Leonard Veizi |
Nga
Leonard Veizi
Bota po
përgatitet për ndryshime të mëdha, të frikshme.
Në fakt bota ka
ndryshuar tashmë.
Nuk është më si
në ditët e pas Luftës së Dytë Botërore. As si pas rënies së Murit të Berlinit.
Zhvillimi i beftë i inxhinierisë kibernetike na ka vënë përballë kushteve të
reja.
Me sa duket ka diçka
të vërtetë në atë që thuhet lart e poshtë, por jo në portale ekstravagande
thashethemesh, por nga media të njohura botërisht. Ajo që po mësojmë tanimë është
ligjërimi i monitorimit të avancuar dixhital, i cili nuk ka lidhje me
monitorimin e deritanishëm, përmes kamerave vrojtuese.
Me shumë gjasa
jeta në planet do të shkojë drejt ekuilibrave të rinj. Atë që s'e bënë dot
shpatat, s'e bënë pushkët, topat, as tanket dhe avionët, madje as bombat atomike
në fakt, po e bën një virus mikroskopik.
Sot më shumë se
kurrë po flitet për Rendin e Ri Botëror. Askush nuk e di a do të ndodhi vërtet
apo është thjesht një legjendë urbane. Nëse Rendi i Ri do të jetë më i mirë apo
më i keq se ky i vjetri që po vazhdojmë të jetojmë. Po flitet për kontroll të
dixhitalizuar të të gjithë njerëzve që jetojnë në këtë planet, pothuaj 8
miliardë të tillë. Dhe që të arrihet kjo, nuk mjaftojnë më ekranet e televizorëve,
të kompjuterëve dhe as telefonat e dorës që tanimë i kanë në përdorim nga fëmijët
e moshës 5-së vjeçare, deri ata që janë gati ta lënë këtë botë, thjesht nga
plakja.
Ka ardhur koha e
po flitet më realisht për njeriun dixhital, si atë që Hollivudi na e ka servirur
herë pas here përmes prodhimeve kinematografike, për të cilët miliona njerëz
kanë prerë biletat e janë kënaqur nga efektet 3D. Dhe që ky dixhitalizim të
bëhet duhet një formulë, diçka që ta justifikojë tërësinë e veprimit. Dhe
zgjidhja erdhi... në emër të shëndetit.
...Që të jemi të
saktë: Kështu thonë konspiracionistët. Dhe ata nuk janë të paktë në botë. Shkruajnë
artikuj në gazeta prestigjioze dhe shesin pafund kopje librash me tema të
tilla.
“Sars Cov 2” apo
“Covid-19”, pjesë përbërëse e familjes së viruseve “Coronë”, nisi rrugëtimin e
tij nga Wuhani, një prej qyteteve të mëdha e të industrializuara të Kinës por
dhe me një Laborator Kombëtar të Biosigurisë.
Askush nuk e pa virusin
e familjes “Corona” të dilte nga dera kryesore, por lajmi konspirativ që “u
arratis” nga një laborator biologjik dominonte mbi lajmet e tjera me baza më
shkencore ku flitej për mutacione natyrore derivat i të cilave ishte virusi që
u pagëzua me emrin “Sars Cov 2” e që shkakton sëmundjen “Covid-19”. Faktet që
dolën në dritë flasin se Instituti i Virologjisë në Wuhan ka në përbërje laboratorin
e mikrobiologjisë që merret me viruse të avancuara. Por laboratori bashkëvepronte
mes specialistësh kinezë dhe francezë, të financuara nga OBSH-së dhe disa
organizma të tjerë, si dhe të dhe observuara po prej tyre.
Më parë se kaq,
në media u fol shumë për një ngarkesë virulente, që disa specialistë kinezë po
e kontrabandonin përmes kufirit kanadez.
Më pas, një
zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Kinës aludoi për një pacient zero, ushtarak
amerikan, pjesëmarrës në Lojërat Olimpike që u zhvilluan në Kinë nëntorin e
vitit 2019. Pra kinezët hodhën në skenë idenë, se në fakt virusi nuk ishte një
gabim i tyre. Ai u erdhi nga jashtë.
Deri këtu kemi
disa pista, dhe asnjëra me siguri të plotë matematikore.
Po marrim rastin
më tipik, ai i cili është në pikun e vëzhgimit dhe ku kambanat e alarmit kanë rënë
më shumë: laboratori i biosigurisë në Wuhan.
A u arratis “Sars
Cov 2” me forcat e veta apo e lanë të arratisej?! Këtë me gjasa nuk kemi për ta
marrë vesh kurrë. Veç tani ndodhemi para një fakti të kryer. Virusi është
agresiv, na kërcënon dhe njerëzimit i duhet të marrë masa të menjëhershme. Një
vaksinë është shpëtimi i situatës. Ajo po kërkohet me forcë. Laboratorët po
punojnë me intensitet. Të shohim kur do të hidhet në treg...
Në faqet e përditësuara
të internetit ka plot dizinformacion të qëllimshëm. Ashtu siç ka dhe trajtime
nga emrat më në zë të shkencës e të mjekësisë. Dhe vështirë se ndahet e vërteta
nga fake news-i.
Po të ndjekësh
vijën e teorive konspiracioniste do të mësosh që tanimë tërmetet nuk i komandon
Zoti, por sistemi “HARP” i vënë në punë nga njeriu, i cili mund të krijojë
tronditje artificiale sa të shuajë me themel qytete të tëra. Dhe kjo është një
armë, më e fuqishme se një divizion tankesh. Po të thellohesh në to do të
mësosh se edhe viruset tanimë nuk i ka Zoti në dorë, por ato modifikohen nga
njeriu. Kjo është një tjetër armë. Kjo e nxjerr jashtë loje një flotë të tërë;
aeroplanmbajtësen me gjithë avionë.
Pra shkurt,
njeriu tanimë po përpiqet të zërë vendin e Krijuesit. Ka dashur ta bëjë dhe
herë të tjera, por pa shumë sukses. Dhe nuk e dimë në do t’ia arrijë kësaj radhe,
në Zoti thjesht e ka toleruar në rivalitet, apo ka një pakt mes dy palëve. Dhe
nëse ai si krijuesi ynë ka të gjithë arsyen të na monitorojë, tanimë do të kemi
edhe një dublant, i cili do të futet në skutat më të errëta të trurit tonë, gjëra
të cilat marrin dritë pikërisht nga veprimet tona. Analiza që vjen përmes tyre
do të na zbërthejë emocionalisht përpara një ekrani dhe një harddisc-u ku do të vendosen të
dhënat e çdonjërit prej nesh. Tanimë të gjithë jemi nën monitorim. Baza e të dhënave tona ndodhet në
një database e cila e njeh gjendjen tonë më mirë se sa njohim ne vetveten.
A është ky një sistem i ri skllavërie, pa hekura në duar por me një çip të papërfillshëm brenda trupit tonë i cili do të na mbajë nën kontroll? Sepse ajo që vjen më pas ka të bëjë me një vaksinë dixhitale drejt së cilës njerëzit të tmerruar nga karantina e gjatë do të zënë radhë kush e kush ta bëjë më parë. Fitimi i parave në disa trilionë dollarë është një prej objektivave, por jo domosdoshmërisht themelori.
A është ky një sistem i ri skllavërie, pa hekura në duar por me një çip të papërfillshëm brenda trupit tonë i cili do të na mbajë nën kontroll? Sepse ajo që vjen më pas ka të bëjë me një vaksinë dixhitale drejt së cilës njerëzit të tmerruar nga karantina e gjatë do të zënë radhë kush e kush ta bëjë më parë. Fitimi i parave në disa trilionë dollarë është një prej objektivave, por jo domosdoshmërisht themelori.
A jemi përpara
Rendit të Ri Botëror?
Ç’kuptim ka kjo,
dhe pse u vjetrua kaq shumë i vjetri sa nuk mban më?
A jemi vërtet
përballë një lufte e cila kërkon të sheshojë një sistem për të ngritur një
tjetër? Dhe çështja e virusit “Sars Cov-2” mos erdhi pikërisht në kohën e duhur?
Le të marrim dhe
ca hamendësime të tjera: A nuk bën përshtypje fakti se Amerika, e cila për
shumë e shumë vite ka luajtur rolin e liderit botëror në rast krizash, tanimë
është tërhequr mënjanë dhe po mendon vetëm brenda kufijve të vet?! Po Gjermania,
lokomotiva e Evropës, që nuk i përgjigjej dot thirrjeve për ndihmë të Italisë,
në sigurimin e ca maskave mbrojtëse për fytyrën?! Imagjinoni dot Gjermaninë, e
cila në Luftën e Dytë Botërore prodhonte makina lufte pafund, e ku në betejën e
famshme të Kurksit iu shkatërruan 4600 tanke, sot nuk arrin të prodhojë me
shumicë maska koke me vlerë shitjeje fare pak cent?! Italisë i mohohet ndihma nga Evropa
dhe në aeroportet e saj në mënyrë të çuditshme zbarkojnë avionë me ndihma nga
Rusia, Kina dhe... Kuba.
Kjo nuk është më
teori konspirative. Kjo është e dukshme tashmë.
Në këto ditë
krize, Shqipëria merr lajmin e lumtur për hapjen e negociatave me BE-në, pikërisht
tanimë kur ekzistenca e këtij Bashkimi është në pikëpyetje të thellë. Do t’i
rezistojë ai krizës së virusit? Po këtu a kemi të bëjmë me një teori
konspiracioni që nuk dihet se ku do t’i dalë koka?
Mbase Rendi i Ri
Botëror nuk është një fantashkencë. Mbase ideatorët e tij kanë arritur ta vënë
në funksionin mekanizmin global. Ata një herë për një herë kanë arritur të
neutralizojnë Evropën. Çdo ditë harta e vendeve të prekura nga Coronavisusi
zgjerohet. Çdo ditë përditësohen urdhrat e rinj se si duhet të veprojmë në këtë
situatë ankthi e stresi. Njerëzit nuk dalin nga shtëpitë. Janë ngujuar përpara
ekraneve. U duhet vetëm internet. Ekonomia po lëviz me hapat e breshkës. Likuiditetet
kanë mbetur pezull. Turizmi ka marrë fund. Askënd nuk la mendja të shkojë e të shohë
pikturat e famshme të Rilindjes. Dhe nëse ka ndonjë të marrë, nuk e le kush.
Nuk ka as avionë, as trena, madje dhe me makinë personale nuk të lënë të dalësh
përtej qytetit ku jeton. Dhe gjithçka nën të njëjtën moto: kujdesi për
shëndetin nga frika e një virusi.
Po jetojmë kohën
e ndryshimeve të thella.
Coronavirusi po
shkatërron shoqërinë. Jeta nuk është më ajo që kishim deri pak ditë më parë.
Planet për të ardhmen duhet të rishikohen. Nëse do të vazhdojë me të njëjtin
ritëm, i cili na frenon të bëjmë jetë sociale në prani të njëri-tjetrit, kjo do
të thotë që njerëzve u duhet të ndryshojnë zakonet e deritanishme: pra nuk do të
ulen në një kafe mes shumë të tjerësh, as në restorante, nuk mund të shohin
sport në stadiumin me 50 mijë spektatorë, as teatër dhe as kinema me salla 800
vendëshe. Një pjesë e mirë e ngrehinave të botës, kryevepra të artit e të
arkitekturës, do të dalin tepër sepse ato do të mbeten pa funksion. Në to nuk
do të luhet më “Romeo e Zhulieta”, as do të interpretohet “Rigoleto”, sepse
spektatorët do të jenë të ngujuar me ekranet para syve, të tmerruar nga frika e
prekjes dhe e shpërndarjes së një virusi të ri, që nesër do të ketë një emër
tjetër.
No comments:
Post a Comment