Leonard Veizi
Bota
është në zgrip. Duket sikur ka një mirëqenie relative. Por vendosur mbi një
platformë shumë të brishtë. Tanimë shumëçka është duke lëvizur nga boshti i
saj. Ndaj rrezikon përmbysja.
Megjithatë Toka lëviz, dhe “bota” si pjesë përbërëse e saj. Po ndërsa e para vërtitet në hapësirë sipas ligjësisë së universit, e dyta duket se është uzurpuar nga “dikush” që përcakton lëvizjen e saj sipas një trajektoreje të drejtuar. Dhe qenka fort i zoti e me këllqe përderisa ka gjetur jo vetëm levën e duhur prej materiali solid, por dhe pikën e mbështetjes nga ku me një lëvizje krejt të pakujdesshme apo fort të studiuar, të na bëjë hatanë e të na lëshojë nëpër errësirën kozmike. Sipas Arkimedit, kuptohet.
Do pyesni ju, ç’hyn Arkimedi këtu??? Hyn, hyn... që ç’ke me të madje.
Arkimedi, që padyshim ishte një nga mendjet më brilante të antikitetit, në një nga pohimet e tij më të njohura, tha: "Më jepni një pikë mbështetje dhe unë do të lëviz botën." Kjo frazë, e nxjerrë nga ligjet e fizikës dhe përdorimi i levës, tanimë nuk është thjesht një deklaratë teknike, por një metaforë e fuqishme që rezonon ditëve tona. Leva përfaqëson një fuqi ose mjet për të ndryshuar diçka të madhërishme, ndërsa pika e mbështetjes është themeli i nevojshëm për të krijuar këtë transformim.
E pra, kush e paska gjetur sot këtë pikë mbështetje dhe po e "lëviz" botën?
Burrë i zoti për besë. Me mustaqe dy pëllëmbë e kaluar. Sepse po na vërtit të gjithëve. Na i kanë bërë mendjet lëmsh, na vjen për të vjellë, por përsëri kemi shpresë për ditë më të mira.
Shyqyr që shpresa nuk vdes as kur vdes robi. Ajo jeton, ashtu... në delirin e saj të përjetshëm.
Sot, më shumë se kurrë, pikat e mbështetjes janë shpirtërore, ideologjike por dhe teknologjike. Çdokush që gjen një ide të madhe dhe fuqinë për ta zbatuar atë, gjen pikën e tij të mbështetjes për të lëvizur botën. Siç Arkimedi kuptoi thellë, nuk është vetëm forca fizike ajo që krijon ndryshimin, por mënyra se si ne përdorim atë që kemi për të përmirësuar realitetin tonë.
Jo rrallëherë dhe për ta dëmtuar atë. Dhe këtu ka mjeshtra, nga ata të vërtetët fare, që e prishin brenda ditës atë që është ndërtuar për 100 vjet.
Në epokën e informacionit dhe teknologjisë, pikat e mbështetjes kanë ndryshuar formë, por parimi mbetet i njëjtë: për të ndryshuar botën, duhet të gjesh një pikë fokale që të ofrojë levën e duhur për transformim. Sot, shkenca dhe teknologjia janë fuqitë që veprojnë si leva të përmasave të paprecedentë, ndërsa pikat e mbështetjes që i japin këtyre forcave fuqi janë inovacionet, idetë dhe ndërmarrjet vizionare.
Nuk duhet me u fut në kaq të thella, në fakt. Edhe pse fatet rajonale ndikohen fuqishëm nga fatet globale. E për pasojë duke bërë llogaritë e një sistemi të vogël, je ngatërruar dhe me shifrat e mëdha.
Sot, një pikë mbështetjeje e fortë është teknologjia digjitale dhe interneti. Dhe zotëruesit e saj e kanë përdorur këtë pikë për të lëvizur botën. Ata gjetën në teknologjinë kompjuterike dhe komunikimet globale atë pikë që Arkimedi kërkonte: një mjet për të transformuar çdo aspekt të shoqërisë njerëzore, nga mënyra si punojmë dhe mësojmë, deri te mënyra si komunikojmë dhe organizojmë jetën tonë të përditshme.
Ndërkohë, lëvizje globale si ato për drejtësi sociale dhe barazi gjinore po përdorin pikën e mbështetjes të ndërgjegjësimit publik dhe solidaritetit për të lëvizur botën drejt barazisë dhe të drejtave të njeriut.
Por nëse në këtë rast kemi të bëjmë me emra konkretë, madje me njerëz që janë sakrifikuar për kauzën, për çështjet e tjera, nuk ka emra. Prandaj nuk duhet kërkuar më kot në zyrat e gjendjeve civile, dhe as te zyra e adresave për t’u gjetur vendbanimin.
Kështu, kush e ka gjetur pikën mbështetëse sot? Ajo mund të jetë në duart e çdo individi që guxon të imagjinojë një botë më të mirë dhe të përdorë levën e duhur për ta realizuar atë, siç mund të ndodhë dhe e kundërta.
Shumëçka ka ndryshuar e po ndryshon dukshëm. Pas pandemisë Covid, ato çka thamë më lart në mënyrë literale dhe optike, nuk po pinë më ujë.
Koncepti i "organizmit okult" lidhet me grupe sekrete ose të padukshme që ushtrojnë ndikim të madh në zhvillimet globale – qofshin këto shoqëri sekrete, korporata multinacionale, organizata politiko-ekonomike, apo rrjete elitarësh me axhenda të fshehta. Ato shpesh përshkruhen si organizma që veprojnë larg syve të publikut, duke tërhequr fijet e ngjarjeve botërore përmes rrugëve të fshehta të ndikimit.
Në këtë kuadër, disa shembuj të përmendur shpesh në kontekste të ndryshme përfshijnë grupe si Iluminati, Masonët, organizata të mëdha financiare e deri tek fondacionet që mbajnë për emër mbiemrat.
Bota është në prag të krizës, përderisa dy vatra lufte mbajnë në "alert" të gjithë vendet me mirëqenie ekonomike dhe ato të tjerat që po avancojnë dukshëm në teknologji dhe kanë bërë kapërcimin epokal, nga vend i Botës së Tretë, me balta e orizore, në lokomotivë me avull që tërheq vagonë të tjerë nga pas. Dhe të themi se tanimë jemi në dorë të vendimeve që mbahen nëpër mbledhje me dyer të mbyllura ku shefat e mëdhenj u japin shtetarëve të vegjël e të bindur misione pilot për zbatim.
Leva është në vendin e duhur dhe pika nevralgjike e mbështetjes është gjetur. Veç duhet shtyrë asnjë më shumë.
Ata që kanë fuqinë për të "lëvizur botën" në termat politikë nuk janë vetëm aktorë të dukshëm si liderët e vendeve të mëdha, por edhe organizata ndërkombëtare, rrjete private dhe grupe lobuese. Në një botë të globalizuar, ku politika, ekonomia dhe teknologjia janë të ndërlidhura në mënyrë komplekse, fuqia shpesh shpërndahet mes aktorëve që veprojnë në skena të ndryshme, publike dhe private. Grupet lobuese dhe elitat politike shpesh kanë ndikim të madh në vendimmarrje, veçanërisht në demokracitë perëndimore. Shumë kompani shumëkombëshe kanë ndikim politik masiv për shkak të kapitalit të tyre të madh dhe aftësisë për të ndikuar politika ekonomike dhe tregtare.
Në një nivel më pragmatik, janë shumë aktorë që mund të cilësohen si “okultë” jo në sensin mistik, por për shkak të mënyrës se si veprojnë larg dritës së publikut. Këtu mund të përfshihen grupe lobiste të fuqishme, korporata me ndikim global që nuk raportojnë gjithnjë për qëllimet e tyre, ose agjenci të ndryshme të sigurisë dhe inteligjencës që veprojnë përtej transparencës demokratike. Ata kanë një pikë mbështetjeje që u mundëson të formësojnë opinionet, sjelljet dhe, në një masë të madhe, ekonominë globale. Në fund të fundit, pyetja mbi ekzistencën e organizmave okulte që kanë fuqinë për të lëvizur botën reflekton shqetësimet e thella për transparencën, pushtetin dhe lirinë e individit përballë një bote gjithnjë e më të ndërlikuar dhe të lidhur në mënyra që shpesh duken të fshehta.
Dikush e ka zaptuar sot Levën e Arkimedit dhe duket qartas që po mundohet ta lëvizë Botën andej nga interesi i vet.

No comments:
Post a Comment