Leonard Veizi
Ne jemi shqiptarë, por nuk kemi një gjak. Kur them nuk kemi të njëjtin gjak kjo nuk është blasfemi. Madje kjo ka një siguri shkencore që nuk të lë të ëndërrosh me sy hapur.
Por ta fillojmë nga kreu, që të mos dukemi se i jemi futur rrugës së tradhtisë kombëtare e po mohojmë gjakun tonë...
Në njëfarë mënyre ne të gjithë jemi vëllezër me njëri-tjetrin. Si unë në Tiranë, edhe Çin Luja në Pekin edhe Muhameri në Kajro madje dhe Gonzalesi në Porto Riko. Jemi vëllezër po qe se do marrim të mirëqenë që jemi pasardhës të Evës dhe Adamit, apo Havasë dhe Ademit, merreni si t’u vijë për mbarë. Por kjo është shumë globale në fakt. Kanë rrjedhur ujëra pa fund nga ajo kohë dhe gjaku është ngatërruar e është zhbërë sa nuk ia gjen dot zanafillën. Kështu që, vështirë që 6000 vite më pas, - sipas librave të shenjtë, - unë nga Tirana të jem vëlla me Çin Lunë nga Pekini, as me Muhamerin nga Kajro, e ca më pak me Gonzalesin Portorikan.
Pra nuk lidhemi kërkund.
Megjithatë, gjakut i jepet një rëndësi e veçantë në identitetin tonë shoqëror, shpeshherë duke e lidhur atë me trashëgiminë dhe kulturën.
Por edhe pse vëllezër, që nga koha e Kainit dhe Abelit, vëllezërit janë vrarë mes vedi për pasuri e territore, dhe gjaku ka rrjedhur lumë e ka mbushur detet. Kështu do të ndodhë dhe në të ardhmen. Tek e fundit, një shqiptar me një banglandeshas, apo me një nga Guinea e Re, nuk e lidh gjë dhe termi vëlla bie kryekëput.
Tanimë, ne që na ka rastisur të jetojmë në këtë pjesë të globit quhemi “shqiptarë” dhe thuhet se jemi vëllezër me njëri-tjetrin, se demek kemi një gjak.
Kush e tha iu thaftë gjuha jarebi! Ç’ne unë një gjak me komshiun përballë? I keni trutë në vend?
Domethënë, asnjë manual nuk ka marrë përsipër që të përcaktojë katërcipërisht termin “gjak shqiptari”.
Kush na paska argumentuar se shqiptarët kanë një grup gjaku, italianët një tjetër, dhe po aq serbët apo grekët? Dhe kur ballafaqon gjakun del në përfundimin: ti je vëllai im, ti kushëriri i tretë nga nëna, dhe ti je armiku im... Madje edhe kur shkon në ambulancën e lagjes, pasi të kanë marrë gjakun e të kanë bërë provën, të thonë me përbuzje: largohu nga këtu, ti nuk je gjaku ynë!
Hajde racizëm, hajde.
I keni mend në kokë apo nuk azhornoheni fare me të vjetrat e shkencës, se për të rejat nuk flitet?!
Tema "njerëzit e një gjuhe janë të një gjaku" shfaqet shpesh në kontekste kulturore dhe historike, duke synuar të lidhë identitetin gjuhësor me një përkatësi të përbashkët etnike apo kombëtare. Kjo ide mbështetet në faktin se gjuha është një ndër faktorët më të fortë për ndërtimin e identitetit kolektiv, që bashkon njerëzit me një ndjesi të përbashkët të rrënjëve dhe kulturës. Gjithsesi, kur analizojmë këtë koncept në mënyrë shkencore, hasim një dallim të qartë midis simbolikës së shprehjes dhe realitetit biologjik.
Çdo person ka një grup gjaku që përcaktohet nga gjenetika e tij, pa marrë parasysh racën, kulturën apo kombësinë. Nga këndvështrimi shkencor, njerëzit janë të ndarë në tetë grupe kryesore gjaku: A, B, AB dhe 0, me variante pozitive dhe negative. Ky fakt shpalos një të vërtetë biologjike që tregon se përkatësia gjuhësore nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me përkatësinë biologjike. Një grup gjaku nuk përcaktohet nga gjuha që flasim, por nga trashëgimia gjenetike. Në këtë mënyrë, biologjia sfidon idenë që njerëzit që flasin të njëjtën gjuhë janë domosdoshmërish "të një gjaku" në sensin literal.
Nuk mendoj se bëmë ndonjë blasfemi deri këtu. Tanët mbetemi përsëri, shqiptarë tek e fundit.
Megjithatë, shprehja mbetet e fuqishme si një metaforë. Ajo synon të nënvizojë lidhjen emocionale dhe shpirtërore që njerëzit ndajnë kur komunikojnë përmes të njëjtës gjuhë. Një gjuhë është bartëse e historisë, traditës dhe vlerave të një komuniteti, dhe përmes saj njerëzit ndihen pjesë e një familjeje të madhe kulturore. "Gjak" këtu nuk duhet kuptuar në mënyrë të ngurtë biologjike, por si një simbol për lidhjet e padukshme që formojnë një popull apo një komb.
Prandaj, edhe pse shkenca bën të qartë se grupet e gjakut janë të shumta dhe të shpërndara globalisht pa lidhje të drejtpërdrejtë me gjuhën, shprehja "njerëzit e një gjuhe janë të një gjaku" mund të shihet si një mënyrë për të vlerësuar dhe ruajtur identitetin kolektiv dhe trashëgiminë kulturore, duke përçuar ndjenjën e përkatësisë në një familje të madhe shpirtërore.
Të gjithë ne, pavarësisht nga përkatësia jonë kombëtare, i përkasim as më pak e as më shumë por tetë grupeve kryesore të gjakut. Matematikisht, nëse flitet që rreth e rrotull janë 10 milion shqiptarë, pjesëtuar për 8 grupe gjaku, i bie që njërin prej grupeve ta kenë 1.250.000 prej tyre. Nëse brenda këtij grupimi, me të njëjtin grup gjaku janë vëllezër, atëherë bie dakord me këtë arsyetim dhe i lëmë të tjerat. Dhe po kaq matematikisht, meqenëse sot bota ka 8 miliardë banorë, nuk ka nevojë për matematikë të aplikuar e sinus a kosinus alfa, sepse çdo një miliard banorë kanë të njëjtin grup gjaku. Vetëm se këtu, vëllazëria vihet në pikëpyetje të madhe.
Ironia e shprehjes "jemi shqiptarë, por nuk kemi një gjak" qëndron në kontrastin midis asaj që shpesh mendohet si një bashkim i ngushtë kombëtar dhe realitetit biologjik. Si shqiptarë, mund të ndajmë një histori, një kulturë dhe një gjuhë të përbashkët, elementë që formojnë themelet e identitetit kombëtar. Megjithatë, nga pikëpamja shkencore, nuk ekziston një "gjak shqiptar" i unifikuar.
Sa mirë do ishte ta kishim tek patenta: Kombësia: shqiptar,/ Shtetësia: shqiptar,/ Grupi i gjakut: shqiptar.
Ec aty.
Pra, është e mundur që dy shqiptarë të kenë grupe gjaku të ndryshme ose edhe më të afërta me njerëz nga kultura të tjera. Ky fakt e bën qesharak pretendimin për një "gjak të përbashkët", duke treguar se përkatësia kombëtare apo gjuhësore nuk mund të përkthehet drejtpërdrejt në një përkatësi biologjike.
Kjo ironi thekson një të vërtetë më të madhe: ajo që na bashkon si komb nuk është një përkatësi e thjeshtë fizike, por më shumë një lidhje shpirtërore, historike dhe kulturore. Kultura dhe gjuha na bëjnë të ndihemi "të një gjaku" në mënyrë simbolike, edhe pse gjenet dhe grupet e gjakut kanë tregues të tjerë.

No comments:
Post a Comment