nga Leonard
Veizi
Adelajda
u kthye në një “dosje” tashmë. Mijëra faqe në etër që do ta rëndojnë më shumë
se dheu i cili ka rënë mbi të.
Me të
drejtë kolegia Beti Njuma shkruante se e kishte urryer Facebook-un sepse kishte
hyri dhunshëm në ditën e saj me përjetime të fabrikuara.
Po
me aq të drejtë edhe kolegia tjetër, Ida Nurçe, shkruante: “Dua të vdes edhe
unë, që t'ju kujtoj se jam gjallë!”...
Dhe
kaq, se më duhet të them dhe vetë ca fjalë më tej.
U
trishtova shumë kur u njoha me lajmin se një gazetare, fare e re në moshë, u
nda nga kjo jetë. Ishte vërtet e diel, ditë pushimi dhe unë e kisha marrë me
nge kafen e mëngjesit. Në përshtatje me sindromën hapa ekranin e celularit dhe
shfletova portalet: “Vdes Adela e Big Brother, pësoi atak kardiak”.
Nuk
më pihej më kafeja, ndeza një duhan.
E
pra nuk kisha asnjë lloj njohje me Adelajdën. Veç e kisha parë në ekran dhe
isha rrahur me idenë e stërmundimit të saj drejt një “revolucioni” emancipues, por
që padyshim nuk arrinte të bëhej kauzë.
Hapa
një tjetër portal. Sërish ballina të godiste me vdekjen e Adelajdës. Pra lajmi
ishte i vërtetë.
E
nga ai çast si me magji e harrova Sajme Tahirin, Habilajt ,vetingun, kryeministrin
dhe opozitën.
Nisa
të lexoja çdo lajm që fliste për Adelën. U fiksova të dija gjithçka për
ngjarjen e papritur. Në Facebook filloi lumi i statuseve. I lexova dhe ato. Nuk
u shpëton dot, lëviz nga të duash.
U dënda.
E
kisha të lehtë të bashkohesha me Nurçen: vdis pa të të dua. Me Njumën
gjithashtu isha i bashkuar se e diela ime e qetë, dhe e përtueshme, ishte bërë...
përshesh. Dalëngadalë po më krijohej ideja se në këtë vdekje kishte një
konspiracion. Titujt më shokonin, brendësia më ndillte gaz. Hej djall, - i tërhoqa
vëmendjen vetes, - jemi në ditë zije, mos harro.
Dhe
sa përcillja gazin vinte turravrap të tjetër titull bombë: “Dyshimet për
vdekjen e Adelajdës”. Domethënë..., domethënë, nuk ka pasur një sulm kardiak. Ndoshta
epilepsi? Apo do ketë ndonjë gjë më të thellë në këtë mes?!
Fakti
që në këtë ngjarje kishte një mister, më bëri të ngërthehesha pas lajmeve. Gjithçka
vërtitej si një thashetheme. Madje edhe reagimi i një mjekeje të QSUT-së:
“Adelajda nuk vdiq nga epilepsia, ajo kishte shumë për të thënë, por nuk e
lanë!”
I
doli koka muhabetit. Ndoshta Masonët... Mbase Iluminati...
Ec e
ta zgjidhësh.
Mirëpo
fiksimet bëhen më të mëdha kur vazhdon leximet. Këtë herë titulli ishte eksploziv
C-4: “Tronditëse, Adelajdën e vranë!!!”. Ja u zgjidh dhe misteri, thashë me
vete dhe nxitova të klikoja në faqe. Ishte një mikesha e të ndjerës, e cila
shkruan se Adelajdën e vrau kurajo e vet, pështjellimi që ajo ju bëri
publikisht tabuve.
U zhgënjeva.
Prisja të dilte në skenë një vrasës profesionist, me thikë në njërën dorë e
kobure me silenciator në tjetrën.
Nuk
po e gjeja.
Për
djall ishim dhe në prag të Halloween-it
Thashethemet
vazhdonin të ma zbusnin tensionin. Më dukej si një shaka. Vetë vdekja si e tillë.
Në grackën e thashethemeve për të marrë sa më shumë klikime kishin rënë dhe
portalet që mbështeten nga media me emër. Portalistët po gërmonin çdo status të
ndonjë miku, mikeshe a të panjohuri. Veç të flitej për Adelajdën pa nuk kishte
rëndësi se çfarë. Parimet e gazetarisë kishin shkuar për lesh. Vendin e gazetarëve
e kanë zënë portalistët, njerëz që gërmojnë pas ekranit, por që nuk mbajnë as
bllok, as stilolaps me vete. Njohin vetëm modën copy-past, dhe vendosjen e një
titulli që nuk ka të bëjë fare me tekstin. Moda që sjell furinë e klikimeve. Dhe
shkelin mbi çdo gjë qoftë dhe mbi dinjitetin njerëzor.
Ndaj
dhe Adelajda, kjo femër që u kthye në një çështje me pjesëmarrjen e saj tek një
show televiziv u bë po aq çështje dhe me vdekjen e saj të parakohshme.
Botuar
në:
No comments:
Post a Comment