fundit nuk ka
qenë krejt i bindur në ia vlente ta bënte atë veprim që e kishte cekur
shkarazi, apo i duhej të hiqte dorë një herë e përgjithmonë prej tij për të mos
e menduar kurrë më. Ishte një çast nervor i paqëndrueshëm, ku jeta merrte fare
pak kuptim, për të mos thënë se ajo nuk vlente më. Sapo ishte kthyer nga ca
ditë pushimesh të qeta ku kishte pasur mundësi të shtjellonte gjithçka në
mendjen e tij, deri në imtësinë më të vogël. Natën e fundit çdo gjë dukej e
qetë. Telefonatës së mikut të tij më të mirë i është përgjigjur pozitivisht: në
mëngjes për një kafe. Pak orë më vonë një ditë marsi agoi. Por ai nuk ka
preferuar ta pijë kafenë, dhe as të debatojë për më të rejat, por ka përfituar
nga çasti kur bashkëshortja është nisur për në punë, dhe ende me veshjen e
shtratit ka shpejtuar të marrë armën e gjuetisë që mbante me leje në një cep të
fshehtë të shtëpisë. Është ulur në po të njëjtin vend nga u ngrit më parë, ka vendosur
ballin mbi tytën e ftohtë të armës, dhe me gishtin e madh të këmbës ka tërhequr
këmbëzën. Metali i nxehtë nën krismën e thatë do t’i përshkonte tejpërtej ato
pak centimetra, për të dëmtuar në mënyrë të plotë e të pariparueshme trurin e
tij brilant...
...Ishte vetëm 31 vjeç, shans a ters, kjo nuk ka asnjë rëndësi. Humbja ishte e madhe, dhe jo vetëm për familjen. Ekspertët kriminalistë detajuan mbi procesverbal aktin e vetëvrasjes, por motivi mungonte. Tjetërkush do të vendoste për të. Viktimë e talentit të tij. Nuk kishte dyshim që vetëm kështu shpjegohej gjithçka. I zhgënjyer dhe i trysnuar nga një mjedis që nuk e linte të merrte frymë ai e pa të udhës të ikte nga kjo botë. Dhe iku...
...Ishte vetëm 31 vjeç, shans a ters, kjo nuk ka asnjë rëndësi. Humbja ishte e madhe, dhe jo vetëm për familjen. Ekspertët kriminalistë detajuan mbi procesverbal aktin e vetëvrasjes, por motivi mungonte. Tjetërkush do të vendoste për të. Viktimë e talentit të tij. Nuk kishte dyshim që vetëm kështu shpjegohej gjithçka. I zhgënjyer dhe i trysnuar nga një mjedis që nuk e linte të merrte frymë ai e pa të udhës të ikte nga kjo botë. Dhe iku...
Pandeli Koçi, me një
krijimtari të gjatë në jetën e tij prej shkrimtari, me dhimbje edhe sot pas 35
vjetësh, rrëfen jo vetëm orët e fundit të mikut të tij të ngushtë para se ai ta
linte jetën e të gjallit, por dhe heshtjen trishtuese që e mbuloi pas vdekjes:
Viti 1973, si
do të ishte për shkrimtarët?
Problemet filluan që para plenumit IV të
KQ për letërsinë dhe artet ku theksi ra: “Kundër ndikimeve borgjezorevizionste
në letërsi dhe në art”. Ishte koha kur Festivali 11 ishte dërmuar dhe Mihal
Luarasit e Minush Jeros u ishin vënë prangat. Enver Hoxha gjatë fjalimit të tij
të ashpër në plenum, mes të tjerash tha: “Lidhja e Shkrimtarëve dhe shtëpia
botuese ‘Naim Frashëri’ janë institucione me shfaqe të huaja”. Që nga ky çast
do të fillonte gjuetia e shtrigave.
Si
do të përcillej në Lidhjen e Shkrimtarëve ky fjalim?
Fillimisht u shkarkua nga detyra për
liberalizëm ish kryetari i Lidhjes, Dhimitër Shuteriqi. Erdhi Dritëro Agolli si
dorë e fortë. Pati kritika të shumta. Unë vetë jam kritikuar ashpër në Lidhje
pas këtij plenumi. Gjithashtu do ta pësonte dhe miku im i ngushtë Faik
Ballanca, një shkrimtar shumë i talentuar i cili deri në atë kohë kishte botuar
disa vëllime në prozë.
Në
fakt ku zinte fill miqësia juaj?
Ne vazhduam së bashku
fakultetin Histori-Filologji. Ai ishte në degën e gazetarisë dhe pas
përfundimit punoi në gazetën “Zëri i Rinisë” dhe në revistën “Nëntori”. Kemi
pasur një jetë të përbashkët, si gazetarë, si gjuetarë e si alpinist.
Megjithëse ishte i një brezi me Koço Kostën, Nasi Lerën, Zija Çelën etj., ai
kishte botuar romane kur këta të fundit sapo kishin filluar të botonin tregimet
e para. Tregimet e tij nisën të botoheshin që në vitin 1962. Ndërkohë nevoja
për të lexuar edhe literaturë jashtë kornizave të realizmit socialist, e shtynë
të mësonte disa gjuhë të huaja. Përktheu nga gjermanishtja, frëngjishtja dhe
italishtja. Vitet e fundit po rrekej të mësonte edhe anglisht. Me krijimet e
tij, Faik Ballanca arriti të krijonte personalitet të veçantë si shkrimtar, në
saje të kulturës së gjerë, intuitës së hollë artistike dhe skrupulozitetit të
tij krijues.
Çfarë
mase do të merrej për Faik Ballancën?
Pas kritikave të shumta që iu bënë, atë
do ta çonin për riedukim në qytetin e Krujës dhe i thanë të punonte në gazetën
lokale, “Kastrioti”. Mirëpo ishte një vendim që nuk u zbatua. Vetë Faiku protestoi
fort dhe iu ktheu vendimi. Megjithatë Faiku u trondit së tepërmi.
Çfarë
do ta dëmtonte më shumë një shkrimtar në shkëlqim e sipër?
Pa dyshim që goditja e parë i erdhi nga
Pleniumi IV. Por më pas do të kishte dhe andralla të tjera. Ndërsa romani i tij
i parë “Nomeja e largët” iu kthye nga shtëpia botuese me vërejtje të rënda ideologjike.
Në atë kohë ai ia dha këtë roman Ismail Kadaresë. Pasi e lexoi Kadareja dha
këtë mendim: “Asnjë nga akuzat që bën redaksia nuk qëndron. Ky është romani i
tij i pari dhe çudi se si ka mundur të realizojë një strukturë
kompozicionale të tillë, sa të vështirë aq edhe moderne”.
Për
çfarë kritikohej Ballanca në këtë vepër?
Kritikat u adresuan pikërisht për
strukturën si dhe për personazhin kryesor. Personazhi ishte një njeri që kishte
humbur kujtesën. Mirëpo realizmi socialist nuk pranonte që struktura kompozicionale
të dilte nga shtrati dhe për më tepër u cilësua si një vepër me pikëpamje
borgjezo-revizioniste pasi vetëm kjo literaturë vendoste si personazh kryesor
njerëz të çmenduar apo me kujtesë të humbur. Ky roman Faik Ballancës iu kthye
tre herë.
Kur
do të fillonin t’i shfaqeshin traumat psikike?
Më kujtohet që një ditë i shkova në
shtëpi, por nuk e gjeta. Më thanë se ishte shtruar në spital, tek pavijoni i
neurologjisë. Shpejtova për ta shkuar atje. E kam vizituar çdo ditë. Hynin e
dilnin dhe shkrimtarët e tjerë. Kur doli nga spitali, teksa punonim në një nga
sallat e Bibliotekës Kombëtare, më thotë: “Më ka prerë krahët ky roman”. Ishte
fjala për “Nomeja e largët” me të cilën ai punonte çdo ditë duke riparuar
pjesët sipas vërejtjeve të bëra. I thashë me optimizëm se do t’ia dilte. Më pas
ai shkoi për ca ditë në kampin e pushimit në Korçë.
Cila
ishte gjendja e tij pas pushimeve?
Pandeli Koçi dhe Leonard Veizi |
Si
do të zhvillohej funerali i Faik Ballancës, cilët morën pjesë dhe cilët e
braktisin atë?
Në ato vite vetëvrasja ishte një veprim që dënohej politikisht.
Nga Lidhja e Shkrimtarëve, Dritëro Agolli erdhi për ngushëllim para varrimit,
por në varrimin e tij nuk mori pjesë as ai e asnjë nga kryesia. Madje as kurora
nuk iu vunë. E vetmja kurorë ishte e një mikut të tij, një veteran lufte me
emrin Stefan, i cili për shkak se kishte marrë tre plagë dhe e kishte parë
vdekjen me sy, nuk donte t’ia dinte për rregullat e Partisë. Për vdekjen e Faik
Ballancën nuk u shkrua asnjë resht në gazetën Drita. Ajo kaloi në heshtje
të plotë.
Botuar në gazetën SHEKULLI më 27 prill 2013
Botuar në gazetën SHEKULLI më 27 prill 2013
No comments:
Post a Comment