Thursday, May 16, 2024

“Kalergi”, një plan i dyshimtë me mesazhe tronditëse që vijnë nga Apogjeu


Nga Leonard Veizi
 
A duhet të besojmë se në Evropën e sotme po zbatohet një plan i hartuar në vitin 1925 për shkatërrimin e kontinentit të vjetër?
Për shkak të lirisë së fjalës, dhe sidomos shumëfishimit në ditët e sotme me anë të rrjeteve sociale përmes internetit, teoritë e konspiracionit kanë marrë dhenë.
Gjithsesi, u bënë vite që Evropa është në krizë.
Momentalisht nuk është në krizë financiare, por në krizë shoqërore padyshim që është.
Në vitin 1933 Evropa u fut në krizën kulturore kur nazistët e Adolf Hitlerit të porsa ngjitur në pushtet nisën të digjnin tonelata me libra në sheshet qendrore të qyteteve. Dhe bibliotekat, - që prej kohësh ishin marrë në mbrojtje me fanatizëm, -  nuk ishin djegur që nga koha e Aleksandrisë. Dhe pas kësaj erdhi Lufta.
Ku jemi në fillimin e mijëvjeçarit të ri?
Tanimë Evropa ka liberalizuar së tepërmi çështjen e orientimit seksual. Madje gjithmonë e më shumë po rregullohet me ligje e akte nënligjore kjo veprimtari. Kjo do të thotë se për orientime seksuale të kundërta nga ato që jemi mësuar, nuk të djeg më njeri në turrën e druve, madje as të dhunojnë dhe as të bullizojnë. Përkundrazi, tanimë fuqinë e kanë “damat”.
Eurovizionin, - pra festivalin Evropian të Këngës, - me sa duket e ka të vështirë ta fitojë më një femër me hire që del në skenë dhe me një veshje provokuese. Kjo mund të përbënte risi në vitet ‘60-’70 të shekullit të kaluar, por jo në vitet e mijëvjeçarit të ri. Sepse me sa duket, një femër seksi, apo një femër “pjeshkë” siç quhet rëndom në zhargon, i ka ngopur evropianët. Po një mashkull me tanga, geta dhe sutjena bën shumë herë më tepër eros në nuhatjen seksuale.
Kështu ndodhi dhe me festivalin e fundit ku këngëtari 25-vjeçar Nemo, me fustan e geta rozë, i cili përfaqësoi Zvicrën, fitoi trofeun. Dhe kjo fitore erdhi 10 vjet pas Konçitës, transseksuales austriake që na shastisi me pamjen e saj prej gruaje me mjekër e mustaqe. Nemo na shastisi kur tha se nuk ishte as mashkull, as femër. Për ne ballkanasit, që kemi qenë nën sundimin otoman të Portës së Lartë, këta lloj njerëzish i njihnin si eunukë. Pra, pashallarët që kishin harem i tridhnin këta djem, me qëllim që të bëheshin të urtë e punëtorë, e t’u shërbenin me devotshmëri femrave të tyre të haremit, e jo të ishin si kuajt pa kapistall që u erreshin sytë e të bënin namin me ndërzime, në banjat ku graria lahej gjysmë nudo.
Jetojmë në epokën ku “pjeshkave” u ka rënë vlera dhe hyzmeti po i bëhet “fasadës së pasme”. Por se nga na vjen kjo histeri nuk po e kapim dot. Se edhe pse hamendësojnë sa të duash për axhenda të stërholluara e të planifikuara, nuk është se kemi fakte. Dhe pa fakte mund të lëshosh tym e të bësh ca zhurmë por nuk është se ndreq gjë.
Mesazhet që Eurovizioni po transmeton prej vitesh, është se ku duhet orientuar bota. Herë “andej”, herë “këtej”... sipas strategjisë. Dhe mos harroni se këtë palo festival e ndjekin miliona e miliona njerëz, ca të formuar e akademikë, dhe shumica me aq shkollë sa të “hedhin firmën në bordero”. Dhe mundësia për manipulim është në Apogje.
Në majin e vitit 2016, kur në festivalin evropian të radhës Elhajda Dani zuri vendin e 16-të në natën finale, shkrova një shkrim me titullin “Evropa Provinciale”. Sepse asokohe më bënte përshtypje mënyra e votimit të shteteve, duke ia dhënë pikët njëri-tjetrit, “fshatçe”. Dhe mes të tjerash shkrova këto radhë: “Nuk është fare për t’u habitur që Evropa vazhdon të jetë po aq provinciale sa dhe në mesjetë. Dhe këtë mentalitet duket se nuk e ka zhbërë as Rilindja italiane as Filozofia gjermane e as Kulla e Eifelit francez si një prej kulmeve të zhvillimit teknologjik. Madje-madje, këtë mentalitet fshati nuk e ngushëllon as haberi që u dha me axhele të madhe se Irlanda më në fund ua lëshoi kapistallin martesave gay.”
Asokohe Shqipëria konkurronte me një nga zërat e rrallë të saj. Por Besa Kokëdhima, sfidantja e fundit, nuk ia doli të futej as në Natën Finale, pavarësish performancës spektakolare, edhe riskut që mori mbi vete duke dalë skenë me një fustan aty-këtu të tejdukshëm.
Por duket qartas, - e thamë dhe më sipër - se në Evropë ka kohë që ka rënë kulti i femrës dhe tërheqja seksuale ndaj tyre nuk përbën risi. Por kur një mashkull bën rolin e femrës ngrihen antenat e rritet nuhatja.
Ku po shkon Evropa kështu???
Kontinenti i vjetër po mbushet me femra, por me femra shterpë. Se nuk pjellin dot, dhe pse në mënyrë artificiale kirurgët mjeshtra, djemve që u ka çartisur truri, u kanë “montuar” nga një vaginë. Dhe përderisa lindjet kanë rënë, popullsia e Evropës është plakur e kërkon fuqi punëtore nga Azia e Vogël dhe ajo e Madhe, por dhe nga Afrika, vihet në pikëpyetje ajo që qarkullon rëndom: A po zbatohet gjë “Plani Kalergi”?
Po çfarë është “Plani Kalergi”?
Këtu kemi një problem të madh. Sepse platforma pretenduese për shkatërrimin e Evropës nuk është e përkthyer në shqip. Pra ne nuk kemi një tekst që të mund ta lexojmë e të krijojmë një ide tonën. Padyshim, libri anglisht e gjuhë të tjera shitet në Amazon. Po rrugë e gjatë deri atje. Ndaj për shpejtësi, meqenëse nuk po bëjmë ndonjë analizë të thelluar, jemi të detyruar të bazohemi më së shumti mbi analizat e të tjerëve.
Riçard Kolenhov-Kalergi me titullin Kont ishte politikan dhe filozof. Me origjinë holandeze, greke, bohemiane dhe japoneze, prindërit e tij ishin njohur ndërsa babai i tij shërbente si ambasadori i Austro-Hungarisë në oborrin e Japonisë. Teoria e konspiracionit buron nga një pjesë e librit të tij, botuar në vitin 1925, që titullohet, “Praktischer Idealismus” apo i ardhur në shqip si "Idealizmi praktik".
Thuhet se në këtë “libër manual” Kalergi parashikoi se një racë e përzier, mes evropianëve, aziatikëve dhe afrikanëve do të lindte "njeriu i së ardhmes". Kjo racë e përzier do të ishte pasive, e parashikueshme dhe me karakter dhe inteligjencë inferiore, e mundshme për t’u manipuluar.
Mirëpo ka të tjerë që thonë se Kalergi është keqkuptuar sepse libri i tij i parë, “Pan-Europa”, i botua në 1923 ishte një tjetër manifest, por që shërbeu në themelet e Bashkimit të Evropës.
Gjithsesi Nazistët sulmuan Kalergin, sepse Hitleri kishte plane të ndryshme nga ai, qoftë dhe për bashkimin e Evropës. Kështu Kalergi u largua nga vendlindja e tij, Austria në 1938, duke kërkuar azil fillimisht në Francë, pastaj në Shtetet e Bashkuara. Të gjitha veprat e tij të botuara para majit 1933 u hodhën në flakë gjatë djegies së librave, e cila nisi në 10 maj të vitit 1933, ku nuk shpëtoi as Albert Ainshtain e Sigmund Frojd, si autorë “jo gjermanë”.
Edhe të duash të mos i besosh, ka plot fakte të pakundërshtueshme tashmë, që të bëjnë të besosh tek Teoritë e Konspiracionit, se kanë marrë jetë e po veprojnë platforma të nëndheshme, të cilat radikalizojnë marrdhëniet shqoqërore në një kontinent të përparuar si Evropa dhe të dominuar nga një racë e bardhë e cilësuar si “agresive”.
Tanimë pretendimi se në librin e tij "Idealizmi Praktik", Riçard von Kolenhov-Kalergi theksoi nevojën për të shfarosur racën e bardhë, cilësohet si pjesë e teorisë së konspiracionit "Plani Kalergi".
Megjithatë, të vërteta apo teori konspiracioni, në Evropën e sotme ka burra si Konçita apo Nemo Mettler, por s'ka më burra si Karli i Madh, i perandorisë së shenjtë Romake, as si mbreti Ragnari i Vikingëve dhe as si Gjergj Kastrioti i Arbërve.

No comments:

Post a Comment