Nga Leonard
Veizi
Çizme ushtarake, trupa të veshur me jelek
antiplumb, automatikë të vegjël në gjoks të gatshëm për t’u shkrehur dhe
skafandra në kokë. Më tej, një femër me fytyrë të dhunuar e gjakosur, mbi kokën
e të cilës qan një djalë i ri. Dhe për
më tej dy gishta që matin pulsin e saj ku menjëherë të krijohet bindja se ajo
sapo ka dhënë frymën e fundit dhe gjakun e ka ende të ngrohtë. Në sfond
dëgjohet kënga “Sinno me moro” apo “Ndryshe vdes” e vitit 1959 kompozuar nga
Karlo Rustileli dhe interpretuar nga Alida Keli. Ky është epilogu i një prej
realizimeve më traumatike dhe më të dhimbshme në kinemanë evropiane...
..."¡Dispara!", i ardhur në shqip si
“Gjuaj”, është një prodhim prej 108 minutash i vitit 1993, i njohur në anglisht
si "Outrage". Filmi është një dramë spanjolle me regji të Karlos
Saura, dhe me skenar të Enzo Monteleone në bashkëpunim me Karlos Saura. Ai
trajton tema si hakmarrja, dhuna dhe drejtësia vetiake. Me interpretimet e
fuqishme të aktores italiane Françeska Neri dhe të spanjollit Antonio Banderas,
filmi është një përzierje e ndjeshmërisë emocionale dhe reflektimeve sociale
mbi dhunën dhe përgjegjësinë morale.
Ngjarja
Filmi
përqendrohet te Ana – e cila interpretohet nga Françeska Neri, - një grua e
fortë dhe e pavarur që punon si kërcimtare cirku dhe mjeshtre me armët e
zjarrit.
Markos,
një reporter i ri, shkon në një cirk për të shkruar një pjesë suplementin e
fundjavës. Teksa largohej, akti i radhës është gati të nisë. Një grua hipur në
kalë përfundon me gjuajtjen e tullumbaceve ndërsa është në lëvizje. Markos
kthehet për ta intervistuar. Ajo e fton për darkë. Ata kërcejnë, dhe më pas
kalojnë natën së bashku. Markos bie në dashuri me vajzën e bukur të cirkut. Ai
i premton se do ta ndjekë atë në shfaqet që cirku do japi nëpër Evropë. Por
shpejti, Markosit i duhet të largohet për të mbuluar një koncert në Barcelonë.
Fati
ndërhyn kur tre mekanikë të rinj vijnë për të riparuar pajisjet e cirkut dhe
pronari u jep atyre bileta falas për shfaqjen. Treshja shikon Anën të
performojë. Pas shfaqjes, ata e ndjekin Anën në kabinën e saj dhe e përdhunojnë
brutalisht. Edhe pse është lënduar rëndë, Ana vendos të hakmerret. E mavijosur,
e gjakosur dhe e poshtëruar ajo merr pushkën e saj dhe shkon për t'i vrarë. E
gjen lehtësisht dyqanin e servizit ku punojnë. Ajo i vret të tre djemtë dhe
largohet pa u identifikuar qartë. Ana, e cila ka gjakderdhje të rëndë, duhet të
vizitohet te një mjeke. Pas vizitës ajo u tregon autoriteteve se ajo është
përdhunuar. Policia fillimisht nuk ka asnjë të dhënë për autorin e vrasjes së trefishtë,
por pas intervistimit të mjekes nisin të dyshojë për Anën.
Ana
ndalohet në autostradë nga dy oficerë; e zë paniku dhe i vret edhe ata, vendim
për të cilin pendohet menjëherë. Marko i cili shkon në kabinën e Anës, gjen
gjurmë gjaku kudo dhe ai dhe autoritetet shkojnë në kërkim të Anës. Ajo hyn në
një shtëpi fshati ku jetojnë një çift dhe dy fëmijë të vegjël. Markos është
përgjegjës për thyerjen e ngërçit midis Anës dhe policisë, por ai arrin shumë
vonë për ta ndihmuar atë; policia hapi zjarr ndaj saj dhe ajo vdes në krahët e
tij.
Analiza
Pas
një sulmi brutal dhe përdhunimi nga një grup meshkujsh, Ana vendos të marrë
drejtësinë në duart e saj, duke nisur një seri hakmarrjesh të dhunshme.
Filmi
eksploron konceptin e drejtësisë, duke ngritur pyetjen nëse hakmarrja personale
mund të justifikohet në rrethana ekstreme. Pasi sistemi ligjor dështon ta
mbrojë Anën dhe të ndëshkojë kriminelët, veprimet e saj hapin një debat moral
mbi kufijtë midis viktimës dhe agresorit.
Ana
përfaqëson një figurë të fuqishme femërore që refuzon të dorëzohet përballë
dhunës dhe padrejtësisë. Edhe pse aktet e saj janë të dhunshme, ato paraqiten
si një reagim i fuqishëm ndaj një sistemi që shpesh injoron ose dëmton gratë.
Marrëdhënia
mes Anës dhe Markosit është një element qendror i filmit. Ndërsa Markos
përfaqëson një figurë mbështetëse dhe më pak të dhunshme, ai bëhet pjesë e
rrugëtimit të Annës, duke reflektuar mbi ndërlikimet emocionale të dashurisë
dhe besnikërisë.
Filmi
tregon se si dhuna gjeneron më shumë dhunë, duke krijuar një cikël të
pashmangshëm që ndikon në psikologjinë e individëve dhe shoqërisë.
Karlos
Saura sjell një atmosferë të ngarkuar emocionalisht me përdorimin e ngjyrave të
errëta dhe ndriçimit dramatik, që reflektojnë ankthin dhe tensionin e
personazheve. Skenat me armë dhe aksion janë të realizuara me një intensitet të
lartë, ndërsa momentet intime midis Anës dhe Markosit shtojnë një ndjenjë
humanizmi në mes të kaosit.
Françeska
Neri ofron një performancë të fuqishme dhe komplekse, duke e bërë Anën një
figurë të ndërlikuar dhe të ndjeshme, ndërsa lufton për të rimarrë kontrollin e
jetës së saj.
Antonio
Banderas, me karizmën e tij të zakonshme, sjell një kontrast me natyrën më të
egër të Anës, duke portretizuar një personazh që përpiqet të balancojë ndjenjat
e tij me situatën e dhunshme.
Epilogu
"¡Dispara!"
është një reflektim mbi padrejtësitë sociale dhe psikologjinë e viktimës, duke
treguar pasojat e dhunës dhe përpjekjet njerëzore për të gjetur drejtësi. Ai lë
shikuesin me pyetje të hapura mbi moralin, përgjegjësinë dhe aftësinë e
individit për të kapërcyer traumën.
Filmi
është një shembull i fuqisë së kinemasë për të adresuar tema të vështira dhe
për të provokuar debate mbi drejtësinë dhe dhunën në shoqërinë moderne.
No comments:
Post a Comment