Leonard Veizi
Çfarë
do të ndodhi në shtator?
Pyetjes
i vijnë vërdallë plot përgjigje dhe ajo më e frikshmja është se do të ndodhë
kataklizmoja. Kashta një shkrepëse do dhe... Mund të ketë një kryengritje të
shkallës sipërore si ajo e Spartakut? Ndoshta një revolucion portokalli apo
prej kadifeje, ec e merre vesh? Ose... ndoshta do të bjerë qeveria dhe do
ngrihet qeveria?
Tobestrafkulla,
ku të shkon mendja. Kjo është blasfemi.
-Po
me urën ç’patën xhanëm. Ç'të keqe u bënte ajo.
Si
mund të bjerë qeveria për hiëmosgjë. Të bjerë ajo qeveri që i ka rezistuar çdo
furtune e tufani... Te e fundit ç'kusur të ka qeveria. Ajo detyrat i veta po i
realizon. Madje dhe po i tejkalon.
-Qeveria
e fortë kjo, ia ka fut Kalca komt qeveris... qeveria ia ka fut komt Kalcës...
ja ka bo tetë me dy.
Duket.
Nuk ka nevojë për përshtatje me batuta filmash.
Kështu
që në muajin e parë të vjeshtës, - si ka filluar dhe shiu e është freskuar ca,
- me siguri të madhe mund të ndodhin të gjitha ç'përmendëm më sipër:
kryengritje e revolucione, vjedhje e bastisje, vrasje e kanosje. Por me siguri
dhe më absolute s’ka për të ndodhur asnjëra prej tyre. Sepse në shtator, kur
prej 20 vitesh jemi mësuar të thuhet se “peshku i madh do dali në sipërfaqe me
një nga ato grepat “pe të Përmetit”, në fakt kanë filluar... vetëm shkollat.
Këtë vit, çeljes së shkollave në muajtin shtator do t’i shtohet me efektivitet
të dukshëm edhe rritja e çmimeve që nuk po njeh pushim. Këtu po, jemi njësha.
Ia marrim në kthesë të gjitha vendeve të Evropës me Amerikën të marrë së
bashku. Për kthesën e Kasharit e kam fjalën, ose atë të Kamzës meqë është më
afër kryeqendrës. Çmimet nuk bëjnë dallim.
Hë
mo se mban shqiptari.
Që
mban, ajo është një gjë që duket. Se pasi kemi ngrënë e jemi shqepur, protesta
jonë e pakufijshme është postimi i faturës së çmimeve në facebook. Që në një
farë mënyre do të thotë: na bënë namin andej nga Jugu e na i shojtën portofolet.
Por dhe kjo, si gjithëka ka dy fytyra, e mund të interpretohet në dy mënyra: e
para që çmimet kanë shkuar në stratosferë e nuk ka më nevojë për konfirmime,
dhe e dyta, - që me gjasa është më e rëndësishme – ka të bëjë me personin që e
poston këtë faturë: sepse si shqiptar trim e sypatrembur ai tregon se ia mban
xhepi dhe është i gatshëm të paguajë jo vetëm faturën e tij, por të qerasi dhe
klientët e tjerë, brenda pragut të lokalit, me nga një shots.
-Për
shëndetin tim dhe për shëndetin e të bukurave sinjorina.
-Bravo
Pepin.
Shtatori
po bën këmbë. Është pas dere. Por perspektiva e shtatorit duhet parë ca më
gjerë, edhe ca më në thellësi. Se nuk ma do mendja ngrenë kandar cironkat që kanë
rënë në rrjetën e SPAK-ut, por që duan t’i shesin për peshkaqen. Apo që vetë ky
organizëm përdoret si klloun për të trembur gallofët. Tjetërkund fle lepuri.
-Nuk
është nevoja të më mësosh mua. Shiko detyrat e tua, se nuk po i kuptuake hiç
mirë, merr vesht.
-Si
urdhëron zoti prefekt.
Ndaj
nuk duhet harruar se në shtator, njerëzia ka ardhur nga pushimet, është
reklaksuar. Nuk u bëhet të futen nëpër zyra e as të kapin punë me dorë. Duan të
rrinë vetëm në kafe duke kujtuar plot nostalgji ditët e nxehta e plot diell ku
hidheshin me kokë në gjol e bënin xhiro me motoskaf. E ju thoni se ata do të
lenë kolltuqet e lokaleve dhe do të marrin nga një hu në dorë për t’u ndeshur
te kryeministria aq sa të rrëzojnë kërpudhën bukuroshe që i jep nur livadhit aty
në krah të godinës ose të prishin instalacionin plot drita që shkëlqen te
ballina, tamam si tek hyrja e një diskoteke.
Në
shtator ndodhi kur ndodhi një përplasje e madhe, u vra një deputet dhe për pak
u dogj Tirana. Por që atëherë të gjithë i druhen shtatorit.
Melazëm,
çfarë po na duhet. Nga shtatori në shtator... Fiks si ai filmi kinez “Nga
fitorja në fitore”.
Po
koha e revolucionit kulturor, - po aq sa ajo e peshkopit të kuq, - nuk vjen më.
Sot
nuk flitet më për luftë frontale. Sot flitet me gjuhën e biznesit: të kapim
tregjet. Ndeshjet bëhen nëpër tavolina. Nënshkruhen edhe marrëveshje pa
protokoll... ose thënën ndryshe: në mënyrë orale.
-E
kemi të mirë këtë agjentin grumbullues shoku Miti, mjaltë nxjerr nga goja
-Posi
posi, merresh vesh me të, merresh.
Shtatori
po vjen. Duhet të bëhemi gati. Se ndonjëherë ka dhe surpriza... përveç çeljes
së shkollave dhe rritjes së çmimeve, që janë taksative.
No comments:
Post a Comment