Nga Leonard Veizi
Bota po bëhet e frikshme. Jo më nga pandemia, por nga ajo çfarë do të ndodhë më pas. Që në fillimet e kësaj lëvizjeje na u bë e qartë se pandemia në fjalë do të ndryshonte sjelljen njerëzore. Pra, në njëfarë mënyrë ky ishte një objektiv. Sepse zakonisht ndodh që pas një veprimtarie të tillë, dhe pas analizave përkatëse, të dilet në një konkluzionin që: “pandemia ndryshoi sjelljen njerëzore”. Këtu kemi të bëjmë me një detyrim-përcaktim: Do ndryshosh sjelljen, do apo nuk do.
Bota po bëhet e frikshme. Jo më nga pandemia, por nga ajo çfarë do të ndodhë më pas. Që në fillimet e kësaj lëvizjeje na u bë e qartë se pandemia në fjalë do të ndryshonte sjelljen njerëzore. Pra, në njëfarë mënyrë ky ishte një objektiv. Sepse zakonisht ndodh që pas një veprimtarie të tillë, dhe pas analizave përkatëse, të dilet në një konkluzionin që: “pandemia ndryshoi sjelljen njerëzore”. Këtu kemi të bëjmë me një detyrim-përcaktim: Do ndryshosh sjelljen, do apo nuk do.
Po
si do të ndryshojë sjellja?
Kohët
e fundit zërat që flasin për një epidemi të sajuar apo të amplifikuar, për një vaksinë
çip që do të injektohet me detyrim për të shtuar kontrollin mbi qenien
njerëzore dhe për ndikimin e rrjetit 5G në të gjithë këtë ndërmarrje, janë
shtuar shumë. Po t’i analizojmë hapat një për një duket se po i afrohemi së
tepërmi këtij skenari ogurzi. Dhe nuk po themi se mes këtyre zërave njëri është teknik lavatriçeje dhe tjetri ka punuar
si teknik televizori. Përgjithësisht ata janë mjekë shumë të njohur, shkencëtarë
me influencë ose njerëz të medias me informacion të dorës së parë.
Fillimisht
duhet të zgjidhim enigmën: a është “Sars Cov-2” një virus natyral apo një virus
i modifikuar në laborator? Duke qenë se zërave të specialistëve për një virus
eksperimental i janë shtuar ethshëm dhe akuzat e ndërsjella të shtetarëve,
duhet të biem në emëruesin e përbashkët që “Sars Cov-2” u prodhua në laborator,
që ende nuk i është vënë gishti saktësisht, por që u la i lirë në një pazar
kinez. Që nga ky çast teoritë e konspiracionit bien, sepse ngrihet frikshëm një
realitet i pakundërshtueshëm: “Sars Cov-2” i familjes së Coronavirusit e që
shkakton sëmundjen “Covid-19” është një armë biologjike. Dhe armët dihet përse
përdoren. Ato nuk prodhohen për qëllime zbukurimi dhe as muzeale, por për të
eliminuar kundërshtarët.
Kësaj
fature duhet t’i shtojmë edhe sloganin: “Jemi në luftë” që nisi të përdorej
gjerësisht nga krerët e vendeve, të cilët me këtë rast kërkonin të justifikonin
futjen në karantinë të njerëzve. Dhe karantina filloi me 11 milionë banorët
aziatikë të Uhanit e rrethinave të tij, për t’u përhapur pastaj në Evropë,
Amerikë e Australi, ku së fundi mund të numërohen si të ngujuar të paktën 50 përqind
të 7.7 miliard qenieve humane që frymojnë sot mbi Tokë. Nga llogaritja rezulton
se janë mbi 90 vende të botës, me mbi 3.9 miliardë njerëz të detyruar ose të
rekomanduar nga qeveritë e tyre të qëndrojnë në shtëpi për të izoluar në këtë mënyrë
dhe përhapjen e “Covid-19”.
As
kjo praktikë nuk është se e shpëton globin nga virusi, përveçse është rënë
dakord nga të gjithë që ajo vetëm e vonon disi shkuarjen e tij në 70 përqind të
trupave njerëzorë..
Çfarë
po ndodh tanimë?
Në
qoftë se 3.9 miliard njerëz qëndrojnë këmbëkryq në shtëpi duke parë televizor
apo duke luajtur “candy crash” me celular, do të thotë që një pjesë e mirë e
tyre të cilët janë aktivë, të mos paraqiten në vendet e punës dhe të mos
prodhojnë. Fare e qartë për të mos marrë lapsin dhe as për të kërkuar ndihmën e
ekselit në bërjen e llogarive: shkatërrim i turizmit, transportit ajror, një
stopim krejtësor i aktiviteteve sportive e kulturore, teatrit e kinemasë për të
krijuar njëkohësisht dhe një boshllëk të madh në jetën intelektuale e emocionale.
Në këtë mënyrë ekonomia në rastin më të mirë do të bjerë në recension, në
rastin më të keq...
A
është bërë ndonjë studim se sa rezerva kanë vendet për të mbajtur me ushqim
popullsitë e tyre, nëse bujqësia nuk prodhon dhe nëse industria e lehtë nuk
përpunon? Natyrisht që studime të tilla ka sa të duash. Dhe nëse bujqësia e
dëmtuar, gjë që do të çojë detyrimisht dhe në dëmtimin e blegtorisë, nuk do të
mbushi hambarët me grurë dhe as frigoriferët me mish, sa rrezikohet që bota prej
frikës ndaj virusit korona të kalojë në një frikë edhe më të madhe, atë të
urisë?
Do
duhen vetëm pak muaj që magazinat që po pastrohen me shpejtësi të mbeten krejt
bosh, në pritje të rifreskimit me mallin e ri që pritet të fabrikohet. Nëse e
lejon karantina një gjë të tillë.
Po
kujt i intereson kjo gjë?
Konspiracionistët
thonë se kjo u intereson qeverive në hije apo trusteve të fuqishme që kanë
drejtuar dhe vazhdojnë të drejtojnë botën. Por këtë herë kanë qëllime të tjera,
dhe e gjitha kjo bazuar mbi zhvillimin e skajshëm të teknologjisë që u ka dhënë
në duar armë më të fuqishme se ato të luftës së Dytë Botërore, në epilogun e të
cilës u testuan dhe dy shpërthime bërthamore.
Njerëzimi
tani e tutje me shumë gjasa do të përballet me një armik më të rrezikshëm se ushtria
e Rajhut III dhe oficerët SS të Partisë Naziste.
Dhe
deri këtu... sepse jo të gjitha mund të thuhen brenda një shkrimi. Ca i kam thënë
në shkrimet paraardhëse dhe ca të tjera do t’i shkruaj në vijim.
Ajo
që mund të themi në vazhdim është se Shqipëria është në fund të rreshtit në këtë
luftë të madhe globale. Por tek ne po aplikohen me përpikëri paketat e dala nga
zyrat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Madje po aplikohen me zell të
tepruar gjë që shkon deri në arrogancë. Demonstrimi me sirenat e “Hyundai”-ve
të policisë dhe “Humvee” të Forcat të Armatosura, për t’i mbajtur njerëzit me
doemos brenda katër mureve të shtëpisë e ka kthyer Shqipërinë në një burg të
madh, aq sa liridalja dy orëshe, herë e pensionistëve, herë e nënave me fëmijë,
po përjetohet po me aq gëzim sa dhe fermanët “rozë” të sulltanit për
nënshtetasit e vilajeteve të perandorisë.
Pas
gjashtë javësh izolim, shumëkush beson se prej zbatimit të kësaj taktike
Shqipëria ka pak të infektuar dhe shumë pak të vdekur.
Por
le të kthehemi pak mbrapa. Nuk duhet anashkaluar fakti se presidenti Donald
Tramp e cilësoi OBSH-në si të dështuar në politikat e saj duke i ndërprerë në këtë
mënyrë dhe financimin amerikan prej rreth 500 milionë dollarësh. Dhe kur flet
Tramp, flet një prej zërave më të fuqishëm të botës, i cili i kundërpërgjigjet
kundërshtarëve të tij të cilët janë po aq të fuqishëm.
Pra,
ku është OBSH-ja në gjithë këtë terror që po përjeton bota?
Ndërsa
në Shqipërinë tonë të brishtë, ka ende nga ata idiotë që merren me llafe
pazari: çfarë tha Edi, si iu kundërpërgjigj Luli dhe pse Liri u bë palë duke
firmosur ndryshimet në Kodin Penal. Dhe ndoshta ende nuk e kanë kuptuar përfundimisht
se të gjithë këta që përmendëm janë aktorë të papërfillshëm në arenën e madhe,
për të mos thënë që janë thjesht figurantë në mizanskenë. Por jemi në ata që u
japim fuqinë e pamerituar.
Ndërkohë
e ardhmja jonë mund të jetë e rrezikuar. Teoritë e konspiracionit që thamë më
sipër, duket se tani kanë marrë më shumë krahë. Dhe me të drejtë, pasi ka shumë
vend për dyshim. Në Perëndim masat e sugjeruara nga OBSH dhe të ndërmarra nga
qeveritë përkatëse kanë filluar të kundërshtohen fuqishëm. Protestuesit nuk kanë
nguruar të dalin nëpër rrugë me pankarta nëpër duar dhe t’i kundërvihen policisë.
Dhe po aq fuqishëm janë zërat që po hedhin argumente se e gjitha kjo është një
“lojë” që po e çon botën në zgrip.
Përderisa
nga vetë organizmat shëndetësorë pretendohet se 70 përqind e popullsisë së
botës do të infektohet nga ky virus, edhe sistemi i karantinës përveçse do ta
vonojë disi, nuk është se do ta bllokojë krejtësisht virusin. Për të mos thënë
që nëse ky virus nuk arrin ta plotësojë objektivin, nuk është aspak habi që së
shpejti në skenë të kemi një version të tij të ri. Jo pa qëllim flitet se ai do
të rikthehet në vjeshtë; herë origjinal ashtu si është dhe tani e ca të tjetër thotë
se do të pësojë mutacion.
E
megjithëse një rrezik evident, protestues të shumtë nuk bien më dakord me
zgjatjen e izolimit. Sentenca “unë rri në shtëpi” po humbet gjithmonë e më
shumë terren.
Ndërsa
Lufta e Parë dhe ajo e Dytë Botërore vazhduan përkatësisht nga 6-të vjet, për
luftën ndaj Covidit pretendimi fillestar është se do të vazhdojë deri në tre
vjet. Dhe nëse në tre vite do të kemi ende të tilla masa, e imagjinoni se si do
të dalë bota nga kjo luftë???
No comments:
Post a Comment