Nga Leonard Veizi
Provokuese
dhe tronditës. I vështirë për t'u parë dhe i pamundur për t'u harruar. I
fundit film i regjisorit Pier Paolo Pasolini, “Salo, ose 120 ditët e Sodomës”
është cilësuar nauzues, tronditës, i shthurur, pornografik. Ndonëse është
famëkeq është cilësuar gjithashtu dhe si një kryevepër. Nuk është një film
horror në kuptimin klasik, por një vepër filozofike dhe politike që sfidon
kufijtë e etikës dhe artit. Për disa, është një vepër e guximshme kundër
totalitarizmit; për të tjerët, një film i tepruar dhe i papranueshëm. Pasolini
njihej si një kineast kontrovers. Me testamentin e tij “Salo...” ai transferon
të gjallë opusin e torturës dhe degradimin e shoqërisë së lartë në botën
seksuale, nga shekulli XVIII në Italinë Fashiste të vitit 1944. Filmi nuk është
thjesht një riprodhim i veprës së Marquis de Sade, por një kritikë e ashpër mbi
fashizmin, abuzimin me pushtetin, dehumanizimin dhe kapitalizmin ekstrem.
Pasolini përdor skena të skajshme për të treguar sesi pushteti absolut çon në
objektifikimin e plotë të qenieve njerëzore. Ndaj “Salo” mbetet një nga filmat
më të debatuar i të gjitha kohërave...
...
“Salò o le 120 giornate di Sodoma” ose “Salò, or the 120 Days of Sodom” është
një film italian i vitit 1975 i bazuar në romanin “The 120 Days of Sodom” të
Marki de Sade.
Filmi
Filmi
vendoset në periudhën e Republikës së Salos mes viteve 1943-1945, një shtet
kukull i kontrolluar nga nazistët në Italinë Veriore. Katër figura të
pushtetshme – një Dukë, një President, një Peshkop dhe një Gjyqtar – rrëmbejnë
një grup të rinjsh dhe i çojnë në një vilë të izoluar, ku i nënshtrojnë
torturave fizike dhe psikologjike. Historia është e ndarë në tre pjesë, të
frymëzuara nga Dante Alighieri dhe “Ferri” i tij:
Rrethi
i Manisë – Të rinjtë detyrohen të ndjekin rregulla të rrepta dhe të
poshtërohen.
Rrethi
i Bajgës – Viktimat detyrohen të kryejnë akte të neveritshme dhe degraduese.
Rrethi
i Gjakut – Arrin kulmin me tortura të tmerrshme dhe vrasje brutale.
Filmi
përmban skena të rënda të torturës, përdhunimit, kanibalizmit dhe poshtërimit
ekstrem. Ai u ndalua në shumë vende dhe ende mbetet një nga filmat më të
ndaluar në histori. Ndërkohë, Pasolini u vra brutalisht pak para premierës së
filmit, duke ngritur teori mbi motivet pas vrasjes së tij.
Vrasja
e Pier Paolo Pasolinit mbetet një nga misteret më të errëta në historinë e
kinemasë italiane. Më 2 nëntor 1975, trupi i tij u gjet i masakruar në Ostia,
një periferi pranë Romës. Ai ishte rrahur brutalisht dhe më pas i ishte kaluar
disa herë sipër me makinë. Fillimisht, një i ri 17-vjeçar, Giuseppe Pelosi, u
arrestua dhe pranoi fajësinë, duke deklaruar se e kishte vrarë Pasolinin pas
një sherri të lidhur me një marrëdhënie seksuale. Megjithatë, versioni i tij u
kundërshtua nga provat dhe nga ata që besonin se Pasolini ishte vrarë për arsye
politike.
Në
vitin 2005, Giuseppe Pelosi tërhoqi rrëfimin e tij, duke thënë se ai ishte
detyruar të marrë fajin dhe se disa burra "me theks jugor" e kishin
vrarë Pasolinin. Kjo deklaratë e ringjalli hetimin, por e vërteta e plotë
mbetet ende e panjohur.
Pasolini
ishte një kritik i ashpër i pushtetit, kapitalizmit dhe korrupsionit në Itali.
Ai kishte paralajmëruar për një konspiracion të rrezikshëm të mafies dhe
politikës, dhe disa besojnë se vrasja e tij ishte një akt hakmarrjeje.
Ndërkohë
Pasolini kishte marrë kërcënime nga grupet fashiste për shkak të qëndrimeve të
tij të majta. Disa teori sugjerojnë se vrasja u organizua nga elementë të
ekstremit të djathtë.
Libri
Marki
de Sade është një nga shkrimtarët e paktë që i dha botës një mbiemër: sadist.
Dhe
ja pse.
“Les
120 Journées de Sodome ou l'école du libertinage” vjen në shqip si “120 Ditët e
Sodomës, ose Shkolla e Lirisë”. Ai është një roman i papërfunduar nga
shkrimtari fisnik francez me emrin orgjinal Donatien Alphonse François, Marquis
de Sade. Libri përshkruan aktivitetet e katër francezëve të pasur, të cilët
kalojnë katër muaj duke kërkuar kënaqësinë përfundimtare seksuale përmes
orgjive, duke u ngujuar në një kështjellë në zemër të Pyllit të Zi me 12
bashkëpunëtorë, 20 viktima të caktuara dhe 10 shërbëtorë. Katër prostituta të
moshuara tregojnë histori të klientëve të tyre më të paharrueshëm, praktikat
seksuale të të cilëve përfshinin 600 "pasione" duke përfshirë
koprofilinë, nekrofilinë, zoofilinë, inçestin, përdhunimin dhe abuzimin seksual
të fëmijëve. Historitë frymëzojnë akte të dhunës në rritje që çojnë në
torturimin dhe vrasjen e viktimave të tyre, shumica e të cilave janë
adoleshente dhe gra të reja.
Sade
e shkroi atë në fshehtësi ndërsa ishte i burgosur në Bastille. Në kohën e
Revolucionit Francez në 1789, De Sade u dënua me 11 vjet burg, fillimisht në Vënsen
dhe më pas në Bastijë. Ai u arrestua fillimisht me akuzën e helmimit dhe
sodomisë. Ai nuk u gjykua deri në vitin 1790. I burgosur pa gjyq, kaloi kohën
mes fantazive seksuale dhe shkroi "120 ditët e Sodomës". Për t'u
shpëtuar kontrolleve të gardianëve, ai shkruante mbrëmjeve në copa të vogla
letre, të cilat më pas i fshihte në të çarat e murit të qelisë. Romani mbijetoi
vetëm në formë drafti. Kur kalaja u sulmua nga revolucionarët më 14 korrik
1789, Sade besonte se dorëshkrimi kishte humbur.
Në
një shkrim të Will McMorran botuar në “Guardian” shkruhet se “Më 3 korrik 1789,
në mes të natës, Markezi de Sade u tërhoq zvarrë nga qelia e tij në kullën e
quajtur “Liberty” në Bastijë. Më herët atë ditë ai ishte kapur duke i bërtitur
turmës së mbledhur jashtë mureve të burgut se të burgosurve po pritej fyti. Ai
u transferua në një azil jashtë Parisit dhe u detyrua të linte shumë nga
pasuritë e tij më të çmuara, duke përfshirë një cilindër bakri të mbajtur të
fshehur në një të çarë në mur. Kur gruaja e tij u nis për në Bastille për të
marrë gjërat e tij më 14 korrik, tashmë ishte tepër vonë: Revolucioni e kishte
goditur atë dhe asaj iu desh të kthehej duarbosh. Sade qau me "lot
gjaku" për humbjen. Por më pas u gjet një cilindër 12 metra i gjatë dhe 11
centimetra i gjerë, e mbuluar me dorëshkrim të vogël: dorëshkrimi i romanit të
papërfunduar të quajtur “120 ditët e Sodomës, ose Shkolla e Lirisë”.
Megjithatë,
drafti ishte gjetur dhe ruajtur pa dijeninë e tij dhe përfundimisht u botua në
një tirazh të kufizuar në vitin 1904 për interesin e tij shkencor për
seksologët. Romani u ndalua si pornografik në Francë dhe vendet anglishtfolëse
përpara se të bëhej më i disponueshëm në botimet komerciale në vitet 1960. Ai u
botua në edicionin prestigjioz francez “Pléiade” në 1990 dhe një përkthim i ri
në anglisht u botua si “Penguin Classic” në 2016.
Mendimi
kritik, megjithatë, mbetet i ndarë. Kritiku Nil Shifer e quan atë "një nga
romanet më radikale, dhe më të rëndësishme të shkruara ndonjëherë", ndërsa
për Lorenc Lui Bonzhi ai është "një baltë e pafund me shthurje të
ndryshueshme".
No comments:
Post a Comment