nga Alda Bardhyli
Vetëm një muaj më parë, ai botoi romanin “Lora”, një libër provokues …

Çdo të thotë të jesh shkrimtar në Shqipëri?
Nuk besoj se një shkrimtar shqiptar ndryshon nga një tjetër
që shkruan përtej kufijve tanë shtetërorë. Besoj se ka ikur koha kur
shkrimtarët bënin “jetë shkrimtari”. Sot, shumë shkrimtarë janë të angazhuar në
punë të tjera dhe gjithashtu bëjnë letërsi. Padyshim ka dhe nga ata shkrimtarë
që e kanë si profesion të parë të shkruarin. Por në Shqipëri shkrimtarë “të
lirë” besoj se janë vetëm ata që kanë dalë në pension. Pjesa tjetër nuk mund ta
sigurojë dot jetesën vetëm duke shitur prodhimet e tyre. Në këtë kuadër edhe
unë bëj pjesë në listën e shkrimtarëve që letërsisë i kushtohen “pas orarit të
punës”. Po të marr në konsideratë pesë librat e mi të fundit, mund të them se
një pjesë e konsiderueshme e tyre është shkruar gjatë kohës së “lirë” që më
krijohej në redaksinë e pesë gazetave të ndryshme ku kam punuar në atë periudhë
kohe. Ndërkohë, shumëkush është shprehur se shkrimtarët duhet të kenë edhe
mbështetjen e shtetit. Unë për vete nuk e kuptoj fare këtë togfjalësh.
Shkrimtari është qenie e lirë, nuk ka nevojë për mbështetjen e shtetit dhe as
të shoqatave letrare, të cilat për të thënë të vërtetën, si në rastin e parë
ashtu edhe në të dytin, në mos janë krejt inekzistentë, janë thuajse pa sens për
sa i përket këtij lloj angazhimi. Shteti mjafton të mos më censurojë dhe e ka
mbaruar detyrimin e tij ndaj meje si shkrimtar.
Çfarë ka ndryshuar te ju nga libri i parë i botuar deri te
romani i fundit “Lora”?
Libri im i parë ka qenë një përmbledhje me pesë novela prej
154 faqesh, që është botuar në fillim të vitit 1997, por që novela e parë është
shkruar në vitin 1990. “Lora” është botimi i fundit me një kapacitet prej 340
faqesh, botuar në 2015-n. E bëra këtë parantezë jo për të treguar se me kalimin
e kohës janë rritur vetëm numrat e faqeve, por për të thënë se në 33 vite
tentativë serioze krijimtarie letrare (që prej çastit që u binda se letërsia
ishte e ardhmja ime), në harkun kohor të 18 viteve kam mundur të botoj nëntë
vepra të ndryshme, novela, tregime e pesë romanë. Ndërkohë, kam parasysh që
fillimi i krijimtarisë sime ka qenë me një linjë, meditative, psikologjike dhe
me personazhe hije, të padukshme ose të paemër. “Lora” është shumë kompleks. Ka
disa linja, shumë personazhe dhe shumë vendndodhje. Kjo do të thotë që unë
tanimë mbaj një peshë më të madhe si autor dhe çdo personazhi i jap një
personalitet, pa lënë në hije askënd. Një gjë e tillë është e dukshme në të
paktën tre romanët e fundit, që në një farë mënyre kanë ndjekur njëri-tjetrin,
jo vetëm në mënyrë kronologjike, por dhe në konsolidimin e strukturës dhe
zgjerimin e frymëmarrjes.
A nuk ju duket provokuese mënyra sesi e keni nisur romanin …
një vrasje?
Unë besoj se hyj tek ata autorë që vazhdimisht e kanë
provokuar lexuesin. Ta fillosh me një vrasje do të thotë t’i ngresh një çark
lexuesit dhe nëse ai arrin të futë kokën në të, do t’i duhet medoemos t’i
shkojë deri në fund, kushti i vetëm për të shpëtuar nga çarku. Kur them e kam
provokuar lexuesin, mund të përmend pa frikë, një roman si “Surpriza e natës së
fundit”, ku vetë surpriza është një provokim i madh. Tek “I çmenduri i
pavijonit 3” gjithashtu ka provokime të hapura, për të ardhur më pas te një roman
tjetër po aq provokues, siç është “Orgji në famullinë e atë Ludovikut”. Mendoj
se letërsia nuk ka të bëjë vetëm me stilin e të shkruarit “bukur e pa gabime”,
por sidomos në atë që përçon, në temën që do t’i serviret lexuesit. Në një botë
prodhimesh letrare pa fund, lexuesi të braktis menjëherë nëse nuk ndihet i
provokuar me të gjitha ngjyrat e mundshme, rozë, e verdhë apo gri e fortë.
Cili është raporti juaj me lexuesin?
Është një raport i konsoliduar, i cili zgjerohet pas çdo botimi. Duke qenë se qëllimi i çdo shkrimtari apo autori tjetër i çfarëdo gjinie qoftë, shkruan që të lexohet, natyrisht që do ta vlerësoja maksimalisht lexuesin. Kam lexues që nuk më kanë tradhtuar asnjëherë. Kam fituar lexues të rinj, të cilët nuk ngurrojnë të më shkruajnë mesazhe. Unë jam i ndjeshëm ndaj çdo lexuesi, ndaj mundohem të jem korrekt me ta, qoftë dhe duke u kthyer mesazhet në shenjë falënderimi. Në përvojën time kam disa takime me lexuesit, të cilat më kanë impresionuar pa masë, sidomos kur kam dëgjuar prej tyre interpretime mbi veprën, për të cilën as që më kishte shkuar në mendje. Duke qenë se regjistrat e leximit janë të ndryshëm, unë jam gjithashtu shumë i vëmendshëm ndaj çdo kritike a sugjerimi të tyre. Tek e fundit, ashtu si dhe në politikë ku vendos votuesi, edhe në letërsi është lexuesi ai që vendos për ty; të jep pikët maksimale apo nuk e kthen kokën fare ndaj teje, duke të dhënë në këtë mënyrë një dënim shumë të madh, që unë do ta cilësoja si “pushkatim letrar”. …

Dhe çfarë keni në duar tani pas botimit të “Loras”?
Asnjë gjë konkrete dhe disa gjëra bashkë. Por mendoj se do
të jetë një tjetër roman. Ç’është e vërteta nuk kam asnjë projekt për të botuar
tregime të shkurtra, poezi jo e jo, madje as publicistikë, edhe pse kam
materiale pa fund. Realisht, vitet e fundit unë e ndiej se si po konsolidohem
në gjininë e romanit. Kështu që besoj se dhe për njëfarë kohë do të jem në të
njëjtin shtrat. Ende nuk e kam të qartë se çfarë do të jetë pas “Loras”, por
për një gjë dua të jem i sigurt, që botimi i radhës duhet ta kalojë këtë roman,
i cili gjithashtu ishte një gur i rëndësishëm kilometri në krijimtarinë time
letrare.
Alda Bardhyli
No comments:
Post a Comment