Xhek London mbase nuk është shkrimtari tipik i
parapëlqyer nga unë, por gjithsesi ai i ka dhënë botës letrare një vepër
universale si romani “Martin Iden”. Kjo vepër është një gur kilometri, i cili
duhet lexuar nga kushdo që pretendon se kërkon të ketë një formim letrar.
Martin Iden, personazhi kryesor i romanit është një njeri krejt i rëndomtë, me
një arsim të përgjysmuar e fjalor të kufizuar, që e siguron jetën nëpërmjet punës
së lodhshme në det. Ai bie në dashuri dhe fejohet me Ruthin, një vajzë të shtresës
së pasur. Një lidhje e tillë nuk shihet me sy të mirë nga askush. I vënë përballë
një presioni të tillë, Martin Iden, me një vullnet të jashtëzakonshëm, jo vetëm
përmirëson performancën e tij të sjelljes dhe të të folurit, por zbulon se
brenda vetes ka dhuntinë e një shkrimtari. Me qëllim që të ngjitet në pozicione
më të larta shoqërore, dhe të jetë i
denjë pranë të fejuarës së tij, ai braktis punët e thjeshta dhe i përkushtohet
krijimtarisë letrare. Një gjë e tillë e fut dhe në një kolaps ekonomik. Mbas
disa vitesh të dëshpëruara përpjekjesh, në përballje me gjithfarë sfidash e
situatash, Iden humbet dhe motivin e jetës së tij, dashurinë e Ruthit. Pas
kësaj goditjeje vijnë ditë të mbara. Krijimtaria e tij merret përsipër nga
shtëpitë më të njohura botuese. Ai bëhet një shkrimtar i famshëm, gjë që i
solli dhe shumë pasuri. Por e gjithë kjo përpjekje titanike e tij u shndërrua
në një flluskë sapuni. Martin Iden i zhgënjyer nga gjithçka i jep fund jetës së
vet.
Ky libër më ka mbetur në kujtesë sepse e kam lexuar në një moshë kritike, jo më shumë se 14 vjeç, dhe në njëfarë mënyre u bë një busull orientuese. Për mua nuk merr rëndësi fundi i romanit, zhgënjimi dhe vetëvrasja e personazhit kryesor. Mesazhet që unë kam marrë ishin ato të ambicjes dhe të vullnetit të jashtëzakonshëm të një njeriu, i cili nga asgjëja u ngjit në majat më të larta të shoqërisë. Ky besoj duhet të jetë një motiv për cilindo. Prandaj duhet lexuar “Martin Iden”.
Botuar në revistën GRAZIA - korrik 2015

No comments:
Post a Comment