Nga Leonard Veizi
Thjesht
ka shumë pak filma që mund t’ia kalojnë në garë kryeveprës së Serxho Leones.
Sepse vetëm në një film ai ka mundur të përmbledhë gjithçka që e bën kinemanë
një medium kaq tërheqës...
...“Once
upon a time in America” apo i ardhur në shqip si: "Na ishte një herë
Amerika" është një film epik i vitit 1984 i regjisorit të madh italian,
Serxho Leone. Ky film është i famshëm për thellësinë dhe kompleksitetin e tij,
duke përfshirë tema të fuqishme si Filmi eksploron temat e miqësive të
fëmijërisë, dashurisë, epshit, lakmisë, tradhtisë, humbjes dhe marrëdhënieve të
prishura, së bashku me rritjen e mafiozëve në shoqërinë amerikane.
Filmi
është renditur si një nga filmat më të mirë të zhanrit gangster. Kur “Sight
& Sound” pyeti disa kritikë në Mbretërinë e Bashkuar më 2002 se cilët ishin
filmat e tyre të preferuar të 25 viteve të fundit, “Once Upon a Time in America”
u rendit në numrin 10. Në vitin 2015, filmi u rendit në vendin e nëntë në
listën e Time Out të 50 filmave më të mirë gangsterë të të gjitha kohërave,
ndërsa në vitin 2021, "The Guardian" e përmendi atë si filmin e katërt më të madh
mafioz të realizuar ndonjëherë.
Filmi
Ishte
filmi i fundit i drejtuar nga Leone para vdekjes së tij pesë vjet më vonë, dhe
filmi i parë artistik që ai kishte drejtuar në 13 vjet. Është gjithashtu pjesa
e tretë e trilogjisë së Leone-s “Once Upon a Time”, e cila përfshin “Once Upon
a Time in the West” realizuar në vitin 1968 dhe “Duck, You Sucker!” realizuar
në vitin 1971.
Realizimi
i filmit u drejtua nga Serxho Leone, skenari u shkrua nga Leonardo Benvenuti,
Piero De Bernardi, Enriko Medioli, Franko Arkalli, Franko Ferrini, Serxho
Leone. Gjithçka u bazua romanin "The Hoods" të shkruar nga Herri Grei.
Kamera ishte e Tonino Delli Colli,
ndërsa partitura muzikore e filmit i përkiste Enio Morrikones. Protagonist
ishin aktorët: Robert De Niro. Xhejms Vud, Elizabeth MekGovern, Xhoi Pesi, Bërt
Jang
Leone
fillimisht parashikoi dy filma tre-orësh, pastaj një version të vetëm
269-minutësh, përndryshe 4 orë e 29 minuta, por u bind nga shpërndarësit që ta
shkurtonte atë në 229 minuta ose përndyshen3 orë e 49 minuta. Shpërndarësit
amerikanë, The Ladd Company, e shkurtuan më tej atë në 139 minuta ose 2 orë e
19 minuta, dhe i riorganizuan skenat në rend kronologjik, pa përfshirjen e
Leone.
Ngjarja
Filmi
tregon historinë e pesë dekadave të jetës së katër gangsterëve nga qyteti i Nju
Jorkut -- miq fëmijërie që janë kriminelë të pamëshirshëm pothuajse që në
fillim, por që kanë një lidhje të veçantë besnikërie me njëri-tjetrin. Kur
njëri prej tyre e prish atë lidhje, ose mendon se e bën, ai është i përndjekur
nga faji deri vonë në jetën e tij, kur zbulon se ai nuk ishte tradhtari, por i
tradhtuari.
Filmi
hapet me dy skena dhune të tmerrshme, zhvendoset në një strofkë opiumi ku
personazhi kryesor kërkon të shpëtojë nga pasojat e veprimit të tij: Një zile
telefonike që bie vazhdimisht, kumbues përgjithmonë. në ndërgjegjen e një
njeriu që thirri policët dhe tradhtoi miqtë e tij.
Filmi
lëviz përpara dhe mbrapa. Një rrëfim i kthimit prapa në kohë përmes syve të Nudëlls
– që interpretohet nga Robert De Niro, - një gangster hebre nga New York-u,
filmi na tregon për jetën e tij të shënuar nga ëndrrat, gabimet dhe përpjekjet
për të shlyer fajet e së kaluarës.
Filmi
luan me strukturën narrative, duke lëvizur ndërmjet periudhave të ndryshme
kohore – që nga vitet 1920 deri në vitet 1960. Kjo lëvizje kohore thekson atë
që është në zemër të filmit: përpjekjet e një njeriu për të kapur kuptimin e
jetës së tij dhe dështimin për ta bërë këtë.
Filmi
merret kryesisht me konceptin e kujtesës dhe mënyrën se si e shohim të
kaluarën. Për Nudëlls, e kaluara është një plagë që nuk mund të shërohet. Ai
përpiqet të gjejë ngushëllim, por çdo kthim në kujtimet e tij vetëm sa e
ngatërron më shumë.
Filmi
ngre pyetjen nëse kujtesa është një formë e të jetuarit ose thjesht një burim
vuajtjeje.
Krimi
është gjithmonë i pranishëm në jetën e Nudëlls dhe shokëve të tij, dhe filmi e
trajton atë si diçka që mbetet e pandryshuar, pavarësisht kalimit të dekadave.
Megjithëse bota përreth ndryshon – nga epoka e ndalimit të alkoolit në Amerikën
e viteve 1920, deri tek epoka e industrializimit të viteve '60 – vetë
personazhet mbeten të mbyllur në ciklet e tyre të dhunës dhe tradhtisë.
Ora
që Nudëlls mban në xhep dhe kujtimet e tij të përsëritura të aksioneve të
veçanta – si kthimi i tij i vazhdueshëm në opium – janë simbole të përpjekjeve
të një njeriu për të ndalur kohën. Ai vazhdimisht kërkon të rigjejë një çast të
lumtur në të kaluarën, por koha nuk ndalet dhe pendesa mbetet. Noodles duket
sikur është kapur në një kohë të ngrirë, përballë zgjedhjeve të gabuara që ai
dhe të tjerët kanë bërë.
Gratë
në këtë film, si Debora dhe Eve, përfaqësojnë dashurinë e pamundur dhe një jetë
që nuk u jetua kurrë ashtu siç duhet. Debora, ëndrra e Nudëlls për një jetë
jashtë krimit, përfundimisht e refuzon atë, ndërsa lidhja me Eve, një
marrëdhënie të fragmentuar dhe të distancuar, tregon paaftësinë e tij për të
dashur plotësisht dhe për të qenë i dashur.
Në
fund të filmit, Nudëlls përballet me Maks, i cili interpretohet nga Xhejms Vud,
- mikun e tij më të mirë që e ka tradhtuar. Maks ka jetuar një jetë me sukses,
por në thellësi të tij është po aq i trazuar sa Nudëlls. Ai kërkon nga Nudëlls që
ta vrasë për t’i dhënë fund vuajtjeve, por Noodles refuzon. Ky çast është
qendra morale e filmit – për Nudëlls, hakmarrja nuk do të sjellë ngushëllim,
vetëm një zbrazëti më të madhe.
Epilogu
Në
përfundim, "Na ishte një herë Amerika" është një meditim mbi kohën,
kujtesën dhe dëshirat e humbura. Filmi i Leones, megjithëse përmban skena të
dhunshme dhe momente tragjike, është një poemë vizuale që reflekton mbi
zhgënjimet e jetës dhe mbi pyetjen nëse koha mund të shërojë ndonjëherë plagët
e së kaluarës.
No comments:
Post a Comment