Monday, May 26, 2025

Piro Milkani, jeta si kineast në dritën e projektorit

 
Nga 
Leonard Veizi
 
Në labirintin e krijimtarisë së tij mund të humbasësh lehtë. Sepse është një galeri e tërë titujsh dhe ngjarjesh, dhe për më tepër, një pafundësi personazhesh të gdhendura me kujdes, përkushtim dhe dashuri. Po aq sa mbahet mend Meçoja që u vra në majë të kambanores së kishës, po aq kujtohen edhe pesë djemtë që u vranë në Vig. Sa mbahet mend Mësuesi i Kalcës, po aq mbahet mend dhe frat Engjëlli apo Kalosh Cami. Sa mbahet mend Visar Shundo aq mbahet mend edhe Kanani, bashkë me Rremën e Shabanin. Dhe ndoshta si qershia mbi tortë, ndër të gjitha figurat e krijuara prej tij, ajo që mbetet më e pashlyer në kujtesë është Ollga e Stefanit, apo teto Ollga, zonja që u kthye në shoqe.
Dhe ky ishte Piro Milkani.
Themi "ishte", por vetëm në kuptimin fizik. Sepse ai mbetet.
Ai nisi rrugëtimin e tij regjisorial më 1967 me filmin “Ngadhnjim mbi vdekjen” – një vepër që fliste me gjuhën e dhimbjes, rezistencës dhe triumfit. Ishte një film me temë shqiptare, por rezonanca e tij kaloi përtej kufijve të Shqipërisë. Në Kinë, u përjetua si një ngjarje e madhe artistike – një fenomen që e bëri emrin e tij të njohur ndërkombëtarisht në një kohë kur kjo ishte pothuajse e pamundur për një regjisor shqiptar.
Ishte kjo vetëm porta hyrëse e një karriere të pasur dhe të ndritur. Pasuan “Përse bien këto daulle”, “Kur zbardhi një ditë”, “Shtigje lufte”, “Çifti i lumtur”, “Zonja nga qyteti” – tashmë një klasik që mbetet në kujtesën e çdo brezi – pastaj “Militanti”, “Besa e kuqe”, “Ngjyrat e moshës”, “Pranvera nuk erdhi vetëm”, “Në kufi të dy legjendave”, “Shembja e idhujve”, “Eja”... Dhe, si për të vënë një pikë të thellë ndjeshmërie në fundin e krijimtarisë së tij regjisoriale, në vitin 1994 solli “Trishtimi i zonjës Shnajder”, një film që pasqyronte më mirë se çdo tjetër maturimin e një artisti që kishte jetuar me kinemanë dhe për kinemanë.
Por vepra e tij nuk mbaron me filmat që ai vetë drejtoi. Ai ishte bashkautor dhe bashkëpunëtor në disa prej filmave më përfaqësues të ekranit shqiptar, si “Ballë për ballë”, me Kujtim Çashkun, dhe kontribuoi si këshilltar në filmin italian “Lamerica” të Gianni Amelio-s – ku përvoja e tij u bë një busull artistike për një tjetër kulturë.
Në një mënyrë ose tjetër, ai i preku thuajse të gjitha zhanret që zhvilloheshin në Kinostudion “Shqipëria e Re”. Një studio me kufizime të njohura ideologjike, por që gjithsesi bëri të mundur lindjen e një kinemaje që do të formësonte identitetin vizual të një kombi. Në këtë realitet, Milkani u bë një figurë kyçe.
Karriera e tij përfshin mbi 20 filma artistikë dhe dokumentarë. Ishte njëkohësisht regjisor, skenarist, operator, producent – gjithnjë një punëtor i heshtur dhe vizionar, që nuk i dha asnjëherë rëndësi protagonizmit personal, por e kërkoi gjithmonë përmasën e thellë të njeriut në vepër.
Piro Milkani, kjo figurë emblemë e kinematografisë shqiptare, u nda nga jeta të dielën e 24 majit 2025, në moshën 86-vjeçare. Por ai nuk iku – thjesht kaloi në një dimension tjetër, ku drita e projektorit mbetet gjithmonë ndezur.
Në jetëshkrimin zyrtar thuhet se u lind më 9 dhjetor 1939 në Korçë – një vatër e kulturës shqiptare. Më pas, pas përfundimit të shkollës së mesme, ndoqi Akademinë e Arteve të Bukura në Pragë, ku u diplomua në degën e operatorit – një profesion që kërkon sy të ndjeshëm dhe zemër të hapur.
Në vitin 1987 iu dha titulli “Artist i Popullit”, një nderim për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në artin filmik. Ndërsa më 1997, në Euro-Festivalin e Saint-Étienne, Francë, ai u vlerësua me “Çmimin e Veçantë” për gjithë krijimtarinë e tij.
Në vitin 2024, vetëm një vit para ndarjes nga jeta, ai do të jetonte një moment prekës: dorëzimin zyrtar të diplomës së Fakultetit të Filmit në Pragë, pas 63 vitesh. Ishte një ceremoni simbolike dhe e vonuar, por që nderonte përvujtërinë e tij të natyrshme. Ai vetë e quajti “aktin e fundit të jetës sime” – një kapitull që u mbyll me dinjitet, si çdo vepër që mbante firmën e tij.
Piro Milkani do të mbahet mend për filmat që solli, por më shumë akoma për dashurinë me të cilën rrëfeu njerëzit, vendin dhe kohën. Ishte nga ata artistë që nuk largohen – ata mbeten aty ku ndjenjat ngjizen në imazh dhe historia merr frymë në dritë.

Friday, May 23, 2025

Rehabilitimi i Stalinit në Rusi dhe stalinizmi në Shqipëri


Nga 
Leonard Veizi
 
Ai ka qenë i ulur këmbëkryq këtu te ne. Fillimisht në mes të kryeqytetit, pastaj pak më poshtë mesit. Një qytet mbante emrin e tij. Një kombinat gjithashtu. Udhëheqësi na la kujtimet nga takimet me të. Toponimet e tij e rreth tij kanë mbetur akoma mes nesh. Dhe e kemi kaq të vështirë të ndahemi.
Ishte nga Gjeorgjia me origjinë, por në vendin ku mbretëroi po e nderojnë dhe sot, më shumë se 70 vjet pas vdekjes dhe heqjes së kufomës nga mauzoleumi.
Në Rusinë post-sovjetike, në këto ditë të vitit 2025, po shfaqet sërish hija e Stalinit. Diku një bust, diku një basoreliev, dhe guximi ka shkuar deri tek restaurimi i një paneli të madh që paraqet Josif Stalinin brenda stacionit qendror të metrosë në kryeqytetin rus. Të gjitha këto pamje janë shfaqur në edicione lajmesh në televizionet kryesore, ku kronikat përkatëse zinin rreth 90 sekonda në minutazh.
Është njëlloj sikur në lajmet shqiptare të raportohej se, në Shqipërinë post-komuniste, bronzi i monumenteve të rrënuara të Enver Hoxhës po saldohet për t’u rikthyer në piedestalet e mbetura bosh - nëse nuk është ndërtuar ndërkohë ndonjë pallat aty.
Më keq akoma do të ishte nëse një skenar i tillë do të ndodhte në Gjermaninë post-naziste, ku pamjet e transmetuara do të përfshinin shtatore të Adolf Hitlerit të ngritura në këmbë, nën nderimin karakteristik alla-Adolf.
Atëherë s’do mbeste gjë tjetër, veç muzeu i Aushvicit të kthehej përsëri në kamp.
Nëse këto merren si raste të izoluara, këtu e atje, mund të duken si supozime absurde. Por në fakt, rehabilitimi i Stalinit në Rusi nuk është më thjesht një hipotezë.
Tek e fundit, 90 sekonda nuk janë shumë për t’i rënë këmbanës së alarmit. Sepse Moska është në luftë tashmë. Por Tirana vazhdon të jetë ende larg.
Pas vdekjes së Josif Stalinit në vitin 1953, Bashkimi Sovjetik, nën drejtimin e Nikita Hrushovit si Sekretar i Parë, nisi një proces të thellë “de-stalinizimi” me synimin për të zhbërë ndikimin e kultit të personalitetit dhe për të denoncuar terrorin masiv që shoqëroi sundimin e tij. Ky proces përfshiu heqjen e statujave dhe busteve të diktatorit gjeorgjian në të gjithë hapësirën sovjetike — përfshirë edhe Shqipërinë, e cila në atë kohë ishte një nga aleatët më të ngushtë të Moskës dhe një nga vendet më të stalinizuara në botë. Me këtë lëvizje, Hrushovi synonte jo vetëm të rivendoste besueshmërinë e Partisë Komuniste, por edhe të krijonte një formë më të butë dhe më pragmatiste të socializmit.
Kështu, në vendin e Stalinit u vendos përmendorja e Skënderbeut, dhe Stalini u shty ca më tutje - në krah të Hotel Dajtit. Por në lagjen ku ishte ndërtuar Kombinati i Tekstileve, ai lartohej më shumë se në Moskë.
Hrushovit nuk i ngritëm ndonjë monument. Edhe një pemë që nguli, nga inati ia shkulëm kur u prishën marrëdhëniet. Sepse pas Kongresit të XX të Partisë Komuniste në BRSS, era e ndryshimeve erdhi deri në Shqipëri me motivin e reformave. “Stalinit të ri” po i dridhej toka nën këmbë.
Heqja e monumenteve, ndryshimi i emrave të rrugëve dhe fshirja graduale e kujtesës së Stalinit nga harta ideologjike përfaqësonin një përpjekje për të ndërprerë ciklin e dhunës dhe për të shmangur përsëritjen e tragjedive të së kaluarës. Ishte një kthesë e brendshme e vetëdijshme, një kritikë e heshtur ndaj regjimit të frikës që kishte përfshirë kontinentin.
Por fati historik në Shqipëri ka treguar jo rrallë që ai bashkë me ne lëvizim në invers.
Pas prishjes së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik në fund të viteve ’50, stalinizmi në Shqipëri u forcua si ideologji shtetërore. Ndaj u bëmë një nga vendet më të izoluara dhe më të egra në përqafimin e modelit totalitar stalinist. Shtatorja e Stalinit në qendër të Tiranës u mbajt si simbol i lidhjes së fortë të regjimit shqiptar me liderin sovjetik dhe me një rend politik represiv. Kjo shtatore u hoq vetëm në vitet 1990, me rënien e komunizmit dhe hapjen e Shqipërisë drejt demokracisë, duke shënuar simbolikisht ndarjen me një të kaluar të errët.
Megjithatë, në kontrast me këtë proces historik, gjatë dekadës së fundit - veçanërisht me rritjen e autoritarizmit nën Vladimir Putinin - është vënë re një tendencë e qartë për rehabilitimin e figurës së Stalinit. Në shumë qytete të Rusisë, përfshirë edhe Moskën, janë vendosur monumente të reja dhe janë rihapur debatet mbi rolin e tij historik. Kjo prirje reflekton një strategji të qëllimshme për të ndërtuar një identitet kombëtar mbi mitin e udhëheqësit të fortë dhe për të justifikuar një shtet të centralizuar dhe të pakontestueshëm.
Në këtë kontekst, figura e Stalinit përçohet jo më si një diktator përgjegjës për miliona viktima, por si një prijës i lavdishëm i fitores mbi nazizmin dhe industrializimit të vendit. Rehabilitimi i tij nuk është vetëm një operacion historik, por një manovër politike për të konsoliduar pushtetin dhe për të ngulitur në vetëdijen kolektive idenë se sakrifica ekstreme është e justifikueshme për hir të madhështisë kombëtare.
Kjo është veçanërisht shqetësuese për shoqëritë që kanë kaluar trauma të ngjashme. Rehabilitimi i autoritarizmit, qoftë edhe në mënyrë simbolike, krijon një precedent të rrezikshëm, sidomos në vende si Shqipëria, ku kujtesa historike është ende e brishtë dhe shpesh e instrumentalizueshme. Pyetjet që lindin janë thelbësore: A do të vijë një ditë kur diktatorët tanë do të rishfaqen në formë monumentesh? A është demokracia jonë mjaftueshëm e qëndrueshme për të mos rënë në grackën e një nostalgjie të rreme?
Në përfundim, krahasimi ndërmjet procesit të de-stalinizimit në Shqipëri dhe Bashkimin Sovjetik me rehabilitimin aktual të Stalinit në Rusi tregon se historia nuk është thjesht një rrëfim i së shkuarës. Ajo është një mjet i fuqishëm për të ndërtuar narrativën e së ardhmes. Shqipëria e pas viteve ’90 hodhi poshtë simbolet e diktaturës dhe u përpoq të ndërtonte një shoqëri të lirë. Rusia, përkundrazi, duket se po kthehet pas, duke rizbuluar me krenari hijet e një të kaluare të frikshme dhe të përgjakshme.
Gjithsesi, edhe në Shqipëri duhet pasur mendja: mund të ndodhë që, ndërsa je duke fjetur mbi petale, të zgjohesh një mëngjes mbi gjëmbat e trëndafilit.
Dhe ne i kemi gati monumentet e tij.

Sunday, May 18, 2025

Evropa provinciale, një show mediokriteti në Eurovizion

 Eurovizioni, vendi ku votohet politikisht. Nga një festival muzikor në një pasqyrë interesash dhe aleancash



Nga 
Leonard Veizi
 
Pavarësisht vendit të tetë, – një vend i qëndrueshëm në renditjen prej 26 pozicionesh – shqiptarët mbetën të zhgënjyer nga Eurovizioni. Dhe nuk është hera e parë. Sepse jo rrallëherë Shqipëria është paraqitur në mënyrë shumë dinjitoze në këtë kompeticion të madh, me këngë të mira e vokale për t’u pasur zili.
-Marrim vesh nga jeta edhe ne...
Eurovizioni, ky spektakël që pretendon të bashkojë Evropën përmes muzikës, çdo vit e më shumë po shndërrohet në një arenë mediokriteti të paketuar me drita, tym dhe buzëqeshje të shtirura. Pas fasadës së unitetit kulturor dhe diversitetit, fshihet një provincialitet i thellë – jo ai që i mvishet zakonisht vendeve të vogla dhe periferike, por ai i Europës së zhvilluar, që në vend të përfaqësojë një shije të rafinuar dhe një gjykim të drejtë, demonstron ngushtësi horizontesh dhe një ndjeshmëri provinciale, të maskuar me arrogancë joaktive.
Te filmi "Shkëlqim i përkohshëm" kemi një batutë që duket se i shkon fort dhe situatës:
-Këtë punë e rregullon Rako. Nuk e kam zakon t'i zgjas gjërat. Për nder, ja para dy ditësh përcolla njërin në kursin e gërnetës.
Këtë herë kishim shpresa të mëdha, jo kaq shumë për ta fituar Festivalin, sesa për të qenë rivalët më të fortë të Austrisë, kënga e së cilës u kuptua që në fillim që do të ishte fituese, për vetë risinë që solli këngëtari gjysmë filipinas.
Por dhe “Zjerm”-i i Shkodrës Elektronike ishte po aty afër për nga risia. Dhe akoma më shumë virale jo vetëm në rrjetet sociale. 
Por atë që nuk e bënë juritë profesionale, e bëri vota popullore.
Vota e jurisë la jashtë dhe Bardhin jetim dhe klasifikoi në krye të listës Nardin e zotit Galip, pikërisht aty te filmi "Tingujt e luftës".
-Bjeri gërnetës, bjeri. Si Halit Berati në dasmën e djalit të Gori Xhokaxhiut.
Edicioni i Eurovizionit 2025 vërtetoi mendjeshkurtësitë e "kompetenteve" me zë të lartë – ndonëse zëri i Shqipërisë, një nga vendet që solli një performancë autentike dhe emocionalisht të fuqishme, u zbeh nga vendimet e një jurie që s’gjykoi me vesh, por me hartë politike. Shqipëria mori 218 pikë, prej të cilave 173 pikë nga publiku, një vlerësim që tregoi se ndjeshmëria e qytetarëve të kontinentit funksionon ende përtej kufijve dhe klisheve. Por juritë kombëtare – të vetëquajtura profesionale – zgjodhën sërish rrugën e rehatshme të favoritizmit rajonal dhe të simboleve të sigurta, duke çuar në fitore Austrinë.
Dhjetë vjet më parë, në majin e vitit 2015, menjëherë pas Eurovizionit të atij viti mbajta këtë qëndrim përmes shkrimit “Evropa provinciale” të botuar në ResPublika:
“Nuk është fare për t’u habitur që Evropa vazhdon të jetë po aq provinciale sa dhe në Mesjetë. Dhe këtë mentalitet duket se nuk e ka zhbërë as Rilindja italiane, as Filozofia gjermane, e as Kulla e Eifelit francez, si një prej kulmeve të zhvillimit teknologjik. Elhaida Dani, apo thënë më saktë Shqipëria, doli në këtë Eurovizion si mos më keq. Në vendin e 16-të. Zhgënjim total. Askush nuk e besonte. E pra, prej kohësh ca sondazhe thoshin se ‘kuq e zinjtë’ këtë herë ishin favoritët me serioz – në mos për të marrë trofeun, të paktën për të qenë në një vend të nderuar andej nga kreu i renditjes. Por sondazhet gjithsesi janë larg fushës së betejave, aty ku jepen pikët”.
Të njëjtit qëndrim të 10 viteve më parë po i qëndroj edhe tani.
Në tërësinë e tyre, juritë nuk i dhanë pikë Shqipërisë. Ranë në sy 10 pikët e Malit të Zi dhe, çuditërisht, 12 pikët e Francës, maksimalisht. Por dhe ne nuk e mbajtëm dorën fare. 12 pikët tona ia dhamë Francës. Dhe kjo më kujton Ollgën që kishte shkuar në Marenë e i thoshte së bijës:
– Hë moj Lefka, që kur u martua jot motër Flora solli ato 6 pjatat për të cilat njerëzia thanë se ishin të përdorura. Por dhe unë, kur martoi Pilon, ato i çova.
Festivali Europian i Këngës, ndonëse i veshur me ngjyrat e artit dhe të diversitetit kulturor, prej vitesh ka dalë nga shinat e garës muzikore për të hyrë në labirintin e aleancave politike, ndjenjave nacionaliste dhe simpative rajonale. Edhe edicioni i vitit 2025 e vërtetoi këtë më shumë se kurrë. Shqipëria, përfaqësuar me një këngë që u vlerësua si një ndër më të fuqishmet emocionalisht dhe artistikisht, ishte ndër favoritët e mëdhenj për fitore. Por ndërsa publiku evropian i dha 173 pikë – një shifër që i vendosi shqiptarët në zemër të votuesve – juritë profesionale u treguan, si gjithnjë, të ftohta, të njëanshme dhe të motivuara më shumë nga gjeografia dhe politika sesa nga muzika.
Fituesja zyrtare, Austria, siguroi 179 pikë nga televotimi – vetëm gjashtë më shumë se Shqipëria – por diferenca u krijua nga juritë kombëtare, të cilat i dhanë asaj një shtytje vendimtare përballë indiferencës ndaj Shqipërisë.
Edhe këtë vit, dukuria e “votës për komshiun” apo për “aleatin politik” u bë e dukshme. Vende që ndajnë kufij, gjuhë apo interesa politike, dhanë pikët maksimale njëra-tjetrës pa ndonjë arsyetim bindës artistik. Në këtë panoramë, Shqipëria u ndëshkua për të vetmen “mangësi”: mungesën e një blloku votues besnik në Evropë dhe, ndoshta, mosinteresimin për të luajtur lojëra diplomatike pas skenës.
Për kujtesë, Shqipëria mblodhi këto pikë: 1 pikë nga Holanda, 1 pikë nga Spanja, 2 pikë nga Greqia, 3 pikë nga Suedia, 3 pikë nga Italia, 4 pikë nga Qipro, 4 pikë nga Portugalia, 5 pikë nga Polonia, 10 pikë nga Mali i Zi, 12 pikë nga Franca. Nëse diçka është për të reflektuar, nuk është se pse Shqipëria nuk fitoi – ajo fitoi zemrat e publikut. Megjithatë, 26 vende, - ndër 37 konkurentët me juri profesionale - nuk i kanë dhënë asnjë pikë Shqipërisë.
Kulmi.
-E të ta punojë kështu kushëriri...
Ç’të them dhe unë. Çfarë të presësh nga vendet balltike dhe ato që kanë qenë nën suazën e Bashkimit Sovjetik, që kanë në sy vetëm Rusinë, e në mungesë të saj i japin pikët njëra-tjetrës. Si te filmi Përballimi. E keni parasysh atë agjentin grumbullues në fshat që i thoshte drejtor Mitit:
– Do të shkojmë në popull, se pastaj thonë që kavardisen me njëri-tjetrin.
Ja kështu është dhe kjo punë.
Eurovizioni ka vite që s’është më një garë muzikore. Është një spektakël politikash të heshtura, i dominuar nga një mentalitet që nuk do të pranojë kurrë që një vend jashtë qendrës tradicionale të ndikimit mund të sjellë art me vlerë. Dhe ky është mediokriteti i madh që fshihet pas kostumeve ekstravagante dhe fjalimeve boshe për paqe, dashuri e barazi.
-Dëgjo Vaskë, merr një këngë dashurie që të më therë në zemër. Se pastaj e fus në festival unë. 
Ky ishte drejtori i Pallatit të Kulturës tek filmi "Rrethimi i vogël"
Ironikisht, pikërisht kur një vend i vogël si Shqipëria sjell një krijim serioz dhe konkurrues, struktura e Eurovizionit ekspozon dobësinë e saj më të madhe: politizimin. Juritë që supozohet të jenë profesionale dhe objektive, shpesh përfaqësojnë më shumë qëndrimet politike të vendeve të tyre sesa bindjen muzikore.
Pse ndodh kjo?
Sepse Eurovizioni, ndër të tjera, është një platformë ku çdo shtet kërkon të shfaqë identitetin e vet kulturor, por edhe ndikimin diplomatik. Dhe në këtë lojë, shtetet e vogla dhe jashtë qendrave të ndikimit, si Shqipëria, e kanë gjithmonë të vështirë të fitojnë – pavarësisht cilësisë...



Friday, May 16, 2025

Franca si vatër revoltash, Kriza e Majit 1968 dhe shpërthimi studentor


Nga 
Leonard Veizi
 
Ata janë popull revoltash dhe epërsia e tyre për ndryshim në terren ka sjellë reagime të forta në kontinentin e vjetët. Por ndikimi është përhapor po aq shumë dhe në pjesë të tjera të botës.
Ata janë francezës.
Kriza e majit të vitit 1968 në Francë përfaqësoi një nga çastet më të rëndësishme të revoltës sociale, politike dhe kulturore në historinë moderne të Francës dhe të Evropës në përgjithësi. Ajo nisi si një protestë studentore, por shumë shpejt u përhap në të gjithë shoqërinë franceze, duke kulmuar me grevën më të madhe të përgjithshme në historinë e vendit dhe duke vënë në pikëpyetje stabilitetin e vetë sistemit politik të kohës.
Por a ishte Franca e viteve ’60 në rrjedhën e eksperimenteve të linjës politike e sociale si në kohen e Revolucionit Francez Apo Komunës së Parisit?
 
Revolucioni
Revolucioni Francez i vitit 1789 dhe Komuna e Parisit e vitit 1871, ishin ngjarjet themelore që ndikuan fuqishëm në zhvillimin e Francës dhe të ideve të ndryshimit shoqëror dhe politik. Të dyja ndodhin gjatë periudhave të krizave dhe pasigurisë politike të mëdha, dhe ato përfaqësojnë eksperimente të mëdha sociale dhe politike që synonin të krijonin një rend të ri, më të drejtë dhe të barabartë. Pas këtyre ngjarjeve, Franca kaloi nëpër periudha të ndryshme politike, por shpeshherë ruajti një farë përpjekje për t'u përballur me këto eksperimente dhe për t'i ripërsëritur ato, edhe pse jo gjithmonë me sukses.
Franca vazhdoi të ishte edhe më tej një vatër për lëvizje të ndryshme shoqërore dhe politike. Shumë mendimtarë dhe liderë të majtë francezë, përpiqeshin të realizonin disa nga idealet e Revolucionit Francez, duke kërkuar reforma sociale dhe ekonomike. Edhe pse këto lëvizje nuk e arritën të krijonin një shoqëri të re, ato shpesh ishin katalizatorë për ndryshime në politikën sociale.
 
Lëvizja
Kriza e Majit të vitit 1968 ishte një tjetër çast në të cilin populli francez, veçanërisht rinia dhe punëtorët, kërkuan reforma të thella në shoqëri dhe në sistemin politik. Ky ishte një tjetër shenjë e përpjekjeve për të eksperimentuar me ide të reja politike dhe shoqërore, të ngjashme me ato të Komunës dhe Revolucionit, që përfshinin kërkesa për barazi, liri dhe reforma demokratike.
Përpjekjet për barazi dhe mirëqenie sociale: Edhe në shekullin XX, Franca ruajti një histori të fortë të eksperimentimeve sociale dhe politike, siç janë politikat e solidaritetit, shtetit të mirëqenies dhe të drejtat e punëtorëve, që erdhën pas Luftës së Dytë Botërore dhe të cilat vazhdojnë të jenë të lidhura me idealet e barazisë dhe lirisë që lëvizjet e mëparshme kërkonin.
 
Studentët
Në prill-maj 1968, studentët e Universitetit të Nanterre-s dhe më pas ata të Sorbonës nisën protesta kundër kufizimeve të ashpra akademike, ndarjeve gjinore në konviktet e studentëve dhe, më gjerësisht, ndaj një shoqërie që konsiderohej autoritare, burokratike dhe e vjetruar. Ata kërkonin më shumë liri personale, barazi gjinore, reformë arsimore dhe një riorganizim të shoqërisë franceze. Këto kërkesa u shoqëruan me përplasje të dhunshme me policinë. Më 3 dhe 10 maj, ndërhyrjet brutale të forcave të rendit në Sorbonë ndezën zemërimin publik dhe u shndërruan në një sinjal për solidarizim të gjerë shoqëror.
 
Punëtorët
Brenda pak ditësh, protestave iu bashkuan sindikatat dhe punëtorët në të gjithë vendin. Nga mesi i majit, mbi 10 milionë punëtorë kishin hyrë në grevë, duke paralizuar ekonominë franceze. Greva nuk ishte thjesht për paga apo kushte pune; ajo mori një karakter më të thellë politik dhe filozofik. Kërkohej një mënyrë tjetër jetese, një shoqëri më e drejtë, më pak e konsumuar nga materializmi dhe më demokratike në shpirt. Në shumë qytete, studentë dhe punëtorë bashkëpunonin në komitete lokale dhe diskutonin për modele të reja të jetës kolektive. Muret e Parisit u mbushën me parrulla ikonike si: "Jetoni pa kohë pune!" apo "Bëhu realist: kërko të pamundurën!" Presidenti Charles de Gaulle fillimisht u tregua i pavendosur. Ai u largua për pak ditë nga vendi më 29 maj për të siguruar mbështetjen e ushtrisë. Më pas shpalli zgjedhje të parakohshme dhe mobilizoi mbështetësit e tij në rrugë, duke rikthyer kontrollin institucional. Grevat u zbehën dhe në qershor, qeveria rifitoi stabilitetin politik.
 
Klima
Kriza nuk mbeti vetëm brenda kufijve të Francës. Ajo frymëzoi protesta studentore dhe lëvizje të ngjashme në shumë vende të botës: në SHBA - kundër luftës në Vietnam, - në Gjermani Perëndimore, Itali, Japoni, Meksikë, Poloni dhe Çekosllovaki, ku ndodhte në të njëjtën kohë Pranvera e Pragës. 1968-a u kthye në simbol të një revolte globale rinore kundër autoritarizmit, luftës, padrejtësisë racore dhe kapitalizmit të pangopur.
Edhe pse nuk solli një revolucion të plotë, Kriza e Majit 1968 ndryshoi përgjithmonë klimën politike dhe kulturore të Francës. Ajo çoi në reforma arsimore, ndryshime në marrëdhëniet e punës, një liri më të madhe shprehjeje dhe ndikoi në mendimin filozofik, artin dhe sociologjinë e dekadave që pasuan. Maj 1968 mbetet një pikë referimi për fuqinë e protestës kolektive dhe për ëndrrën e një shoqërie më të lirë, më humane dhe më të drejtë.
 
Epilogu
Në këtë kuadër, mund të themi se Franca ka vazhduar të eksperimentojë në linjën politike dhe sociale, por me hapa të ndryshëm dhe me përpjekje për të balancuar mes nevojës për stabilitet dhe dëshirës për reforma shoqërore dhe politike. Lëvizjet si ajo e majit 1968 janë dëshmi që, edhe pse shoqëria franceze ka kaluar nëpër periudha të ndryshme, idealet e lirisë, barazisë dhe solidaritetit kanë mbetur të gjalla dhe kanë vazhduar të frymëzojnë përpjekje për ndryshim.

Wednesday, May 14, 2025

Orgy in Father Ludovik's Parish - a novel excerpt - By Leonard Veizi


Inspector Edi from the city police precinct slammed on the brakes with both feet. The tires screeched sharply across the asphalt and struck the curb of the sidewalk. He jumped out of the car hastily, slammed the door shut, and took only two steps forward. He froze. He couldn’t go any further. Within seconds, his heartbeat went erratic. He felt it pounding like a drum that wouldn’t stop. He blinked and clenched his jaw. The veins in his forehead and temples swelled visibly, and the skin on his face tightened. Everything he was seeing before him struck him harder than he had imagined during those frantic minutes of racing to arrive in the shortest time possible.
He couldn’t remember ever feeling this way before. And yet, over the years, he had seen all kinds of scenes.
The inspector cursed under his breath.
He tried to hurry toward the center of the crime scene, but strangely, his limbs wouldn’t obey. His knees and ankles felt locked, and a sharp pain crawled upward. For the second time, he felt as if his will to move was being held hostage by a monstrous force. He couldn’t take a single step forward. He clenched his jaw until his teeth ground, squinted his eyes, and placed his hands on his waist, trying to focus and take in everything with his gaze.
All this lasted only a few moments: three or four seconds, maybe five—not more. But even that was enough for him to feel like he had lost his police composure. He should have been more level-headed.
“So what then...?!” — it seemed he said aloud. After all, it wasn’t anything he hadn’t seen before: murder, arson, rape... He shrugged and felt the familiar crack in his neck. That was it. The cramp was over. Yet, instinctively, he was still standing there, petrified.
“What’s happening to me?” — he wondered.
Was he dreaming? He wanted to break free from that state, but no muscle would obey, while his pupils contracted further. In his mind, no thought held together. Everything broke, shattered, came in fragments, and he still hadn’t grasped the thread of it all.
He had driven the 1,200 meters separating his apartment from the crime scene like a bat out of hell, the tires of his car screeching menacingly across the pavement. The traffic lights at the intersections were out, but there had been no risk of collision—he hadn’t even turned his head to look either way for safety.
It was still dark when the station called about a fatal incident at the outskirts of the city, right near the cemetery. He didn’t ask for any further explanation. He leapt out of bed and rushed out of his apartment door. The car had started as soon as he turned the key, and the gears shifted with a threatening grind until it reached top speed. Upon arriving at the scene, the first thing that crossed his mind was that nothing he had imagined in those few minutes since the phone rang matched what he was now seeing around him.
The tragic accident, conveyed to him in fragmented sentences, was far worse. And perhaps... it wasn’t an accident at all...
From the road he had just come from, another car appeared, speeding toward him. He managed to make out the signs on the roof: “TV 10.” The car stopped just a meter away.
“Inspector, what happened here?”
It was Venera, the reporter from the city’s only television station. She had opened the door to get out before the car had fully stopped. The urgency in her voice irritated him but gave him the jolt he needed to gather himself.
“No comment,” he said curtly and rushed ahead.
The reporter, a young and beautiful woman, was one of the people who annoyed him the most. She only knew how to pester him persistently. She waited with the camera raised at the police precinct door and called him endlessly for information. She knew no working hours.
“Roll it,” he heard her say to the cameraman behind him. Though he had walked a few steps, he still caught her next command: “Get everything. Everything you can...”
Inspector Edi quickened his pace. The scene was truly harrowing. The parish church, the city’s only place of worship, had been reduced to ashes by a massive fire. Here and there, hotspots still burned. The police had managed to cordon off the area with yellow tape, while two experts in black suits circled the smoke-blackened walls collecting what little evidence remained. Three exhausted firefighters had removed their helmets and leaned against the red fire truck, which was still dripping water. A photographer was snapping photos relentlessly...
“What a disaster,” the inspector muttered through nearly shut lips. His voice sounded like it came from someone else.
Now, after that initial shock, he had regained his composure. A deep anger distorted his face. His gaze had turned vicious. It was as if everyone before him was a suspect in need of handcuffs. He was unshaven, and his hastily buttoned shirt was missing two buttons. One of the officers approached quickly.
“This way, chief,” he said, pointing to a clear path. “It’s a gruesome sight. There are some bodies beneath the stones,” the officer gestured, but Inspector Edi didn’t even glance in that direction. He was staring at the top of the bell tower, where the flames had left no visible trace.
“How many?” he asked instinctively, walking beside the officer.
The photographer raised the camera and snapped a shot in his direction. The inspector figured that photo would end up in the paper. “Idiot!” he wanted to shout at the crime unit employee who had taken the picture.
“We’ve found four,” the other replied quietly.
Inspector Edi stopped and turned toward the officer. Only then did he recognize his subordinate, Eno.
“Four bodies?!”
More than a question, it was a howl that hung in the air. It seemed unbelievable that the burning of the parish could come with so many casualties.
“There may be more,” Eno said, struggling with the words. “We’re still searching.”
The officer looked his superior straight in the eye, trying to make the report sound fully credible.
“This is... fa...tal!” the inspector said, the syllables catching in his teeth.
He moved forward while the officer stayed a step behind.
“Who would have imagined, chief?!”
Inspector Edi bent forward, placing his palms on his knees to balance himself, and began to examine one of the corpses. It was completely charred. At first glance, it appeared to be a woman.
“What about Father Ludovik?” Inspector Edi turned to his subordinate. He shrugged.
"Maybe it's among the bodies," he said. "So far, it hasn’t been seen anywhere."
They entered the building. The morning light couldn't penetrate the gloom of that dismal place. A few meters ahead, two police officers lifted the collapsed beams and uncovered something.
"Another one," said one of them, pointing down, in front of his feet.
Inspector Edi and Officer Eno took a couple of steps and were beside them. One of the policemen lit up the spot with a flashlight. The body the officer was pointing at was as charred as the others.
"That makes five," Eno murmured.
"Enough!" Inspector Edi cut him off shortly. Then he turned to him and asked, "Any witnesses?"
"I've sent people to deal with that," said Eno, who was also closely examining the body. "They're going door to door. Over there, in the two buildings closest to the parish."
From a distance, the siren of a police car could be heard. Someone else was arriving at the crime scene. The inspector didn’t bother to figure out who was in the approaching police car with its lights on, pulling up to the charred parish.
"Looks like a war zone," he said to Officer Eno, his words sounding more like a sigh.
He kept staring at the corpse, as if he could recognize it by focusing on the remains visible in the skeleton. The police siren grew louder. Its lights flashed after the final turn that led to the parish entrance.
"At first glance, it seems to be a woman," said Eno, leaning his head closer to the body the inspector was examining. The other didn’t pay much attention. Lately, Eno had been training as a crime officer. He had good instincts. The last two crimes had been solved thanks to information gathered by him.
"Has anyone been identified?" Inspector Edi asked.
The officer shrugged.
"Under these conditions… only the lab could make that possible."
Before stepping over the threshold to go outside, the inspector turned back once more. Everything had burned. The paintings on the walls were no longer visible. A layer of soot covered everything, even the highest part of the dome.
The police car, siren blaring and lights spinning continuously, stopped a few meters away.
"The chief's here," a voice was heard.
Inspector Edi and Officer Eno turned their heads. The regional police chief also stood frozen, eyes wide, hands still on the door of the car he had just stepped out of. Venera approached immediately with a microphone in hand. The cameraman was recording, but the captain made an irritated gesture for her to back off.
"Now the trouble begins," whispered Inspector Edi. "This incident is going to cause us a lot of problems."
Officer Eno nodded. The inspector walked toward the spot where the regional police chief was standing, to report the initial findings.

Pushteti i tepërt


Nga 
Leonard Veizi
 
Historiani anglez Lord Acton, i njohur dhe si politikan liberal ka një shprehje që po e citojmë: "Pushteti priret të korruptojë, dhe pushteti absolut korrupton në mënyrë absolute." Kjo thënie sintetizon një të vërtetë psikologjike dhe morale: pushteti i tepërt e ndryshon individin.
-Ne jemi drejtues këtu dhe fjala na peshon shumë, - i thoshte Sekretari i Parë i Rrethit kryetarit të komitetit ekzekutiv, tek filmi “Rrethimi i vogël”. Dhe situata bënte fjalë për një pushtet absolut si ai në vitet e ndërtimit socialist të vendit.
Dhe nuk dua ta cyt më tej.
Pushteti, sidomos kur është i tepërt, fillimisht ai mund të ketë qëllime fisnike, por me kalimin e kohës, kur nuk ka kundërpesha, ai bëhet pre e egoizmit, vanitetit dhe lakmisë. Pushteti që nuk sfidohet, që nuk kritikohet dhe që nuk kufizohet, çon në arrogancë, vetëbesim të rremë dhe në përbuzje për ligjin dhe qytetarin.
-Shiko shiko, kritikon seksionin e bujqësisë së rrethit, - i thoshte shoqja Evanthi, ish kryetarit të kooperativës për kryetarin e ri që kishte botuar një shkrim në gazetë. Dhe bëhet fjalë për batutat e filmit “Pesha e kohës”. Se kjo donte të thoshte që Seksioni nuk kritikohej, por mbrohej, sidomos nga armiku që punonte nën rrogoz.
E si punon mendja kur ke pushtet.
Pushteti, si një instrument për të udhëhequr, administruar dhe orientuar shoqëritë drejt zhvillimit, është thelbësor për funksionimin e rendit shoqëror. Megjithatë, kur ai tejkalon kufijtë e arsyes dhe kontrollit demokratik, shndërrohet në një rrezik serioz për lirinë, barazinë dhe drejtësinë. Historia, politika dhe përvoja njerëzore e dëshmojnë qartë: pushteti i tepërt është i dëmshëm, si për individin që e ushtron, ashtu edhe për komunitetin mbi të cilin ushtrohet.
-Edhe këtu ka pushtet si atje në Tiranë, nuk të lemë na, - kërcënonte Kryetari i Këshillit mjekun e sapoemëruar të zonës tek filmi: “Kur hapen dyert e jetët”. Dhe Kryetari, - me shumë pushtet ngaqë ishte dhe familje dëshmori - “i kish kërcy kalit keq”, sipas Gjin Kryebardhit.
Pushteti i pakufizuar është i prirur të kalojë nga forma përfaqësuese në autoritarizëm. Një individ apo grup që përqendron të gjithë mekanizmat e vendimmarrjes në duart e veta, pa mbikëqyrje institucionale dhe pa përgjegjësi publike, tenton të qeverisë në mënyrë arbitrare, duke mohuar mendimin ndryshe dhe duke shtypur pluralizmin. Regjimet totalitare të shekullit XX – si nazizmi, stalinizmi apo diktaturat ushtarake – janë shembuj ekstremë të pasojave shkatërruese që sjell pushteti i pakontrolluar.
-Puçist je, puçist dhe armik, - akuzonte Estrefi kolegun e tij ushtarak Agronin, i cili në debat e sipër theu dhe bustin e shokut Enver, që qëndronte mbi tavolinë, pikërisht tek filmi “Vdekja e kalit”
Eh ç'bën pushteti. Dhe ç'bëhet për të pasur pushtet.
Kur pushteti është i përqendruar dhe i tepruar, institucionet humbin funksionin e tyre. Parlamenti bëhet dekorativ, drejtësia shndërrohet në vegël të ekzekutivit, media censurohet, ndërsa shoqëria civile shtypet. Në një sistem të tillë, qytetarët humbasin besimin tek shteti dhe ndihen të pambrojtur. Nga ky çast, shoqëria rrezikon të bjerë në pasivitet, në konformizëm, ose – në skajin tjetër – në shpërthim social.
-Liri - demokraci...
Pushteti i tepërt shoqërohet shpesh me keqmenaxhim të burimeve publike, me klientelizëm dhe korrupsion. Monopolet, favorizimi dhe mungesa e konkurrencës e dëmtojnë ekonominë, pengojnë inovacionin dhe rrisin pabarazitë. Qytetarët e zakonshëm e ndiejnë këtë në jetën e përditshme: në mungesën e shërbimeve cilësore, në papunësi, në padrejtësitë që nuk marrin zgjidhje, në frikën për të folur.
-Kë shërbimin shan ti more, shërbimin e tregtisë socialiste? - mbajti qëndrim shoku Kopi ndaj Llambi Gurit që hidhte parulla në kafenenë e qytetit.
Demokracitë e shëndetshme funksionojnë mbi parimin e ndarjes së pushteteve, të kontrollit reciprok dhe të pjesëmarrjes qytetare. Kushtetuta është pikërisht përpjekje për të kufizuar pushtetin, për të siguruar që askush të mos jetë mbi ligjin. Liria e shtypit, drejtësia e pavarur dhe zgjedhjet e ndershme janë mekanizma që mbajnë pushtetin në korniza të shëndetshme.
-Dorë të rëndë paske Zenun Boriga.
Kur pushteti teprohet, vlen dhe shpulla.
Pushteti është si një flakë: ndriçon kur kontrollohet, por djeg kur lihet i lirë. Historia na mëson se aty ku pushteti nuk ka pasur kufi, janë shkelur të drejtat, janë dhunuar liritë dhe është zbehur dinjiteti njerëzor. Ndaj, për hir të mirëqenies së përbashkët, ruajtja e ekuilibrit të pushtetit është një detyrë jo vetëm e institucioneve, por e çdo qytetari të ndërgjegjshëm. Kontrolli i pushtetit nuk është një sfidë ndaj autoritetit, por një mbrojtje ndaj abuzimit. Dhe kjo është thelbi i një shoqërie të drejtë.

Tuesday, May 13, 2025

Elektorati gri është problemi


Nga 
Leonard Veizi
 
A e kanë ndarë mendjen shqiptarët se për kë do të votojnë?
Në ditët e fundit para votimeve, gjallëria politike rritet si në një teatër provincial që sheh publik vetëm natën e premierës. Kandidatët shfaqen në çdo lagje, buzëqeshin, premtojnë, përqafojnë dhe fotografohen. Por e vërteta është se ata që mbajnë teserën në xhep — militantët besnikë të partive — e kanë vendosur votën e tyre që nga zgjedhjet e para pluraliste më 1991. Ata nuk binden, ata kujtojnë.
Problemi real është diku tjetër: te ata që nuk i gjen dot as në miting, as në zyrat e partive, as në sondazhe të sakta — te elektorati gri. Kjo masë e pavendosur, që endet midis shpresës dhe zhgënjimit, është bërë fushëbeteja më e paqartë e çdo palë zgjedhjesh. Janë ata që presin deri në çastin e fundit, jo sepse janë indiferentë, por sepse janë të lodhur. Dhe lodhja është politike, morale dhe historike.
Elektorati gri nuk është thjesht një numër në grafikun e sondazheve; është një simptomë e lodhjes së shoqërisë nga politika e konsumuar. Ata nuk janë gjithmonë të painteresuar, përkundrazi — shumë prej tyre janë të informuar, të vëmendshëm dhe pikërisht për këtë arsye, më të vështirë për t’u bindur. Ata nuk duan më fjalë të bukura, por shenja të prekshme ndryshimi. Janë ata që peshën e fjalës “besim” e kanë kthyer në një gur prove për çdo premtim elektoral.
Rritja e pagave dhe pensioneve është themra e Akilit.
Por kjo ka të bëjë me akilin e 3500 viteve më parë, që e kishte shprirtin të njëra themër. Se ku Akili i ditëve tona e ka shpirtin në dy themra. Dhe te e dyta fshihet dëshira e madhe e shqiptarëve që më në fund të jenë pjesë e Evropës, jo vetëm fizikisht. Se ca kohë, - jo fizikisht, - ishim pjesë e Azisë. Ca vite të tjera na u mbush mendja që nuk ishim “As me Lindjen, as me Perëndimin” Kur erdhi rasti të kthenim sytë nga Evropa, u pamë me skepticizëm.
Ju sikur ishit neutralë?
Neutrale është Zvicra. Ne duam të hyjmë në Europë.
Epo prisni rradhën.
Ne po jemi mësuar me rradhët. Rradhë në kohën e “shokut”, rradhë dhe në kohën e “zotërisë”.
Ndaj presim dhe nga elektorati gri.
Por elektorati gri nuk të jep dorë. Ata janë më mosbesuesit. As me PS-në dhe as me PD-në. Si të thuash... “As me Lindjen, as me Perëndimin”.
Kwshtu siç e kemi nisur do tw mbetemi sërish pas gardhit më duket.
Ka nga ata që akoma mbajnë stekën te “thesi i miellit”. Por kjo retorikë duket se po i përket një epoke që Shqipëria zyrtare pretendon se e ka lënë pas. Thesi mbetet si objekt, por sot varet me çfarë mbushet: me premtime të pambajtura, me nostalgji, apo me marketing elektoral? Në një vend ku gjithçka është bërë e negociueshme, edhe morali votues është bërë pjesë e pazareve të çastit.
Po pse është elektorati gri kaq i rëndësishëm?
Sepse nuk është thjesht një statistikë. Është simptomë. Është fotografia e një shoqërie që nuk ka më besim të verbër, që nuk e blen më fjalën e bukur për ndryshim. Ata janë të informuar, kritikë, shpesh të heshtur, por gjithmonë të pranishëm. Janë pikërisht ata që nuk duan më vetëm “rritje pagash dhe pensionesh” nëpër fletushka ngjyrash, por kërkojnë një shtet që funksionon, një sistem që respekton qytetarin dhe një politikë që sheh përtej katër viteve mandat.
Problemi është se premtimet janë kthyer në shfaqje, ndërsa shpresa — në luks. Dhe si çdo luks, nuk është për të gjithë.
Elektorati gri është prova më e qartë se partitë nuk po arrijnë të krijojnë përmbajtje të re. Politika është bërë ciklike dhe klishe: të njëjtat fytyra, të njëjtat premtime, të njëjtat retorika. Fushatat janë si vallet popullore të një dasme pa dëshirë — të gjithë e dinë hapin, por askush nuk kënaqet më duke kërsyer.
Në fakt, ekzistenca e një mase të madhe elektorati gri tregon se kemi të bëjmë me një krizë përfaqësimi: partitë nuk po arrijnë të prodhojnë përmbajtje të re politike, ide të freskëta apo vizione të qarta për të ardhmen. Fushatat politike janë kthyer në rituale të lodhshme, me sloganë që ndërrojnë vit pas viti, por që tingëllojnë njësoj. Në këtë boshllëk të përgjithshëm, elektorati gri nuk është problem në vetvete — ai është sinjali se demokracia ka nevojë për rishpikje.
Në këtë krizë përfaqësimi, elektorati gri nuk është armik i demokracisë — përkundrazi, është zëri më i sinqertë i saj. Në një sistem ku përfaqësimi është kthyer në rregull aritmetik, ai bëhet faktor përmbysës. Një pjesëmarrje e shtuar e këtij kontingjenti mund të rrëzojë parashikime, të përmbysë balanca, dhe të çlirojë energji që politika e institucionalizuar nuk di ç’të bëjë me to.
Në këtë kontekst, premtimet për integrim në Europë janë si monologë të lodhur. Ca vite ishim me Lindjen, ca vite "as me Lindjen, as me Perëndimin", dhe tani, kur më në fund pretendojmë se duam të hyjmë në Europë, na thonë “prisni radhën”. Rradhët i njohim mirë: rradhë për bukë, rradhë për pasaporta, rradhë për ambasada, rradhë për votë.
Elektorati gri është rradhë tjetër: radhë për t’u bindur, jo për të ndjekur.
E megjithatë, për politikën shqiptare, elektorati gri është një makth i përhershëm, një luhatës i paparashikueshëm që mund të vendosë fatin e një kryetari bashkie apo të një maxhorance parlamentare. Kur ai aktivizohet, është si një valë që rrëzon gjithçka që mendonim se ishte e sigurt. Prandaj, partitë përpiqen ta joshin me shpresën se në orën e fundit, mosbesimi do zbutet nga ndonjë premtim i ngrohtë, ndonjë takim i sinqertë... apo, në rastin më të keq, nga ndonjë "qese simbolike".
Në vend që të shihet si pengesë, ky elektorat duhet të lexohet si një zë kritik i demokracisë: një thirrje që kërkon përgjegjshmëri më të lartë dhe një politikë më serioze. Sepse kur edhe të pavendosurit dorëzohen përballë të njëjtave figura dhe të njëjtave premtime, atëherë nuk është vetëm elektorati gri që është problemi — problemi jemi të gjithë.
Ironia është se, për politikën shqiptare, ky elektorat është si fantazma e një revolte që nuk ndodh kurrë. Një luhatës i paparashikueshëm, që kur aktivizohet, rrëzon bindjet më të forta dhe nxjerr në dritë mungesën e përmbajtjes. Ai nuk kërkon më shumë fjalë, por më pak mashtrime. Nuk pret dhurata, por prova. Dhe kur nuk i merr dot as njërën, as tjetrën — thjesht nuk voton.
Prandaj, ndoshta nuk është elektorati gri që është problemi. Ndoshta ai është pasqyra. Dhe ajo që shohim aty nuk është mungesa e vendimmarrjes, por mungesa e alternativës. Dhe kur mungon alternativa, përgjegjësia nuk është vetëm te ata që nuk zgjedhin. Është te të gjithë ne që kemi pranuar që gjithçka të jetë njësoj — edhe kur duket se ka ndryshuar.
Na rrofshin zgjedhjet.
 
 
       

Arkivat të Vatikanit, çfarë fshihet mes dokumentash

 
 

Nga Leonard Veizi
 
Zgjedhja e papës së ri, Leon XIV, nga Konklava, ka shtyrë disa studiues të besojnë se Arkiva e Vatikanit, - dikur e quajtur “Sekrete”, por me pas e quajtur “Apostolike” - të jetë e aksesueshme për studiuesit po aq sa e bëri dikur Papa Leon XIII. Kështu që shumëkush beson se do të dalin në dritë shumë nga misteret e mbajtura në errësirën e Arkivës së nëndheshme...
 
...Autorë bestseller-ash si Dan Brown në romanet “Kodi i Da Vinçit” dhe “Engjëj dhe Djaj”, apo Steve Berry në romanin “Sekreti i Tretë”, kanë përshkruar Arkivat si qendra të së vërtetës së ndaluar, ku ruhen dokumente që mund të trondisin themelet e krishterimit. Skenat me labirinte nën Vatikan, me letra të papreve dhe dëshmi tronditëse për jetën e Jezusit, martesa të fshehta apo profeci të errëta, janë kthyer në trille tërheqëse për lexuesin bashkëkohor. Por përtej fabulës letrare, çfarë fshihet vërtet në këto raftet që shtrihen për dhjetëra kilometra?
Për shumë shekuj, Arkivat Apostolike të Vatikanit – më parë të quajtura "Arkivat Sekrete të Vatikanit" – kanë qenë një nga vendet më enigmatike dhe më të diskutueshme të botës perëndimore. Termi "sekret" nuk nënkuptonte domosdoshmërisht fshehtësi në kuptimin modern, por vinte nga fjala latine secretum, që do të thotë "privat". Megjithatë, aura e misterit që e ka mbuluar këtë institucion për më shumë se katër shekuj ka ushqyer imagjinatën e historianëve, romancierëve dhe teoricienëve të konspiracionit.
James Hill, një Historian britanik i Mesjetës, në një shkrim të botuar prej tij “E vërteta e Arkivave Sekrete të Vatikanit’ shkruan: Unë jam një studiues i papatit në fund të Mesjetës dhe kam qenë në Arkivat Sekrete të Vatikanit Fjala "sekret" në Arkivat Sekrete të Vatikanit mund të jetë arsyeja për disa nga spekulimet e shfrenuara rreth asaj që ndodh atje. Por kjo e bën arkivin të duket shumë më joshës nga sa është.
Ndërsa gazetarja amerikane nga Kolorado, Erin Blakemore, në shkrimin e botuar prej saj "Brenda Arkivave Sekrete të Vatikanit" jep të dhëna mjaft interesante: Pesëdhjetë e tre milje rafte. Tridhjetë e pesë mijë vëllime katalogësh. Dokumente me vlerë dymbëdhjetë shekuj. Të vendosura në një nga bastionet më ikonike të fesë dhe kulturës ndonjëherë, Arkivat Sekrete të Vatikanit janë legjenda historike - por ekzistenca e tyre është absolutisht reale. Jo kushdo mund të hyjë në arkiv—është i hapur vetëm për studiuesit që i nënshtrohen një procesi të plotë verifikimi. Megjithatë, vitet e fundit Vatikani është bërë pak më i hapur me sekretet e tij. Në vitin 2010, në përgjigje të interesit të shtuar publik për Arkivat Sekrete dhe mitet e përjetësuara nga libri më i shitur i Dan Brown, “Engjëj dhe Djaj”, Vatikani lejoi gazetarët ta vizitonin atë për herë të parë. Në vitin 2012, Arkivat Sekrete të Vatikanit organizuan një ekspozitë publike të disa prej dokumenteve të tyre më të rëndësishme në festimin e 400-vjetorit të lindjes së tyre.
Në faqen zyrtare: “rchivioapostolicovaticano.va” thuhet se: Pasi Papa Leo XIII hapi dyert e “Archivio Segreto Vaticano” për studiuesit në vitin 1881, ai është bërë një nga qendrat më të famshme të kërkimit historik në botë. Në përputhje me një praktikë të vendosur në vitin 1924, Papa jep akses falas në dokumentet "të grupuara në pontifikate" që aktualisht janë në fuqi deri në fund të papatit të Papa Pius XII , tetor 1958. Megjithatë, Pali VI u tërhoq nga kjo praktikë dhe u dha studiuesve akses në Arkivat e Koncilit të Dytë të Vatikanit
 
Thesari historik e shpirtëror
Arkivat Apostolike të Vatikanit përmbajnë më shumë se 85 kilometra rafte dhe mbi 35,000 dokumente që përfshijnë mbi tetë shekuj histori. Kjo nuk është një koleksion thjesht shpirtëror. Brenda tyre ruhen dorëshkrime, letra diplomatike, traktate paqeje, gjyqe famëkeqe dhe materiale që ndriçojnë ndikimin e Kishës Katolike në jetën politike, kulturore dhe sociale të Europës.
Dokumentet e para u ruajtën në Pallatin Lateran, më pas në Bazilikën e Shën Pjetrit dhe Pallatin Palatin. Gjatë zhvendosjes së Papëve në Avignon (1309–1377), shumë dokumente u zhdukën ose u shkatërruan. Vetëm në vitin 1784, Papa Pali V vendosi rikthimin dhe sistemimin e tyre në një qendër të vetme. Sot, që nga viti 1991, pjesa më e madhe e materialeve ruhen në një strukturë nëntokësore 20 metra nën oborrin e Pignës, me ambiente moderne ruajtjeje që përfshijnë rreth 80 kilometra raftesh.
Disa nga dokumentet më domethënëse që ruhen aty përfshijnë:
-Dosja e gjyqit të Giordano Bruno-s më 1600 – filozofi dhe mistiku që u dogj në turrë për herezi. Dosja e tij është dëshmi dramatike e konfliktit mes mendimit të lirë dhe dogmës kishtare.
-Gjyqi i Kalorësve Templarë mes viteve1307-1312 – pergamenat e këtij procesi ndriçojnë ngjarjet që çuan në shuarjen misterioze të një prej urdhrave më të fuqishëm mesjetarë.
-Letra e Mbretëreshës Mary Stuart drejtuar Papës Sixtus V në vitin 1587 – ku ajo kërkon shpëtimin e shpirtit të saj para ekzekutimit.
-Bulla e shkishërimit të Martin Luther-it në 1521 – dokumenti që shënoi ndarjen e madhe të Reformacionit protestant.
-Korrespondenca me Hitlerin dhe Musolinin gjatë Luftës së Dytë Botërore – që dëshmon për dilemat morale të Vatikanit përballë totalitarizmit.
 
"Sekrete" të kontrolluara
Në vitin 2019, Papa Françesku ndryshoi emërtimin e tyre nga “Archivum Secretum Vaticanum” në “Archivum Apostolicum Vaticanum” për të shmangur keqkuptimet që kishte sjellë fjala "sekret". Në të vërtetë, arkivat nuk kanë qenë kurrë të hapura për publikun e gjerë. Vetëm studiues me diplomë universitare, të akredituar zyrtarisht, lejohen të kenë akses – dhe kjo në kushte të rrepta, për një numër të kufizuar ditore.
Hapja graduale ka ndodhur kryesisht pas vendimit të Papa Leonit XIII më 1881 për të lejuar qasje të pjesshme deri në dokumentet e vitit 1815. Në vitin 2020, Papa Françesku autorizoi hapjen e dosjeve të vitet 1939–1958, - që lidhen me papatin e Piusit XII, figurë e diskutueshme për heshtjen ndaj Holokaustit – një akt që u interpretua si përpjekje për transparencë. Megjithatë, disa dokumente ende mbeten të rezervuara për Papën dhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë.
 
Libri informativ
Libri “The Secret Archives of the Vatican” ose “Arkivat Sekrete të Vatikanit”, shkruar nga Maria Luisa Ambrosini dhe Mary Willis, është një përshkrim informativ, historik dhe gazetaresk i një prej institucioneve më të mistershme të Kishës Katolike. Libri fillon me përshkrimin e aksesit shumë të kufizuar që ofrohet studiuesve dhe mënyrën se si autorja arriti të marrë leje të veçantë për të hyrë në arkiva në vitet ’60. Jepet një panoramë e krijimit dhe zhvillimit të Arkivave nga shekulli i XVII deri në ditët moderne, duke përfshirë Papët që ndihmuan në organizimin dhe ruajtjen e dokumenteve. Aspektet arkivore dhe teknike kanë të bëjnë se si ruhen dokumentet, çfarë metodash përdoren për katalogimin dhe aksesin, si dhe roli i studiuesve në nxjerrjen në dritë të materialeve të panjohura. Ambrosini përshkruan përjetimet e saj personale si grua dhe gazetare që i jepet aksesi në një vend tradicionalisht i mbyllur për jo-klerikët.
Libri është shkruar në stil narrativ e gazetaresk, dhe synon t’i ofrojë lexuesit një përvojë zbuluese, thuajse si një aventurë brenda një bote të mbyllur. Ai është i pasur me përshkrime e ndjenja kurioziteti. Gjithashtu përmban fakte historike dhe analiza politike të kohës.
 
Realiteti
Ndryshe nga idetë spekulative të romaneve fantastiko-historike, ajo që gjendet në Arkivat e Vatikanit nuk janë mistere që rrëzojnë fenë, por dokumente që dëshmojnë mënyrën se si Kisha është përpjekur, për shekuj, të ruajë dhe kontrollojë të vërtetën përmes shkrimit. Historia që mbajnë këto dokumente është shpesh më njerëzore, më e thjeshtë dhe më dramatike në mënyrën e vet se sa çdo konspiracion imagjinar. Në thelb, arkivat janë një pasqyrë e mendësisë perandorake të Kishës Katolike: një institucion që jo vetëm drejtonte shpirtërisht, por ndikonte fuqimisht edhe në zhvillimet tokësore. Në këtë labirint të kujtesës njerëzore ndodhen jo thjesht “sekrete”, por dëshmi të një historie që shpesh është më ndërlikuar se sa ajo që na mësojnë librat shkollorë – më e sinqertë, më brutale dhe më e vërtetë.