Ai
e çuditi botën me performancat e tij. Kishte ngjyrë të errët të lëkurës me
flokë kaçurrela të dendur dhe mbante veshur xhiboks lëkure ku në gjoks dallohej
gërma “M”. E çuditi botën duke e futur në një debat të vazhdueshëm edhe rreth
ndryshimeve ekstravagante në paraqitjen e tij. Por e çuditi botën edhe me
vdekjen e tij të beftë, në moshën 50 vjeçare, më 25 qershor 2009, duke lënë pas
plot dyshime që motivuan teori konspiracioni. Megjithatë ai jetoi thuajse 30
vjet i rrethuar nga një famë e jashtëzakonshme, ku mes të tjerash qe i cilësuar
dhe si “argëtuesi më popullor në botë”. Ishte këngëtar, kompozitor dhe
kërcimtar gjithashtu. E më pas u njoh edhe si: "Mbreti i Popit"...
...Në
Tiranën e mesviteve ’80 gjendeshin plot të rinj të dashuruar marrëzisht pas
timbrit të zërit të tij dhe vetë performancës së zhdërvjelltë. Dhe ai dëgjohej
gjerësisht përmes valëve të stacioneve italiane, ku klasifikohej në krye të
toplistës “Hit Parade” sidomos në një dyshe me një nga idhujt e Bitellsave: Pol
Mekkartni.
Ishte
Majkëll Xhekson.
Për
të dihej se ishte më i riu dhe më i talentuari ndër pesë vëllezërit. Ishte
lindur më 29 gusht 1958, në Gary, Indiana, të Shteteve të Bashkuara. U rrit në
një familje muzikantësh nga më të njohura të epokës së rokut. Babai i tij,
Xhozef, formoi me fëmijët e tij një grup verbues të njohur “Jackson 5”, apo
ardhur në shqip si “Xhekson Faiv”.
Por
Majkëlli ishte individualitet. Dhe shpejt, - që në vitin 1979, - bëri
përpjekjen e parë për të kënduar solo. Ndërsa në 29 nëntor të vitit 1982 nga
“Epic Records” u lançua albumi “Thriller” që ishte dhe albumi i 6-të në studio
i këngëtarit. Ky album u prodhua nga “Quincy Jones”, i cili më parë kishte
punuar me Xheksonin për albumin e tij të vitit 1979 “Off the Wall”.
Me
reagimin e vazhdueshëm kundër muzikës disko në atë kohë, Majkëll Xhekson kaloi
në një drejtim të ri muzikor, duke rezultuar në një përzierje tingujsh pop,
post-disco, rock, funk, synth-pop dhe R&B. Kritika botërore shkroi se
“Thriller” parashtroi temat kontradiktore të jetës personale të Xheksonit, pasi
ai filloi të përdorte paranojë në motivet e tij si dhe tema të errëta.
“Thriller”
u bë albumi i parë numër Një i Xheksonit në tabelën amerikane të “Billboard Top
LPs & Tapes”, ku kaloi një rekord prej 37 javësh, - jo të njëpasnjëshme,
- në vendin e parë, nga 26 shkurt 1983
deri më 14 prill 1984. Në këtë album u publikuan shtatë këngë: " The Girl
Is My", "Billie Jean", "Beat It", "Wanna Be
Startin' Somethin'", "Human Nature", "P.Y.T. (Pretty Young
Thing)" dhe "Thriller".
Me
32 milionë kopje të shitura në mbarë botën deri në fund të vitit 1983,
“Thriller” u bë albumi më i shitur i të gjitha kohërave dhe u ratifikua nga
Rekordet Botërore “Guinness” më 7 shkurt 1984. Ishte albumi më i shitur i vitit
1983 në mbarë botën, dhe në 1984 ai u bë albumi i parë më i shituri në Shtetet
e Bashkuara për dy vjet. Ai vendosi standardet e industrisë me këngët, videot
muzikore dhe strategjitë e tij promovuese që ndikuan te artistët, kompanitë
diskografike, prodhuesit, tregtarët dhe koreografët.
Suksesi
i dha Xheksonit-it një nivel të paprecedentë të rëndësisë kulturore për një
amerikan me ngjyrë, duke thyer barrierat racore në muzikën popullore, duke i
dhënë atij transmetim të rregullt në MTV dhe duke çuar në një takim me
Presidentin e SHBA Ronald Reagan në Shtëpinë e Bardhë.
Thriller
ishte ndër albumet e para që përdori videot muzikore si mjete promovuese;
videot për "Billie Jean", "Beat It" dhe
"Thriller" vlerësohen për shndërrimin e videoklipit në një formë
serioze arti.
Thriller
konsiderohet albumi më i shitur i të gjitha kohërave, me 70 milion kopje në
mbarë botën.
Më
11 janar 1984 ky album fitoi një rekord prej 8-të çmimesh Grammy në 1984, duke
përfshirë albumin e vitit, ndërsa "Beat It" fitoi dy Grammy për
regjistrimin e vitit dhe performancën më të mirë vokale rock, në gjininë
mashkull. Gjithashtu kënga "Thriller" fitoi për performancën më të
mirë vokale pop, mashkull. "Billie Jean" fitoi dy Grammy për
performancën më të mirë vokale R&B, mashkull dhe këngën më të mirë Rhythm
& Blues. Jackson gjithashtu fitoi një rekord të 8-të çmimeve “American
Music Avvards” në “American Music Avvards 1984”. Albumi ka qenë shpesh i
përfshirë në listat e albumeve më të mëdha të të gjitha kohërave. Në vitin
2008, ai u fut në “Hall of Fame Grammy”. Në të njëjtin vit, Biblioteka e
Kongresit e shtoi atë në Regjistrin Kombëtar të Regjistrimeve të
"incizimeve të rëndësishme kulturore, historike ose estetike".
Pas
kësaj Majkëll Xheksoi u rrethua nga një famë e jashtëzakonshme.
Por
siç ka ndodhur rëndon në botën e artit, një overdozë do t’i merrte jetën
këngëtarit të pazakontë.
Por
nuk u mbyll me kaq. Sepse në jetën e Majkëll Xheksonit pati dhe plot skandale.
Dhe një prej tyre kishte të bënte me abuzimet seksuale ndaj fëmijëve, gjë për
të cilat ai dhe u vu në bankën e të akuzuarve në një proces gjyqësor.
Një
dokumentar i disa viteve më pas, veç të tjerash tregon dhe mbi historinë e
operacioneve të tij kozmetike si dhe probleme të fshehta shëndetësore të cilat
u zbuluar përmes raportit të autopsisë.
Gjithsesi
Majkëll Xhekson e mbylli kapitullin e jetës së tij më 25 qershor të vitit 2009.
Pasuria e tij vlerësohej të kapte shifrën e 2 miliard dollarëve.
Por
edhe pse Majkëll Xhekson u nda fizikisht nga jeta tokësore, muzika e tij nuk
pushoi kurrë së gjeneruari shitje të mëdha pas vdekjes së tij.
No comments:
Post a Comment