U
lind në Dibër në vitin 1924. Interpretoi 70 role në teatër dhe 20 në kinema. U
nda nga jeta më 24 mars të vitit 2007, në Tiranë, në moshën 83 vjeçare
Nga Leonard Veizi
Skenës teatrore i vijnë rrallë aktorë si ai, por dhe kamerës së kinemasë po aq rrallë i vijnë. Sepse si interpretues ishte sa skenik aq edhe filmik. Për të nuk përbënte kurrfarë problemi në duhet të luante përballë spektatorëve që e prisnin me duartrokitje të nxehta në plate apo përballë kamerës me lente të ftohta në sheshin e xhirimit, ku zëri i regjisorit dëgjohej çdo çast: Ka motor...
...Ai ishte Xha Lipja tek “Pas gjurmëve” dhe shoku Sokrat tek “Horizonte të hapura”. E mes tyre ka mbetur e pashlyer dhe figura e gjeneralit italian të Luftës së Vlorës.
-“Ultimatum?! Neve na japin ultimatum? Thonë se të vegjlit kanë zë vetëm për t’u lutur e për të të marrë me të mirë, kurse këta po na nxjerrin dhëmbët për të kafshuar... Me këta asnjë diplomaci. Të thashë një herë kapiten..., ashpër...”
Por me siguri, roli i tij më i plotë e i jashtëzakonshëm ka qenë ai i gjeneralit rus tek filmi “Ballë për ballë”, Zheleznovit.
-“Do ta kërkojmë Vlorë admiral, por nuk kemi për ta gjetur më kurrë. Dijeni këtë nga unë. Por do bredhim nëpër Mesdhe si çifutët nëpër shkretëtirë. Kjo është ikje, ikje...”.Ky ishte Sulejman Pitarka, gjigant i skenës dhe kinemasë shqiptare. Një aktor i pashembullt e me një diapazon të madh në realizimin e personazheve të cilët kanë mbetur të gjallë në arkivin e filmit shqiptar.
-“Prapsu... Nuk zihet me dorë Abdi Mamani”
E kush mund t’i jepte ton më shumë se kaq një personazhi të tillë tek filmi “Gjeneral Gramafoni”. E për më tepër kush do të mund ta luante më mirë rolin e Llambi Gurit, vjehrrin e kryetarit të Komitetit Ekzekutiv tek “Rrethimi i Vogël”.
-“Mua moj ti Sose m’u prish rehati, ka dy javë që thua zotrote që nuk bëj dot gjumë vape hiç. E sot jam i lodhur do vete të shtrihem. Jo po më falni ëëë”.
Sulejman Pitarka, është konsideruar në vijimësi si një nga aktorët më të mëdhenj të shqiptarë, i cili karrierën e tij e ka pasur gjatë gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX. Ka luajtur me sukses të paktën 70 role në Teatrin Popullor që më pas u emërtua si Teatri Kombëtar. 20 role të tjera të interpretuara prej tij i përkasin kinematografisë.
-“Turp the... A vjen pak se diç dua të të them. Turp duhet të kesh ti mor djalë. Në vend që të vrasësh mendjen për defektin e pilotëve, vete më vritesh me grushte me Robert Çamçakëzin”.
Por Sulejman Pitarka ishte po aq dhe dramaturg. Ai hyri në historinë e dramës shqipe si autor i “Familja e peshkatarit”. Një nga më të suksesshmet e në dramaturgu shqiptar. Vepër që me skenar të tij u kthye në filmin artistik “Oshëtimë në bregdet”
Sulejman Pitarka lind në Dibër në vitin 1924.Vetëm pak vite më pas, në vitin 1927, kur ishte në moshën tre vjeçare, familja e tij u vendos në Durrës. Në këtë qytet bregdetar ai kaloi dhe fëmijërinë. Pas mbarimit të shkollës së mesme, filloi punë në bankë si ndihmës llogaritar në një firmë të njohur italiane dhe më pas në Bankën e Durrësit. Por pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ai i braktis financat për t’iu përkushtuar teatrit.
Disa përvoja skenike, pothuaj rastësore, gjatë shërbimit ushtarak, të cilin e kreu në vitet 1945 – 1947, e shtynë të interesohej më shumë për teatrin dhe të përfshihej në lëvizjen amatore të Durrësit.
Pikërisht në teatrin e Durrësit interpretoi disa role si në dramat “Ishulli i paqes”, “Invadimi”, etj. Me ndihmën e aktorit të madh shqiptar, Mihal Popi, në 1951 bëhet pjesë e Trupës së Teatrit Popullor.
Interpretoi të paktën 70 role, duke shkëlqyer njësoj, si në dramë, ashtu edhe në komedi.
Ndërkohë, pas suksesit në filmin “Debatik” që ishte dhe interpretimi i tij i dytë kinematografik, Sulejman Pitarka do të siguronte një karrierë të pasur edhe në Kinostudio. Në fakt, ai e filloi me filmin “Furtuna” por pas filmit “Debatiku” interpretoi edhe në “Horizonte të hapura”, “Gjeneral Gramafoni”, “Pas gjurmëve”, “Tinguj lufte”...
-“Më theu violinën e djalit mo, e kam sjellë nga ana e anës, çmë thua”.
Dhe puna e tij me filmin do të vazhdonte më pas me: “Guna përmbi tela”, “Rrethimi i vogël”, “Vdekja e burrit”, etj.
Një rol tjetër emblematik i tij është dhe ai i Çelo kasapit tek filmi “Nxënësit e klasës time"
-“Pse o lojtar mi thua ti. Pa pastaj edhe federata nuk na ka me sy të mirë hiç. Çke ti kam atë bagabondin tim, vallahi të çan si portjer. Ma kërkojti po nuk e dhashë. Kam frikë se mbetet prapa me mësime. Se vjet çështë e vërteta që mirë, por dhe këtë vit them se do ta krrejë aty të nëntë pikë dyja. Se po i doli mesatarja e mirë i del dhe e drejta e studimit”.
Por gjithsesi roli i tij më i spikatur mbetet ai i Zheleznovit, komandantit rus të bazës së Pashalimanit. “Ballë për Ballë” ka marrë pjesë në Festivalin e Filmit në vitin 1981, ku u shpall dhe fitues i këtij edicioni.
Ndërkohë në vitin 2004 Sulejman Pitarka u nderua me “Çmimin e Madh të Karrierës”Në vitin 2005 ai mori çmimin “Aktori më i mirë” për rolin e plakut që e dërgojnë në azil tek drama “Pjata prej druri” shkruar nga Edmond Morris, në Festivalin “Apollon 2005”.
Në vitin 2006 u vlerësua sërish për të njëjtin rol si “Aktori më i mirë” në Festivalin e Teatrove në Dibër të Madhe.
“Pjata prej druri” e vënë në skenë nga Teatri Kombëtar më 2006, ishte drama ku Sulejman Pitarka luante rolin kryesor. Kjo ishte dhe ngjitja e tij e fundit në skenë ku për spektatorin dhuroi një rol mjaft mbresëlënës.
Sulejman Pitarka u nda nga jeta më 24 mars të vitit 2007 në Tiranë, në moshën 83 vjeçare.
Në kujtim të Sulejman Pitarkës, Bashkia e Tiranës i vendosi emrin e tij një rruge në kryeqytet. Qyteti i tij i lindjes, Dibra e Madhe, e shpalli me një ceremoni madhështore “Qytetar Nderi”!

Ndërkohë Sulejman Pitarka për meritat e
tij artistike, është vlerësuar me titujt e lartë “Artist i Popullit” dhe
“Mjeshtër i Madh”.
No comments:
Post a Comment